“Trofeja”
Ai e tradhetonte ate, me te paren femer, te rradhes, qe i jepej mundesia.
Ajo mund te ishte; prostitute/studente/gabele/artiste e deshtuar/alkoliste/etj.
Edhe pse mbas cdo tradhetie, ai ndjehej me i mjere se me pare, per te ishte e mjaftueshme t’a tradhetonete, te tjerat nuk kishin pike rendesie...
Ai kthehej ne mesnate, hapte me pult porten e viles tre-kateshe, parkonte makinen ne oborr, perkedhelte qenin trupmadh dhe... instiktivisht, hdhte syte ne katin e dyte te nderteses... atje, drita e dhomes se gjumit rrinte gjithmone ndezur .Ajo e priste zgjuar.
Ai kalonte ne dhomen e ndenjejes, nuk i’a hidhte asnjehere syte pjates, kushedi sa here te ri ngrohur dhe... hynte ne dhomen e gjumit...
Nuk e pershendeste fare Ate...
Hiqte rrobat, shtrihej ne krevat dhe i kthente kurrizin, duke i perseritur vetes te njejten fjali; e cila i ishte bere si lutja e pernatshme;“ je nje perbindesh.“
***
Ata ishin martuar disa vite me pare. Per martesen, ajo kishte braktisur karrieren e saj, prej balerina te sukseshme.Ai nuk e kishte degjuar asnjehere te ankohej per kete. Edhe pse e mbyllur ne ate kafaz te bukur, kohet e fundit ajo kishte gjetur nje pasion te ri, kishte ri-gjetur pasionin e saj te hershem per pikturen.
Ata kishin nje dhome ne katin e trete te viles, ende te pa arreduar, te cilen ajo e kishte mbushur me tablo.
Ehe pse rrekej mundimshem, t’i tregonte asaj qe i pelqente ato piktura, ai nuk i kuptonte dot ato tablo te cmendura, pa trajte e forme... vija qe syrit te tij nuk i thoshin asgje.
- Une nuk matem dot me ty ... - i kishte thene nje dite, i pire ai.
- Nuk matem dot me te kaluaren tende, nuk matem dot me te tanishmen. Une nuk e di c’duan te thone keto piktuara te shpifura, me te cilat ke mbushur shtepine.
- Por as nuk dua te te pyes c’duan te thone... jo se kam frike nga pergjigje jote, jo… por ... e di qe une…nuk jam ne ate lartesi...
Pastaj kishte perplasur shishen e pijes ne mur. Ajo ishte trembur ne fillim... pastaj ishte ulur qetesisht te mblidhte copezat e xhamta me fshese.
Qysh pre asaj dite, Ajo kishte filluar t’a priste gjithmone zgjuar…ishte bere me e kujdeshme dhe me e perkushtuar ndaj tij (jo se me pare nuk kishte qene).
Ate mbremje, ai ishte kthyer me heret se zakonisht ne shtepi. Cuditerisht nuk kishte pire.Ishte shfaqur te dera e dhomes se ndenjejes, e kishte perqafuar dhe i kishte treguar nje kuti te vogel te.I kishte blere nje dhurate.Ajo e kishte perqafuar fort... pastaj pertypur, kishte nisur t’i thoshte dicka. Nje mikja e saj, kishte marre disa piktura te saj dhe i kishte ekspozuar pa dijenine e saj ne nje konkurs te rendesishem,. Ne ate konkurs, tabloja e saj kishte fituar cmimin e pare. Ate mbremje behej ceremonia dhe mikja e ngushte i kishte thene qe ajo nuk duhej te mungonte.
- Shko...! – i kishte thene qetesisht ai.
-Ti nuk do vish...?
-Jo, ti e di shume mire... keto lloj ceremonish me perziejne stomakun...
Ajo kishte veshur nje fustan te thjeshte dhe ishte rregulluar pak para pasqyres... Ai e kishte pare me shperfillje, kur kishte dale e veshur ashtu para tij. Ajo e kishte perqafuar e emocionuar, duke i peshperitur: ” Falemnderit... ” prane veshit dhe kishte dale me te shpejte
***
Pak minuta pas ikjes se saj, ai i kishte mbledhur grumbull te gjitha pikturat e saj... dhe u kishte vene zjarrin.
Kishte ndenjur nje cope here duke i pare tek digjeshin ne flaken qe ngjyrosej pameshire... pastaj, i kishte vene zjarrin edhe shtepise…
Pas kesaj kembet e kishin cuar ne pijetoren me te afert. Kishte pire, derisa kamarieret e kishin perzene, pasi kishte filluar te shqetesonte klientet e tjere.
Me kembet qe mezi e mbanin, ai kishte marre rrugen per ne shtepi, ose me sakte per atje nga cfare kishte mbetur nga shtepia...
Era e shkrumbit i shpoi hundet.
Fqinjet flinin te gjithe, ai i perfytyronte te mbledhur aty, duke shuar zjarrin, disa ore me pare.
Nga porta e viles, kishte mbetur vetem pulti.
Instiktivisht ngriti syte lart.
Drite dhomes se gjumit ishte ndezur.
Ai u mpi… i’a vuri fajin pijes, e cila, sic duket po e bente te shihte alucinacione.
Ngjiti shkallet, permes grumbujve te sendeve, te mbledhura pa kujdes
Ajo ishte ulur te pragu me duart kryqezuar ne kraharor.
Mbi nje kuti kartoni te shqyer vende vende; kishe lene trofene... nje kupe te punuar ne argjend...
Ai u ul pertoke si ajo... e pa drejt ne sy... dhe e mbeshtolli ne krahe...
Qane te dy...!
Krijoni Kontakt