Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2007
    Postime
    8

    Mësuesit tanë, kujtimet

    Se pari ju kerkoj te falur pasi nuk munda te hyj ne kete teme pra eshte vazhdim i temes se meparshme.
    Personi me te cilen kerkoja te komunikoja quhet Myzafere Reka ka qene mesuesja ime kujdestare dhe e historise e shkolles 8-vjeçare 20 Vjetori Tirane, prane pallateve te Lanes ne vitet 76-80. Kam rreth 20 vjet qe nuk e kam pare si rezultat i largimit tim nga Shqiperia. Nepermjet numeratorit telefonik shqiptar, internetit jam perpjekur dhe kam gjetur nje numer telefoni qe i korespondon te shoqit Agron Reka, po pa rezultat, ne kete numer nuk me pergjigjet njeri.
    Do te deshiroja te me ndihmonit qe te mund komunikoja me te.
    Ne kohen qe isha nxenese e saj me ndihmoj shume per zhvillimin intelektual dhe luajti nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim. Per mua zuri nje vend te veçante si shoqe qe me qendronte prane me keshillonte ,ne buzeqeshjen e saj ndjeja qetesi shpirterore ngrohtesi. Me vjen keq pasi me natyren time shume te ndrojtur nuk munda ti them se sa shume e doja dhe e admiroja. Kete 7 Mars u perpoqa ti telefonoja por siç ju shpjegova me lart nuk munda.
    Ju faleminderit, ju pershendes Irena Shunda Silva

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Per frengjisht ke mbaruar ?

    Do interesohem une per te gjetur # e telefonit te zonjes Reka, po qe se jeton akoma ne Shqiperi.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Irena Silva, nese mesuesja jote jeton akoma ne Tirane, do mundohem une sa te mundem qe te te mundesoj nje numer kontakti me te. Jam i gatshem te te ndihmoj me aq sa mundem.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2007
    Postime
    8
    Ju faleminderit, per interesimin.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    Irena kur ke qene tek 20 vjetori ti, une e kam pas Myzin kujdestare ne 1976 -1980, tek klasa e famshme e teta a....mesa di une Myzi e ka nderruar telefonin. Me shkruaj nje mesazh privat te te tregoj me shume.te fala J.Q

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Kerkoje nje kontakt me mesuesen time te pare,Hiqmete Xelili(mbiemri i vajzerise)

    Komplimente per temen e hapur.Me duket interesante.Na sjell kujtime te bukura nga jeta feminore.Vite te shkuara,ne vitet 60 mesuesja ime e klases se pare quhej Hiqmete Xhelili.Ruaj kujtimet me te bukura per mesuesen time,te cilen e therrisnim zonjushe.Atehere ajo ka qene rreth 20 vjet ne mos gaboje.ishte e gjate mbi 1.70 cm,me floke te zeza,brunete e lezeteshme.Ishte gjithmoine e qeshur.Buzeqeshja e saj rrezatonte dashuri e miresi,virtyte te ngjizura ne portretin e mesueses sime te pare.Simbas disa te dhenave qe kam mesuese Hiqmetja eshte martuar ne Tirane.Sot ajo duhet te jete rreth te 70-ve.Duke kujtuar bukurine e saj mendoje se edhe sot ne moshen e pleqerise duhet te kete mbetur nje portreti bukur e simpatik.Mbiemri i saj i vajzerise ka qene Xhelili(Hyqmete Xhelili)..
    Do te ndihesha i lumtur sikur te kisha mundesi ta takoja te miren dhe te dashuren mesuesen time te pare Hiqmeten.Jam nga Vlora.Gjithashtu edhe mesuesja ime e dashur!
    Nqse dikush nga miqte forumist e njeh ate ose femijet e saj,njerez te aferm te saj,niper apo mbesa te saj qe rastesisht e lexojne kete mesah timin do t'ju lutesha te pakten te me ndihmonin te pakten te kontaktoja nepermjet telefonit.Nostalgjia e femijerise me mallengjen.E dashuroje ate periudhe te jetes,gjithashrtu dashuroje edhe mesuesin time te dashur! Ishte dora e saj e cila mori doren time me doren e saj dhe me mesoi se si te shkruaja germat e para te gjuhes sone te dashur.Nuk do te harroje kurre e dashur mesuese Hiqmetja! Kush do te ma gjej ate, apo thjesht nje nr telefoni te saj apo te familjes do te jete miku im me i mire!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    RESPEKT,mesueses time kujdestare Leonora Puto.
    Madheshtore ne cdo kuptim te fjalorit shqip.
    Naten.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    ,ne vitet 60 mesuesja ime e klases se pare quhej Hiqmete Xhelili.Ruaj kujtimet me te bukura per mesuesen time,te cilen e therrisnim zonjushe.Atehere ajo ka qene rreth 20 vjet ne mos gaboje.i![/B]
    dhe ti nestrop sqenke i vogel, i paske nja 55-56 rota fadromi.

    Mesuesit e mi kane qene qener te kqinj sme shifnin dot me sy, por dhe un ua nzija jeten, cdo vit ne shtator sa fillonte shkolla me paralajmeronin per perjashtim me qellim te rija urte gjate vitit.

    para nja ca vitesh, nje e afermtja ime me thote per nje mesuesen time (qe me urente dhe e ureja) qe ajo per ty o zeid ka shume respekt, u habita.

    anyhow te shkume te kalume.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Talking

    Pak me i vogel se llogaria jote,por kjo nuk ka lidhje me temen o kavalier i plagosur.Mik i dashur edhe une kam pasur eksperienca te ndryshme ne vitet e mevoneshme,por asnjehere si keto te tuat.kemi jetuar ne nje kohe kur kembes i thuhej dore Silvio.Mesuesit tane ishin njerez si gjithe t etjeret,me te mirat dhe te kqiat e tyre.Femijet e tyre nuk kane qene me te ndryshem nga ne,por emri mesues gjer ne fund te viteve ka qene i shenjte i dashur.te lutem me bje nje krahasim per autoriten i mesuesit sot.Mesuesit jane kthyer ne disa lamasher pa pike autoriteti.E kane kthyer profesionin e nderuar,tamam si profesioni i fshesazhiut te qytetit.
    Nga ata qe thua tregon se ke qene nje djale ''rrugac'',por qe ke pasur krahet te nngrohta.Mos e harro kete fjali te fundit!Tani ne moshen e mbi 50 rrotave te makinave Centauro(ato qe ndertuan HEC-in e Fierzes) nuk i mendon gjerat njesoj dhe nuk ke po ate mendim negativ per mesonjsit e tu.Shumica e te cilve kane qene njerez te nderuar.Kur kryeja sherbimin ushtarak e urreja shume komandanitin tim me te afert.Pse do te pyesesh ti?Sepse nuk me pelqente disiplina.Kur e kam takuar mbas shume viteve me 1996 ne Tirane kisha te tjera pershtypje e takova si mik.Ai nuk me kerkonte asgje me teper se sa ishte rregullorja,por mua nuk me pelqente.Edhe t'i nuk je me me ato mend.Tani je burre i pjekur,je prind mbi te gjitha,ke pergjegjesi per familjen,per femijet e tu,per shoqen e jetes etj.
    TEUROJ GJITHE TE MIRAT SINJOR BERLUSKONI!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Pak me i vogel se llogaria jote,por kjo nuk ka lidhje me temen o kavalier i plagosur.Mik i dashur edhe une kam pasur eksperienca te ndryshme ne vitet e mevoneshme,por asnjehere si keto te tuat.kemi jetuar ne nje kohe kur kembes i thuhej dore Silvio.Mesuesit tane ishin njerez si gjithe t etjeret,me te mirat dhe te kqiat e tyre.Femijet e tyre nuk kane qene me te ndryshem nga ne,por emri mesues gjer ne fund te viteve ka qene i shenjte i dashur.te lutem me bje nje krahasim per autoriten i mesuesit sot.Mesuesit jane kthyer ne disa lamasher pa pike autoriteti.E kane kthyer profesionin e nderuar,tamam si profesioni i fshesazhiut te qytetit.
    Nga ata qe thua tregon se ke qene nje djale ''rrugac'',por qe ke pasur krahet te nngrohta.Mos e harro kete fjali te fundit!Tani ne moshen e mbi 50 rrotave te makinave Centauro(ato qe ndertuan HEC-in e Fierzes) nuk i mendon gjerat njesoj dhe nuk ke po ate mendim negativ per mesonjsit e tu.Shumica e te cilve kane qene njerez te nderuar.Kur kryeja sherbimin ushtarak e urreja shume komandanitin tim me te afert.Pse do te pyesesh ti?Sepse nuk me pelqente disiplina.Kur e kam takuar mbas shume viteve me 1996 ne Tirane kisha te tjera pershtypje e takova si mik.Ai nuk me kerkonte asgje me teper se sa ishte rregullorja,por mua nuk me pelqente.Edhe t'i nuk je me me ato mend.Tani je burre i pjekur,je prind mbi te gjitha,ke pergjegjesi per familjen,per femijet e tu,per shoqen e jetes etj.
    TEUROJ GJITHE TE MIRAT SINJOR BERLUSKONI!
    Sa bukur...!
    Kjo eshte nje nga temat me te vertete qe me shume me kane pelqyer deri sot.
    Kush nga ne nuk ka kujtime nga me te ndryshmet me mesuesit tane ( prind te dyte )qe bashke me ne kane perballuar jeten po ashtu si edhe ne..., me halle e telashe, me varferi dhe frike...
    Ju lutem, mos e lerni te varferohet kjo teme...
    Une edhe per faktin qe jam pak romantik... por edhe pse mesuesit e mi ishin te perkryer ( per s'marit ) kam kujtimet me te bukura..., ketu po te llogarisim faktin qe flasim per disa dhjetevjeçar, pra edhe per nostalgji te viteve te adoleshences ku ishim pa preokupime "serioze"..., por gjithsesi mendoj qe nuk ka person midis nesh ketu, qe mos te kete kujtuar te pakten nje here disa nga edukatoret o mesuesit e tij...
    Ne duhet te mbajme parasysh edhe kohet qe jetuam ku nje mesues me kurajo transmetonte edukate civile dhe jo servile..., ku ne shume raste edhe nuk fitonin ne karrieren e tyre profesionale dhe qe as gezonin rrespektin e merituar nga vet shteti i at'hershem...
    Do ti dedikoja me deshire ate kengen kushtuar mesuesve ( mesues i dashur )
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 26-02-2010 më 08:08

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Mësuesit puthen në sy të nxënësve
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:41
  3. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  4. Abetarja e re, mesuesit duan trajnim!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-10-2005, 00:01
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •