Ej i riu,po te lexoje me vemendje edhe c'fare shkruajne te tjeret ndoshta nuk do te shpreheshe keshtu si shprehesh.Ne pergjigjen ne po kete faqe,(shih ketu me lart) ndaj artikullit te A.Meksit,ke rast te mesosh se keshtu si ti e filluan edhe nazistet Holokaustin.Gjermanet e shekullit te 19 mbushen libra te tera me sharje te tilla diskriminuese ndaj hebrenjve e romeve ne Gjermani.Si pasoje doli ai merhumi i gjermaneve dhe ndodhi Holokausti,dhe gjermanet jo vetem dogjen fqinjet e tyre ne shkalle e ne lagje,por erdhen deri ne Ballkan e i dogjen dhe shqiptaret per se gjalli neper shtepite e trojet e tyre.Me siguri edhe ata ushtare gjermane qe nuk j'u drodh vetulla kur dogjen fshatra te tera,do te kene degjuar nga prinderit e gjysherit e tyre,"a shqiptaret,ca morra me bisht,atje ne jug te Ballkanit".
Duke perseritur ti dhe te tjere shprehje diskriminuese ndaj romeve,sinti,hebrenjve,ermeneve etj,vjen dita qe femija apo vellai yt i vogel apo ndonje nga lexuesit e rinje te ketij forumi i ngulit keto grupe etnike si qenje pa vlere ne mendjen e tij,dhe ndjen nxitje per t'i zhdukur ata fizikisht qe ne konfliktin e pare me te parendesishem me njerrez nga keto etni.
Dije pra se po te degjosh neser se ne Shqiperi,Kosove,apo Maqedoni shqiptare kane vrare nje,disa,apo qindra rome,sinti,nga urrejtja ti je nje nder ata kriminel qe e pregatiten ate krim,dhe ai gjak faji qe do te derdhej,(larg qofte) eshte qe tashti ne duart e tua,e ne gjuhen tende.Sepse sjellja eleminatore ndaj minoriteteve fillon me shprehje te tilla perbuzjeje ndaj tyre.
Sa per ate Kastriot Myftaraj,gazetarin qe do te na mbushi mendjen me perseritje ne dy artikuj rradhazi se zyra e kryetarit te Bashkise se Tiranes nuk eshte ne Tirane por ne Tel Aviv,e se Meka e antisemitizmit ne Europe nuk paska qene Berlini por Parisi,atij nuk ke c'i thua.Nuk eshte i vetmi qe nuk e mer Historine seriozisht.Edhe atij i rekomandoj te lexoj urgjentisht librin e D.J.Goldhagen
"Hitler's Willing Executioners".
E verteta duhet perseritur aq here sa permendet genjeshtra.
Krijoni Kontakt