Ne nje faqe te njohur interneti amerikane craigslist.com, u publikua nje leter nga nje vajze e cila kerkonte martese. Letra beri buje jo vetem per ate qe thoshte ajo por edhe per pergjigjen qe mori. Keshtu qe e perktheva dhe lexojeni (sidomos ju te pamartuarat)
Cfare po bej gabim?
Okay, jam lodhur duke "I rene nga Kina". Jam nje vajze e bukur (shume e bukur) 25 vjecare. Jam e artikuluar dhe kam klas. Nuk jam nga Nju Jorku. Dua te martohem me nje mashkull i cili fiton te pakten gjysem milion dollare ne vit. E di se si mund t'iu dukem, por mos harroni se me nje milion dollare ne vit, quhesh klase e mesme ne Nju Jork, keshtu qe nuk mendoj se po kerkoj te pamunduren.
A ka meshkuj ketu qe fitojne me shume se 500 mije dollare? Ndonje bashkeshorte e tyre? A mund te me jepni disa keshilla? Une kam pasur nje lidhje me nje biznesmen i cili fitonte 200-250 mije dollare. Por ku qendronte problemi do te thoni ju. 250 mije dollare nuk me jep mua nje apartament ne Central Park est. Une njoh nje grua ne kursin tim te joges, e cila u martua me nje bankier investimesh dhe tani jeton ne Tribeca. Ajo nuk eshte aq e bukur sa mua, dhe as ndonje gjeni. Por cfare ka bere ajo qe s'po e bej une? Si mund te behem si ajo?
Ja cilat jane pyetjet e mia specifike:
-Ku rrine te gjithe meshkujt e pasur? Ju lutem me jepni detaje - bare, restorante, palestra?
-Cfare kerkoni nga nje partner? Jini te sinqerte, se nuk do te me lendoni.
-A ka ndonje moshe te caktuar qe une duhet te synoj? (Une jam 25)
-Perse disa nga femrat qe jetojne jete te pasura ne Upper East Side jane aq pa ngjyre e shije? Une kam pare femra shume normale dhe te merzitshme te cilat nuk ofrojne asgje, por martohen me meshkuj teper te pasur. Kam pare edhe femra tmerresisht te bukura te cilat rrine ne baret e beqareve ne East Village. Cdo te thote kjo?
-Cfare profesioni duhet te kerkoj tek meshkujt? Avokat, bankier investimesh, doktor? Sa paguhen keta meshkuj? Dhe ku rrine keta?
-Si mund ta kuptoj nese ai do martese apo thjesht te dashur? Une jam ne kerkim te MARTESE–S.
-Ju lutem mos u tallni me mua. Une po dal hapur dhe po ju flas me sinqeritet. Shume femra te bukura jane siperfaqesore; une te pakten jam e drejtperdrejte. Une nuk do te kerkoja meshkuj te tille nese nuk do te barazohesha me ta, si nga pamja, kultura, sofistikimi apo deshira per te pasur nje shtepi te mire.
PERGJIGJE
E lexova postimin tuaj me interes te madh edhe kam menduar shume mbi dilemen tende. Une ju ofroj analizen e meposhtme per problemin tuaj. Fillimisht, nuk dua te te humb kohe; Une kualifikohem si mashkulli i pershtatshem per ty; qe do te thote se fitoj me shume se 500 mije dollare ne vit. Tani, ja si e shoh une kete ceshtje.
Oferta jote, sipas pikepamjes sime, eshte paster e qarte, nje marreveshje e keqe biznesi. Ja pse: Duke lene menjane te gjithe ujerat, ajo qe ti sugjeron eshte nje tregti e thjeshte; ti sjell bukurine tende ne party ndersa une parate e mia. Mire, thjesht. Po ja ku qendron problemi; pamja jote do te zbehet ndersa parate e mia do te vazhdojne te rriten ne sasi. Ne fakt ka shume gjasa qe fitimet e mia te
rriten, por eshte teper e sigurte qe ti nuk do te behesh me e bukur se c'je.
Prandaj ne terma ekonomike, ti je nje aset i amortizuar ndersa une jam nje aset fitues. Dhe jo vetem kaq, zhvleresimi yt rritet. Me ler te shpjegohem. Ti je 25vjec tani dhe do te vazhdosh te jesh e bukur dhe seksi per 5 vitet e ardhshme por edhe me pak per vitet e tjera. Pastaj bukuria nis e humb me shpejtesi dhe nga mosha 35 vjec me mire nguli vetes nje pirun!
Keshtu sipas terminologjise se Wall Street, ne mund te quajme ty ne pozicion shkembimi, jo ne pozicion blerje dhe ruajtjeje. Apo si c'do ti ta quaje ndryshe. Martese. Nuk ka kuptim nga ana e biznesit qe une te "bleje ty" (sepse kete po kerkon) keshtu qe me mire te te bej "leasing". Ne rast se mendon se une po behem shume i ashper, atehere me lejo te te kujtoj se nese parate e mia do te mbaronin, ti do te largoheshe automatikisht, keshtu qe nese bukuria jote humbet, atehere edhe mua me duhet te mbylle marrdhenien. Eshte e
thjeshte. Keshtu qe e vetmja marreveshje qe ne mund te bejme bashke eshte "dating" dhe jo martese. Heret ne karrieren time, une mesova per tregjet eficente. Keshtu qe pyes veten se si nje vajze e "artikuluar, me klas dhe shume e bukur" si ty nuk ka arritur te gjej nje mashkull te pasur. E kam te veshtire te besoj se nese ti je aq e bukur sa thua, nje mashkull me 500 mije dollare ne vit te mos te kete gjetur ende, te pakten sa per nje prove. Meqe ra fjala, ti gjithmone mund te gjesh menyra per te ngritur vete pasurine tende, dhe ne nuk do te detyroheshim te kishim dialogje te tilla te komplikuara.
Ne fund, do te doja te thoja se ti ke zgjedhur menyren e duhur per te gjetur burre. Klasikja "fry dhe hidh". Besoj se kjo te ndihmoi sado pak, dhe nese do qe te bejmE ndonje marrveshje "leasing" me thuaj.
Rob Campbell
J.P.Morgan
Diversified Industrials Investment Banking
277 Park Avenue , 16/F, New—York , NY 10172
Komenti eshte i lire.
Nga J@mes Douglas
Krijoni Kontakt