Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21

Tema: Kujtesa

  1. #11
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Kujtesa Fleksibile

    Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) nė Nju Jork (New York) tė ShBA-sė mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit tė trurit". Nė vitin 2000 ai mori Ēmimin Nobel nė Mjekėsi pėr hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Nė njė kėrmill tepėr tė thjeshtė, qė zotėron qeliza tė veēanta nervore, "lepurin e detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina tė cilat krijojnė kujtesėn afatgjatė.

    Ai ka gjetur atė mbi tė cilėn edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur njė ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janė fikse por fleksible. Ato mund tė ndėrrojnė vend dhe kėtė e bėjnė tė shtyra nga tė mėsuarit dhe kujtimet. Ky ėshtė njė parim i pėrgjithshėm.

    Immanuel Kant duhet tė ketė qenė i pari qė pėrmes tė menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me njė program tė vetin. Sot e dimė qė ashtu ėshtė, thotė Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud'in ashtu edhe Kant'in. Truri ka programe qė nuk janė krijuar nga pėrvoja. Kėtė mund ta shohim edhe gjatė zhvillimit tė trurit ku shumė prej zhvillimeve janė tė programuara gjenetikisht. Kėtė Kant e ka quajtur "paradije", dije tė brendshme dhe Kandel e ka parė pėrmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalė se ky kėrmill i madh deti, me njė trup tė njė maceje tė vogėl e me qeliza nervore tė pakta por tė mėdha, lind me atė arkitekturė refleksesh qė ka. Por a mundet ky kėrmill atėherė tė mėsojė diēka nga pėrvoja ?

    Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thėnė se shumė nė jetė vjen nga tė mėsuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund tė mėsojė shumė gjėra. Kjo pasi me tė vėrtetė arkitektura e reflekseve ėshtė me tė lindur por tė mėsuarit ėshtė hapi tjetėr, njė shtresė tjetėr qė krijohet mbi arkitekturėn e reflekseve dhe qė mund tė ndėrrojė elementet e kėsaj arkitekture duke i bėrė mė tė forta apo mė tė dobėta.
    Kandel thotė se ai ėshtė evolucionist dhe se Darwin (shqip. Darvini) ka pasur tė drejtė. Nėse njė mekanizėm i jep pėrparėsi organizmit atėherė ky ruhet dhe pėrcillet tek brezat e tjerė. Po ashtu tė mėsuarit dhe kujtesa janė shumė tė rėndėsishme kėshtu qė ēdo kafshė sado e vogėl duhet t'i ketė. Ato duhet tė dinė se ku tė gjejnė ujė, ushqim, ku janė armiqtė, ku janė miqtė. Gjithkush duhet ta dijė kėtė.

    Truri ėshtė mė i shpejtė se vetėdija

    Njeriu merr njė vendim dy milisekonda e gjysmė pėrpara se tė jetė i vetėdijshėm mbi tė. Ky mund tė shihet nė formėn e njė shtyse tė vogėl elektrike.
    Por kjo nuk do tė thotė se ne nuk kemi vullnet tė lirė por tregon se ky vullnet i lirė nis me diēka tė pavetėdijshme. Edhe Freud'i ka thėnė se shumė nga ajo qė bėjmė vjen nga pavetėdija.



    Njė shembull ėshtė gjuha e folur. Ne nuk dimė nėse gjuha qė pėrdorim ėshtė e rregullt nga ana gramatikore, se ku ėshtė folja apo emri, se a jemi duke pėrdorur njė folje apo emėr nė fjalinė qė po themi, mbi kėtė jemi tė pavetėdijshėm por ia arrijmė tė merremi vesh me tjetrin pasi gjuha qė flasim ėshtė njėfarėsoj korrekte, ndonėse ndoshta jo nė mėnyrė tė pėrsosur.
    Truri ka njė kore tė jashtme qė quhet korteks cerebral. Ky ėshtė i ndarė nė katėr rajone. Njėri prej tyre ėshtė korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirė, me veprimet, me kujtesėn tepėr afatshkurtėr dhe ėshtė sintezė e proceseve mė tė larta mendore.

    Truri rindėrton gjithēka mbi tė dhėna tepėr tė kufizuara. Tė dhėnat atje jashtė janė tė plota por truri pėrdor vetėm njė sasi tė kufizuar tė tyre. Kėshtu atij i duhet gjithnjė t'i plotėsojė me hamendėsime. Gjatė plotėsimit bėhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Kujtesa ėshtė njė bagazh pėrplot sekuenca, fragmente, pamje, imazhe, pasazhe, skena, fytyra, ngjarje, dhembje, rėnie, ngritje.
    Nuk e kemi lehtė, aspak nuk e kemi lehtė, me gjithė kėtė bagazh tė udhtojmė kryqeterthor jetės. Ka sekuenca, pamje plot trishtim, tė cilat dėshirojmė t' i harrojmė, mefjithatė nuk i harrojmė dot. Ato jetojnė aty, pėrkundėr vullnetit tonė...

    Vallė a na harron ndonjėherė kujtesa?!
    Bota nuk u pėrkrye kurrė. Njeriu i Ri nuk lindi.


    Pse?
    Mbase nė gjithė atė kujtesė shekujsh, janė arketipet e njė terri tė madh njerėzor, prej tė cilit njeriu nuk ka arritur tė ēlirohet nė mėnyrė tė plotė kurrė. Bota, njeriu, sado qė ecėn bart me vete edhe hirin e tė kaluarės, prej tė cilit nuk ėshtė e mundur tė bėhet i pėrkryer...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 20-12-2007 mė 16:35 Arsyeja: Korrektim
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    Neper shekuj
    Postime
    20
    Pjesa me interesante eshte qe ne studimet e nenvetedijes mbeten te ngulitura ne menyre te pashlyeshme elemente qe nuk do te dalin kurre ne drite, qe nuk do te transformohen kurre ne kujtime, por qe megjithate, do te ndikojne thellesisht mbi idete tona, mbi veprimet tona, mbi temperametin tone, mbi te ardhmen tone.

    James
    Nendija ne fact eshte e depertueshme. Deperton nepermes te endrave dhe shtytjeve te ndryshme qe ne shikim te pare nuk mund ti shpjegojme. Mirepo, si e tille eshte arma me e forte e njeriut qe ta njofe veten e tije. Nendija zakonisht mbetet e pa perjetuar per shkake se njeiu ka frike te meret me te. Fatkeqesisht njerezit ne psikoze e perjetojne por pa deshiren e tyre. Sa me shume qe nji njeri te ket qasje ne nendije aq me i forte qe eshte si personalitet.

  4. #14

    Kujtesa Afatshkurter




    Eshte mbajtje ne mend e asaj qe degjohet dhe shihet per nje kohe shume te shkurter pas degjimit ose te parit te saj (pas 10-20 sekondash). Kujtesa afatshkurter mbeshtetet ne magazinen e te dhenave shqipsore. Ne magazinen e te dhenave shqipsore te dhenat nuk perpunohen. Nje numer shum i vogel i ketyre te dhenave mbartet ne kujtesen afatshkurter. Kujtese afatshkurter eshte ajo kur pas degjimit te nje numeri te telefonit te nje miku tend jemi ne gjendje ta mbajme mend deri sa ta kerkojme at numer ne aparatin telefonik. Por po qe se duhet ta perserisim kete numer ne aparatin telefonik nuk jemi ne gjendje ta bejme kete pa e degjuar edhe nje here apo pa e shikuar ne fletore apo ne liber te numrave te telefonit. Kujtesa afatshkurter ruan rreth shtate te dhena brenda vetem 15 sekondave. Kujtesa afat shkurter quhet edhe kujtes operative dhe luan rl te rendesishem per sigurimin e te dhenave dhe te informacioneve te ndryshme per kujtesen afatgjate.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  5. #15

    Kujtesa Afatgjatė




    Perben funksionin kryesor te kujteses. Kujtesa afatgjate shfaqet ne ruajtjen e te dhenave te perpunuara nga kujtesa afatshkurter dhe te bartura ne magazinen e kujteses afatgjate e cila qendron deri ne mbarim te jetes se njeriut.
    Mirpo kalimi i te dhenave dhe i informacioneve nga kujtesa afatshkurter ne kujtesen afatgjate varet nga shume faktore te natyres psikologjike. Keta faktore jane : motivet, vemendja, te kuptuarit e lendes etj. Shume te dhena dhe informacione permbajtjesh te ndryshme te cilat njeriu i konsideron te harruara, gjenden te vendosura ne magazinen e kujteses afatgjate por njeriu keto nuk arrin ti nxjerr nga kjo kujtes per shkak te mungeses se strategjise se vendosjes dhe te nxjerrjes se tyre ne ose nga kujtesa afatgjate. Strategjia e ketill eshte e varur nga perpunimi i ketyre ne kujtesen afatshkurter. Njeriu qe arrin ti angazhoj operacionet e te menduarit per perpunimin e et dhenave dhe te informacioneve te kujteses afatshkurter i perforcon te dhenat dhe informacionet e ndryshme ne kujtesen afatgjate dhe di ti kerkoje, por dhe ti gjeje lehte dhe shpejte. Ne procesin e kalimit te te dhenave dhe informacioneve prej kujteses afatshkurter ne kujtesen afatgjate nuk mund ta ndihmoj njeriun askush tjeter perpos aktivitetit te tij intelektual para se gjithash aktiviteti mendor i tij dhe proceset e nderlikuara te ketij procesi. Kujtesa afatgjate sikurse edhe ajo afatshkurter edhe me faktorin e qellimshem te njeriut. Njeriu qe nuk i ve vetes per qellim qe te pervetesoj nje permbajtje pavarsishte nga mundi intelektual dhe nga angazhimi i tij nuk mund te siguroj kalimin e te dhenave dhe te informacioneve prej kujteses afatshkurter ne kujtes afatgjate. Mbi kete baze flitet edhe per
    Kujtesen e Qellimshme dhe per Kujtesen e Paqellimshme te njeriut. Kujtes e paqellimshme eshte mbajtja ne mend e atyre te dhenave dhe e infrmacioneve qe na imponihen nga jashte dhe kete e detyrojne veqorite e theksueshme te dukurive dhe te trupave te jashtem. Por ne psikologji sidomos ne Psikologjine e te mesuarit flitet zakonishte per kujtesen e qellimshme. Sipas permbajtjes se landes qe mbahet ne mend dhe riprodhohet ne psikologji behet dallimi ndermjet llojit te kujteses levizore (motorike) dhe kujteses mentale.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  6. #16
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Do ishte rremuje e madhe per trurin tone sikur te kujtonim gjithcka, pasi mund ta kishim mendjen plot me gjera te kota!Ne kujtojme vetem gjerat me te rendesishme, te tjerat ose harrohen ose "regjistrohen" lehte.
    Ne baze te "parimit" ; peso dhe meso, jeta ka vleresuar dhe memorizuar ate lloj sjellje qe e lejone te mbijetoje , pasi duke rregjistruar nje pervoje(pozitive apo negative) eshte e mundur me pas te reagosh sipas rrethanave ; ti afrohesh gjerave qe te dhurojne kenaqesi dhe ti largohesh atyre qe te sjellin vuajtje apo rrezik; ne kete menyure eshte memorizuar- Cmimi dhe Pesimi.
    Te tjerat zakonisht harrohen!
    Kujtesa jone eshte e lidhur me momente emocionesh te forta kenaqesie dhe dhimbjeje p sh,
    udhetimet, dashurite, sukseset apo zhgenjime, aksidente, semundje , vdekje.
    Sa here qe dicka "godet" emocionet tona me te thella e rregjistrojme ne kujtese.
    La vida es un carnaval

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pėr kujtesėn mund tė themi se pėr tė mbajtur diqka ne mend, nė fillim ajo duhet tė mėsohet, kurse mėnyra e vetme pėr ta provuar sesa ėshtė mėsuar ėshtė matja e asaj qė mbahet mend.
    Tė mėsuarit mund tė mendohet si marrja e njė informacioni tė ri apo shprehive tė reja. Kujtesa ka tė bėjė me depozitimin e informacionit qė mėsohet, nė mėnyrė qė ai tė mund tė merret dhe tė pėrdoret mė vonė.
    Kur psikologėt studiojnė kujtesėn ata janė te interesuar per nivelin e ruajtjes qe eshte thjesht sasia e informacionit qe depozitohet me perpikmeri pasi eshte kryer proēesi i te mesuarit. Ruajtja matet duke i kerkuar individit te perdore informacionin e mesuar me perpara.
    Kujtesa ndahet ne ate afatshkurter dhe ate afargjate.
    Kujtesa afatshkurter eshte vendi ku mbajme informacionin per te cilin jemi te ndergjegjshem ne nje moment te caktuar. Kujtesa afatshkurter perdoret kur duam te mbajme mend nje numer telefoni, qe sapo e kemi pare ne numerore, apo gjate nje bisede me nje person tjeter dhe kur vendosim se ēfare do te blejme ne dyqanin e ushqimeve. Kujtesa afatshkurter ka kapacitet shume te kufizuar, kurse kohezgjatja eshte rreth 30 sekonda para se ky informacion te humbase.
    Shumica e njerezve mund te mbajne ne mend 7+(-)2 elemente informacioni per nje kohe te shkurter.
    Kurse kujtesa afatgjate – permes perseritjes perpunuese, njeriu eshte ne gjendje te kodoje informacione ne menyre qe ai te hyje ne kujtesen afatgjate.
    Kohezgjatja e kujteses afatgjate eshte e perhershme. Metoda e ruajtjes se informacionit duhet te behet me perseritjen dhe perpunimin e organizimit te informacionit.
    E kunderta e kujteses eshte harresa .
    "Carpe Diem"

  8. #18

    Kujtesa Levizore (motorike)



    eshte mbajtja ne mend dhe riprodhimi i levizjeve edhe i sistemit te tyre,
    qe lidhet me shprehi dhe me shkathtesi.
    Ketu kemi te bejme me mbajtje ne mend dhe me riprodhim te levizjes te mesuara ne mbeshtetje te ushtrimeve te shumta.





    Kujtesa Mentale



    ka te beje me mbejtjen ne mend me rinjohjen dhe me riprodhimin e permbajtjeve psikike mendore dhe ndijore sikurse edhe me kursimin e perseritjeve per te mesuarit e tyre. Kur permbajtjet mendore te shprehura ne proze ne poezi me gjuhe shkencore me gjuhe popullore ose me gjuhe letrare i kuptojme dhe kuptimin e tyre e mbajme ne mend dhe e riprodhojme atehere at e quajme Kujtese Semantike. Mbajtjen ne mend dhe riprodhimin e thjeshte te te dhenave dhe te informacioneve pa u angazhuar ne kuptimin e lidhjeve dhe te raporteve ndermjet tyre e quajme Kujtes Mekanike. Ne kete kategori hyn edhe mbajtja ne mend dhe riprodhimi i fjaleve te nje fjalori te shkurter te gjuhes se huaj pa e ditur domethenien e tyre dhe pai lidhur keto ne fjali te veqanta pastaj e numrave etj.






    Kujtesa Ndjenjore



    eshte lloj i veqante permbajtesor i kujteses. Me kete nenkuptojme mbajtjen ne mend dhe riprodhimin e gezimit, te pikellimit, te frikes etj. por mbajtja ne mend dhe riprodhimi i tyre ndahen veshtire nga mendja ne mend dhe nga riprodhimi i shkaqeve te tyre. Prandaj sot flitet kryesisht per kujtesen ndjenjore dhe per bazen e saj ne kujtesen mentale.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  9. #19
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Per te memorizuar mire dicka kemi nevoje per motivacion !
    Si motivohet nje femije qe te mesoje ? I jepen DHJETA ose KATRA ! Cmohet me kalimin e klases ose ngelet ::, vleresohet me karamele , puthje, apo kepuce te reja apo DENOHET me kepucet e vjetra ose dacka!
    Si motivohet nje punetor te rrise rendimentin? Duke i rritur rrogen ose pushuar nga puna !
    Ne jete kjo shprehet me sukseset apo reniet, duartrokitjet apo fershellimat, lavderime apo kritika,
    karriere apo falimentim.
    Keshtu memorizohen gjerat duke kerkuar te kepusim trendafilin por pa u cpuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 16-02-2008 mė 14:45
    La vida es un carnaval

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Disa kėshilla per te shmangur humbjen e kujtesės

    Pas kalimit tė moshės 50- 60-vjeēare shfaqen edhe problemet e para me kujtesėn dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve. Kėto probleme mendore janė nė njė masė edhe tė trashėguara, por mund tė ndikojnė edhe njė sėrė faktorėsh. Pėr tė shmangur humbjen e kujtesės dhe pėr tė pasur mendje tė freskėt studiuesit sjellin gjashtė kėshilla praktike pėr t'u zbatuar.

    1- Frekuentoni palestrėn

    Mė tepėr se 60 pėr qind e njerėzve nuk i praktikojnė ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky ėshtė rezultati i publikuar nga qendra Disease Control. Ky veprim ėshtė i dėmshėm sepse mungesa e ushtrimit fizik do tė shfaqej me pasoja negative pėr shėndetin. Probleme do tė shfaqeshin jo vetėm nė mirėqenien fizike, por edhe atė mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bėjnė qė organizmi tė nxit disa neurone tė reja tė cilat ndikojnė nė pjesė tė veēanta tė trurit dhe janė pėrgjegjėse pėr kujtesėn.

    2- Pėrdorni kompjuterin

    Mjetet programuese dhe kompjuterėt tashmė kanė hyrė nė pėrdorim tė gjerė thuajse nga tė gjitha grupmoshat. Nga studimet e bėra ka rezultuar se pėrdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumė persona qė kanė kaluar dėmtime tė trurit apo probleme me kujtesėn. Loja Sudoku ndihmon tė mbani tė freskėt mendjen dhe kujtesėn tuaj.

    3- Faktorėt ushqimorė

    Edhe ushqimi dhe dieta e pėrditshme luan njė rol tė pazėvendėsueshėm nė mirėqenien mendore. Studimet kanė treguar se Omega-3, janė pėrbėrės tė yndyrshėm tė cilėt gjenden me bollėk tek farat e lirit, arrat, lajthitė, salmoni, soja dhe shumė ushqime tė tjera; janė tė njohur jo vetėm si stimulues tė gjendjes sė humorit por edhe ndihmojnė nė pėrqendrim nė punė dhe aktivitete tė ndryshme mendore.

    4- Konsumoni Acid Folik

    Kėrkimet e publikuara vitin e kaluar nė British Medical Journal, treguan se personat e rritur tė moshės nga 50 deri nė 70 vjeē, tė cilėt konsumojnė rreth 800 mg acid folik nė ditė pėr rreth tre vjet, kanė njė kujtesė mė tė freskėt dhe nuk rrezikojnė tė humbin kujtesėn.

    5- Konsumoni alkoolin nė masėn e duhur

    Shpesh herė ndjeni qė truri juaj ėshtė i lodhur, madje njė sėrė mendimesh sillen turbull nė kokėn tuaj, atėherė nuk ėshtė keq qė tė pini njė gotė pijė alkoolike nė masėn e duhur. Pas studimeve tė bėra mė njė grup personash mbi moshėn 50 vjeē me probleme me kujtesėn dhe aftėsitė njohėse, rezultoi se ata persona tė cilėt konsumonin njė gotė verė nė ditė kanė njė progres mė tė ngadaltė tė humbjes sė kujtesės nė krahasim me ata persona qė ishin antialkool. Megjithatė ėshtė e kėshillueshme tė mos kalohet masa nė konsumimin e alkoolit sepse pėrdorimi i tepėrt i tij kthehet nė faktor rreziku pėr shėndetin.

    6- Relaksohuni

    Tė gjithė ata persona qė gjenden nėn ndikimin e theksuar tė stresit kanė nevojė pėr relaks, pėr tė larguar hormonet tė cilėt shkaktojnė kėtė gjendje tė padėshiruar. Relaksi ėshtė njė mėnyrė e suksesshme pėr tė menaxhuar dhe shmangur stresin.
    Marrė nga Newsweek

    Kėshillat e studiuesve pėr tė shmangur humbjen e kujtesės:

    1- Frekuentoni palestrėn
    2- Pėrdorni kompjuterin
    3- Faktorėt ushqimorė
    4- Konsumoni Acid Folik
    5- Konsumoni alkoolin nė masėn e duhur
    6- Relaksohuni

    Personat qė kanė probleme me kujtesėn

    Me kalimin e moshės shfaqen simptoma tė ndryshme tė cilat tregojnė se njė person ka probleme me kujtesėn. Kėto simptoma nuk janė tė qarta sepse mund tė duken krejt normale nė disa situatat ose duke u bazuar nė faktin se ka tė bėjė mosha. Rreth 85 pėr qind e gjashtėdhjetėvjeēarėve nė tė gjithė botėn vuan nga humbja e kujtesės. Kjo pėrbėn njė nivel epidemiologjik shumė tė lartė. Ka raste kur sėmundja e kujtesės e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshės 65-vjeēare, por kėto raste janė tė rralla dhe karakterizohen nga histori tė veēanta. Sistemet shėndetėsore tė vendeve perėndimore kanė humbje shumė tė mėdha prej kėsaj sėmundjeje.

    Kujtesa jonė dhe marrja e informacioneve

    Disa gjera nuk mundemi t'i kujtojmė sikur tė mos kishin qenė kurrė, kurse tė tjerat na ndjekin dhe ėshtė e pamundur tė lirohemi prej tyre. Si funksionon kujtesa jonė? Sė pari zhvillohet futja e informacioneve tė reja. Ėshtė vėshtirė tė kujtohet informata, tė cilėn e kemi perceptuar keq. Shumė njerėz ankohen pėr kujtesė tė dobėt, pėr shkak tė mangėsive tė disa shqisave. Shikimi i keq ose tė dėgjuarit e dobėt mund tė jenė faktorė kufizues pėr marrjen cilėsore tė informacioneve. Kujtesa e mirė, pėrveē tė tjerash, kėrkon gjumė tė mirė. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtėsitė lidhur me trurin dhe funksionimin e tij, kurse kujtesa e jashtėzakonshme, deri nė hollėsitė mė tė vogla, ėshtė njėra prej fshehtėsive tė tilla.

    Si ndikon pagjumėsia nė funksionin e trurit

    Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Njė ekspert anglez tha se do tė ishte shumė interesante tė shihej se si edhe gjumi shumė i shkurtėr ka tė njėjtin efekt. Studimet treguan se niveli i rritur i hormoneve tė stresit, i krijuar nga pagjumėsia ose gjumi i pjesshėm, shpjegon reduktimin e prodhimit tė qelizave nė trurin e tė rriturve. Megjithatė, niveli i nervave nuk prishet edhe pėr njė periudhė pagjumėsie.

    Ndikimi i stresit nė shėndetin e njeriut

    Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta pėr luftė", reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.


    T.O.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kujtesa - Sistemi Kabllovik?
    Nga x-e-n-i nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 20:15
  2. Kujtesa
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 12:49
  3. Kujtesa kombetare e luftes se dyte boterore
    Nga wittstar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 11:06
  4. Kujtesa e shqiptarėve nė kėshtjellėn sllovake
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •