Keni bere nje pune te mrekullueshme,e ndjek here pas here ate emision aq prekes dhe mund te them qe keni bere mrekullira.Aida eshte nje person i veçante dhe teper human dhe e talentuar dhe sigurisht qe edhe ata qe e shoqerojne ne kete emision jane te tille.
Nuk kam asnje verejtje per kete emision,absolutisht asnje!
Do te desha te jepja ndihmen time ne rastet kur keni te beni me persona te humbur ne France ose jashte saj,pasi me profesionin qe kam mund te jap edhe une ndihmen time,persa i perket kerkimit te tyre nga ana penale.
Ps...Aida mos ndryshoje asgje ,eshte e thjeshte dhe popullore dhe ka dashurine dhe respektin e shume njerezve si brenda ashtu dhe jashte vendit.
Respekte Aides dhe ju te gjitheve
Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 03-02-2008 më 09:47
"Carpe Diem"
Emisioni është Shumë I Mirë1
Të Duash Dikë , Coftë Fimija Juaj, Prindërit, Motra , Vllau ... Nuk Mjafton Të Thuash Vetëm Me Fjalë , Por Duhet Vepruar .
Të Kërkosh Një Të Afër Të Humbur është Një Shenjë E Të Treguarit Se Ke Dashuri Për Ata Persona . Kjo Ndodhë Në Emision.
Ju Dëshiroj Punë Të Mbarë , Dhe Të Gjani Sa Më Shumë Njerëz Të Humbur .
Kili
Shqipëria është Gjaku Im Që Nuk Falet!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Bledi
Une ju pergezoj per kete nisme. Emisioni Njerez te Humbur ka nje mision shume te rendesishem i cili duhet t'ju nderoje.
Uroj shume qe te gjeni personat e kerkuar.
Nje sugjerim te vogel:
Do ishte mire sikur fjalimet e gjata te Aides te shkurtoheshin nje cik per te mos sjelle monotonine e degjimit te te njejtit ze ne intervale me te gjata se 5 minuta. Ajo i ben ca njoftime shume te gjate here pas here dhe jogjithmone tingllon kendshem. E di qe dhe natyra e emisionit eshte e atille qe nuk ka nevoje per ndonje ze "te hareshem" por gjithsesi do ishte shume mire (se paku per veshin e shikuesit) qe te kombinoheshin me shpesh zerat brenda asaj studios. Pak Aida, pak te tjeret.
Ju falenderoj shume.
Pune te mbare!
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
urime per emisjonin.e vlersojme shume kte emisjon dhe e ndjekim cdo te shtune .me vjen keq per disa njerez qe marin ne telefon p.sh. per kte djalin nga kosova qe eshte vetem 7 vjec dhe thojne e pam ktu e pam atje apo i dham 2 mije lek apo e pyetem si e ke emrin dhe nuk rreagojne fare ai eshte vetem 7 vjec ate e mer nga dora dhe e con ne rajon dhe ja jep policise eshte gjynah te tallen me fatkeqesine e nje familje si staf jeni te mire dhe vazhdoni keshtu kemi dhe verejtje por po i lejm per heren tjeter
O Hacker djali..
Coj llaf Aides, te humbi ca qille se 2 gjona jane ose ju ekranin e mbani konstant "widescreen" ose Aida po i shton cokollatat dita dites... Pavarsisht nga qellimi emisionit..
Ate websitin e ka bo ai inxhinieri juaj vari k.... Shume amatoreskt. Nuk e dija qe vizion plus kishte ngelur keq per nje web-designer?...
Nejse pergezime per pjesen tjeter te punes..
Jam JETUS jo TREGUS!.
Shum i mire, dhe duhet perkrahur nga gjithe Shqiptaret
Urime për emisionin.
Të jem i sinqertë, nuk e kam ndjekur, dhe se, jo shpesh më bje rasti që te ndjek Tv Shqiptare, por, vetë titulli i emisionit, më lë të kuptoj se është diçka që i vyen shoqërisë shqiptare, kjo, duke ditur dhe faktin se jemi shpërndarë në të katërta anët e botës.
Urime dhe njê herë tjetër.
I kam lexuar me vemendje postimet tuaja dhe e vlersoj shume konsideraten qe keni per emisionin tone. Ju uroj gjithe te mirat!
Rrespekte
Bledi
Respekt per emisionon tuaj....e ndjekim jave per jave...
por te them te drejten Aida thot jave per jave qe kemi shume te reja dhe prap nuk na thot gje po me te vjetra esht...mua kjo gje nuk me pelqen jave per jave si nuk merzitet tu e then ose kur thot kemi shume te reja dhe nuk i thot hic ne rrim deri ne fund te emisionit dhe prap nuk na jep te reja...po dhe nje gje te mire e ka Aida qe njerzve qe behen te bezdishem ne emision ja pret shkurt fare....Per ty Bledi kemi respekt shume te lumt vazhdo ashtu!Vazhdoni keshtu me emisionin dhe ishallah gjehen shume njerze qe kerkohen!!
Edhe nji te fundit me i acarojn nervat ato shqiptare qe marin ne telefon dhe thojn kemi pir caffee ose e kam pare sonte etj..Me vjen shume keq per familiet e atyre qe jan ne studio dhe qajn merziten.Turp te ken ato shqipetaret qe rrejn!!!
Krijoni Kontakt