Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2007
    Postime
    3

    Pylli i muzave

    Brenda…Jashtė

    Qė fryma
    tė zbrazet
    nė fjalė
    duhet tė
    krijojė
    natyrėn
    nga format
    e thjeshta
    deri tek
    Zoti
    Qė fjalėt
    tė mė
    shuajnė
    urinė
    dhe etjen
    duhet
    tė jenė
    si pikat
    e ujit
    tė rrjedhin
    ngadalė
    mbi lėkurė
    t’i ndjek
    t’i thith
    t’i pėrziej
    me dritėn
    t’i fsheh
    t’i humb
    t’i ndiej
    sėrish



    Pylli i muzave

    Apolon!
    Si i pėrdor skllavet e tua
    me trupin e hollė, tė lidhur,
    me velin e tejpashėm
    me vargjet e gjatė tė koraleve
    tė ndehura ndėr supe!
    Ato, tė brishtat, tė nxehtat, me ecje nė fluturim.
    Me gishtat si palma tė padukshme qė shkruajnė
    pareshtur trupin tėnd.

    Apolon, tiran!
    Hipnosi tė bėn tė pavdekshėm
    Zot tė shpirtrave tė tyre
    ku ti mėrzinė shtrydh
    dashurinė gatuan me parfume.
    Me duart e holla prek gjinjtė shpėrthyes tė skllaveve tė tua.
    Oh, nė atė burim tė hershėm tė qumshtit epshor
    ti madhėshtinė hedh, si armė qė nuk pėrdoret.
    Shtrirė si njė kafshė e bukur
    mbi trupat e tyre rrotullues,
    njė pyll britmash, rėnkimesh bėn qė tė lindė.
    Harmonia pėrgjaket nga shpatoret e harlisura nė lulėzim
    pikon mbi kėrpudha e gjemba njė lėng virgjėrie
    Apolon,
    pėr atė muzikė qė kėmbėt e tua cullak bėjnė
    tek shkelin nė pyll
    skllavet e tua bien nė gjumė tė pėrjetshėm,
    ti, disa i puth, disa i zgjon, disa i le tė flenė.



    E kuqja

    E kuqja ėshtė e madhe dhe e egėr
    E kuqja … hapėsire e gjaktė

    Ėshtė mėndafshi ku mbėshtillen
    tė dashurit qė vetėm rrugėt kanė njohur.
    Ėshtė shkėndija mbi thundrat e kuajve tė egėr
    qė udhėtimin kanė marrė,
    krahas ujėrave nė perėndim.
    Ėshtė dora e femrės e stolisur
    kur shket nė pėrkėdhelje.
    Gjuha e flakės qė derdhet
    mbi trup pas mesnate.
    Ėshtė zemra e errėsirės
    (Ne tė dy brenda nė djepin
    e natės
    ngrohemi
    ndahemi
    ėndėrrojmė pemėn e parajsės)
    Seksi i Evės ėshtė e kuqja,
    lėkura e gjarprit
    dhe gjuha e helmit.
    Duart e zjarrit tė bardhė.
    Parfumi dhe ajri i gruas ėshtė e kuqja.
    Toka nė bark
    dhe fryma.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 30-10-2007 mė 21:21

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mirėsevjen nė forum. Mė pėlqyen krijimet mė lart!

    Nė pritje tė krijimeve tė tjera,
    Fiori

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2007
    Postime
    3
    Njė nga format e poezisė

    Ajo qė u tha u rrėzua aty pėr aty
    Njė erė e padukshme fshiu rrėnojat
    Nuk kishte ndodhur asnjėherė
    asnjė tragjedi
    Tempujt ngriheshin mjegullash
    Terri prej sė largu kėndonte…
    Fryma qė ndjeu ishte vėrshim
    i njė hiri diellor
    brenda shpirtit
    Asnjėherė nuk pyeti pėrse
    u desh tė dhimbte dhimbja aq gjatė
    Dėshironte ura tė padukshme
    lugina kthjellimi…
    Fryma shndėrrohej nė njė lumė
    tė fshehtė…
    Ajo e rrėmbeu
    ajo e ndryshoi
    buroi nga tė gjitha shqisat
    u derdh nė fundbarkun e errėt
    tė uritur
    nė formėn e femrės
    tė mashkullit
    tė gjithėsisė.



    Eva-Maria

    A tė kujtohem unė – Eva?
    Fillimi i luftės,sirenat, zjarret,
    djersa dhe gjaku.
    Avulli i tyre mbi metalin e armės?
    Si virgjėreshė,
    nė mendjen e ushtarėve tė vrarė,
    unė Eva-Maria
    Gruaja e parė.
    Gruaja e shenjtė,
    e aftė pėr tė krijuar botėn,
    (pėr tė shuar etjen e Zotit,)
    dhe luftėn pėr toka tė reja
    ku do tė jetojnė popuj tė rinj
    tė gjithė pasardhėsit e mi;
    tė mishit, tė gjakut tim
    tė dhimbjes sime.
    Popull nė arrati tė ashpėr,
    nė paqe vllazėrore,
    nė gjueti kafshėsh tė egra,
    popull nė thatėsirė,
    nė zhdukje.
    Do tė jem lindja jote
    nė lindje
    dhe rilindje tė ardhme.




    Dhe grushtat e mbushur me perla i zbrazėm pėr verėn

    Papritur u gjendėm mes rėrės sė zezė.
    Filluam tė nuhatnim gjurmėt e detit tė ikur
    duke mbledhur njė nga njė, perla tė zeza dhe argjend.
    Patėm folur njė gjuhė tė egėr me fjalėt e njė gjuhe tjetėr.
    Patėm ngjitur duart ngadalė, nė faqe tė perėndimit.
    Patėm urėtuar aty kalime tė ngushta nė tjetrėn ditė.
    Me mijėra sy tė ndezur, tė padukur, banuam natėn.
    Na lindi dėshira pėr tė jetuar miliona vjet tė tjerė pastaj
    (Dikush na shtynte tė harronim se kėshtu kishim bėrė gjithnjė)
    Nuk ditėm tė pinim me enėt e arta qė gjetėm.
    I studiuam, u nginjėm, i mbyllėm nėpėr muze
    Verėn e pinim me duart e mbledhura grusht
    dhe pikat qė binin nė rėrėn e trazuar,
    mbi gjymtyrė tinguj-tinguj kumbonin.
    Papritur u gjendėm nė kopshtin pa pemė dhe pa mollė
    dhe grushtat e mbushur me perla i zbrazėm pėr verė



    Hapat drejt diellit

    Shtriji hapat ngadalė,
    krenar pėr qiellin
    besnik pėr tokėn
    duke kėrkuar njė qėllim ēdo ditė.
    Njė pishtar tė ndezur pėr pasionin
    Njė mandala rėre pėr tė fshehtat.


    Askush nuk e di pse ngjitesh
    drejt diellit ēdo ditė.
    Askush nuk e di pse
    ti ke diēka tė ndryshme
    nga njerėzit,
    nga etja pėr t’u ngritur
    nė njė fron tė fuqishem,
    tė vetmuar,


    Askush nuk e di detin qe fle
    Nė kujtesėn tėnde tė trazuar.

    Largoji sytė nga sytė e tė gjithėve
    Ndiq fluturimin e shpendit tė pafundėsisė
    Qė kalon njeherėnėnjėmijėvjet…

    Askush nuk e njeh forcėn e puthjeve
    qė tė pėrplasėn nė tokė si humbės,
    pragun e pakalueshėm
    tė vėrshimeve tė tua.
    Gjumin, etjen dhe artin
    qė pėrtėrihet
    dhe nuk ėshtė prapė ai qė ti ndjeve
    brenda teje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2007
    Postime
    3
    Nė tė kaltėr

    Rrėnjė tė ngjyera
    nė qetėsi tė patrazuar
    mė rritėn mua
    Ushqyer nga toka e bardhė
    e shkėmbinjve
    Zhytur nė batica
    Aty mėsova gjuhėn e zogjve
    vetminė e anijeve qė s’i falenderon askush
    pėr detin qė kuptojnė ēdo ditė
    Aty mėsova gjurmėt e njerėzve
    shenjėn qė linte secili
    Aty mėsova tė forcoj rrėnjėt e mia
    larg tyre
    por tė mbaj dashurinė nė zemėr
    si mban deti diellin
    si mban fari zogjtė.

    E verdhė

    Vetmia e shtratit
    Lulevarėset nė parvaz…
    Zėri i mikut qė tradhėtoi…
    Lutjet nėn kupolėn e artė.
    Hapat e vajtojcave
    tek largohen
    nga pikėllimi nė pikėllim.
    Shkėlqimi i fushės nėn hėnė.
    Ecja e devesė
    karvanėt qė dendin ajrin
    muza kėmbėzbathur
    nėpėr sheboja
    poezitė e harruara…
    tė gjitha janė
    tė verdha.


    Pas asaj qė shoh, ndiej, them…

    Tė pėrgjakshme
    tė fshehtat pas kuptimit
    Them: “Vetėm,
    nė njė shėtitje nė kopėsht.”
    Miliona gjallesa zbresin
    joshje, ėndje,
    pėshpėrima,
    copėtime,
    fund.

    Them:
    “shpirt” - kjo fjalė
    para dashurisė,
    pėrfshirė ėshtė
    nė miliona krime.
    Shpirtra nė baltė shpellash
    vetmi ere,
    nė pasion,
    incest,
    ethe, delir
    ose shpirt;
    nė njė aktvrasje tė thjeshtė

    Pas asaj qė shoh, ndiej dhe them…
    tė tjera fshihen…



    Ka fjali dėftore qė tė vrasin

    Duhet tė shkruaja fjali nė tė shkuarėn:
    “Pashė makinat e dheut si hapnin tokėn;
    Dheun qė ngrihej lart, dheun qė transportohej
    qė ndonjėherė binte nė tokė si shi.”
    Pastaj, pothuaj e mbuluar nga po ai dhé,
    ndjeva se:
    ka fjali dėftore qė tė vrasin.

Tema tė Ngjashme

  1. Ati i Muzave.
    Nga PRI-LTN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 19:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •