Pershendetje Eve!
Me kete lloj gjykimi ju nuk mendoheni gjate,por leshoni nje mendim teper te nxituar e fare te papjekur.
Po te argumentoje:
1-Njerzit jane te ndryshem dhe sejcili ka boten e tij.Dikush ka nje fare intelekti e dikush jo.Dikujt ja kane bere aq borxh,sa qe i eshte bere gjithe jeta malore si rruget e komunizmit dikur.Dikujt nena apo babai e kane mallkuar dhe bere lanet nga shtepia.A mund te kene sy e faqe keta prinder te dalin dhe t'i kerkojne me lot ne sy tek emisioni ''njerez te humbur''?Eshte hipokrizi e paster nga ana e tyre.Nqse e ke ndjekur emisionin rregullisht po te kujtoj rastin e nje djali nga Berati i cili ndodhet ne France.Ai ngriti telefonin dhe u pendua te fliste me nenen vetem per shkakun qe aty ndodhej edhe i ati.Nje burre rreth te 65-e me nje kapele te firmes me krokodil.Ose rasti i vajzes 17 vjecare nga Durrsi e cila i tha te jemes ne telefon se cfare shit donte qe e kerkonte ne emisionin e Aides.U duk qarte se cfare nene ishte ajo dhe se si e kish trajtuar femijen e saj.Rast tjeter eshte i vajzes nga Elbasani e cila tashme eshte nene e dy femijve.I ati i kish mohuar asaj dashurine qe kish per burrin me te cilin jeton sot ne Itali.Ai ish treguar kriminel me vajzen e vet.Ajo shkon me pushime ne Elbasan dhe ne familje nuk i bie ndermend te shkoje.Me lini te qete tha ajo!Jam shendosh e mire!Nuk dua t'ju shohe e t'ju takoje!Dalim tek Anglia tani!
A e di ti moj vajze se ketu ne MB komuniteti me i madh jane shqiptare nga pjesa veriore e Shqiperise?A e di se shume prej tyre rrijne te fshehur ketu e nuk ju bie ndermend te shkojne ne Shqiperi apo te behen te gjalle te telefonojne?Psen ta them une.Shume prej tyre jane ne hasmeri apo si i thone ne veri ne gjakmarrje me nje ose dy familje te tjera.Dikush ka vrare dhe tani fshihet si mi ne ishull.Si mund te mbaje kontakte ky person me familjen?A mund te me spiegosh pak?
Po te them edhe kaq se nje grua nga Gorishti i Vlores se bashku me njerin nga djemte eshte paraqitur disa here ne emision per te kerkuar djalin e saj,i cili quhet Altin Zeka,i cili simbas te dhenave te mia vertete ndodhet ketu ne Londer,por nuk deshiron te kontaktoje me familjaret per arsye qe i di ai vet.A e keni veshtruar nenen e tij, e cila vetem skinjet e asnje lot nuk e kam pare te derdhe si dikush qe vertete i digjet xhani per djalin apo vajzen e humbur.Pra arsyet jane nga me te ndryshmet per keto humbje kontaktesh.Do te te keshilloja te mos nxjerresh perfundime te tilla.Ndoshta ka te beje edhe mosha juaj e re!
PS:Shpresoj te me keni kuptuar!
Krijoni Kontakt