Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Halloweeni

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Halloween

    Tregim I Bere Kete Nate

    Halloween

    Sot eshte Halloween, do te vish ? Ishte pyetja qe qarkullonte ne koridoret e gjimnazit X ne pushimin e madh ku te gjithe vitet ngaterohen njeri me tjetrin .Sidomos cunat e viteve te katerta ishin me aktivet e pushimit.dhe me guximtaret neper klasat e ulta ku ishin superior
    Ku do te shkojme ?Pyesnin duke u ledhatuar vajzat dhe ne mendjet e tyra te ndezura per pak msheftesi mendonin per momente idilike qe mund te kalonin ne ndonje pab ne gjysem erresire.
    Ne mbarim te mesimit ishte vendosur qe kjo mbremje te zhvillohej ke Venuja, nje pab I madh me ndricim spektakular.As nje nga gjimnazistat nuk e dinte tamam se nga vinte kjo feste ,shumica e njihnin nga filmat qe kishin pare, ku shumica e tyre ishin filma horror
    Pikerisht maskimi I terhiqte me shume ne kete feste qe e parashikonin me aventura e te pa pritura
    Ne oren 18 rrugeve qe te conin ne pab u pane njerez te veshur me lloje te ndryshme maskash e rrobash qe mbanin ere mall gabi.Djem te veshur si musketiere ,zorro,al kapone ,e personazhe te ndryshem filmash parakaluan te shoqeruar nga shoqet e tyre te veshura edhe ato me ca fustane teper te medhaja si zonja mondane.Shumica kishin vene maska te blera ke dyqanet e kinezeve ,kurse nje pjese kishin varur tyle te erret te nxjere nga sendyqet e gjysheve te tyre..
    Mbremja filloi mbas nje fjalimi te shkurter te drejtorit te shkolles qe nuk u degjua fare nga zhurmat dhe muhabetet e te rinjeve qe tashme ishin grumbulluar sipas klasave .
    Gjemimi I muzikes I shkundi dhe menjehere vendi I kercimit u mbush plot me njerez qe filluan te kercejne duke ngritur duart lart e u perdredhur nen nje ritem qe te dridhete dhe zorret e barkut.Nje tis i lehte pluhuri u ngrit aty duke I bere njerezit me enigmatike me te pa dukshem se c ishin veshur.
    Monda ,nje vajze e vitit te katert ,po mundohesh me kot te njihte te dashurin e saj ne ate vorbull maskash e leckash ,u merzit dhe doli jashte pabit duke menduar qe ai nuk kishte ardhur akoma.Ndezi nje cigare dhe u ul ne nje stol .Roja e pabit e pa dhe I beri shenje mos kishte ndonje problem ,por ajo I qeshi dhe luajti gishtin tregues ne menyre mohuse.
    Kur kishte fikur cigaren e dyte ajo pa ne hyrje te deres se jashteme nje person qe po e shikonte me ngulm.U cua ne kembe dhe ju afrua ;Fredi ti je? I foli personit ne dere .
    Po ,mua me quajne Fredi u pergjigj ai I habitur .
    Uau bertiti ajo ,nuk gjete rroba me te mira nga ato qe ke veshur?
    Jo, une keshtu vishem gjithmone ,foli personi duke dale ne drite .
    Monda shtangu ,personi ishte nje kalimtar I varfer qe per fat kishte emerin e te dashurit te saj .Me fal ,I tha po perse po me shikoje ashtu qe pare?
    Nuk e di ,u pergjigj ai ,por mua me ato robe qe ke veshur mu duke si nje engjell
    Dialogun ja nderpreu thirja e nje djali qe kishte nxjere koken nga dera e pabit
    Monda do hysh brenda apo jo? Ishte Fredi I saj qe po e therriste ,u mendua pak ai asnjehere nuk I kishte se ishte engjell .
    Ku e ke shtepine ?i foli duke u afruar
    Larg shume larg qe ketu ,ja ktheu ai dhe uli koken
    Pime nje caj bashke ?e pyeti ajo duke u habitur me ate kerkese idiote
    Jo ,faleminderit une u kenaqa sot duke pare e folur me nje engjell ,dhe u largua ne erresire sikur I vinte turp per fjalet e thena…….
    31-10-2007
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-10-2007 mė 21:19
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    kjo ishte me te vertete e bukur

    gjetja...e kam fjalen...
    pergezime

    ajzberg je bere me reflektiv kohet e fundit...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ajzberg! Me ke thene qe te pelqen tregimi. Po te them qe tregimin e ke bere ta pelqej edhe une. Ky eshte cast kapercimi nga vetvetja tek lexuesi. Nuk jane komplimenta dhe nuk ja pertoj kritikes, por kete rradhe po e le me kaq, thjesht nga kenaqesia qe ndjeva ne lexim.

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shume bukur ajzberg...
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Urime ajzberg
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i bukur ky tregim si kurse gjith tregimet qe ben ti o Is.. po sikur e ke len pak nonfinito.. kur thon italanėt..
    apo stili keshtu ..

    mo ke ndermend ta vazhdoc ti kte?

    vazhdoje..

    apo ta vazhdoj une tek oxhak lisi..

    si thua..



    lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •