Gjermania ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës?
Gjermania ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga radioja shtetërore gjermane “Dojçland Funk”. Në njoftimin që po transmetohet sot nga ky radiostacion publik, i cili është publikuar edhe në faqen e internetit të kësaj radioje, thuhet se “burime të radios Dojcland Funk brenda Qeverisë gjermane kanë marrë vesh se është marrë vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria gjermane, nëse ajo shpallet pas 10 dhjetorit nga Parlamenti i Kosovës”.
Më tej thuhet se “duke marrë në konsideratë procesin negociator që po zhvillohet, Qeveria gjermane ka vendosur të mos e bëjë akoma publik këtë vendim. Vendimi i Qeverisë gjermane është marrë në konsultim me NATO-n, duke pasur parasysh informacionet e Aleancës veriatlantike se në Kosovë nuk do të ketë konflikt ushtarak pas shpalljes së pavarësisë. (F. Gashi)
Demanti zyrtar gjerman
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ndërkohë ka mohuar raportimet sipas të cilave qeveria në Berlin tashmë ka marrë vendimin për njohje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme gjermane ka thënë se Gjermania në tërësi mbështet procesin negociator të udhëhequr nga Treshja- transmeton RFE.
23.10.2007
RTK
Krijoni Kontakt