Jo, mendoj se ka nje keqkuptim te vogel. E theksova me lart qe nuk e kisha fjalen per telenovelat, ose romance novels. E pata fjalen per novelat. Telenoveles i eshte dashur te prese shpikjen e teles per t'u bere ēka ajo eshte.
Novela ka lindur shume me heret. Por, me sa di une, ne shekullin e XX-te, novela amerikane ka qene ne lulezim te plote nga vitet '80. Perfaqesues kane qene te "moēmit" e beatniks. Me vone, ne llojin e noveles u fut dhe u shqua edhe Richard Brautigan. Disa vepra i kane ecur mire e disa me pak. Por ajo ēka i shquan keta eshte qe personazhet jane njerez te rendomte. Nuk ka ngjarje te medha, thjesht gjera te vogla me domethenie per t'u menduar. Nje ēift grindet, nje ēift ndahet por pa e marre vesh mire perse, nje burri i ka ngelur nje qime ne goje dhe kjo ia hedh diten ne ere, ose kemi nje darke ku eshte ftuar fqinji me te shoqen, ose nje nene qe rrit e vetme tre femijet e saj, ose dhe dy shoqe qe njera i ka huazuar ca para tjetres dhe tani ia kerkon, e kesaj nuk i vjen mire, e plot e plot.
Ja keto jane pak a shume novelat amerikane te viteve 70-80. Dhe kane pasur shume sukses. Le te leme menjane Charles Bukowski qe kishte boten e tij te mbushur plot me personazhe "margjinale".
Ne nje tregim te Engjellores, ēfare ndodh ? Po ja, kemi nje ēift qe siē duket, per lexuesin dhe per vete ata, e kane ēuar jeten e tyre dem. Qe nuk jane ne te njejten gjatesi vale. E ē'mund te ndodhe ne kete rast perveē ndarjes ? Eh, jo ndonje gje e madhe, te mos harrojme se jemi ne Shqiperi. Ose ne tregimin tjeter ku tregohen pese minuta nga jeta e nje enderrimtari qe deshiron te shkruaje librin me te madh te kohes. Po, por per ēfare ? Per te bijen e kasapit, ose dhe per farmacisten, te dyja te bukura, shume te bukura. Pastaj nje zhurme frenimi gomash e sjell ne vete. Ne shtepi e pret e shoqja, qe i gatuan fasule, kur bie shi. Eh mire, ai i la endrrat e veta menjane dhe vrapoi tek pjata e tij. Ja, kaq ishte, thjesht nje fragment nga jeta e nje njeriu te rendomte.
Po mjaftohem me kaq. Romance novel's eshte tjeter gje. Te mbushura me lloj-lloj intrigash, ky ndau kete dhe ajo puthi ate, keto romanca, siē thote dhe Fiori, shiten shume por mbahen mend pak. Jane romane qe synojne nje game te perzgjedhur lexuesish : gra rreth 35-45, te ndara apo me nje burre qe nuk e duan dhe aq, me nje pune te mire mireqenie e garantuar, dhe ku qellimi i leximit eshte per ta diskutuar ne ditelindjen e Debbie apo te Jane.
Suksese gjithashtu, per Engjelloren dhe Fiorin dhe Diten (meqe u permend ne postin e mesiperm)
Krijoni Kontakt