Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Kujtesa

  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Kujtesa

    ESSE

    Kujtesa

    Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise ēdo dite ne trurin e tij nje lloj sasie me pershtypje, ide, te dhena qe do te duhej ti perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se ēdo njeri vlen per aq sa di; por harrohet apo injorohet se nje njeri di aq gjera sa mundet te kujtoje. Nuk mund te shperfillet persosja e kujteses, nese mendohet te realizohet diēka e rendesishme ne jete.
    Elementi me i rendesishem i kujteses eshte nenvetedija. Frojdi dhe literatura froidiane e kane vene si mode ne te gjitha shtresat e intelektualeve bashkekohore kete fakt. Megjithse, besoj, se jane te paket ata qe kane nje koncept teper te qarte per kete. E megjithate, nuk mund te hyjme ne studimin e kujteses e te rregullave qe percaktojne funksionimin e saj, nese nuk ndalojme pak mbi kete argument.
    Psikologet aktuale kane vertetuar perfundimisht se vetem nje pjese fare e vogel e aktivitetit tone shpirteror eshte e vetedijshme: e tere pjesa tjeter lind e zhvillohet ne kete rajon te gjere te shpirtit qe quhet “nenvetedije”: rajon misterioz ne te cilin ropaten prej vitesh studiuesit, duke nxjerre prej tij, nepermjet kerkimeve te pasionuara, rezultate me rendesi themelore. I gjithe mendimi bashkekohor orientohet ne kete drejtim te ri. Jo vetem 90% e veprimtarive tona psikologjike – siē rezulton nga keto kerkime – zhvillohet ne mbreterine e nenvetedijes, por edhe ato veprime per te cilat jemi plotesisht te vetedijshem, kane rrenje ne te njejtin terren.
    Kujtesa eshte pikerisht nje veprimtari thelbesisht e nenvetedijshme. Pershtypjet qe ne marrim e ruajme grumbullohen ne skajet e fshehta te pazbulueshme te nenvetedijes, me pershtypje te tjera te meparshme, e na mbeten, ndonjehere per periudha kohe shume te gjata: jave, muaj, vite.
    Pjesa me interesante eshte qe ne studimet e nenvetedijes mbeten te ngulitura ne menyre te pashlyeshme elemente qe nuk do te dalin kurre ne drite, qe nuk do te transformohen kurre ne kujtime, por qe megjithate, do te ndikojne thellesisht mbi idete tona, mbi veprimet tona, mbi temperametin tone, mbi te ardhmen tone.


    Nga J@mes Douglas
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    MiLaNiSt4EvErr Maska e kiku
    Anėtarėsuar
    30-10-2007
    Vendndodhja
    ne shtepi
    Postime
    78
    Kujtesa ka tė bėjė me depozitimin e informacjonit qe mesohet, ne menyr qe ai mund te meret dhe perdoret me von.
    Procesi i kujtesef ka tre perberes bas dhe ate:
    1.Kodimin, procesi i futjes se informacjonit ne sistemin tone te kujteses. Ne qofte se,
    se pari nuk e mesojme ose provojme dicka, me vone nuk jemi ne gjendje qe ta mbajm mend. Prandaj pasi informacjoni e mar e kemi koduar, ose futur ne kujtesen tone, neve na duhet ta depozitojm ate.
    2.Depozimi, eshte procesi qe e mban informacjonin ne sistemin e kujteses per nje far kohe. Ne qofte se informacjonin e mare nuk e depozitojm ai informacjon haroet.
    3.Riprodhimi, eshte nxjerja e informacjonit nga sistemi i kujteses.

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kujtesa Shqisore quhet depozita e kujteses ku futet fillimisht informacioni shqisor. P.sh. kur fotografi perdor blicin, vazhdon te shikosh drite edhe me pas. Kujtesa shqisore eshte celsi i funksionimit ne rregull te sistemit te kujteses. Gjate kohes qe jemi zgjuar ne jemi te ekspozuar ndaj nje numri te madh stimujsh shqisore ( pamje, tinguj, erera, shije dhe prekje).
    Informacioni ne kujtesen shqisore eshte perfaqesim i stimujve te mjedisit, por i paperpunuar.
    Kujtesa shqisore ka kapacitet te madh, por i mban kujtimet vetem per nje kohe te shkurter, me pak se 1sec.
    Kujtesa ikonike. Kujtesa shqisore pamore, vazhdimi i shkurter i stimujve pamore quhet kujtese ikonike. Ikona eshte nje perceptim pamor i percaktuar, p.sh. kujtesa jone per nje shkronje apo fjale menjehere mbasi e kemi pare ate. Edhe kujtesa ikonike ka kapacitet te madh por kohezgjatje te shkurter.
    Kujtesa jehone (ekoike). Vazhdimi i shkurter i stimulit degjimor pasi tingulli vete ka pushuar se vepruari quhet kujtesa jehone. Kujtesa jehone zgjat rreth 2sec. Pse zgjat me shume kujtesa jehone se ajo ikonike? Te folurit kerkon me shume kohe se te paret. P.sh. ne mund te shohim nje dyzine shkronjash ne 50milisec, por per te degjuar dike qe na i lexon duhet nje kohe me e gjate.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Pjesa e trurit qe merret direkt me kujtesen eshte Qarku i Papezit.

    Perbehet nga :
    Corpora mamillare
    Fije nervore qe kalojne ne Columnae Fornicis dhe
    Hippocampus si dhe
    Corpora amigdaloidea.

    Keto qe permenda jane struktura te vendosura thelle ne tru dhe merren me kujtesen afatgjate. Me kujtesen afatshkurter, ose kujtesen e punes sic quhet ndryshe merren pjese te tjera te lobit temporal dhe frontal, ne bashkepunim me njera tjetren.

    Si rezervohen kujtimet ne tru?
    Shkencetaret kane arritur te zbulojne molekula te vecanta, te depozituara ne Qarkun e Papezit, dhe pra kujtesa nuk eshte dicka abstrakte, ajo ka nje baze materiale, te zbuluar shkencerisht. Sasia e ketyre molekulave, qe jane "File"-t e kujteses tone e cila shtohet me kalimin e moshes ne kete pjese te trurit, sepse dhe kujtimet tona nga viti ne vit shtohen.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    A genjen Kujtesa?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Postime
    1
    MOs me pas kujtesen ski qka jeton pos me kon budall :S
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sir edin : 21-11-2007 mė 10:33 Arsyeja: pse pak parzit fola palidhej:S

  7. #7
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Kujtesa ėshtė aftėsia e njė organizmi (nėpėrmjet trurit) tė mbajė, ruajė, tė rendisė lajmet dhe t“i riktheje ato.

    Harresa ėshtė ana e kundėrt e kujtesės.

    Fazat kryesore tė pėrpunimit tė kujtesės janė:

    Ndryrja : pėrpunimi i lajmit tė marrė.
    Ruajtja (stivosja) : krijimi i renditjes sė pėrhershme tė lajmit tė ndryrė.
    Rikthimi: pėrtėritja e lajmit tė ruajtur (stivosur), kur ai nevojitet apo kėrkohet.
    Llojet e kujtesės mund tė klasifikohen nė dy mėnyra:

    Qėndrueshmėria e kujtimit.
    Lloji i lajmit tė kujtuar.
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  8. #8
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Kujtesa paraqet aftesine tone( te trurit ) per t'i ruajtur informatat per nje kohe te caktuar.

    Kujtesa eshte nje tradhetare e madhe. Ne momentin me te duhur ajo te tradheton. Kujtesen tradhetare ne e quajme harrese.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Disa gjera nuk mundemi (dhe nuk duam) t'i kujtojme,sikur te mos kishin qene kurre,kurse te tjerat na ndjekin dhe eshte e pamundshme te lirohemi prej tyre.Si funksionon kujtesa jone?.... Ē'eshte kujtesa?--Kujtesa ose "funksioni memnotik"i perngjan raketes shumeshkalleshe.Ne shkallen e pare zhvillohet futja e informacioneve te reja ,ne te dyten-ushqimi i tyre dhe perfundimisht,ngjallja. Por,ky proces eshte shume me i perbere se sa duket.Perveē kesaj,motivimi e lehteson shume marrjen e informacioneve te reja,ashtu sikurse edhe procesi emotiv ,me siguri nuk do te harroni mbremjen kur keni njohur dashurine e jetes suaj! Si te ruhet ?--Eshte veshtire te kujtohet informata,te cilen e kemi perceptuar keq.Shume njerez ankohen per kujtese te dobet,per shkak te mangesive te disa shqisave.Shikimi i keq ose te degjuarit e dobet mund te jene faktore kufizues per marrjen cilesore te informacioneve.Kujtesa e mire,perveē te tjerash,kerkon gjume te mire.Cfare ndodh derisa fleme? Truri i nxjerr informacionet qe i merr gjate dites dhe ndihmon ruajtjen e kujtimeve.Prandaj,duhet te ruhemi nga teprimet me sheqer,alkool,kafe,duhan,por edhe nga mjekimet per qetesim,te cilat mund te pengojne punen e rregullt te trurit.Vertet,qe te kuptojme dicka,duhet te duam te bejme kete. A mund te permisohet kujtesa?.Pergjigja eshte pohuese.Me sakte,ne procesin e kujteses mund te zhvillojme kapacitetet tona vizuele me ane te te vrejturit.Nepermjet perseritjes,ushtrimi i kujteses mund te kete rezultate.Ne pergjithesi ushtrimet e kujteses na ndihmojne te jemi aktivisht "te pranishem" te shikojme,prekim,degjojme,ndjejme,marrim ere... dhe kete truri yne ta pranoje si kujtese. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtesite lidhur me trurin dhe funksionimin e tij,kurse kujtesa e jashtezakonshme-deri ne hollesite me te vogla,eshte njera prej fshehtesive te tilla...Nese nuk e shfrytezojme (perdorim),edhe kujtesa shpenzohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 13-12-2007 mė 21:44
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kujtesa e fėmijėve, thesar i paēmuar

    Kujtesa ka tė bėjė me depozitimin e informacionit qė merret, ruajtjen dhe ripėrdorimin e tij mė vonė.

    Procesi i kujtesės pėrkon me procesin e komunikimit, tė tė mėsuarit dhe tė ndėrgjegjes.
    Tek fėmijėt kujtesa shpesh identifikohet me tė mėsuarit mirė tė mėsimeve, me tė mbajturit mend pėrmendėsh, por ata nuk e dinė se kujtesa ka tė bėjė edhe me komunikimin e pėrditshėm, me zakonet dhe shprehitė, me njohjen e objekteve vetjake.

    Nė moshėn parashkollore, mosha 3-6 vjeē, si dhe nė moshėn 6-11 vjeē ėshtė karakteristike kujtesa mekanike, qė realizon futjen dhe riprodhimin e informacionit pa e pėrpunuar dhe pa e ndryshuar. Kjo lloj kujtese, siē dihet, ka shumė pak rendiment. Lloji i informacionit qė riprodhohet mė lehtė nė kėto mosha ėshtė informacioni qė lidhet me kujtesėn figurative ose shqisore.

    Fėmija ėshtė shumė mė tepėr shqisor sesa verbal. Kur do tė fiksosh diēka nė mendjen e tij, ėshtė mė mirė t’ia tregosh objektin sesa tė pėrdorėsh emrin e tij.

    Nė fillim tė moshės 9-11 vjeē kujtesa konkrete fillon tė alternohet me atė abstrakte. Kujtesa, sipas shqisave, nė moshėn e re shkollore paraqitet kryesisht nė tre lloje: kujtesė pamore, dėgjimore e lėvizore.

    Nė moshėn e fėmijėrisė kėto lloje kujtesash funksionojnė tė pėrziera bashkė, si pėr shembull, pėrvetėsimi i shkrimit dhe i kėndimit bėhet nga fėmija duke alternuar tė trija kėto lloje kujtesash.

    Pas moshės 9 vjeē kujtesa pamore e tejkalon kujtesėn dėgjimore.

    Kujtesa lėvizore gjithashtu ėshtė shumė efektive te fėmijėt, sidomos kur shoqėrohet me llojet e tjera tė kujtesave. Tė mėsuarit e njė vjershe pėrmendėsh i shton tė mbajturit mend pamor (tė vendit ku ndodhen fjalėt e vjershės, rreshtat).

    Pėr kujtesėn dėgjimore e pamore ėshtė bėrė njė vėzhgim me fėmijė tė moshave tė ndryshme. Atyre iu dha njė material pėr ta pėrsėritur. Kur iu dha diēka pėr ta riprodhuar fėmijėve tė moshės 6-8 vjeē, ata pėrsėritėn 80% tė materialit. Fėmijėt e moshės 9-11 vjeē pėrsėritėn 90% tė materialit, kurse fėmijėt e moshės 12 vjeē e pėrsėritėn materialin 100%.

    Duke pasur parasysh rolin e kujtesės mekanike nė moshėn e re shkollore, me interes shfaqet edhe roli i pėrsėritjeve gjatė procesit tė tė mėsuarit. Kėshtu pėr shembull: mėsimi i vjershės pėrmendėsh, i alfabetit, i tabelės sė shumėzimit ėshtė njė mėsim mekanik. Megjithatė, ajo qė duhet pasur parasysh kėtu ėshtė se pėrsėritja nuk duhet parė si njė riprodhim mekanik i tė njėjtit veprim.

    Pėrsėritja qė ka efekivitet duhet tė ngrihet nga njėra pėrsėritje te tjetra, duke u bėrė gjithnjė e mė ekonomike, duke shmangur harxhimet e padobishme tė gjesteve, tė kohės. Maksimumi i asaj qė arrihet me pėrsėritje tė shumta ėshtė njė regjistrim e ruajtje pėr njė kohė tė shkurtėr tė informacionit dhe njė harresė e shpejtė. Ashtu si edhe pėr kujtesėn afatgjatė, edhe pėr kujtesėn afatshkurtėr pėrforcuesja mė e mirė ėshtė praktika, pra, vėnia nė zbatim tė asaj qė ėshtė mėsuar. Pėrsėritjet nė moshėn e re shkollore janė shumė tė rėndėsishme. Sa mė i madh tė jetė numri i seancave, aq mė i lartė do tė jetė rendimenti i tė mbajturit mend. Ndėrkaq, pėr tė shmangur harresėn, intervalet e pushimit s’duhet tė jenė tė gjata. Duke krijuar intervale pushimi nė mendje krijohet njė ide e qartė dhe materiali nis tė kuptohet, edhe pse tė kuptuarit lidhet ngushtė me ruajtjen nė kujtesė tė njė strukture tė qartė tė informacionit. Ėshtė e domosdoshme tė kombinohen lėndė tė natyrave tė ndryshme gjatė tė mėsuarit. Pas leximit tė mėsohet matematika, pas matematikės gjuha, etj. Aftėsia e fėmijėve pėr tė fiksuar fraza e fjali abstrakte ndryshon nga mosha nė moshė.

    Shkaqet e fiksimit dhe tė ruajtjes keq tė informacionit nė kujtesėn e fėmijėve duhen kėrkuar nė mėsimin e ndėrprerė, pasi mėsimet nuk mėsohen deri nė fund me po atė interes. Vėmendja ka pasur ulje e ngritje, njohuritė kanė pasur boshllėqe, sepse fėmija nuk i ka vėnė detyrė vetes t’i mposhtė vėshtirėsitė deri nė fund dhe ėshtė kėnaqur me njė sukses tė pjesshėm.

    Kėtu del si detyrė qė fėmija tė kontrollohet gjatė studimit ose nė pėrfundim tė tij. Mėsimi mė tepėr regjistrohet pjesėrisht, pėrvetėsohet pjesėrisht dhe ruhet nė mėnyrė tė shpėrndarė nė kujtesė, si rrjedhojė ai nuk mbahet mend.

    Faza e riprodhimit ėshtė e lidhur ngushtė me njė nėnfazė tė saj, me njohjen. Kjo fazė pėrqendrohet nė aftėsinė pėr tė njohur, pėr tė mbajtur mend dhe pėr tė rikujtuar njė informacion. Ėshtė e kuptueshme se njohja realizohet mė shpejt se riprodhimi, sepse njohja realizohet me anė tė perceptimit. Pra, pėr fėmijėt ėshtė mė e thjeshtė tė njohin sesa tė riprodhojnė. Tė mbajturit mend tė fėmijės mund tė kontrollohet edhe me anė tė recitimit.

    Nga eksperimentet e ndryshme ėshtė parė se fėmijėt e moshės 6-8 vjeē mund tė riprodhojnė nė ēast figura gjeometike e fjalė nė masėn 80%, kurse fėmijėt e moshės 9-10 vjeē arritėn tė riprodhojnė nė masėn 90%.

    Nė moshėn 6-8 vjeē ka njė prirje tė theksuar pėr tė fantazuar. Fėmijėt kanė dėshirė pėr tė sajuar gjithēka. Kjo imagjinatė pengon riprodhimin me vėrtetėsi tė informacionit, por sidoqoftė njė fėmijė me imagjinatė tė tillė nuk ka kujtesė tė dobėt. Ata regjistrojnė shpejt dhe fakti qė i shtojnė diēka informacionit do tė rregullohet me kalimin e kohės. Fėmijėt, shpesh, pa marrė njė informacion tė saktė kalojnė nė njė informacion tjetėr dhe kėshtu informacionet e marra jo siē duhet e humbin sensin e drejtimit kyesor. Njė nga elementėt qė e dėmtojnė kujtesėn ėshtė ērregullsia, mungesa e aftėsisė dhe e dėshirės pėr tė renditur njohuritė e marra. Ky tipar vihet re te fėmijėt e shkollave fillore. Fėmijėt me njė karakteristikė tė tillė mbajnė mend pak dhe nė mėnyrė tė ērregullt. Me kėta fėmijė duhet punuar mė parė pėr ndryshimin e veēorive tė tjera nė lidhje me karakterin e tij.

    Tė tjerėt janė mėsuar tė punojnė sipas skemave qė i kanė huazuar nga tė rriturit. Faza e ruajtjes sė kujtesės sė tyre funksionon relativisht mirė, informacioni ruhet mirė. Ruhet mė mirė ai informacion qė pėrsėritet me tė njėjtat gjeste, fjalė. Por kur atyre u jepet njė informacion i ri pėr ta riprodhuar, truri i tyre bėhet i paaftė pėr riprodhim.

    Pjesa mė e mirė e fėmijėve tė kėsaj moshe janė tė rregullt e sistematik dhe pėr mė tepėr kujtesa e tyre funksionon shumė mirė dhe ruan ēdo gjė. Ata pranojnė ēdo vėrejtje tė tė rriturve gjatė kryerjes sė detyrave tė shtėpisė, janė tė vėmendshėm, s’humbasin asgjė nga ajo qė u thuhet. Tipa tė tillė hasen mė shumė nė moshėn 9-11 vjeē, qė u takon klasave tė tretė dhe tė katėrt tė shkollės tetėvjeēare. Kėta tipa fėmijėsh shpesh ngatėrrohen me tipin e fėmijės tepėr tė butė, qė nė tė vėrtetė haset shumė rrallė.

    Te fėmijėt e parė ėshtė e vėshtirė pėr mėsuesin a edukatorin tė kuptojė arsyetimin, tė menduarin, kujtesėn e tij. Ai tė krijon idenė se regjistron ēdo gjė qė thuhet e dėgjohet, por nuk ėshtė ashtu. Pranimi i ēdo gjėje ėshtė tregues i mungesės sė vėmendjes dhe i mungesės sė regjistrimit tė informacionit, ose i njė kujtese qė regjistron nė mėnyrė mekanike dhe aspak me logjikė. Ai ka mungesė interesash dhe pasioni, prandaj ai meriton vėmendje tė pėrhershme. Paqėndrueshmėria e vėmendjes, dobėsia e saj janė gjithashtu njė faktor tepėr negativ pėr kujtesėn e fėmijės.

    Nga mosha 9-10 vjeē fėmijėt fillojnė tė shfaqin interesa pėr fusha tė caktuara tė dijes. Kjo vėrehet edhe nė rastet e pėrvetėsimit mė mirė ose mė me kėnaqėsi tė lėndėve tė ndryshme. Interesat e veēanta i japin pėrparėsi edhe llojeve tė veēanta tė kujtesės.

    Njė tjetėr karakteristikė e moshės 6-7 vjeē ėshtė edhe ngatėrrimi i kohėve tė veprimeve, tė sė tashmes me tė shkuarėn dhe me tė ardhmen.

    Ky ngatėrrim i ngjarjeve dhe i kohės ka tė bėjė me faktin se kujtesa ėshtė e dobėt dhe nuk mund tė ndėrtojė lidhje shkakore dhe kohore qė i nevojitet kujtesės logjike. Por kjo gjendje ka edhe njė shpjegim tjetėr, qė fėmija ėshtė i paqėndrueshėm nga ana emocionale, si rrjedhim ngjarjet duke mos u pėrjetuar thellė harrohen lehtė. Edhe diēka qė krijon emocione tė larta te fėmija le mbresa vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Fėmijėt e vegjėl gėrshetojnė pėrjetimin e sė tashmes me gėzimet dhe hidhėrimet. Ai e ka tė vėshtirė tė kujtojė tė kaluarėn apo tė mendojė pėr tė ardhmen.

    Me interes do tė ishte tė dihet se nė ē’moshė fillojnė tė regjistrohen te fėmija kujtimet qė mbahen mend edhe kur rritet. Mendohet se kėto kujtime i pėrkasin moshės 3-5 vjeē. Ėshtė njė moshė qė ruan gjithēka. Por nė moshėn 5-7 vjeē njė pjesė e mirė e kėtyre kujtimeve zhduken, duke ngelur vetėm njė pjesė e kujtimeve qė ruhen deri nė moshė tė thyer. Ka njė grup njerėzish qė pohojnė se kanė kujtime qė nga mosha 2 vjeē, kurse pėr grupin tjetėr kujtimet filllojnė nė moshėn 7-8 vjeē. Ai grup qė kujton mirė periudhėn e fėmijėrisė sė hershme ka filluar tė flasė tepėr shpejt, kurse grupi tjetėr, ose ka folur vonė, ose ka pasur shumė vėshtirėsi nė shqiptimin e fjalėve. Pra, mund tė themi se gjuha ėshtė baza e zhvillimeve psikike tė inteligjencės njerėzore.

    Aftėsia e fėmijėve pėr tė emėrtuar objektet qė i rrethojnė apo emocionet qė ata provojnė tregon se kujtesa e tyre funksionon mirė. Ka fėmijė qė flasin nė mėnyrė korrekte. Te kėta fėmijė mendohet se lidhja midis emocioneve dhe fjalėve qė pėrcaktojnė ato tė jetė e fortė. Ky do tė ishte edhe shpjegimi i kujtesės sė fortė te disa njerėz. Fėmijėt, qė nė moshėn 2-3 vjeē, me zhvillim tė parakohshėm, qė flasin si tė rritur, e kujtojnė mjaft mirė kėtė moshė. Prandaj, ėshtė mirė qė fėmijėt tė nxiten tė thonė gjithēka me fjalė. Ai edhe mund tė gabojė, por duhet tė korrigjohet. Kėshtu kujtesės i bėhet shėrbimi i duhur, duke u zhvilluar edhe lloji i saj verbal.

    Nga eksperimentet e bėra me nxėnėsit e tetėvjeēares u pa se, kur nuk ndihmohen nga fakte pėr tė aktivizuar receptorėt, ata kujtonin me vėshtirėsi. Mė sė shumti ata kujtonin moshėn 3-4 vjeē dhe mė rrallė moshėn 2-3 vjeē. Nga ritregimet e tyre gjejmė zmadhime e zbukurime, por edhe zbehjen e detajeve. Shpesh, ngarjet lidheshin me sėmundje, vdekje tė njerėzve tė afėrm apo me diēka tė bėrė pėr herė tė parė dhe qė ka lėnė mbresa pėr fėmijėn.

    Pra, kėto kujtime kanė vlerėn e tyre, pasi me to bėhet lidhja me tė tashmen dhe me tė ardhmen, dhe janė tregues i karakterit tė fėmijės, tė njė periudhe pa paragjykime, pra, tė njė kujtese origjinale.

    Pėr tė mbyllur kėtė punim me pretendime shkencore nxjerr si konkluzion se, pėrveē punės me tė rriturit, pėr t’i shėruar ata nga sėmundjet psikike si: skleroza apo muret e kujtesės, duhet punuar me fėmijėt, qė ata tė kenė njė kujtesė tė mirė.

    Entela Hidri
    Revista Familja 2004
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kujtesa - Sistemi Kabllovik?
    Nga x-e-n-i nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 20:15
  2. Kujtesa
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 12:49
  3. Kujtesa kombetare e luftes se dyte boterore
    Nga wittstar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 11:06
  4. Kujtesa e shqiptarėve nė kėshtjellėn sllovake
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •