Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Gjendet i vrarë 10-vjeçari i zhdukur.

    Femija i zhdukur prej pese ditesh ne qytetin e Peshkopise, eshte gjetur i vrare pasditen e djeshme. Trupi pa jete i Bekim Cengut u gjet ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Sipas hetuesve te ceshtjes, ai eshte perdhunuar dhe me pas eshte mbytur me litar.

    Me trup te permbysur, i masakruar, me fytyre te shqyer dhe i dhunuar seksualisht, kjo ka qene pamja makaber qe kane ndeshur hetuesit kur kane gjetur trupin e pajete te femijes 10-vjecar, Bekim Ylli Cengu, i cili rezultonte i zhdukur qe prej pasdites se dites se marte te kesaj jave. Ka qene ora 14:00 e pasdites se djeshme kur pas kerkimesh te shumta, policia ka mundur te gjeje kufomen e 10-vjecarit Bekim Cengu. Trupi i pajete u zbulua ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cenges. Me sa duket gjithcka korrespondonte me rrefimet e bashkemoshatareve te tij qe kane theksuar se femija ishte rrembyer nga nje i panjohur si dhe oren kur kishte ndodhur ngjarja e rende.

    Femija i pajete u gjet i permbysur 30 metra ne breg te perroit, afer nje vije uji qe kalon per nga lagjja "Kamen". Ne trup mbante te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit, ndersa ne anen e djathte te fytyres, viheshin re shenja gervishtjeje te thelle, heqje mishi. Ekspertiza e kryer nga dy eksperte te Mjekesise Ligjore ne Tirane te ardhur enkas dhe me urgjence per kete ngjarje, kane dale ne konkluzionin se femija ishte mbytur me litar ne fyt, pasi jane gjetur shenja dhune ne qafe. Kjo eshte vertetuar kur 50 metra me lart, afer nje bregoreje, ne ca gemusha jane gjetur nje pale pantallona te vjetra, nje litar i improvizuar me fije ne ngjyre bezhe, litar i cili rezulton te jete perdorur per te mbytur femijen. Po ne ate vend jane gjetur dhe njolla gjaku, si dhe gjurme, ku femija ka bere perpjekje per te shpetuar.

    Veper e nje maniaku seksual

    Ajo qe paten rastin te konstatojne dje ekspertet kriminaliste te uniformave blu, eshte veper makaber e nje monstre, qe, ose mund ta kete genjyer me lajka e ta ndillte afer vetes, ose ta kete marre me force femijen dhe pasi e ka derguar atje, ta kete dhunuar seksualisht dhe me pas ta kete mbytur. Gjithnje sipas hipotezave, monstra ne fjale pasi e ka mbytur e ka derguar ate afer perroit, duke e lene te permbysur dhe pa jete. Po aty jane gjetur gjurme jo vetem te femijes, por dhe te nje personi te dyte qe mendohet te jete autori i krimit. Grupi hetimor i policise, i mbeshtetur dhe nga ekspertet e mjekesise ligjore ka keqyrur vendin e ngjarjes, duke e rindertuar tere skenen e ngjarjes dhe ka bere tere matjet e duhura per te dale ne nje konkluzion te sakte. Me pas eshte bere dhe autopsia e femijes, i cili, sipas eksperteve, del te jete dhunuar seksualisht. Nga tere keto shenja, sipas specialisteve te uniformave blu, personi qe e ka kryer kete krim te pazakonte eshte nje maniak i pashpirt, qe pasi ka kryer dhunimin seksual, e ka vrare dhe masakruar femijen 10-vjecar.

    Koha
    Sui generis

  2. #2
    ca tmerri.. per kta manjake duhet te vendoset demini me vdekje.

  3. #3
    Kushdo qe e ka kryer kete veper makaber , nqs del para gjykates dhe shkon brenda nuk ka per te rrojtur ky eshte fakt !
    Problemi qendron , a do zbulohet ky bir k***e!!?
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    veper makabre,eshte krim te cenosh nje femije te pafaj,e jo me ti marresh jeten.o zot cfare dhimbje duhet te jete duke ndjere nena e vogelushit.kushdo qofshin problemet e prinderve nuk mund te behet drejtesi mbi nje femije.Shteti duhet te beje te pa munduren per gjetjen e krimineleve dhe denimin e tyre.Eshte tmerr te varrosesh nje femije ende te mitur...tmerr.Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes dhe per sensibilizim duhet ta bejme te gjithe.Ju flm
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga Morning star Lexo Postimin
    ca tmerri.. per kta manjake duhet te vendoset demini me vdekje.
    jo ktyre lloj mostrash eshte tja hapesh mishin me gershere dhe tja mbushesh me kripe se po ti varin mbaron historia shume shpejt po kto eshte ti besh te vuajn njehere dhe ne fund tu a presin........se kshtu e meritojne kto ndyrsira qe ka ne rruzullin toksor po ne kohen e xhaxhit nuk ja u mbante ti benin kto shpreh ngushullime per familjen e vogelushit une kam 3 femije dhe nuk e di sikur nje nga femijet e mi ti ndodhte kshtu do beja te pamunderen te gjeja se kush moster e ka bere dhei ziu ai cdo hiqte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tmerr..skam fjal ma..
    populli i peshkopise duhet te cohen ne kembe derisa ta gjejne monstren..
    se aty mes tyre ka qene dhe do ti ket dhene shenjat me kohe.. ky perbindesh..
    dhe te varet ne litar..

    ngushellime familjes.. prinderve e krejt atyre qe jetojn aty prane..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i lumte policise..


    -------------


    Tolerimi i kriminelit Ziza, akt i qartë i bashkëpunimit të institucionit të Prokurorisë dhe gjykatave të korruptuara me krimin


    Nishani: Prokurorët e Sollakut liruan tre herë vrasësin Shpëtim Ziza


    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, denoncoi sërish dje lidhjen e segmenteve të Prokurorisë dhe Gjykatave me elementë dhe grupe të rrezikshme kriminale. Nishani solli fakte tronditëse të pushimit tre herë brenda një viti nga organi i akuzës të çështjeve penale në ngarkim të përbindëshit Shpëtim Ziza, i cili arriti deri në krimin monstruoz të rrëmbimit, dhunimit dhe vrasjes makabre të 10-vjeçarit Bekim Çenga nga qyteti i Peshkopisë. Ministri i Brendshëm informoi Kuvendin se, pikërisht ky kriminel është arrestuar më datën 19 janar të vitit 2006 me akuzën për vjedhje me dhunë dhe me armë të një shtetasi, ngjarje e ndodhur kjo në dhjetor të 2004 dhe që u bë e mundur të zbulohet dhe arrestohet autori në janar 2006. Por, në përfundim të procesit sipas Nishanit, çuditërisht nuk është marrë në përgjegjësi penale dhe është urdhëruar lirimi i tij nga salla. "Është akuzuar pas kësaj ngjarje, përsëri institucionet e shtetit shqiptar, për shkak se kriminelit gjatë një kontrolli iu sekuestruan armë automatike, granata kundërtank, kapsolla, është arrestuar më 9 maj 2006, i është përcjellë organeve të hetimit ky rast, çuditërisht me vendimin nr 33. dt 14.7.2006, përsëri është lënë i lirë dhe është pushuar çështja në ngarkim të tij", bëri të ditur ministri Nishani në fillim të seancës së djeshme të Kuvendit. Ai tha se, pavarësisht veprimeve abuzive të prokurorëve dhe gjykatësve për rastin në fjalë, organet e Policisë së Shtetit nuk kanë rreshtur në ndjekjen e veprimtarisë kriminale të këtij individi të rrezikshëm. Dhe më datën 21 gusht të vitit 2006, sipas ministrit të Brendshëm, shtetasi Shpëtim Ziza është arrestuar përsëri nga Komisariati i Policisë Dibër, i cili e ka akuzuar për kanosje me armë të shtetasit A.N. Flitet përsëri për këtë kriminel të cilësuar nga Prokuroria si "njeri me të meta mendore", por që ka qëlluar me armë në mes të qytetit. Si edhe në dy rastet e mëparshme. Me vendimin nr. 48 dt. 19.10.2006 është lënë i lirë dhe është pushuar çështja penale ndaj tij.

    Pavarësisht implikimit të dukshëm të segmenteve të caktuara të prokurorisë dhe gjykatës, në mbrojtje të elementëve të rrezikshëm kriminale, ministri i Brendshëm shprehu sërish dje në Kuvend vendosmërinë e strukturave të policisë për të fituar betejën me krimin e organizuar. "Ne jemi të vendosur në betejën tonë për të luftuar korrupsionin, për të pastruar ato institucione nga individë që bashkëpunojnë me kriminelët, që me aktivitetin apo mosaktivitetin e tyre sjellin pikërisht rezultatin e këtyre ngjarjeve makabre", tha ministri Nishani.


    Policia, e vendosur në betejën me krimin


    Nga salla e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ftoi dje gjithë deputetët të mbështesim ato institucione që janë përditë në betejë me krimin e organizuar dhe me individë kriminalë. Ndërkohë, Nishani u bëri thirrje segmenteve të caktuara të legjislativit, përfaqësues të së majtës që të heqin dorë nga mbështetja, përkrahja, mbrojtja e individëve dhe segmenteve të veçuar kriminalë dhe të korruptuar brenda Prokurorisë dhe gjykatave. Në këtë mënyrë, duke theksuar angazhimin maksimal të strukturave të policisë, ministri Nishani garanton që jeta e qytetarëve shqiptarë do të bëhet shumë herë më e sigurtë.

    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, siguroi dhe njëherë familjarët e 12-vjeçarit të masakruar nga qyteti i Peshkopisë, se ai personalisht dhe strukturat e dikasterit që drejton ndodhen pranë tyre në këto momente tejet tragjike të humbjes së djalit të tyre. Duke reaguar ndaj atyre deputetëve të PS që tentuan t'i japin ngjyrime politike këtij krimi makabër, që tentuan ta fokusojnë në tërësi përgjegjësinë tek intitucionet shtetërore, ministri Nishani u bëri të qartë atyre, si dhe gjithë opinionit publik se ky rast përbën një akt të qartë të korrupsionit, bashkëpunimit me krimin të institucionit të Prokurorisë dhe gjykatave të korruptuara. Pikërisht pse ka ndodhur kështu, kreu i Ministrisë së Brendshme u shpreh se, Policia e Shtetit ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen padyshim të opinionit shoqëror. Ai u bëri apel deputetëve dhe gjithë opinionit për të mos mbështetur, për të mos mbrojtur, për të mos inkurajuar segmente të korruptuara të prokurorisë dhe të gjykatave, pasi ky rast është tregues pikërisht i këtyre fakteve.

    Halil RAMA





    rd

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Nje krim makaber,qe denimi, sigurisht duhet te jete maksimal.
    Te marresh jeten e nje femije te pafajshem,eshte mekati me i madh qe ekziston.
    Kur do te ndalet kjo dore gjakatare,qe merr jete njerezish te pafajshem?

    Humbja e nje femije nuk mund ta ngushelloje kurre familjen,por gjithesesi duhet te behen shume te forte per te kaperxyer kete fatkeqesi.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Spitali i burgut të Peshkopisë duhej ta kishte izoluar të sëmurin mendor, Shpëtim Zizo”,- pohojnë mjekët e shërbimit të Psikiatrisë në Tiranë. Ndërkohë, të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për shifra alarmante sa i takon përsonave me sëmundje mendore. Madje, nga skizofrenia si forma më e rëndë e sëmundjeve mendore po sipas të dhënave të dikasterit të Shëndetësisë, mendohet të vuajnë rreth 6 mijë persona. “Shteti nuk ka të dokumentuar në mënyrë korrekte numrin e të sëmurëve mendorë, por specialistët mendojnë 0.6 për qind e popullsisë vuajnë nga forma më e rëndë e sëmundjeve mendore që është skizoferenia”, - pohojnë mjekët psikiatër të Tiranës, duke shtuar se fatkeqësisht vihet re se numri i skizofrenëve po vjen gjithnjë në rritje në vendin tonë."
    Shekulli

  10. #10
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Ca te meta mendore, ky njeri eshte pedofil. Une mendoj se ketu duhet te merren para pergjegjesise edhe ata qe e kane liruar kete kafse nga burgu.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Çoviqi pohon se Lirim Jakupi gjendet në Bondsteel
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 19:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •