Close
Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 292
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Mire se ju gjeta Gjirokastra ime sympatike.Ju deshiroj gjitha te mirat.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Kisha nje pietje per ju te Gjinokastres.A i lidhni me si dikur 1/2 lekshet(monedhe metalike para vitit 64,me e vogla si 5 lekshi sot e cpuar ne mes per te lidhur fillin) 5 lekshet me fill te bardhe e pastaj ti hidhni nga dritarja ne rruge?
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #153
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Mos me thuaj qe ti rri poshte dritareve te gjirokastriteve me gershere ne dore per te pritur 5 lekshat.
    Po nuk i hedhin me jo. Se nuk ka me penj aq te forte si dikur. Ja,u keput peri....
    -

  4. #154
    .
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    254
    Gjirokastra behu gati!Po vij atje!!!!!!!!!!

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Raqi Paskal, “fenomeni” i rrallë
    i “Sokakut të të marrëve”t.



    Profil



    Jeta e themeluesit të cirkut të Gjirokastrës, pasioni për sportin dhe aventurat.

    Ai erdhi dhe u vendos në “Sokakun e të marrëve” të Gjirokastrës, lagjen “Palorto” dhe shumë shpejt u shndërrua në një ndër eruditët më të shquar të këtij qyteti antik, njeriu më poliedrik i tij, por dhe më gjerë si për të sfiduar krahas egërsisë të natyrës dhe aspekteve të shoqërisë, me plot bëma dhe aventura. Para ca kohe shkrimtari i madh, Ismail Kadare, shkoi në shtëpinë e Raqit të kthyer në një “Luvër” modest ku shkëmbyen dhe batuta.

    Ambienti rrethues i shtëpisë është me mure kështjelle dhe në verë lë përshtypjen e një “xhungle” tropikale, kurse në dimër të një “taige” siberiane, oborri i së cilës shpesh kthehet në arenë cirku ku dhe sot Raqi stërvit brezin e 5-të të fëmijëve për të.

    Fëmijëria

    E pagëzuan Sotir, që sikundër thotë vetë do të thotë “shpëtimtar”, e disa herë u bë i tillë në emër të mbrojtjes së mirësisë së jetës. Qysh fëmijë ka pas “aventura” me maçok, gjarpër dhe një oficer gjerman që e shkelmoi si top, kur iu afrua për një çokollatë. Pas disa vitesh, kur studionte në Tiranë, u njoh me Telat Agollin dhe nisi të ushtronte gjimnastikën, shtangën etj. Në vitin 1962, pas mbarimit të studimeve, e dërguan të punonte si veteriner fillimisht në Përmet ku krijoi dhe grup akrobatësh dhe pastaj për shumicën e kohës në Gjirokastër.

    Familja

    “Dashuria e parë nuk harrohet…” është kënga e dashur e tij që kujton” ishin sytë e një vajzë 15-vjeçare nga Korça, flokëverdhë, e quanin Ana, që e goditi si “harku i Voltës”, por nuk e ndoqi pas në Shkodër. Kështu, në shpirtin dhe zemrën e Sotiraqit, që së fundi e ka amerikanizuar emrin në Raq Paskal, hyri Frida (Ida) gjirokastrite. Pas duelit mes “sulltan Mehmetit” (babait të saj) dhe “shën” Thomait (babai i tij) çoi në rrëmbimin e saj më 16 janar 1958. Historia botërore njeh rrëmbimin e Helenës nga Paridi kurse në Gjirokastër ai i Fridës nga Raqi, që u bënë dhe bashkëpunëtor në cirk. Ajo, ashtu si Beatriçja shoqëroi Danten në parajsë, shoqëroi të dashurin e saj në çdo veprimtari dhe lindën Arturin, Djanën dhe Mikelin që u bënë dhe këta aktorë të cirkut.

    Sportet

    Ai konsiderohet si një “fenomen” i rrallë në botën e sporteve. Ka ushtruar 21 disiplina sportive individuale. Ka dhënë shfaqje në mundjen greko-romake duke elektrizuar sportdashësit gjirokastritë, por dhe në Pallatin e Sportit në Tiranë në Spartakiadën Kombëtare të vitit 1969. Ai ka lënë mbresa në Atletikën e lehtë dhe të rëndë, sportet e ujit, hipizëm, motoçiklizëm, ndërkohë që ka qenë i pari që lëvroi bodybuilding në Gjirokastër. Çuditërisht ai nuk ka thyer rekorde, por ka arritur rekordin si sportist polivalent, ndaj është i “papërsëritshëm”.

    Cirku

    Cirku në tërësi dhe numrat e veçantë që bëjnë aktorët e tij, duke u mbështetur kryesisht në ligjet e fizikës, funksionon si vetë universi ku trupat qiellorë bashkëveprojnë në harmoni. Guximi, intelekti, gjakftohtësia, mprehtësia, sinkronizimi, hipnotizimi, janë të pranishëm për të krijuar emocione, ndoshta më shumë sesa janë të nevojshëm ndonjëherë. Raq Paskali është themeluesi i cirkut të Gjirokastrës, në bërthamën e të cilit ishte “dinastia” Paskal me 10 pjesëmarrës me “perandor” Raqin që për tri dekada i dha qytetit gjallëri duke argëtuar njerëzit në ato vite para 1990-s, të diktaturës proletare që vuanin radhëve dhe për gjërat më elementare. Cirku në fjalë, me disa numra të nivelit botëror, u bë i njohur anembanë vendit tonë. Historia e Gjirokastrës, domosdo një kapitull do ia kushtojë cirkut dhe regjisorit të tij që nxënësit e thirrën “Xhek i Madh”.

    Raqi dhe Vjosa

    Kur ishte vetëm 24 vjeç, bashkë me një mikun e tij, ndërmorën aventurën unikale, duke u nisur me "t'rap" nga ura e Përmetit për të dalë në Adriatik, duke përshkuar Vjosën si për të kërkuar dimensione të reja të lirisë. Pas peripecish dhe aventurash, pas 3 ditësh, arritën në urën e Mifolit ku dikush i ndali, i quajtën diversantë. I çuan në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit, u njoftua edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë…

    Por kjo nuk ishte e vetmja aventurë e tij. Ende sot, ai përmendet për hedhjen nga treni në lëvizje, ku u tronditën shumë pasagjerë të linjës Tiranë–Durrës. Në Përmet, në pyllin e Hotovës, rrëmbeu një këlysh ariu. Në Gjirokastër shpëtoi 15 aksioniste, duke mos lejuar përmbysjen e qerres ku ishin hipur brenda lumit të rrëmbyeshëm.

    Ashtu si karbonet ndahen në grafite dhe diamante, edhe njerëzit metaforikisht ndahen përkatësisht kështu.
    E padyshim Raq Paskal u takon diamanteve se ka bërë “mrekullira”.


    Sokrat Papadhopulli

    26/12/2010

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Kjo Fotografi e Gjirokastres e vitit 1942, eshte botuar sot ne gazeten e perditeshme METRO te Bostonit, qe shoqeron nje artikull ku reklamon Shqiperine (ne veçanti Gjirokastren tone), si nje nga destinacionet me ta mira turistike ne bote per kete vit.

    Interesante eshte se kjo pamje e lagjes Hazmurat, pothuajse eshte nje soj dhe sot e kesaj dite.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Pershendetje dhe nga mua!

    Gjirokastra, Zinxhira, Naim Frasheri! Nje jet kaloi!

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Disa Foto te vjetra te Gjirokastres!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Foto te vjetra te Gjirokastres
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Foto te tjera te vjetra.

Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miresevini ne sofren Korçare.Ju pelqen lakrori me sac?
    Nga pranvera bica në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 279
    Postimi i Fundit: 24-05-2018, 10:51
  2. Mirë se vini në sofrën e Librazhdit!
    Nga Besoja në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 07-11-2012, 07:39
  3. Mirë se vini në sofrën e Ferizaj...
    Nga Roi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 318
    Postimi i Fundit: 20-12-2011, 09:52
  4. mire se vini ne sofren e shkoderloces
    Nga bombona në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1756
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 16:27
  5. Mirë se vini në sofrën e Shkodrës
    Nga goldian në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1019
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 20:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •