Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alban Dudushi kërkon censurimin e forumeve të Internetit

    gazeta sot

    Alban Dudushi kërkon censurimin e forumeve në internet për akuzat e konspiracionit çifut ndaj Ramës

    26 October 2007

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Ditën e enjte në 25 tetor, në emisionin Top show, në Top Channel, u diskutua për forumet shqiptare në internet. Drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, e orientoi debatin tek problemi i gjuhës së urrejtjes, sharjeve dhe tek teoritë e konspiracioneve që shfaqen në internet, duke kërkuar disa herë haptas censurimin e shkrimeve me këtë përmbajtje.Dudushi bënte sikur ishte i shqetësuar për sharjet në terma si “malok”, “lab”, etj., por u duk qartë se preokupimin kryesor Dudushi e kishte për teza që shfaqen në forumet shqiptare në internet, si ajo që Dudushi e quajti teza për “një komplot ndërkombëtar të një çifuti që ka ardhur në Shqipëri”. Më tutje gjatë debatit Dudushi tërhoqi vëmendjen për teza që ai i parafrazoi, duke thënë: “Kini kujdes nga politikani filan se ai është i lidhur me çifutin filan dhe do t’ ia shesë Shqipërinë atij apo këtij dhe Kosovën atyre…” Dhe Dudushi vazhdonte lajtmotivin e vet, duke thënë: A nuk duhen censuruar këto gjëra si racizëm? Dudushin e kishin mësuar mirë se në një rast ai madje u ankua se për hebrenjtë përdoret fjala pezhorative “çifut”, kur në Shqipëri ky term përdoret rëndom, se shumë pak njerëz e dinë se është pezhorativ, madje e ka përdorur dhe vetë Dudushi. Është e qartë se Dudushi e kishte fjalën për akuzat që i janë bërë Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sikur janë pjesë e një konspiracioni të hebrejve ekstremistë, të cilët unë parapëlqej t’i quaj çifutë, si George Soros etj, që lançojnë dhe mbështesin në politikë dhe shoqërinë civile ata që quhen kriptohebrej, ose njerëz që rigjejnë identitetin hebre, të cilin kanë bërë sikur e kanë ndryshuar për vetëmbrojtje paraardhësit e tyre në rrethanat e trazuara të së shkuarës, sipas një tradite biblike. Kohët e fundit debati për këto teza është zgjeruar shumë në forumet shqiptare në internet dhe ky debat sillet në orbitën e artikujve që kam botuar unë në gazetën “Sot” për këto çështje. Duket se jehona e madhe që kanë gjetur këta artikuj në forumet shqiptare në internet i ka alarmuar disa qarqe okulte që kërkojnë të përdorin censurën për t’i nxjerrë këto teza nga qarkullimi. Këto qarqe okulte, në fillim kërkojnë t’i trivializojnë, t’i neutralizojnë këto teza, si “teori konspiracioni”, por kur konstatojnë se megjithatë ato vazhdojnë të përhapen dhe të zenë vend, atëherë e abandonojnë qëndrimin shpërfillës dhe kërkojnë armën e vjetër të censurës. E vërteta është se një tezë nuk mund të quhet a priori absurde, paranojake dhe e pavërtetë, për shkak se paraqitet si një teori konspiracioni. Nuk duhet harruar një gjë, ekzistenca e mafias, është shpërfillur si një teori konspiracioni, që nga koha kur Siçilia u bashkua me shtetin italian në 1860 dhe deri në vitin 1992, kur Gjykata e Lartë në Itali dha një vendim të formës së prerë që pranonte akuzën e formuluar nga Giovanni Falcone, në vitin 1987, dhe të mbështetur tek ajo që u quajt “Teorema Busheta”, domethënë rrëfimi i bosit të penduar mafioz T. Busheta se mafia ishte një organizatë e fshehtë me një hierarki, një rregullore, dhe që kërkonte të siguronte një pushtet okult në shoqëri dhe në shtet, për qëllime kriminale. Për më tepër se një shekull që nga krijimi i shtetit italian ekzistenca e mafias si një konspiracion kriminal, për të krijuar një pushtet okult ishte quajtur në sens pezhorativ një teori konspiracioni, madje ishte quajtur si një tezë raciste, pasi denigronte siçilianët. Tashmë është vërtetuar se ishte mafia ajo që e përdori me shumë sukses kundër armiqve të mafias tezën se teoritë konspirative mbi mafian ishin racizëm antisiçilian. Nuk duhet harruar se edhe vetë nazizmi ka një origjinë konspirative, që shkon tek shoqatat e fshehta raciste gjermane, si “Thule”, të cilat donin të krijonin një pushtet okult duke infiltruar njerëzit e tyre brenda institucioneve dhe partive të Republikës së Weimarit. Do të ishin njerëzit okultë të këtyre shoqatave, të cilët nxitën dhe mbështetën krijuesit e Partisë Naziste. Për nazizmin para vitit 1920 mund të flisje fare mirë në termat e një teorie konspiracioni që denonconte një pushtet okult. Prandaj nuk është a priori një gjë absurde dhe e rreme që të flasësh për një teori konspiracioni të hebrenjve ekstremistë. Një nga gjërat më interesante që ka thënë Hitleri në librin e vet «Mein Kampf» është se ai në fillimet e karrierës së vet politike armiqësinë e gjermanëve për hebrenjtë e gjente të pamjaftueshme, më tepër një resntiment tradicional, si ai që ekzistonte në gjithë Europën. Kjo nuk ishte ajo lloj armiqësíe që do të donte Hitleri të kishin gjermanët për hebrenjtë, një armiqësi racionale, e ftohtë, që do t’i bënte ata t’i shkatërronin hebrenjtë. Dhe vërtet, edhe një historian prohebre si Paul Johnson në librin e vet «Kohët moderne» thotë se gjermanët deri me hyrjen e Hitlerit në politikë nuk ishin ndër popujt që shquheshin për antisemitizëm, pra për urrejtje ndaj hebrejve. Paul Johnson thotë se kryeqyteti intelektual i antisemitizmit ishte Parisi, ndërsa vendi i masakrave kundër hebrejve ishte Rusia. Ajo që bëri Hitleri ishte se u kultivoi gjermanëve, popullit më të arsimuar të botës, një armiqësi racionale kundër hebrenjve, mbi bazën e resentimentit antihebre të tyre. Ky aspekt i nazizmit deri më sot nuk është analizuar fare. Si mundi Hitleri, duke përdorur si expedient vetëm oratorinë e vet spekulative, që brenda 12 vitesh (1920-1932) ta bënte popullin më të arsimuar dhe më flegmatik të botës, që t’ i jepte shumësinë e votave njeriut që u paraqitej gjermanëve me tezën kryesore se të këqijat e gjermanëve vinin nga konspiracioni hebre kundër kombit gjerman? Kjo pyetje kërkon ende një përgjigje në rast se nuk duam që përgjigjja e saj të jetë e anasjella e të keqes me bazë biologjike që nazistët u atribuonin hebrenjve dhe që në këtë rast u atribuohet gjermanëve. Sekreti i Hitlerit në bindjen që u kultivoi gjermanëve mbi vërtetësinë e teorisë së tij ishte tek aftësia e tij për ta shitur si të vërtetë teorinë e vet të konspiracionit hebre për dominimin e gjermanëve, duke sjellë të dhëna të shumta, të cilat ai i paraqiste si prova të vërtetësisë së teorisë së tij. Nuk ka dyshim për atë që teoria e Hitlerit e konspiracionit të hebraizmit ndërkombëtar kundër kombit gjerman ishte e rreme. Por kjo nuk do të thotë se hebrenj të veçantë të fuqishëm, financierë dhe intelektualë, me prirje ekstremiste, nuk e kishin idenë e dominimit, si Soros. Në rast se nuk do të ekzistonin këta njerëz, Hitleri nuk do të kishte gjetur dot provat minimale për t’iu krijuar gjermanëve idenë e rreme të konspiracionit hebre kundër kombit gjerman. Këta hebrenj ekstremistë janë bashkëfajtorë për ardhjen e Hitlerit në pushtet. Në të shkuarën dhe sot ka një tendencë që çdo teori e këtij lloji të etiketohet si racizëm antihebre, ndryshe antisemitizëm, kur bëhet nga njerëzit e përkatësisë ariane. Antisemitizmi (racizmi antihebre) është një doktrinë urrejtjeje me anë të së cilës janë bërë krime të mëdha, që nga persekutimet e hebrenjve në mesjetë, tek Holokausti dhe terrorizmi islamik bashkëkohor që ve në shenjë hebrenjtë dhe shtetin e Izraelit. Por, po aq i keq sa antisemitizmi është kapitalizimi spekulativ dhe cinik i viktimave të Holokaustit dhe gjithë persekutimit të hebrenjve, nga ana e disa njerëzve të llojit të Soros, që duan ta përdorin reputacionin e popullit martir hebre si mburojë për goditjet që marrin për veprimet e tyre të dyshimta. Ky është një ekspedient i mjerueshëm dhe që nuk mund të shkojë gjatë, z. Soros. Derisa, të thuash se Adolf Hitleri qe një njeri i keq nuk është antigjermanizëm, edhe të thuash se Soros është një njeri i keq nuk është antisemitizëm ose më saktë antihebraizëm. Ajo që nuk duhet harruar Hitleri ishte në pikënisje të karrierës së vet politike anëtar i një konspiracioni racist, çka e bën të ngjashëm atë me konspiratorët hebrej të traditës së “Protokolleve të të Urtëve të Zionit”. Unë nuk e kuptoj se përse “Protokollet e të Urtëve të Zionit” mohohen me aq ngulm, kur ato fare mirë mund të quhen si krijim i hebrejve ekstremistë dhe racistë, ashtu siç është “Main Kampf” dhe literatura e ngjashme me të si vepër e gjermanëve ekstremistë dhe racistë etj. Nëse ka pasur një konspiracion arian për të krijuar pushtet okult në Gjermani dhe në botë, nuk ka pse mos të ketë pasur dhe të ketë edhe sot një konspiracion hebre të këtij lloji të bërë nga ekstremistët. Kjo nuk e denigron popullin hebre, por vetëm ata që e kanë bërë dhe e bëjnë këtë gjë si Soros. Nëse e këqyr veprimtarinë e Soros në Shqipëri dhe raportet e tij me Edi Ramën dhe Erion Veliajn i gjen të gjitha gjurmët e një konspiracioni okult. Kur unë e paraqes këtë teori konspiracioni, disa njerëz më kërkojnë prova të drejtpërdrejta. Ajo që duhet ditur është se teoritë e konspiracionit vërtetohen me prova të tërthorta, veç rastit kur del një i penduar nga radhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion. Ekzistenca e mafias ka qenë një teori konspiracioni që mbështetej në prova të tërthorta, dhe që u vërtetua kur dolën bosët mafiozë të penduar dhe bënë rrëfime. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për konspiracionin kriptohebre sorosian në Shqipëri për të krijuar një pushtet okult të infiltruar në partitë, shoqërinë civile, institucionet etj. Kjo teori konspiracioni vërtetohet me qindra prova të tërthorta, të cilat unë i kam sjellë në shkrimet e mia dhe vazhdojnë të shtohen. Një provë e tërthortë domethënëse është se Fondacioni “Soros”, ekuivalenti i Shoqërisë “Thule” që nxori nazistët, vepron si një shoqatë konspirative e ngjashme me mafien, pa asnjë transparencë reale, ku njerëzit katapultohen dhe bëjnë karrierë të shtyrë nga forca okulte, dhe po kështu veprojnë dhe off-spring të saj si Lëvizja “Mjaft” etj. Këto gjëra unë i kam analizuar gjerë e gjatë. Drejtori i komunikimit i Lëvizjes “Mjaft”, Kristi Pinderi, i cili ishte i ftuar në emision, kur u pyet nga Dudushi se si duhen neutralizuar tezat si ato që kam paraqitur unë dhe njerëzit që i paraqesin ato, u përgjigj se kjo është pjesë e luftës së dritës kundër errësirës, që ka fillesa biblike. Pinderi dhe Dudushi e quanin veten sikur ishin në anën e dritës në këtë betejë. Por e vërteta është se ata janë në anën e errësirës se nuk guxojnë që të bëjnë një debat për këtë çështje dhe t’ i ballafaqojnë bartësit e tezave që ata kritikojnë me personat që akuzohen, ose me kundërshtarë të këtyre tezave. Në vend që të bëjnë këtë, Dudushi dhe ata që qëndrojnë pas tij propozojnë që të përdoret censura, që ka qenë arma e “errësirës” kundër “dritës”. Dudushi dhe qarqet okulte që e nxitën të bënte debatin e ditës së enjte tremben nga drita e argumenteve që do të ndriçojë mendjen e shikuesve gjatë një debati të tillë, nëse do të bëhej. Dhe kjo frikë është prova më e mirë se këtu ka një konspiracion që kërkohet të mbrohet. Si qenka kjo punë kështu, që këta njerëz i japin vetes të drejtën të bëjnë akuza monstruoze, ndërsa të tjerëve ua mohojnë këtë të drejtë. George Soros, njeriu të cilin Edi rama e bëri “qytetar nderi” të Tiranës në 2005, e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë Presidentin e tashëm amerikan Bush, Hitlerin e ri. Soros e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin, duke thënë se administrata e Presidentit Bush është një reminieshencë e Reich-t të Tretë dhe se sloganet e Presidentit Bush i kujtojnë ato të nazistëve që i ka dëgjuar në fëmijërinë e vet në Hungari. Pra Soros e akuzon Presidentin Bush dhe administratën e tij si një konspiracion që kërkon t’ i përdorë SHBA si Reich-un e Tretë nazist. Ta konsiderosh hitlerian Presidentin e SHBA, të zgjedhur me votat e shumësisë së amerikanëve, do të thotë të fyesh gjithë popullin amerikan. Atëherë pse nuk kam të drejtë unë që ta akuzoj Sorosin si një hebre ekstremist që drejton një konspiracion të kriptohebrenjve në botë dhe në Shqipëri? As për ekzistencën e kriptohebrenjve nuk duhet të habitemi se kemi rastin e beniamines ukrainase të Sorosit, Yulia Tymoshenko, e cila ka qenë shumë e përfolur për origjinën e saj të dyshimtë dhe është quajtur si hebreje, gjë të cilën ajo e ka mohuar, por pa arritur të japë një version të besueshëm të origjinës së saj. Mbiemrin «Tymoshenko» ajo e ka marrë pas martesës, ndërsa mbiemri i saj i vajzërisë është Grigyan. Ky mbiemër është ukrainas sa ç’ është shqiptar mbiemri i Megi Ajtyresës, që i kanë përgatitur karrierën e një Yulia Tymoshenko shqiptare. Babai i saj ka qenë leton, ndërsa nëna e saj ukrainase, me etni të dyshimtë. Në vitin 2001, kur Prokuroria e kontrolluar nga Presidenti autoritarist ukrainas, Kuchma e arrestoi për korrupsion Yulia Tymoshenkon, që deri atëherë kishte qenë zëvendëskryeministre, për habinë e ukrainasve, Yevhen Chervonenko, një nga liderët e komunitetit hebre në Ukrainë, deklaroi publikisht se Yulia Tymoshenkon është çifute. Merret vesh, deklarata u bë që të krijohej përshtypja se në Ukrainë po përndiqen hebrejtë. Për babain e vet, Tymoshenko thotë se ka ardhur nga Letonia, por nuk është në gjendje të provojë origjinën e tij letone, më tepër se c’ është në gjendje të tregojë simotra e saj sorosiane në Shqipëri, Megi Ajtyresa fshatin në Mirditë nga ku pretendon se e ka origjinën. Tymoshenko pretendon se nëna e saj ka prejardhje ruse, por nuk tregon dot as fshatin apo qytetin e origjinës dhe as gjenealogjinë. I ati i Tymoshenko ka qenë çifut nga Letonia dhe nëna e saj çifute e ardhur në Ukrainë nga Rusia. Është për t’u habitur, që shumë kriptohebrej duhet të shkojnë në burg ose në dhomat e gazit që të pranohet identiteti i tyre nga organizatat hebreje. Në fakt, Revolucioni «Portokalli» në Ukrainë fillon me protestat për arrestimin e Tymoshenko-s para burgut Lukyanivska ku mbahej ajo. Ndoshta, në rast se Edi Rama dhe Erion Veliaj do të arrestoheshin, atëherë do të dilte dikush si Chervonenko që të thoshte se ata janë hebrej dhe se arrestimi i tyre është shenjë e përndjekjes së hebrejve në Shqipëri. Sa për Megi Ajtyresën ajo nuk ka nevojë të ketë fatin e Tymoshenko-s, që të mësohet se është hebreje, se e tradhton mbiemri dhe fakti që ende nuk e tregon dot fshatin në Mirditë nga ku pretendon se e ka origjinën. Edi Rama ka hyrë në politikë me kredencialet e intelektualit polemist mediatik. Derisa është preokupuar shumë nga këto akuza, siç duket nga emisioni i Dudushit, le të dalë në një debat për këtë çështje, duke mos përgënjeshtruar famën e tij prej intelektuali polemist mediatik. Në rast se Rama nuk e bën këtë, ai tërthorazi provon se është i lidhur nga fije që komandohen nga një dorë okulte. Edi Rama mos t’ia ngarkojë Dudushit dhe korrespondentit të “Zëri i Popullit” për Qarkun e Shkodrës. Musa Kurtulaj detyrën që polemizojnë me mua për këto çështje, i pari indirekt dhe i dyti direkt. Le të zbresë në arenë kampioni i polemikës, siç e ka mbajtur veten Edi Rama. Thirrja për censurë që bëri disa herë Edi Rama me gojën e Dudushit në emisionin e ditës së enjte është shumë preokupuese se qarqet okulte pas tij, pas censurës në internet, do të kërkojnë dhe censurën në shtyp dhe në botime të tjera për këto teza, dhe më tutje mund të shkojnë deri në përdorimin e instrumenteve penale për t’i luftuar akuzatorët e tyre.

  2. #2
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    E kam ndjekur ate emision dhe mendoj se ne internet jane te lira mendimet ashtu sikurse ne shtypin e shkruar normalisht me nje lloje censure .
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  3. #3
    CG Artist,Skenograf Maska e gerland
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    35
    Asnje forum nuk ka nevoj per censure nqs do te perfaqsoj ne te vertet mendimet e qytetareve. te censurosh nje forum eshte si te te cenzurosh gojen fjalen tende presonale.
    edhe nqs krijohen teorira te tilla do te thote qe dicka te vertet ka pas kesaj.
    Se kuptoj si nje gazetar te pledoj per cenzur TURP DUDUSH
    G

  4. #4
    Jam kundra censures sikurse jam kundra idese se pas figures se Edi Rames fshihet nje hebre qe ka qellime pro-cifute ne politike. Me duken teori shume absurde. Nje fakt i rendesishem. Lobi cifut ne Amerike sot qendron pas gjithe perpjekjeve per pavaresine e Kosoves dhe ceshtjeve te tjera kombetare shqiptare. Gjeja me e gabuar sot do ishte te krijohej ndjenja anti-hebreje ne Shqiperi.
    Kisha tjeter mendim per Z. Myftaraj si gazetar dhe analist, por me kete shkrim i ka ulur shume pike vetes.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Jam kundra censures... Nje fakt i rendesishem. Lobi cifut ne Amerike sot qendron pas gjithe perpjekjeve per pavaresine e Kosoves dhe ceshtjeve te tjera kombetare shqiptare. Gjeja me e gabuar sot do ishte te krijohej ndjenja anti-hebreje ne Shqiperi...
    Ky citim shpreh ne cdo fjale mendimet e mija.
    Eshte per te ardhur keq qe intelektuale te sotem ne emer te lirise se fjales nxjerrin lloj lloj brockullash nga goja duke relativizuar genocidet e diktatoret,duke servirur plehra nga "mein kampf" i atij merhumit si interesant,ne nje kohe kur femijet e Holokaustit jane ende gjalle,apo duke shpallur enver hoxhen si personazh historik "pozitiv" ne nje kohe kur ish te perndjekurit politik te diktatures nuk kane mbledhur veten nga vitet e vuajtjes,e enden neper Shqiperi apo neper bote pa patur mare ende te drejtat e tyre.
    Ketu po sjell nje deshmi historike te poetit Amerikan Longfellow(1807-1882) i cili nepermjet nje krijimi letrar na deshmon persekutimin qe u behesh hebrenjve nga masat ne ate kohe,shume kohe para se merhumi i Gjermanise te kish thyer kemben e te kish ardhur ne kete bote.
    Vini re me sa keqardhje shprehit Longfellow per hebrenjte te cilet te perndjekur ne Europe merrnin rrugen e gjate te kurbetit.


    The Jewish Cemetery at Newport


    1How strange it seems! These Hebrews in their graves,
    2Close by the street of this fair seaport town,
    3Silent beside the never-silent waves,
    4 At rest in all this moving up and down!…

    5The trees are white with dust, that o'er their sleep
    6 Wave their broad curtains in the south-wind's breath,
    7While underneath these leafy tents they keep
    8 The long, mysterious Exodus of Death….



    17"Blessed be God! for he created Death!"
    18 The mourners said, "and Death is rest and peace;"
    19Then added, in the certainty of faith,
    20 "And giveth Life that nevermore shall cease."

    21Closed are the portals of their Synagogue,
    22 No Psalms of David now the silence break,
    23No Rabbi reads the ancient Decalogue
    24In the grand dialect the Prophets spake.

    25Gone are the living, but the dead remain,
    26And not neglected; for a hand unseen,
    27Scattering its bounty, like a summer rain,
    28Still keeps their graves and their remembrance green.

    29How came they here? What burst of Christian hate,
    30What persecution, merciless and blind,
    31Drove o'er the sea -- that desert desolate --
    32These Ishmaels and Hagars of mankind?

    33They lived in narrow streets and lanes obscure,
    34Ghetto and Judenstrass, in mirk and mire;
    35Taught in the school of patience to endure
    36The life of anguish and the death of fire.

    37All their lives long, with the unleavened bread
    38And bitter herbs of exile and its fears,
    39The wasting famine of the heart they fed,
    40And slaked its thirst with marah of their tears.

    41Anathema maranatha! was the cry
    42That rang from town to town, from street to street;
    43At every gate the accursed Mordecai
    44Was mocked and jeered, and spurned by Christian feet.

    45Pride and humiliation hand in hand
    46Walked with them through the world where'er they went;
    47Trampled and beaten were they as the sand,
    48And yet unshaken as the continent.



    53And thus forever with reverted look
    54The mystic volume of the world they read,
    55Spelling it backward, like a Hebrew book,
    56Till life became a Legend of the Dead.

    Author: Henry.W.Longfellow
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 28-10-2007 më 19:44

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Qe kur eshte zbuluar nje lidhje midis efektshmerise se censures se fjales se lire dhe konspiracioneve cifute ndaj X-personi?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Pergjigje z.A.Meksi mbi mesuesit ne ceshtje ideologjike

    Pershendejtje,

    Mendova te hape nje teme te re por pastaj pashe se kjo qe do te sjell ketu perfshihet ne debatin qe ka hapur z.Alban Dudushi,edhe pse mund te shihet si nje nenteme e shqetesimit te tij.
    Mesova nga nje forum serioz intelektualesh shqiptar se z.Aleksande Meksi,ish kryeminister i Shqiperise,ka publikuar artikullin e meposhtem tek gazeta"Tema"

    .......................


    Gjermania jep leksione si duhet të sillemi me diktatorët --Nga Aleksander Meksi

    Edhe pse kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme pune në kanalin e parë të televizionit publik gjerman, ARD, (mbi 18 vite), gazetarja Eva Herman u pushua nga puna menjëherë, theksojmë, menjëherë, gjatë një emisioni promovimi të një libri të saj, për shprehje të një gjykimi personal për familjen naziste. Të martën që shkoi, (9 tetor), zonja Herman në një emision të kanalit të dytë publik gjerman, ZDF, ku po paraqiste librin e saj “Parimi i Arkës së Noes: Pse duhet të shpëtojmë familjen”, u pyet nga drejtuesi i emisionit për arsyen e pushimit, megjithëse publiku gjerman e dinte se ajo u pushua një muaj më parë,(9 shtator), sepse kishte thënë: “... Nazizmi ishte një periudhë e tmerrshme,me një lider të marrë e të rrezikshëm, i cili e çoi vendin e gjermanëve në shkatërrim, por, në të njëjtën kohë, kishte pasur dhe diçka të mirë, në vlerat e familjes, në të jetuarit së bashku.” Në transmetimin e së martës që shkoi, gazetarja u ankua se ndaj saj po bëhet“gjueti shtrigash”. Ajo tha në publik: “..Nëse nuk na lejohet të flasim për vlerat e familjes naziste, atëherë nuk duhet të flasim dhe për autostradat, mbi të cilat ngasim makinat sot..” Të pranishmit reaguan rreptë ndaj fjalëve të saj dhe drejtuesi i emisionit e quajti të mbyllur bisedën, për çka 48-vjeçarja Eva Herman u detyrua të largohej nga salla. Ajo edhe herë të tjera kishte hapur debate publike për opinionet e saj, por këtë radhë përfaqësuesit e botës kulturore, politike dhe mediave, të pranishëm në sallë, protestuan me forcë,ndryshe nga ne, ku bëmat e diktaturës dhe sidomos të eksponentëve më të urryertë saj, mbajnë gjallë shumicën e mediave. Në Gjermani, për periudhën e nazizmit nuk tolerohet të flasësh, veç të bësh autokritikë dhe ta dënosh. Por, ndryshe nga Gjermania, ku tema e nazizmit shkakton menjëherë reagime të forta kundërshtuese, edhe pse mund të ketë nostalgjikë, te ne, periudha dhe liderët e diktaturës së egër komuniste, madje dhe epoka, përmenden haptazi,mbrohen dhe iu mbahen portretet në manifestime në vende publike, nën pretekstin qesharak se janë pjesë e historisë sonë. Është e vërtetë se janë pjesë e historisë, veçse e faqeve të turpshme, kriminale e të dhimbshme të saj, për t’ushkruar e analizuar mbështetur në fakte dhe dokumente autentike, të cilat nuk mungojnë, dhe rishkruar pas fakteve të reja, për të njohur të kaluarën tonë,për ta dënuar dhe nxjerrë mësime, që dukuri të tilla antihistorike apo regresive të mos përsëriten, por gjithnjë duke dënuar ideatorët, urdhëruesit dhe autorët e krimeve ndaj individëve, grupeve shoqërore dhe Kombit. Pa këtë dënim e refuzim të së kaluarës së hidhur, të mos presë kush përparim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, zgjidhje të çështjes kombëtare dhe integrim real në Evropë. Ia vlen të kujtojmë këtu, se në vitin 1992, me nismën e Partisë Demokratike u hartua dhe miratua një ligj i veçantë kundër komunizmit dhe propagandës komuniste, po kështu dhe apologjisë ndaj saj dhe njerëzve të diktaturës. Por,fatkeqësisht, me rikthimin në pushtet të neokomunistëve, ata që u dënuan për krime komuniste, jo vetëm dolën nga burgjet (nën pretekstin e amnistisë që kërkuan të huajt), por dhe u “dëmshpërblyen”. Tashti ata janë heronjtë e shumicës së gazetave dhe të televizioneve, ku proceset gjakatare e politike të montuara dhe dëshmitë e turpshme të spiunëve paraqiten si të vërteta, “tablotësinoptike” si zbulime komplotesh e të tjera përralla si këto, dhe kriminelët komunistë si njerëz të zotë. Është jashtë çdo dyshimi se sot, në Shqipëri, faktori politik dhe mediat (a kanëlidhje? a marrin urdhra?) përfaqësohen më tepër se çdo herë gjatë viteve të tranzicionit nga individë me të kaluar komuniste (denoncimet “për armikun” i bënin në mbledhjet e partisë) dhe në organet e diktaturës, me lidhje jo të vogla me to apo që i kanë shërbyer si bashkëpunëtorë Sigurimit, për të dhunuar kundërshtarët e regjimit apo ata që mendonin ndryshe deri dhe krejtësisht të kundërtën. Vetëm kjo “frymë” ende komuniste mund të shpjegojë propozimin nga ana e të vetëshpallurve të djathtë, për shpërblim të njëjtë të spiunëve dhe të sigurimsave e komunistëve me viktimat e tyre, për qëndrimin ndaj pronës publik edhe asaj private etj., apo retorika false për “dosjet” (sidomos të spiunëve),kur ka një përvojë evropiane dhe shqiptare që injorohet dhe bëhet dallim për ideatorët e kësaj politike dhe urdhëruesit ndaj atyre që iu shërbyen, në shumicën e rasteve me metoda “shtrënguese”.
    Ky episod nga Gjermania na shtyn të kujtojmë disa shqiptarë të politikës dhe të mediave, të cilët kohët e fundit në vend që të dënojnë diktaturën më të egër komuniste dhe ideatorin e autorin kryesor të saj, Enver Hoxhën, mundohen të gjejnë realizime e të flasin për hidrocentralet, hekurudhat apo rrugët e ndërtuara me gjakun, djersën dhe mundin e shqiptarëve, mbi vuajtjet e mijëra viktimave, të dhjetëra-mijëra të burgosurve dhe të internuarve, nga kampe pune etj., apo që bënë shtet, kur në fakt “qetësia” ishte rezultat i terrorit shtetëror më të madh që njohu bota komuniste pas luftës. Në këtë mënyrë, ata fshehin të vërtetat, duke mohuar dhe nevojën e rishkrimit të historisë mbi fakte e dokumente autentike. Dihet mirë se të gjitha qeveritë apo sundimtarët ndërtojnë me djersën apo dhe gjakun e popullit vepra që mbeten, por nukgjykohen për to e as se janë ideatorët e tyre, kur mburren për këtë, por çfarë bënë të dobishme për vendin e tyre dhe njerëzit, sa e çuan përpara atë dhe a ndërtuan një shoqëri të drejtë e humane për kohën dhe ky gjykim rezultonpërherë negativ, kur janë ngritur mbi krimin dhe vdekjen.

    Autor Aleksander Meksi -ish kryeminister i Shqieperise


    -------------------------------------------------------------------------------
    Pergjigje ketij artikulli te zotit Meksi:

    Edhe pse ndjej si ai shqetesim dhe indinjate ndaj regresit mediatik dhe mungeses se seriozitetit te mediave shqiptare ndaj periudhes se rregjimit totalitar komunist(duke mos vene ne dyshim c'ka autore pershkruan ketu si realitet dominues te medjave)dhe qendrimit mendjelehte,amoral e rehabilitues mediatik ndaj marionetave te rregjimit totalitar nuk mund te mos i pergjigjem autorit si me poshte per sa i perket fenerit qe ka zgjedhur per te ndricuar shqiptaret:



    Pershendetje

    Nuk ka dyshim se RF gjermane eshte sot nje nga demokracite ekonomikisht me te fuqishme te Europes,ne mos me e fuqishmja,dhe ashtu si gjithe Europa me nje legjislacion-Kushtetute dhe Kod Penal me permbajtje te padyshimte kundra ideologjive dhe instutucioneve totalitare.

    Por fakt eshte gjithashtu qe nga elita e ketij vendi vecanerisht pas bashkimit te dy Gjermanive ka patur vazhdimisht zera intelektualesh antisemit(Martin Walser,)politikanesh neonazist(Martin Hohmann,partia kristian demokrate, Jürgen Wilhelm Möllemann,parti e liberaleve,dhe se fundi Eva Herman) nga partite kryesore apo mediat qe kane dale here pas here me teza revizioniste mbi historine e ketij vendi,dhe vecanerisht mbi figuren e a.h,dhe te diktatures nacional-socialiste,gje qe te le te mendosh se normat e bisedave ne ato shtresa,dhe jo vetem ne ato, nuk frenojne kultivimin e atavizmave ideologjike,te antisemitizmit dhe te urrejtjes raciale apo nacionale.Sipas autorit te studimit historik e sociollogjik mbi nazizmin e antisemitzmin si fenomen gjerman,“Hitler’s Willing Executioners“,Author Daniel Jonah Goldhagen*,-kultura e bisedave te perditshme luan nje rol vendimtar ne rruajtjen apo frenimin e mentaliteteve.Aktet eliminatore kolektive,si genocidi kunder hebrenjve,behen pastaj te mundura me ardhjen ne fuqi te nje diktatori,i cili nuk ben gje tjeter(a.hitler) ngre ne doktrine politike dhe e ben detyre te instutucioneve eliminatore dhe te te gjithe kombit,ate mllef eliminator qe ka egzistuar prej kohesh tek etnia si norme e pranuar kulture kryesisht nepermjet bisedave.

    Kultura e bisedave dhe e komunikimit qe kane gjermanet e sotem ne jeten e perditshme,eshte ne mase shqetesuese e renduar nga mllefi i urrejtjes dhe paragjykimeve nacionale.

    Vecanerisht aprovimi i fuqishem i popullates per fjalimet neonaziste te Martin Hohmann tregoi se cfare sfide eshte per gjermanet e sotem qendrimi objektiv ndaj historise se tyre te pjeses se pare te shek.20.Po te vesh re te gjithe keta elemente largohen me urdher nga lart nga podiumet politike apo mediatike qe mbanin pothuajse ne minuten e fundit,atehere kur deklaratat e tyre behen aq skandaloze saqe nuk mund te mos kundershtohen.

    Eshte e pamundur psh.,qe gazetarja Eva Herman gjate karieres se saj 18 vjecare ne ard te mos kete shprehur simpatite e nostalgjite e saj per aspekte te rregjimit totalitar te 1933-1945,megjithate edhe ne kete rast ajo eshte pushuar nga puna vetem kur i ka perseritur deklarat e saj ne publik.

    Kjo te shtyn te mendosh se industrialistet e sotem gjermane ndryshe nga koha e a.hitler,nuk kane interes ne teori te tilla revizioniste dhe e njohin rrezikun qe paraqesin keto atavizma ideologjike per nje Gjermani qe ka nevoje te kete nje imazh pozitiv dhe te krijoje kushte per te krijuar nje ambjent normal jetese dhe pune per milionat punetore dhe specialist te kualifikuar per te cilet Gjermania thote se ka nevoje imediate.

    Qe realiteti gjerman nuk eshte ne nivelin e legjislacionit te RF gjermane,dhe as i atille sic do ta donin biznesmenet e ketij vendi,per kete flasin shume fakte.

    Mjafton te permend ketu se ndryshe nga fakti qe libri i a.hitlerit “mein kampf” eshte me ligj i ndaluar ne Gjermani,pavaresisht nga kerkesa te perseritura nga element te minoriteteve per largimin e atij libri nga biblioteka e qytetit te Heidelbergut,kjo gje ende nuk behet.(Sejcili nga ju mund te provoje kete qe them,duke kerkuar:Stadtbücherei Heidelberg,kliko:weiter zum Kataloge,Medienkonto,ne te djathjte te fjales Verfasser=autori, jep vetem mbiemrin Hitler)Po te shkosh ta kerkosh kete liber ne nje biblioteke tjeter te ketij vendi do te thone:na ndalohet me ligj te mbajme nje liber te tille ne raftet e bibliotekave publike te RFGJ.(Kete pergjigje do te merrnit psh.ne Mannheim).

    Po keshtu edhe pse sipas legjislacionit te Gjermanise inkurajohet lufta kunder racizmit,antisemitizmit,dhe kunder cdo elementi totalitar,eksperienca ime,te ciles nuk mund t’i jap pergjithesim shkencor,por qe edhe nuk mund as ta mohoj,eshte se neqoftese nje njeri si element i minoritetit,merr guximin e demaskon racizmin dhe paragjykimet nacionale ne kete vend nepermjet gazetarise(Shih artikuj te mite ne Albanian website,“Peshku pa uje“,arshiva),ai ne vend qe te inkurajohet nga instutucionet mbrojtese te Kushtetutes,perkundrazi e gjen veten te ekspozuar ndaj nje presioni psikollogjik ,nje presioni inkriminues te cilin e njohim vetem nga Afrika e Jugut ne kohen e aparteidit.

    Si konkluzion:Po juristet shqiptar mund te mesojne nga legjislacioni gjerman,dhe nga pjesa e shendoshe e juristeve gjermane.

    Po ofiqtaret shqiptare mund te mesojne shume nga koleget e tyre gjerman per sa i perket luftes kunder korrupsionit,

    por edhe pse jane per t’u pershendetur masat inteligjente te elites se ketij vendi kunder revizionisteve neonaziste te historise,nuk mund t’i japim kesaj elite apo ketij shteti,vendin e pedagogut nderkombetar ne ceshtjet e luftes kunder ideologjive totalitare vetem se here pas here ndermer ca masa rigoroze vetem ne majen e ajsbergut,ndoshta ne kuadrin e reklames per kete vend ne arenen nderkombetare,kur realiteti ketu eshte i tille saqe kur sheh keto masa kunder iksit apo ypsolonit,nuk mund te mos te vij nder mend ajo shprehja e goditur e gjuhes shqipe: Te tjera ben,te tjera thua!

    Wittstar

    1.Kur flase per eksperience bisedash me vendasit flas per periudhen 1990-2006
    2.Hitler's Willing Executioner's-Botim i New York,1996-Author Daniel.Jonah.Goldhagen

    ................................................
    Tel me ecoute qui ne me entend!

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    alban dudushi eshte nje palle.shume me mire mund ta bente punen e tij nje nga djemte e forumit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhen degju shum kumona..thot poplli.. e ky myftaraj eshte kumon ne vete..


    ja cthote..ne gazeten sot


    -----------

    sot


    Edi Rama polemizon me mua për teoritë e konspiracionit, me anë të shqytarit mediatik Gjergj Erebara

    30 October 2007

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Kastriot Myftaraj, që paraqet një teori konspiracioni të llojit masonik për “MJAFT” dhe Edi Ramën është oriental, se njerëzit me mentalitet oriental besojnë tek teoritë e konspiracionit.Kështu thotë për me mua, kryeredaktori i gazetës “ABC”, Gjergj Erebara, në një replikë me titull “A janë teoritë konspirative një fenomen psikologjik?”, që është botuar në gazetën “ABC”, ditën e shtunë në 27 tetor 2007. Erebara replikon me mua pasi unë kam replikuar me deklaratat e drejtuesve të Lëvizjes “Mjaft”, që në numrin e kaluar të “ABC” i ishin përgjigjur pyetjes mbi akuzat se lëvizja e tyre është me natyrë masonike. Erebara e quan artikullin tim me ironi të qartë, “megaartikull”, duke aluduar për gjatësinë e tij. Artikulli im është i gjatë se unë kam cituar gjerësisht përgjigjet e mjaftistëve, pasi unë jam korrekt në polemikë dhe ia sjell lexuesit literalisht tezat e atij me të cilin polemizoj para se t’i kundërshtoj. Ndërsa Erebara nuk më citon mua asnjëherë në replikën e tij, çka është simptomatike për shkollën e gazetarisë ku ai është diplomuar si gazetar. Në cilindo universitet serioz të botës, nëse një student do të kishte si detyrë kursi një replikë, ai do të merrte notë pakaluese nëse do ta bënte si Erebara. Artikulli i Erebarës, i cili është kryeredaktor i një gazete shumë pranë Edi Ramës, është simptomë e alarmit që ka përfshirë median pranë Edi Ramës nga tërheqja e opinionit publik shqiptar ndaj teorisë për konspiracionin masoniko-kriptohebreje ku është i përfshirë Edi Rama dhe ekspedienti i tij, Lëvizja “MJAFT”. Brenda disa ditësh, si kurrë në të shkuarën, ka pasur reagime për këtë çështje në mediat pranë Edi Ramës, si në Top Channel, ku në emisionin Top Show, ku kryeredaktor është shefi i Erebarës, Mentor Nazarko, drejtuesi i emisionit Dudushi kërkoi hapur censurë për këto teza në forumet shqiptare në internet. Fillimi i artikullit nga Gjergj Erebara, është simptomatik për delirin e disa paraintelektualëve shqiptarë. Erebara shkruan: “E kush mund ta besonte, që në Shqipërinë e humbur, temat mbi teoritë konspirative do të bëheshin kaq tërheqëse për mediat”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Shqipëria nuk është e humbur, si ndonjë vend afrikan, se këtu dhe në krejt hapësirën shqiptare, është lidhur një nga “nyjet gordiane” të politikës ndërkombëtare të fuqive të mëdha. Ne shqiptarët jemi të varfër, por kjo nuk na bën të quhemi “njerëz të humbur” në aspektin intelektual, madje mund të quhemi të pasur intelektualisht, se në vende si Shqipëria të mëdhenjtë bëjnë eksperimente politike dhe sociale, çka bën që reagimet e intelektualëve shqiptarë, kuptohet të atyre që kanë aftësi dhe kurajën të thonë të vërtetën siç e perceptojnë dhe jo sipas shijes së të huajve që i paguajnë, të ndiqen me shumë vëmendje në qendrat relevante ndërkombëtare, që e dinë se çfarë lojërash luhen këtu. Erebara shkruan: “Gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e ekstensionit të popullaritetit të Kodit Da Vinçi edhe në Shqipëri, tema të tilla kanë dalë nga tryezat e kafeneve të pak shqiptarëve (kryesisht myslimanë të devotshëm), për të hyrë në botën e madhe të medias së shkruar dhe asaj elektronike”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Pra, sipas Erebarës, tek teoritë e konspiracionit të llojit masoniko-hebraik, besojnë vetëm islamikët (Erebara thotë “myslimanët e devotshëm”, kur ndoshta duhej të thoshte fundamentalistët islamikë). Këtu Erebara saktëson se e ka fjalën për teoritë e konspiracionit islamike, për atë që Erebara e përcakton si “Si model historik, atë çfarë shumë e konsiderojnë si ‘komploti hebreo-anglo-sakson për sundimin e botës”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Pra, Erebara kërkon që të më barazojë mua me fundamentalistët islamikë që kanë teori të tilla. E vërteta është se unë nuk e kam mbrojtur një teori të tillë, madje e kam kundërshtuar në shkrimet e mia, por mbroj vetëm teorinë e konspiracionit të hebreut ekstremist George Soros në Shqipëri dhe vende të tjera. Derisa ka pasur gjermanë ekstremistë dhe konspirativë, si Adolf Hitler (nazizmi lindi si një konspiracion i shoqërive sekrete ariane, siç e kam shpjeguar në një shkrim tjetër), nuk ka arsye pse mos të ketë hebrenj ekstremistë si Soros, që bëjnë konspiracione. Në rast se kjo merret si antihebraizëm, atëherë dhe antihitlerizmi duhet marrë si antigjermanizëm. Erebara kot i ngatërron anglosaksonët në teorinë time të konspiracionit sorosian se George Soros. George Soros, e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë Presidentin e tashëm amerikan Bush, që është amerikan me origjinë anglosakse, Hitlerin e ri. Soros e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin, duke thënë se administrata e Presidentit Bush është një reminieshencë e Reich-t të Tretë dhe se sloganet e Presidentit Bush i kujtojnë ato të nazistëve që i ka dëgjuar në fëmijërinë e vet në Hungari. Pra Soros e akuzon Presidentin Bush dhe administratën e tij si një konspiracion që kërkon t’i përdorë SHBA si Reich-un e Tretë nazist. Ta konsiderosh hitlerian Presidentin e SHBA, të zgjedhur me votat e shumësisë së amerikanëve, do të thotë të flasësh për një konspiracion anglosaks për sundimin e botës, të fyesh gjithë popullin amerikan. Postulati i Erebarës se tek teoritë e konspiracionit besojnë myslimanët e devotshëm, nënkupton një silogjizëm se dhe unë që ndërtoj një teori konspiracioni jam mysliman i devotshëm. E vërteta është se unë jam i vetmi person në Shqipëri që është proceduar penalisht dhe arrestuar për nxitje të urrejtjes fetare kundër fesë islame, prandaj unë mund të jem gjithçka veç një mysliman. Sipas postulatit të tij se myslimanët e devotshëm besojnë tek këto teori, unë mund ta nxjerr Erebarën si njeri që beson tek këto teori, se para disa muajsh kur vdiq babai i tij i nderuar, për të u bënë ceremoni fetare islamike, kështu që dhe Gjergj Erebara duhet të besojë tek teoritë e konspiracionit “hebreo-anglosakson për sundimin e botës”, sipas formulës së tij. Këtë nuk doja ta thosha, por këta njerëz si Erebara të detyrojnë të bëhesh i keq. Erebara tregon vetëm handikap intelektual kur thotë se në Shqipëri teoritë e konspiracionit, të llojit që paraqes unë, kanë filluar të dalin në media vetëm dy vitet e fundit dhe të bëhen tërheqëse si rezultat i suksesit të librit “Kodi Da Vinçi”. Kjo tregon vetëm mangësitë e Erebarës në njohjen e çështjes. Unë kam shkruar artikuj për teorinë time të konspiracionit sosrosian në Shqipëri, që në vitin 2000, në revistën “Koha”, që atëherë botohej në Tiranë dhe në gazetën “Bota Sot”, që botohej shqip në Zvicër dhe shpërndahej në Kosovë, Maqedoni, Europën Perëndimore, SHBA etj. Erebara shkruan: “më duhet të them, se ndonëse kam dhjetë vjet që jam magjepsur nga teoritë e konspiracionit, dëshmoj se nuk e kam lexuar Kodin Da Vinçi, dëshmoj gjithashtu se nuk besoj tek teoritë e konspiracionit”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Këtu nuk merret vesh se çfarë dreqin po bën ky njeri, po polemizon me mua apo po aplikon tek Fondacioni “Soros” për ndonjë sponsorizim. Në rast se Erebara nuk paska lexuar romanin “Kodi i Da Vinçit”, nga shkrimi i tij nuk mësohet se çfarë libri paska lexuar ai. Erebara e thotë me sinqeritet se ai njohuritë i merr nga Enciklopedia Britanike (Britanica), të cilën sot falë teknologjisë mund ta kesh dhe në telefonin celular. Pra, kur Erebara shkruan për teoritë e konspiracionit se “Në vitin 1997 Britanica vendosi artikullin e vet të parë mbi këtë term” (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4), unë mund ta përfytyroj Erebarën, ulur në një tryezë kafeneje, duke studiuar për këtë çështje në ekranin e celularit të vet, në një interval kohe të lirë. Duket se ky është burimi i informacionit të Erebarës kur thotë edhe se “Teoritë e konspiracionit’ hynë për herë të parë në përdorim të intelektualëve në Francë, në vitet 20 (nënkuptohen vitet ’20 të shekullit të kaluar-XX-K. M.)”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Se kur ka hyrë në fjalor termi “teori konspiracioni” kjo nuk ka aq rëndësi, se ekuivalentët e këtij termi janë përdorur që prej shumë shekujsh, madje edhe në Francë. Në lidhje me praninë në shtyp të ekuivalentit të teorive konspirative në Francë, unë do t’ i sugjeroja, madje ofroja, Erebarës një libër shumë të mirë të studiuesit amerikan Hugh Gough “The newspapers press in the French Revolution” (1789-1799), botim i “The Dorsey Press”, Chicago 1988. Sa për Britaninë e Madhe, në vitin 1799, në këtë vend, kryeministri legjendar William Pitt, i preokupuar nga revolucioni që ndodhi në Francë, ku një rol të madhe patën shoqatat e fshehta, duke përfshirë dhe ato masonike, bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike. Pra, kryeministri William Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe. Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni një miratim zyrtar, pavarësisht se ç’thuhej në Enciklopedinë Britanike. Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre. Shumë kohë më vonë, në vitin 1967, kur Britania e Madhe po kalonte një periudhë trazirash të forta sociale, që dukeshin alarmante për shkak të atmosferës së Luftës së Ftohtë, ky detyrim u hoq për shkak se lidhja masonike shikohej si e nevojshme për të mbrojtur sistemin shoqëror në një situatë të rëndë. Prandaj është absurde, ajo që thotë Erebara se më të prirur për të krijuar teori konspiracioni dhe për t’i besuar ato janë popujt orientalë: «Popujt e Lindjes, pra ata që statistikisht janë të varfër dhe përballen çdo ditë me joshjen e ngjyrave televizive të vendeve të pasura, kanë më shumë arsye për të besuar te teoritë e konspiracionit. Në Turqi p.sh., këto ditë janë shtuar teoritë e konspiracionit 'hebreo-armeno-amerikan', të cilët synojnë të përçajnë dhe dobësojnë vendin ashtu si vepruan gjatë shekullit XIX kur rrëzuan perandorinë osmane». (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Por si i bëhet që teoritë e konspiracionit kanë dalë fillimisht në Perëndim dhe jo në Lindje? Kryeqyteti intelektual i antisemitizmit ka qenë Parisi, dhe Berlini nazist i kopjoi andej teoritë antisemite, siç pohon dhe studiuesi prohebre amerikan, Paul Johnson, në librin e vet “Kohët moderne”. Po ashtu dhe San Petërburgu carist, që u bë thellësisht antihebre në dekadat e fundit të tij. Sa për teoritë e konspiracioni në Turqi, Erebarës do t’i sugjeroja të lexonte librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne” (fatkeqësisht nuk mund të daunlodohet në celular), ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi. E pra, nuk është çudi që masoneria ndërkombëtare të vazhdojë të merret me Turqinë. Në Itali, që nuk është një vend oriental, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P“), ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, gjykatës, prokurorë, afaristë, gazetarë etj. Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve. Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare. E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe. Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to. Erebara shkruan: “Transferimi i teorive komplotiste nga kultura popullore shqiptare te media shqiptare, ndoshta përbën një justifikim për të vazhduar me kulturën e dembelisë”. (gazeta “ABC”, 27 tetor 2007, f. 4) Por teoritë e konspiracionit kanë fituar qytetarinë e tyre jo vetëm në gazetari, por edhe në filozofi, dhe kjo në sajë të… Karl Popper! Unë këtu do ta kundërshtoj Erebarën, duke cituar vetë filozofin që ka frymëzuar Sorosin, për të krijuar fondacionin e tij që vepron dhe në Shqipëri, madje duke e cituar nga libri koncepti i paraqitur në titullin e të cilit gjendet koncepti sipas të cilit Soros ka emërtuar fondacionin e tij. Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”. Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të suksesshme. Konsumatorët rrallë e konsumojnë konspiracionin». Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës. Se Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal. Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për konspiracionin kriptohebre sorosian në Shqipëri për të krijuar një pushtet okult të infiltruar në partitë, shoqërinë civile, institucionet etj. Kjo teori konspiracioni vërtetohet me qindra prova të tërthorta, të cilat unë i kam sjellë në shkrimet e mia dhe vazhdojnë të shtohen. Një provë e tërthortë domethënëse është se Fondacioni “Soros”, ekuivalenti i Shoqërisë “Thule” që nxori nazistët, vepron si një shoqatë konspirative e ngjashme me mafien, pa asnjë transparencë reale, ku njerëzit katapultohen dhe bëjnë karrierë të shtyrë nga forca okulte, sipas kritereve misterioze që duket të kenë bazë kriptohebraizmin dhe po kështu veprojnë dhe off-spring të saj si Lëvizja “Mjaft” etj. Këto gjëra unë i kam analizuar gjerë e gjatë. Në rastin e konspiracioneve ndërkombëtare, si ai sorosian, vlen analogjia. Kështu teoria se ata që mbështet Soros në Shqipëri janë kriptohebrej vërtetohet me atë që ndodhi në Ukrainë ku kemi rastin e beniamines ukrainase të Sorosit, Yulia Tymoshenko, e cila ka qenë shumë e përfolur për origjinën e saj të dyshimtë dhe është quajtur si hebreje, gjë të cilën ajo e ka mohuar, por pa arritur të japë një version të besueshëm të origjinës së saj. Mbiemrin «Tymoshenko» ajo e ka marrë pas martesës, ndërsa mbiemri i saj i vajzërisë është Grigyan. Ky mbiemër nuk është ukrainas. Babai i saj ka qenë leton, ndërsa nëna e saj ukrainase, me etni të dyshimtë. Në vitin 2001, kur Prokuroria e kontrolluar nga Presidenti autoritarist ukrainas, Kuchma e arrestoi për korrupsion Yulia Tymoshenkon, që deri atëherë kishte qenë zëvendëskryeministre, për habinë e ukrainasve, Yevhen Chervonenko, një nga liderët e komunitetit hebre në Ukrainë, deklaroi publikisht se Yulia Tymoshenkon është çifute. Merret vesh, deklarata u bë që të krijohej përshtypja se në Ukrainë po përndiqen hebrenjtë. Për babain e vet, Tymoshenko thotë se ka ardhur nga Letonia, por nuk është në gjendje të provojë origjinën e tij letone. Tymoshenko pretendon se nëna e saj ka prejardhje ruse, por nuk tregon dot as fshatin apo qytetin e origjinës dhe as gjenealogjinë. I ati i Tymoshenko ka qenë çifut nga Letonia dhe nëna e saj çifute e ardhur në Ukrainë nga Rusia. Është për t’u habitur, që shumë kriptohebrej duhet të shkojnë në burg ose në dhomat e gazit që të pranohet identiteti i tyre nga organizatat hebreje. Në fakt, Revolucioni «Portokalli» në Ukrainë fillon me protestat për arrestimin e Tymoshenko-s para burgut Lukyanivska ku mbahej ajo. Ndoshta, në rast se Edi Rama dhe Erion Veliaj do të arrestoheshin, atëherë do të dilte dikush si Chervonenko që të thoshte se ata janë hebrenj dhe se arrestimi i tyre është shenjë e përndjekjes së hebrejve në Shqipëri. Në Shqipëri kemi një konspiracion sorosian kriptohebreo-masonik, që ka shtrirë metastazat në politikë, media, shoqërinë civile, deri në institucionet e pavarura, por kjo gjë meriton një shkrim më vete. Ndryshe nga ç’thotë Erebara, në rastin e Shqipërisë nuk është shenjë e kulturës së dembelisë të bësh teori konspiracioni, por shpesh është shenjë dembelie intelektuale t’ u shmangesh teorive të tilla. Madje është strategji mbrojtëse e konspiratorëve. Nëse Edi Rama mendon se mund t’i luftojë tezat e mia, duke nxjerrë në fushëbetejë shqytarët si Dudushi apo Erebara, e ka gabim. Do t’i duhet të zbresë vetë kampionit të polemikës, nëse do vërtet të ketë betejë.

  10. #10
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Ke Emisioni I Dudushit Na Doli Qe Top-channel Domethen Forumi I Topboard Ka Me Shume Antare Se Forumi Shqiptar.
    Nje Emision Qe Dudushi Perputhet Me Te Gjitha Cka Ka Shkruar Brari Ktu...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Korupsion ne moshen e internetit
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 11:26
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit
    Nga ILovePejaa në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •