PĖRGJUMJA E SHTETIT AMĖ...




Nė tė vertetė tani do tė ishte koha e duhur pėr tė mos patur gjumė fare, ndėrsa gjithēka ėshtė e pėrgjumur. Nė ditėt mė tė vėshtira dhe ndoshta mė pėrcaktueset e kombit, shteti amė ėshtė i pėrgjumur. Pėr tė qenė i butė thashė i pėrgjumur, ndėrsa nė tė vėrtetė ėshtė krejtėsisht i fjetur dhe pėr ta zgjuar do tė duhej njė ndėr ata topat katėrdhjetėedysh qė pėrmendte dikur Migjeni nė prozat e tij.

A ėshtė vėrtet i pėrgjumur? Sa ėshtė i saktė njė pėrcaktim i tillė fatkob? Mos mendimi i tillė ėshtė i nxituar, i pasaktė, ashtu si do tė doja tė ishte ? Mjerisht, ėshtė i saktė deri nė dhimbje.
Vėreni muajt e fundit tė diplomacisė shqiptare...ec e jaket, shkuarjet e ardhjet, bisedat e pafund dhe deklarimet, shtysat dhe nėnkėmbėsat, kėrcėnimet dhe pohim/mohimet.. ku ėshtė Kosova nuk do e gjeni. Sado qė tė jeni i durueshėm, sado qė tė jeni i vėmendshėm, edhe nė tė doni tė lexoni pas deklaratave bajate diēka tė mirė, qė e kėrkoni, pėrsėri nuk do e gjeni. Nė tė gjitha kėto muajt asnjė nismė politike, historike, reale nuk ėshtė ndėrmarrė nga shteti shqiptar. Asnjė ide nuk ėshtė hedhur nė fushėn e lojės politike, askush nuk ėshtė nxitur, asnjė hap pėrpara nuk ka qenė, kur do tė duhej tė ishte dhjetra kilometra para tė gjithėve.

Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa qė askush, as vetė liderėt shqiptarė nė Kosovė, nuk e marrin mundimin tė vijnė konkretisht, tė takohen sinqerisht dhe tė vendosin bashkarisht se cilat vendime do tė pėrcaktohen, cilėt rrugė do tė ndiqen, ēfarė ėshtė e dobishme tė bėhet nė kėtė fazė dhe ēfarė mund tė bėhej mė pas, cila ėshtė pėrparsia e dokumentit pėr fqinjėsi tė mirė mes Kosovės dhe Serbisė dhe cila mund tė jetė mangėsia e tij; kur do tė duhej tė vendosej pėr hapat e mėtejshėm dhe cilėt do tė duhej tė ishin ato.. cilin nga versionet parasheh si mė tė dobishėm shteti shqiptar, shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė apo pritjen e mėtejshme tė shpalljes sė saj. Sepse nė se zoti Berisha deklaron tė hėnėn se nuk duhet tė nguten shqiptarėt nė Kosovė, alteregoja e tij, ministri i jashtėm ngutet tė deklarojė edhe pėr rrugė tė tjera qė tė ēojnė kah shpallja e njėanshme. Ku do tė duhej tė vendosej tehu i kohės, nė cilėn pikė.

Prej javėsh e javėsh askush nga bota , ku do tė vendoset, nuk e merr mundimin tė diskutojė pėr Kosovėn me Tiranėn zyrtare. Ndoshta kanė tė drejtė. Nė Tiranė ata do tė gjejnė gjithmonė tė njėjtėn fjalė" amin pėr ēka vendosni ju" dhe asgjė tjetėr. Mė e ēuditshmja ėshtė deklarata e tashme e ministrit tė jashtėm, Bashės, se Shqipėria po punon me vendet qė janė tė lėkundura pėr statusin e Kosovės.

Me cilin shtet po bisedon Shqipėria e sotme zyrtare? Ku ėshtė vendosur ajo?

Me shtetin grek ata nuk e kanė marrė guximin tė kundershtojnė apo tė hedhin ide , qė sado pak i bien ndesh mendimit zyrtar filogrek, jo mė tė hedhin ide tė cilat edhe vetė ata i quajnė romantike dhe tė tejkaluara nga koha.

Beogradi dėrgon emisarėt e tij nė tė gjithė botėn, shteti shqiptar heq pėrfaqsuesin e tij kryesor nga Kosova, me njė akuzė qė, edhe nė se qėndron, duhej zgjidhur.

Njerėzit presin nė Kosovė seriozitetin e shtetit amė, por shohin vetėm, buzeqeshjen e hidhur tė ministrit tė jashtėm.

Ata presin revoltėn e qeverisė, por dėgjojnė vetėm revoltėn e kėtij ministri, kur e atakojnė atė vetė personalisht, se duke pėrfituar nga rruga e bashkimit, bėn punėt mė tė zeza tė ndarjes sė fitimit.

Ata presin tė dėgjojnė tė vėrtetėn, si e mendojnė nė shtetin amė, sepse janė brymosur me idenė e pėrbashkėt, por dėgjojnė ēirjet pėr tenderat.

Mė ėshtė kujtuar jo rastėsisht njė thėnie e herėshme, "fshati digjet e dikush krihet". Se kush ėshtė kjo "dikush", njeriu duhet tė mendojė pėr ta gjetur. Sepse njeriu vėrtet mund tė heshtė, por ai e ka njė tė keqe tė madhe" ai ėshtė i aftė tė mendojė"

Prej shumė muajsh shteti shqiptar vendosi nė shėnjestrėn e tij Akademinė e Shkencave tė shtetit tė vet. Ndėrsa nė Prishtinė njė figurė mafioze ngrihej kundėr figurės sė nderuar tė profesor Qosjes dhe bėnte aktin banal tė leēimit tė veprės sė profesorit, nė Tiranė shkohej edhe mė tej: mbylleshin dyert e gjithė akademisė. Ndėrsa nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė njerėzit e mendimit shkencor u ashpėruan ndaj aktit rrugaē kundėr profesor Qoses, nė rastin e dhunshėm, tashmė zyrtar, tė mbylljes sė akademisė shqiptare, heshtja ishte e plotė.

Serbia vetėm nė disa muaj boton mijėra faqe, mbushur me mashtrimet e mėdha filoserbe dhe i boton nė tė gjitha gjuhėt e mundshme, shteti shqiptar, ai qė kemi dėshirė ta quajmė "Piemonti shqiptar" mbyll gojėn e akademikėve, u pret rrogėn, pra bukėn e gojės, u heq tė drejtėn e botimit, sepse nuk i financon dhe ata qė nuk kanė as bukėn e pėrditshme domosdo qė nuk kanė as mundėsinė e botimit. Shteti shqiptar ende sot nuk mund tė japė as titullin e njė botimi tė vetėm, tė tij, financuar, nxitur, organizuar e botuar nga ai, pėr Kosovėn. As nuk mund tė thotė se tashmė, kėto javė e ditė pėrcaktuese u bė kjo apo ajo konferencė, se shteti shqiptar ka kėtė qėndrim dhe do i shkojė deri nė fund kėtij qėndrimi.

Nė pak muaj ėshtė lėvizur qė nga pavarėsia pa kushte deri tek shpallja e njėanshme, duke kaluar nėpėr tė gjitha fazat, nė tė cilat kanė kaluar edhe mendimet e shteteve tė ndryshme.

Nė shtetin amė -

- janė gėzuar kur janė gėzuar tė tjerėt,
- kanė heshtur, kur kanė heshtur tė tjerėt,
- janė mėrzitur kur janė mėrzitur tė tjerėt,
- kanė mbyllur dyert e akademive kur i kanė shumėfishuar tė tjerėt,
- po zihen e po rrihen pėr njė kryeprokuror.. kur ēėshtja mė madhore e kombit kėrkon kryeprokurorin dhe kryeavokatin e saj, shtetin amė.

Nuk ėshtė dėshirė kjo... ajo qė po ndodh nė shtetin amė, nė tė gjitha qelizat e tij, nė mazhorancė dhe nė opozitė ėshtė mjerimi i politikės sė sotme. Njė ditė do tė kujtohen pėr tė gjitha kėto. Dikush do tė skuqet, dikush do tė pendohet, shumė tė tjerė do tė fėrkojnė duart, se nė kohėn e vlimeve tė mėdha bėnė edhe fitimet mė tė mėdha.

Pas pėrgjumjes vjen fjetja... mos e dhėntė zoti tė gjejnė dhjetori i kėtij viti apo njė muaj tjetėr shtetin amė tė fjetur, nė gjumin e madh tė harresės.