Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga wittstar Lexo Postimin
    Pershendetje,
    ...
    Pyeta disa here nje femer gazetare te Top-Channel : jam emigrant, nese vi sot ne mbremje nder spektatoret a do te me jepni te drejten e fjales qofte per nje minute,se kam ca fjale per t'ja thene atij funksionarit te larte ...,te cilin kur isha une student e quanim "fytyre pa gjak",keshtu quanim gjithe afijet e identifikuar te rregjimit komunist nga te cilet ruheshim.

    Ajo gazetarja me siguroi me miresjellje se do te me jepesh fjala.Vajta ne mbremje tek Top Channel,ku behesh show e lire per publikun.Para se te fillonte show pyeta perseri ate gazetaren dhe mora perseri premtim per te drejte mikrofoni.Pastaj pyeta drejtuesin e emisionit Alban Dudushi,duke i thene se per mua ja vlente te rija ne ate show vetem nese do te me premtohesh dhe nje here se do te me jepesh mikrofoni.Alban Dudushi u tregua me i rezervuar se kolegja e tij dhe me tha : do te perpiqem.
    Funksionari i larte ... filloi te flase duke u perpjekur ti mbushe mendjen publikut se gjoja kish qene disident qe ne kohen e qepes gjate rregjimit komunist.Po te me ish dhene mikrofoni do t'i kisha thene: Ti je nje nga ata marioneta qe duhet te largohesh nga skena,sepse ti e di shume mire se kush ke qene.Shtrengo ato parate qe ke bere,dhe hapi rrugen me te rinjve qe nuk kane te kaluaren tende ne raport me rregjimin komunist.Fjala nuk mu dha dhe une nuk e mbajta me veten leshova nje te qeshur me ze te larte kur ai beri nje deklarate te rreme e plot mburrje para kamerave per te kaluaren e tij,ne sallen qe ra ne heshtje te plote.Premtimi nuk u mbajt.Dy rreshtat e pare ishin mbushur me burokrate shqiptare mbase nga instutucioni i tij etj,qe e zaptuan mikrofonin deri ne fund si ne kohrat e dikurshme.Per mua kjo qe nje shok kulturor,sepse une si emigrant kisha ndjekur vazhdimisht emisionet Fiksfare dhe disa nga Portokalli,dhe nga Top Shows ku te lihet pershtypja se tek Top Channel kushdo mund te gezoje lirine e fjales spontanisht.
    Qe nje zhgenjim i forte per mua,por e mblodha veten.Perdora mjete te tjera per te shprehur mendimin tim per funksionarin.Sa here qe ai fliste une ngrija lart nje karton te kuq qe e kisha mare per ate qellim me vete.Me vone reflektova ne qetesi dhe mendova se nuk kisha arsye te zhgenjehesha pasi kjo gje ndodh edhe ne media te vendeve me eksperience me te madhe demokratike e me instutucione me solide se sa demokracia e brishte shqiptare.
    Pasi i kam thene te gjitha keto,pavaresisht nga kjo eksperience,per te cilen nuk mund te fajesohet as Albani i rezervuar ne premtim dhe as ajo gazetarja(Nje telefonate nga lart,pour raison d'etat,dhe gazetari eshte i detyruar te veproje ne ate menyre,gje qe sic thashe ndodh edhe ne media demokracirash me solide se Shqiperia.)dua te theksoj se Top Channel mbetet avangard e proceseve demokratizuese te instutucioneve ne Shqiperi.
    Kur ti akuzon Top Channel per politike mediatike pro serbe apo pro greke,kuptohet se ti nuk i ke ndjekur fare emisionet e ketij stacioni televiziv,i cili ka demaskuar vazhdimisht racizmin ndaj shqiptareve ne Greqi,abuzimet seksuale te minoreve shqiptare nga prifterinjte greke ne Shqiperi,etj.Ne qofte se Top Channel akuzon ofiqtar shqiptar per abuzime ne projekte ndertimi sic eshte rruga qe do te lidhte Shqiperine me trojet shqiptare ne Kosove,fjalen e fundit e ka drejtesia.Do te gezoheshim sikur nje hetim objektiv i pavarur te provonte korrektesine e ministrit qe akuzohet per abuzime ne ate projekt,por edhe ne ate rast nuk mund te shash gazetaret per provokim te atij hetimi te pavarur,i cili sot per sot mbetet nje pamundesi.
    Si mund te shkruash keshtu per gazetaret e Top Channel kur ata me nje guxim qe meriton respekt te vecante demaskojne vazhdimisht korrupsionin dhe genjeshtrat e ofiqtareve duke vene edhe jeten e tyre ne rrezik.Shih Fiksfare me me vemendje dhe do te shohesh se Saimir Kodra dhe Genti Pjetri pra nepermjet tyre e gjithe redaksia e atij emisioni demonstron nje nivel te larte ndergjegjeje gazetareske duke qene shume te kujdesshem e shume te ekuilibruar ne demaskimin e ofiqtareve te korruptuar apo abuzuesve te tjere.Po kjo maturi dhe ky seriozitet shihet edhe ne emisionet e tyre te lajmeve sic kam mundur t'i shoh deri disa muaj me pare.

    Une dhe pjesetare te familjes time kemi shume respekt per Alban Dudushin,Saimir Kodren,Genti Pjetrin(Doktori).

    .................................................. ..............................

    The day you write to please everyone you no longer are in journalism.You are in show business!- Frank Miller Jr.

    Ti paske menduar se ata jane aty per te demaskuar korrupcionin; per t'i dhene fuqi fjales se lire; per te nxjerrur te palarat?!

    Po ti or zoteri pikerisht me kete naivitet femiu paske arritur ta privosh veten nga "fjala e lire" tek Topi. Ti duke menduar se po i beje vetes sherbim, i ke kerkuar asaj laros fjalen, deri sa je bere edhe i merzitshem me argumentin se "ke per t'ia thene kete e ate". "Se une di kete dhe ate" dhe se ata pasi t'i degjojne ato budallaqe, memzi do te presin te ta japin mikrofonin...

    Ja, kaq mend paske per te gjykuar ne lidhje me shkrimet ne kete teme!

    Po te dije gje do ta fitoje "te drejten" e fjales ne ate emision. Por me aq sa ke kuptuar ti per ate qerdhe gjarperinjesh, (qe me hipokrizine e tyre dhe autoreklamen e ster tepruar pro-vetes, ta kane bere koken dushk me gogla dhe s'arrine te kuptosh gje nga veprat dhe veprimet e tyre meskine), ne vend se ti hapesh fjales tende rruge ti i ke vene dryrin vendimtar. ne vend se ta mbyllje gojen dhe ta kerkosh mikrofonin ne heshtje dhe me dinjitet ata me dinakeri nuk t'i shuan shpresat deri ne fund te emisionit.

    E kur eshte fjala per rrugen, -te lutem...!
    Mos fol gjepura.
    cit.:
    "Do te gezoheshim sikur nje hetim objektiv i pavarur te provonte korrektesine e ministrit qe akuzohet per abuzime ne ate projekt,por edhe ne ate rast nuk mund te shash gazetaret per provokim te atij hetimi te pavarur,i cili sot per sot mbetet nje pamundesi."

    Llam llam llam llam...
    C'logjike eshte kjo or ti: I FAJSHEM DERI SA TE PROVOHET SE ESHTE I PAFAJSHEM?

    Kjo eshte idiotesi, me te cilen te ka infektuar Top channel zoteri.

    shiko cfare ke bere:
    cit.:
    "Pastaj pyeta drejtuesin e emisionit Alban Dudushi,duke i thene se per mua ja vlente te rija ne ate show vetem nese do te me premtohesh dhe nje here se do te me jepesh mikrofoni."

    Shihe sa naiv je:
    "Top Shows ku te lihet pershtypja se tek Top Channel kushdo mund te gezoje lirine e fjales spontanisht."

    Dhe prap na llafos se TOP eshte nxites i demokracise dhe fjales se lire. Ke ngrene ndonjehere Manchmellow? I tille eshte TOP-i. Nga jashte te duket se pale cfare embelsire qenka, kur e shijon nga brenda, -s'ka tjeter, shkume nga e bardha e vees, nje flete e brumi te lire perfundi dhe nje cipe te holle cokolate si mbulese dhe kaq. Asgje fare.

    Ndersa ti zoteri, ti qenke shumefish me i keq se TOP-i.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Une e ndoqa ate emision...dhe te them te drejten nuk me pelqeu drejtimi qe i dha Dudushi...

    Mendimi im (qofsha gabim) eshte se emisioni mori rrjedhe te gabuar, jo prej shkaqeve te mesiperme,
    por prej gjykimit tejet siperfaqesor, te zoterise ne fjale (kjo ndoshta edhe per shkak te minutave qe po mbaronin)
    Albani me duket djale i formuar, por shpesh here tregohet shume siperfaqesor ne gjykime...

    Gjeja qe nuk me pelqeu me shume, ishte casti kur disa djem nga forumet qe ishin ftuar aty, ndersa perpiqeshin t'a conin biseden ne rrjedhene duhur, ai u'a nderpeu fjalen, sepse duhej te lexonte mbylljen (te cilen e kishte gati qe me pare), mbyllje qe cuditerisht tingelloi pa lidhje, sepse ishte direkt mbas fjales e atyre djemve inteligjente qe ishin ftuar aty
    ai tha;
    (dicka e tille nuk me kujtohet mire)
    Ndersa vendosen fatet e Shqiperise, te rinjte e atdheut tone te dashur, harxhojne kohe forumeve!!!!
    Me kete thenie ai perjashtoi te gjithe emigrantet, te cilet forumet, i kane pike referimi, nje mjet afrimi qe i bashkon me Shqiperine.
    Me duket se forumet ai i ngateron me chatin.
    Ndoshta dhe gabohem ne gjykimin tim por kjo ishte thjesht pershtypja ime.

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mos debatojme si komunistet e fanatiket e tjere!

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Ti paske menduar se ata jane aty per te demaskuar korrupcionin; per t'i dhene fuqi fjales se lire; per te nxjerrur te palarat?!
    Po ti or zoteri pikerisht me kete naivitet femiu paske arritur ta privosh veten nga "fjala e lire" tek Topi. Ti duke menduar se po i beje vetes sherbim, i ke kerkuar asaj laros fjalen, deri sa je bere edhe i merzitshem me argumentin se "ke per t'ia thene kete e ate". "Se une di kete dhe ate" dhe se ata pasi t'i degjojne ato budallaqe, memzi do te presin te ta japin mikrofonin...
    Ja, kaq mend paske per te gjykuar ne lidhje me shkrimet ne kete teme!
    Po te dije gje do ta fitoje "te drejten" e fjales ne ate emision. Por me aq sa ke kuptuar ti per ate qerdhe gjarperinjesh, (qe me hipokrizine e tyre dhe autoreklamen e ster tepruar pro-vetes, ta kane bere koken dushk me gogla dhe s'arrine te kuptosh gje nga veprat dhe veprimet e tyre meskine), ne vend se ti hapesh fjales tende rruge ti i ke vene dryrin vendimtar. ne vend se ta mbyllje gojen dhe ta kerkosh mikrofonin ne heshtje dhe me dinjitet ata me dinakeri nuk t'i shuan shpresat deri ne fund te emisionit.

    Mos fol gjepura....
    Llam llam llam llam...
    C'logjike eshte kjo or ti: I FAJSHEM DERI SA TE PROVOHET SE ESHTE I PAFAJSHEM?
    Kjo eshte idiotesi, me te cilen te ka infektuar Top channel zoteri.

    Ndersa ti zoteri, ti qenke shumefish me i keq se TOP-i.

    ...That was Marx the anarchist
    The teacher of all the communists
    A genius for sure but not of debate
    He would rather wish you were the late
    That was his sense of the dispute
    When they told him that's no good
    He said that's how I get at the root...- Author-Wittstar

    Pershendetje,

    Qetesohu Mister Baptist.Ti me siguri nuk je komunist,mos debato si komunistet qe jane aq te bindur paraprakisht se cdo gje qe thone eshe absolutisht e vertete e e drejte,saqe qe ne fjalin e pare synojne te te nxjerrin ne knockout,dhe mundesisht t'a katandisin kundershtarin qe te vijne ta marin me tezga.
    Te bej thirrje per nje kulture te debatit.Ne nje debat te zakonshem apo filozofik duhet te futesh gjithmone me mendje te hapur i gatshem qe neqoftese oponenti servir argumenta bindese te ndrosh mendimet me te cilat je futur ne debat.Rrezistence ndaj kesaj fryme te debatuari bejne fanatiket,njerrez qe jane aq te fiksuar ne bindjet e tyre,kryesisht vete-sugjestionuese,saqe cfaredo qe t'u thuash nuk pranojne asnje argument.Debate te tilla mund te kene vlere shkarkuese por nuk perbejne shkembim mendimesh.

    Te kthehemi tek vete tema.

    Ajo gazetarja nuk ishte laro por nje vajze e qeshur me manierat e nje femre te emancipuar.Dhe ne qofte se nuk e mbajti dot fjalen nuk eshte faji i saj.

    Policia dhe Jezuitet kane virtutin qe te mos heqin kurre dore as nga armiqte e tyre as nga miqte e tyre*.Dua te them se po ke rene ne sy te nje qeverie deri ne ate mase sa te te kundervihen apo te te zbojne nga vendi,eshte naivitet te mendosh se mund te futesh perseri ne ate vend,(qofte ky edhe atdheu yt,) pa u vezhguar,aq me teper po j'u afrove mediave.Shume gjera kane ndryshuar ne Shqiperi,dhe kur shkon atje si emigrant nuk te nget njeri me per ceshtje politike,(Te pakten sa here kam vajtur une ne Shqiperi nuk me ka rene ne qafe njeri) por do ishte naivitet te mendoje se nuk vezhgohesh.Ujku qimen e nderron por zakonin s'e haron.Dhe ujku ne kete kontekst eshte cdo shtet i ketij rruzulli.Qeverite ngrihen e bien por ca gjera mbeten.
    Est-ce qu'on me prend pour un polichinelle,a dire blanc et a dire noir!*Dua te them se flisja une paraprakisht me gazetare apo nuk flisja deri sa kisha vajtur ne ate show edhe sikur mos te kisha shprehur deshiren time tek gazetaret per te mare mikrofonin,ata qe meren me keto pune e dine se kush je ti,e cfare eksperience ke patur me te kaluaren me ate funskionarin e me cdo njeri tjeter ne ate vend,sepse per kete pune jane arshivat.Ngrihen e bien qeverite por ata qe vijne prapa nuk jane leshko por shfrytezojne cdo te dhene qe ju ka lene e kaluara.Edhe sikur arshivat te ishin zhdukur(kujt ja thua) jane po ata njerrez.Polici tek dera e Top Channel ishte nje ish sigurims qe si fytyre e njihja shume mire,nga ata kalecet e Tiranes se Re,dhe i cili nga ana e tij nuk bente asnje perpjekje ne mimiken e tij t'a fshihte faktin se me njihte " e me njihte mire".Kete nuk e them per kritike,se dhe ai diku do haje buke,po mos ish tek Top Channel do ish ne ndonje instutucion tjeter,muze arti,stadium etj.
    E ata qe meren me ato pune nuk presin qe ti ti verbalizosh programet e tua por marin masa ne qofte se e shohin te nevojshme,psh kur ti shkon te nje show si ajo ne Top Channel,urte e bute pa rene ne sy te gazetareve,psh duke derguar ne show nje dyzine burokratesh.
    Pra gazetaret nuk kane asnje faj ne kete rast.
    Sa per Top Channel si instutucion nuk kam c'te them me se u shpreha ketu me lart,dhe i mbahem asaj qe kam thene.
    Sa per ate ministrin e projektit te rruges Shqiperi-Kosove,kemi te njejtin mendim,ai eshte i pafajshem sa kohe qe drejtesia nuk ka provuar te kunderten,por po e perseris gazetaret kane te drejte te bejne kerkimet e tyre dhe t'i publikojne ato,dhe ne qofte se ata akuzojne kjo nuk ndryshon asnje presje tek kjo qe thame me lart: Cdo njeri eshte i pafajshem sa kohe qe nje instutucion legjitim juridik nuk ka provuar te kunderten.

    .................................................. .............

    *.1.Fjale nga H.d.Balzak.Origjinali fr:"La Police et les Jesuites ont la vertu de ne jamais abandonner ni leurs ennemis ni leurs amis".
    *.2.Shprehje nga E.Zola-shqip:"Mos me mer per karragjoz,qe sheh vetem bardh e zi?".
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 07-11-2007 më 23:49

  4. #34

    Nuk e kam luksin te te rindreq trurin. Cdo argument qe dhe per pozicionimin tend rri ne kundershtim te plote, sic e di edhe vet, me ate qe deshiron te mbrosh.

    Perpos asaj qe gjithe jeten paske qene armik i vetes, nderkohe paske kultivuar edhe prirjen qe t'i asistosh edhe armiqte e tu ne kete drejtim. Kjo konstatohet lehtesisht nga mbrojtja qe po ua ben atyre qe te poshteruan pa hezitim dhe te detyruan te silleshe ne menyre aq te pa kulturuar dhe te marre per shume teleshikues, pa perjashimin e mysafireve tjere ne studio, -se thjeshte ta bene nje te padrejte.

    Mes tjerash vuake edhe nga kompleksi i madheshtise!
    cit.:
    "ata qe meren me keto pune e dine se kush je ti,e cfare eksperience ke patur me te kaluaren me ate funskionarin ...sepse per kete pune jane arshivat "
    Dmth per ty enkas u desh te hapeshin arkivat?
    -Argumenti yt thote se TOP channel merret me keso gjerash te pista, dhe te gjithe mysafiret e emisioneve "te hapura" si ky, i kalojne permes dosjeve te ish Sigurimit dhe sigurimcave, qe sipas teje, tani qe xhaxhi nuk eshte me, -i ka rekrutuar TOP-i.

    E sakte!

    Afersisht kete po e thoja edhe une per kete qerdhe gjarperinjesh por jo me kaq aparence.
    Keshtu, keta ish punetore te sigurimit, posa te pane ty, informuan lart e poshte se nuk je i pershtatshem per fjale te lire. Qe do te thote se: -aty nuk ka fjale te lire! Ka fjale te cilat ata i lirojne me paramemndim dhe motiv te qarte te propagandistikes politike nga e cila marrin direktivat. Pra nuk ka fjale te lire te TOP-i, ato ato vetem stolisen ashtu.

    Zoteri, nuk e di a po e kupton, por cdo "argument" qe ke sjellur flet kunder TOP-it? Ti e the ne menyre shume te hapur dhe naive por ky argument i yti shkon drejt se vertetes objektivite dhe te pakundershtueshme, qe ti dhe shumkush si ti, e mohoni verberisht. Gjersa e verteta po ua ka fute gishterinjte ne sy cdo dite, kurse ju kot,- nuk e shihni se nuk e shihni!
    cit.:
    "Polici tek dera e Top Channel ishte nje ish sigurims qe si fytyre e njihja shume mire,nga ata kalecet e Tiranes se Re,dhe i cili nga ana e tij nuk bente asnje perpjekje ne mimiken e tij t'a fshihte faktin se me njihte " e me njihte mire"."
    Ja qe kete nuk e kam ditur. Bile as qe do te me shkonte ndermend nje mundesi e tille. -Kjo eshte e papare!
    E para, askush nuk ka te drejte te punesoje ne firmen e tij private police shteteror.
    E dyta, per krye-kreje kesaj, athua nuk pat TOP-i ndonje zgjidhje tjeter per sigurimin e rendit dhe hapesirave, perpos punesimit te spiujve cnjerezor te totalitarizmit me te eger qe njeh bota?!!

    Ti thua se do te punesoheshin diku tjeter. E po sigurisht qe do te punesoheshin, -por jo ne nje Shtepi Televizive, or i ndritur.

    Nuk e di a e kupton qe vertete nuk kam aq luks per te te replikar ty, -kjo eshte humbje kohe. Miratimi i marrezise nuk mund te quhet veprim i "mendjes se hapur", zoteri. -Ajo vazhdon te quhet idiotesi, poshtersi e tradheti, kunder vetes, njerzimit e shoqerise per aq kohe qe te mbijetoje arsyeja njerezore. Prandaj, mungojne predispozitat primare qe une apo kushdo tjeter te jete "mendjehapur" ndaj dikujt qe nuk ka fare.

    Ti atyre u jep edhe te drejen e gjykates, ligjit e drejtesise shteterore. Dhe kujte? Krimineleve! Nuk ka te drejte nje televizion qe ne cdo dite e shohim ne televizor te na ngreje padi dhe te shqiptoje fajesine e njerezve, kushdoqofshin ata pa e bere kete gjykata. Keto jane vepra kunderligjore. Dhe seshpejti sa te mesojne qytetaret ate qe verte quhet demokraci empirike, do te ngrejne padi nga ato qe sot nuk di as t'i mendoje. Por ajo dite po vjen me shpejtesi...

    Prite buzeqeshur.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mos hidhni balte sigurimsash mbi brezin e ri!

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Nuk e kam luksin te te rindreq trurin.Perpos asaj qe gjithe jeten paske qene armik i vetes, nderkohe paske kultivuar edhe prirjen qe t'i asistosh edhe armiqte e tu ne kete drejtim. Kjo konstatohet lehtesisht nga mbrojtja qe po ua ben atyre qe te poshteruan pa hezitim dhe te detyruan te silleshe ne menyre aq te pa kulturuar dhe te marre per shume teleshikues, pa perjashimin e mysafireve tjere ne studio, -se thjeshte ta bene nje te padrejte.

    Mes tjerash vuake edhe nga kompleksi i madheshtise!
    cit.:
    "ata qe meren me keto pune e dine se kush je ti,e cfare eksperience ke patur me te kaluaren me ate funskionarin ...sepse per kete pune jane arshivat "
    Dmth per ty enkas u desh te hapeshin arkivat?
    -Argumenti yt thote se TOP channel merret me keso gjerash te pista, dhe te gjithe mysafiret e emisioneve "te hapura" si ky, i kalojne permes dosjeve te ish Sigurimit dhe sigurimcave, qe sipas teje, tani qe xhaxhi nuk eshte me, -i ka rekrutuar TOP-i.

    E sakte!

    Zoteri, nuk e di a po e kupton, por cdo "argument" qe ke sjellur flet kunder TOP-it? Ti e the ne menyre shume te hapur dhe naive por ky argument i yti shkon drejt se vertetes objektive dhe te pakundershtueshme, qe ti dhe shumkush si ti, e mohoni verberisht. Gjersa e verteta po ua ka fute gishterinjte ne sy cdo dite, kurse ju kot,- nuk e shihni se nuk e shihni!
    cit.:
    "Polici tek dera e Top Channel ishte nje ish sigurims qe si fytyre e njihja shume mire,nga ata kalecet e Tiranes se Re,dhe i cili nga ana e tij nuk bente asnje perpjekje ne mimiken e tij t'a fshihte faktin se me njihte " e me njihte mire"."
    Ja qe kete nuk e kam ditur. Bile as qe do te me shkonte ndermend nje mundesi e tille. -Kjo eshte e papare!
    E para, askush nuk ka te drejte te punesoje ne firmen e tij private police shteteror.
    E dyta, per krye-kreje kesaj, athua nuk pat TOP-i ndonje zgjidhje tjeter per sigurimin e rendit dhe hapesirave, perpos punesimit te spiujve cnjerezor te totalitarizmit me te eger qe njeh bota?!!
    Ti thua se do te punesoheshin diku tjeter. E po sigurisht qe do te punesoheshin, -por jo ne nje Shtepi Televizive, or i ndritur.
    Nuk e di a e kupton qe vertete nuk kam aq luks per te te replikar ty, -kjo eshte humbje kohe. Miratimi i marrezise nuk mund te quhet veprim i "mendjes se hapur", zoteri. -Ajo vazhdon te quhet idiotesi, poshtersi e tradheti, kunder vetes, njerzimit e shoqerise per aq kohe qe te mbijetoje arsyeja njerezore. Prandaj, mungojne predispozitat primare qe une apo kushdo tjeter te jete "mendjehapur" ndaj dikujt qe nuk ka fare.

    Ti atyre u jep edhe te drejten e gjykates, ligjit e drejtesise shteterore. Dhe kujte? Krimineleve! Nuk ka te drejte nje televizion qe ne cdo dite e shohim ne televizor te na ngreje padi dhe te shqiptoje fajesine e njerezve, kushdoqofshin ata pa e bere kete gjykata. Keto jane vepra kunderligjore.
    Prite buzeqeshur.
    Ok qetesohu Mister Baptist edhe mos e rendo veten kaq shume.
    Askush nuk kerkon nga ty te ndreqesh trurin e forumistave.Per kete fraze pergjigja: Jo cdo njeri qe mendon ndryshe nga ty eshte necessarily nje tru qe duhet ndrequr.Po te luanin te gjithe rolin e neurokirurgut dhe t'i zevendesonin argumentet e tyre me operacione truri specia njerrezore do rrezikohesh se tepermi,dhe nje nderhyrje e tille ne trurin e oponentit,meqe bie fjala,do te ishte kundra ligjit.Me miliona njerrez debatojne dite e nate por rralle ndodh qe ndonjeri prej tyre te vendose t'i ndroje mendjen te tjereve me nderhyrje kirurgjikale ne tru.
    Se nga e nxore kete qe Wittstar qenka armik i vetvetes nje Zot e di,se nepermjet arsyes nuk ka mundesi te kesh arritur ne nje konkluzion te tille.Me kete ul besueshmerine e komenteve te tua sepse duket qe te pakten heraheres nxiton ne konkluzionet e tua dhe ja vesh kot fare pa e njohur as individin as biografine e tij.
    Une nuk e ndieva veten te fyer,dhe meqe flet per padrejtesi kam hequr ne kurriz padrejtesi aq te medhaja ne vendin tim dhe ketu ku jam sa qe gjera te atilla si ai privimi nga nje mikrofon i premtuar tek nje stacion televiziv vetem me gudulisin.
    Nuk kam pershtypjen se duke shprehur bindjen se cdo njeri qe eshte perzene nga vendi i tij kur kthehet si vizitor nuk eshte jashte vemendjes se atij shteti,te kem shprehur ndonje ide delirante.
    Kete gje do ta thone ty shume emigrante nga vende te ndryshme qe jane detyruar te largohen nga vendi i tyre nden presion policor.Pra eshte nje fakt.Dhe per kete nuk ka nevoje te hapen arshivat sa here emigranti shkon ne Shqiperi.Jemi ne kohen e kompjuterit.Nje shenim i vogel ne kompjuter dhe sapo ti zbret ne Rinas je ne fokus.Nuk mund te them me siguri absolute nese kjo gje eshte ende e vertete gjithmone ne rastin tim,por une desha te te them nje te vertete duke u nisur nga rasti konkret per te pergjithesuar per nje kategori te caktuar emigrantesh.Ne ate kategori mund te perfshihesh edhe po je ndonje biznesmen i suksesshem ne vendin ku ke emigruar,dhe po e perseris kete mekat e bejne te gjithe e jo me shtetet e vogla.
    Lexoji me vemendje debatuesit.Une e theksova qe jam i bindur se masa te tilla(psh per t'i prere mundesi nje emigranti x qe te shprehet para kamerave mbi nje funksionar) meren me siguri pa dijenine e gazetareve te cilet ne keto raste anashkalohen,dhe problemi zgjidhet pa u rene ne sy fare(psh duke derguar nje dyzine burokratesh ne rreshtat e para te Top Show.) Po t'a perseris se masa te tilla organizative ne media nuk aplikohen vetem ne demokraci te brishta si Shqiperia por edhe ne demokraci me solide.Po te krijosh nje eksperience konfrontimi te pakten me nje shtet,keto prapaskena i mer for granted,dhe te duket kalamallek kur tjetri vazhdon e diskuton akoma per keto gjera.
    Po eshte e vertete,kur behen lodra te tille eshte gjithmone nje njeri i brendshem me potence qe i ben ato te mundura.Ai mer nje telefonate dhe jep nje urdher te gazetaret.Kaq i thjeshte eshte muhabeti,dhe mbase as atij bosit-njeriut te brendshem,gazetarit jo e jo,nuk i thuhet mos i jep mikrofonin atij emigrantit por mund t'i thuhet: jepi prioritet absolut personave zyrtare ne salle,duke e pat bere lapsin qe kur Alban Dudushi do zbatoje ate urdher nuk mbetet vend per emigrantin.C'faj kane gazetaret ne kete mes? Vetem ti e di,se per mua ata mbeten te paster si engell.
    Ta zeme se ti punon kasap ne nje dyqan mishi.Te thote shefi hidhi keto salcat mishit sot se keshtu e dun kjo dore klientesh.Ti do ta besh,edhe pse ndoshta ato salcat qe te ka dhene shefi per t'ja hedhur mishit mund te kene funksion t'a ven bleresin ne gjume.Le te ankohet bleresi sa te doje ti je i pafajshem para cdo gjykate dhe para Perendise sepse ti nuk di gje dhe maredhenjet e punes kerkojne shpesh zbatim te verber urdhri.Konkluzioni nuk mund te themi se gjoja "Top Channel" meret me punera te pista.
    Tjetrin gjykoje nga puna e perditshme dhe jo nga keto raste te rralla.
    A mos ke ndonje inat personal me Top Channel.
    Nuk ke asnje te drejte te akuzosh Top Channel si "fole sigurimsash" vetem se ai polici tek dera dikur i perkiste atij instutucioni torturash.Mbase ai punonte tek ndertesa e Top Showt si punonjes i nje firme private sigurimesh,une nuk jam ne gjendje t'a precizoj kete gje.
    Ti nuk mund te besh fajtor Top Channel pse firma private i ka cuar tek dera nje ish-sigurims.
    Ti madje nuk mund te kritikosh as firmen private per marje ne pune te nje ish-sigurimsi.
    Une kam bere nje kolegj kompjuterash ketu ne Gjermani dhe cdo dite paradite e mbasedite me duhesh te shihja "nje fytyre pa gjak" nga ata qe kishin bere shkollen e sigurimit ne Sauk ne Shqiperi dhe qe ishin derguar me mision ketu ne 1990 mes shqiptareve te 2 korrikut.Cfare kujton ti?Per mua ishte shume traumatizuese te shihja ate fytyre tre here ne dite para buke e pas buke.Por firma e sigurimeve gjermane nuk do me ja dite.Perkundrazi nder shume punonjes gjermane atij shqiptarit ish-sigurims i besohesh kontrolli i kompjuterave ne fund te dites.Midis mijera mafiozeve dhe qytetareve me te kaluar te paidentifikuar,firma private mer menjehere ne pune ate ish-sigurimsin sapo mer vesh se ai njeri ka punuar per ato instutucione.Une di dy ish-sigurimsa ketu qe jane rregulluar per bukuri neper firma gjermane sigurimesh vetem e vetem per shkak te kaluares se tyre.Ajo qe para Perendise i rendon ata njerrez praktikisht ketu ju ka hapur rruge lulezimi ekonomik.Dhe ti don te quash Top Channel "fole sigurimsash" vetem se une pashe nje ish-sigurims tek dera e Top Channel?.Ej mister kur ron ti prapa botes.Ne nje vend si yni ku thuhet se shumica e parlamentareve jane ish-sigurimsa ti i lejon vetes lluksin te pretendosh qe ish-sigurimsat e tjere te lihen pa pune?.Kjo do te ishte nje katastrofe ekonomike per sistemet sociale te Shqiperise sepse sic e dime deri para 1990 te pakten nje nder tre shqiptare ish nga ajo dere.
    E ndersa shteti ku jam une ketu,Gjermania me nderoi me ish-sigurims si security officer atje ku une studjoja computer science si invalid me ptss ne moshen 43 vjec,Top Channel,ata djeme e vajza te reja,te guximshem qe ti do t'i njollosesh me balten e sigurimsave kane demaskuar here pase here,sa here kane mundur oficere te sigurimit shqiptar qe e kane mbushur kupen.
    Shembull.Kur une isha ne Shqiperi my next door colleague ish nje spiun i ndyre nga Vlora qe bente cdo gje per te me nxire jeten atje ku punoja.Ai ish pjesetar i nje klani me lidhje te fuqishme sigurimsash nga Vlora i cili kish studjuar jashte shtetit,i perkedhelur i fatit.
    Gjate gjithe karieres se tij para dhe pas 90-es ai bente ligjin.Pas ktheses ai u be Drejtor ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise dhe vazhdonte zanatin si ne kohen e diktatures,duke praktikuar nder te tjera sexual harrasment kundra kolegeve te reja qe kishin studjuar ne Unviersitete Perendimore,nje forme kjo flagrante e revanshit te sigurimsave ndaj brezit te ri.
    Asnje individ nga strukturat e te pushteteshmeve te Shqiperise nuk u ngrit te perzeje ate dhe te tjere si ai nga instutucionet e reja te Shqiperise.Top Channel e gozhdoi me presh ne dore,para kamerave kur ai kerkonte te poshteronte seksualisht vartesen e tij te re dhe praktikisht beri te mundur largimin e tij nga ai instutucion.Dhe ai nuk ish as i pari as i fundit ish-sigurims qe ka demaskuar Top-Channel,dhe ti do t'i njollosesh gazetaret e rinj me nofken e sigurimit,apo te kriminalitetit?
    Ty ose te ka shkelur Top Channel ne kallo,ose nuk di si t'ja ve emrin kesaj pune.
    Mister Baptist,vazhdo shkarkohu me te shara.Nuk eshte hera e pare qe forumet behen vende ku praktikohet mobing.Per mua kjo ka nje vlere.Me ndihmon te mos harroje te kaluaren time.
    Qe kur isha 4 vjec deri sa u bera 17 vjec,fqinjet e mi shqiptare(edhe une jam shqiptar puro),praktikonin mobing sa here e ndjenin te nevojshme duke thene: Eh babai jot eshte tradhtar.eshte ne burg i burgosur politik.Ti je djali i nje tradhtari!(E gjithe familja e tim Ati kish dhene kontribut te vecante ne clirmin e vendit)
    Me 17 vjec u arrestova per disa ore nga sigurimi per here te pare ne jeten time.
    Fillun sharje te tjera : reaskionar,filozof i korruptuar(kete ma ka thene madje edhe pedagogu im ne fakultet para syve te vajzes me te cilen porsa isha fejuar,dhe ai njeri tashti ka bere kariere eshte bere dekan burri i botes) njeri i shitur tek Perendimi.Ballist.
    Pas 1990 filluan sharje te tjera ketu ne emigracion,ndryshoi sistemi ndryshoi kahu i sharjeve publike : spiun komunist,etj etj.
    E kam fjalen mua me eshte trashur lekura cfaredo qe te me thuash nuk me ben pershtypje.
    Te ftoj edhe nje here ty dhe te tjeret ti lexosh diskutuesit me me vemendje dhe te kultivosh kulturen e debatit.Ndryshe vlen ajo qe thua : Nuk ja vlen te debatojme me gjate!

    .................................................. ..................................

    There was an Old Man in a tree,
    Who was horribly bored by a Bee;
    When they said, 'Does it buzz?'
    He replied, 'Yes, it does!'
    'It's a regular brute of a Bee!'

    Author-Eduard Lear
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 08-11-2007 më 05:14 Arsyeja: Gabime ortografike

  6. #36
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Thuaji Alban Dudushit se nuk je me ne komunizem, ku ti duhet te flisje atehere kur te jepnin leje, edhe duhet te thoje ate qe ishte shkruar ne leter.. Koha komunizmit iku.. Censure sdo te kete kurre me, sepse Demokracine edhe Lirine e fjales vellezrit tane e blene me gjak, edhe ne brezi jone do ta mbrojm po me gjak ate qe na falen vellezrit tane qe rane deshmore per Demokraci.

    Ndaj ti thoni Alban (arush) Dudushit qe te mbylle gojen edhe mos te mundohet te na ktheje ne epoken e komunizmit me censurat e tij injorante.

    Poshte Censura ne cdo ven, ne cdo Televizion, Radio, Forum apo kudo tjeter.

    Nese eshte e nevojshme kte gje do ta mbrojm me gjak, ashtu sic na e dhuruan me gjak LIRINE E FJALES.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #37
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga wittstar Lexo Postimin
    ...
    bll blla blla...

    ...blla blla blla...

    ...blla blla blla...

    ...blla blla blla...

    ...blla blla blla...

    ...blla blla bllaaa...
    Athua ke quajte "brez te ri"?
    Nipat e mbesat e ish sigurimcave dhe funksionareve te larte te partise! Sharlatane qe u moren nga rruget e Shqiperise me hater e per hater, dhe e bene televizionin rruge? Nje televizion ku perzgjedhin vajza te mitura per te vallezuar gjysmenudo, nderkohe qe "Saimirit" me plote arsye i shkon leng nga goja, e te tjera me radhe? Kesaj i thone: "tufen vjerre e boethen shtjerre" sic ka thene populli shumefish me i urte se ne te dy se bashku. Kete e quan vizion ti?

    O mik i dashur, te tregova se nuk e kam ndermend te flas me nje nostalgjik te komunizmit, tani qe ai gjithe kohen ankohet prej tij. Je kontradiktor dhe ne kundershtim te panderprere me veten, e aq me teper me realitetin konkret.

    Ta thash edhe me pare se "NUK ESHTE MENDIM NDRYSHE NJE MENDIM I RREJSHEM DHE I GATUAR TE POSHTE E PERPJETE ZYREVE". Mendim ndryshe eshte quajtur dhe ka qene gjithmone nje mendim i cili ne perputhje te plote me zhvillimet e reja objektive dhe ne pajtim te perpikte me kahjen e zhvillimit te tyre ka rrjedhur dhe eshte shkembyer ne shoqeri te caktuar njerezore ne momentin kur jane shfaqur kushtet dhe rrethanat per te dhe zakonisht nga njerezit qe shohin bile 2cm perpara te tjereve.

    Kurse ju nuk e paskeni as idene e asaj qe quhet "mendim ndryshe" e aq me pak "mendim i lire".

    Prandaj nuk do te shpenzoj me teper fjale me nje njeri qe ka gjuhe prej druri. Gjuha jote nuk i bindet as rezonit tend personal, te sinqerte dhe intim, e ku me te reagoje ndaj informates se jashtme te mendimit te lire, e ne pajtim me te verteten objektive qe konstatohet ne boten tone reale (pra jashte TV-se).

    Kur jemi te cenzura: Ne internet kam gjetur "softver" ne vlere prej 5000 eurosh qe mund ta aktivizosh dhe ta perdoresh flas.

    Pra, ate "mendim ndryshe" dhe "te hapur" ndaj TOP-it, qe po na e servon ti ketu si nje zbulim (te nje rezoni te thelle e vizionar), e ka dhe e njeh secili infant dhe secili kusheri i rrugeve te Shqiperise se Dudushit qe paska humbur plotesisht kontaktin me realitetin dhe i shkon mendja se mund te censuroje Internetin. Ky "mendim" eshte shabllon, stereotip vulgar dhe i pa vlere qe do ta perqafoje secili individ qe ne shikim te pare. Por ata qe i shijojne frutat e kesaj peme nuk mund te genjehen.

    ...a di si?
    TOP-i le t'i paguaj borxhin qe ia ka obligim shtetit! Kete ta bej TOP-i. Pastaj do te shohim se a eshte pro-kombetar apo anti-kombetar dhe anti-shqiptar e anti-shteteror TOP-i.

    Por TOP-i (ta dish se i shkon ky emer njesoj mire si i kaluari qe ishte Manchmellow, -nje gje e fryre dhe pa permbajtje), lere qe nuk i paguan askujt asgje, por edhe i kercenohet shtetit me trazira e destabilizim si ato te 97 po qe se ia kerkon edhe nje here tatimet, dhe kete e ben pa u rrudhur fare as pa pike turpi e frike. "TOP-i (nje televizion i thjeshte), me i forte se Shteti?!!" -S'ma ha mendja...ose, -athua kush i qendroka mbrapa?!!

    Drejtori i BBC dha doreheqje kur e gjet i vdekur personi qe kishte hetuar armet berthamore ne Irak per nje deklarate te vetme te pamatur. E pra: kush eshte BBC e kush eshte TOP-i mor xhan?

    Por Anglia eshte Shtet (Mbreteri), miko! Kurse Shqiperia nuk eshte as "Sh" prej shtetit, pikerisht per shkak te qeshtjeve ne diskutim dhe firmave e "bizneseve" delikuente qe nuk paguajn as tatim, sepse jane mesuar t'ua paguajne personave ne Qeveri, ndonje shume 1001 x me te vogel ne xhep dhe te mos i ngacmoje me kush. Por tani qe jane nderruar "personat", duan te plasin nga meria, sepse keta po i kerkojne parate per Arken e Shtetit dhe ato tani po u duken shuma ekstremisht te medha sado qe gjithmone kane qene te njejta.

    Nje institucion i tille, e deshi apo nuk e deshi shtetin ne te cilin fiton e perfiton, do ti paguaj taksat e obligimet ndaj qe ka rregullisht, qofte ky edhe televizion i huaj e ne nje gjuhe te trete. Por nje televizion qe, jo vetem fshehe taksat, detyrimet, numrin e punetoreve e sigurimin e tyre, por qe nuk ka paguar asnje detyrim te vetem ndaj shtetit, qysh prej themelimit, eshte para se gjithash anti-ligjor, anti-shqiptar, anti-shteteror e me kete edhe anti-kombetar. Sepse eshte ne sherbim te dobesimit te perhershem, ngecjes dhe kthimit mbrapa ne zhvillimin e atij shteti me paramendim.

    Ne kohe paqe e clirimi, perparimit dhe ardhmerise se Kombit e Shtetit nuk i kontribohet me pushke e me llafe te stolisura (kurdisura) neper mediume.

    {Per keto e te tjera qe nuk i kam thene me heret, nuk mund ta pranoj mendimin tend as si mendim personal, sepse ky "mendim" qe ndan shumica e njerezve te paudhezuar ne Shqiperi, nuk quhet me mendim, por opinion i rendomte dhe i vjeteruar tash me. }

    Une privatisht nuk kam kurrfare opinioni per TOP-in. Ne realitet kam nje mendim pothuaj neutral. Bile kur e vej trurin tim ne rezerve, di edhe te kenaqem duke shikuar trensmetime te tyre. Dhe jam i bindur se ne mesin e te angazhuarve aty, ka shume djem e vajza te mira te cileve nuk u perkasin kritikat e adresuara ndaj TOP-it ne pergjithsi. Dhe jane pikerisht ata, talenta qe kohe pas kohe "shperthejne barrikadat" e redaksise dhe arrijne te prodhojne dicka me vlere dhe jam i sigurt se secili prej tyre do te ishte i vetdishem se kujte i adresohet ky perjashtim.

    Perndryshe une s'do te beja asnje kritike madje as te harxhoja ndonje fjale me teper se: "Poshte TOP channel!", po te mos ishte se ka gjera qe do te mund te edhe te ndreqeshin.

    Diten e mire, miko.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #38
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Por TOP-i (ta dish se i shkon ky emer njesoj mire si i kaluari qe ishte Manchmellow, -nje gje e fryre dhe pa permbajtje), lere qe nuk i paguan askujt asgje, por edhe i kercenohet shtetit me trazira e destabilizim si ato te 97 po qe se ia kerkon edhe nje here tatimet, dhe kete e ben pa u rrudhur fare as pa pike turpi e frike. "TOP-i (nje televizion i thjeshte), me i forte se Shteti?!!" -S'ma ha mendja...ose, -athua kush i qendroka mbrapa?!!

    Edhe un kujtoja se vetem Pronari i AMC-s (COSMOTE-GROUP) bene nga keto kercenime qe benka dhe TOP-i!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aldo_west_83 : 09-11-2007 më 04:35
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  9. #39
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    dudushi E Imiton Kostancen

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Azucena
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    11
    Pershendetje te gjitheve, sic e dini edhe vete Emisioni i Dudushit ishte nisur pikerisht per t`i ngritur vlerat Forumit te Top-Channelit ( Top-Boardit )! Duke i`u kundervene Forume te tjera
    dhe pikerisht nje xhelozi e hapur u shfaq kundrejt Forumit te Balkanwebit! Perse??!!!...
    Mendoj...qe Forumi i Balkanwebit eshte nje nde Forumet qe eshte krijuar tani vone pra, do
    thoja qe nuk ka as 4-5 muaj ( dhe eshte bere nje nder forumet me te ndjekura )! I uroj nje
    pune te mbare te gjithe forumeve, dhe ne vecanti Forumit te Balknwebit per punen e tyre,
    pasi...ishte i vetmi forum qe sulmohej dhe nga ai "tipi" Vehbiu! Turp t`u vije!!!...
    Dashuroni deri ne frymen e fundit!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Korupsion ne moshen e internetit
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 11:26
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit
    Nga ILovePejaa në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •