Pikerisht kjo po ndodh Alienated.Deri tani heshtje totale edhe ne taborrin shqiptar.
Pikerisht kjo po ndodh Alienated.Deri tani heshtje totale edhe ne taborrin shqiptar.
Pershendetjet me te mira per ju bashkkombas
Edhe une jam i mendimit se dy ngjarjet kryesore te dites se djeshme ( 24 tetorit) jane te lidhura ngushte mes veti. Ashtu sic tha edhe ALIENATED, sulmi i patrulles policore eshte bere me te vetmin qellim qe te terhqin vemendjen e mediave dhe opinionit shqiptar nga ai vendim qe e sooli gjykata kushtetuese e RM-s per Peredorimin e Flamurit Kombtar te Shqiptareve.
Por sado qe te mundohen qe ta paraqesin si rezik Kosoven, ti neperkembin te drejtat e shqiptareve ne RM ( ILIRIDE), ne si shqiptare po i porosisim palen SllavoMaqedonase sebashku me ato kukullat dhe mashat shqipfolese qe i kane ne qeveri, se Ende ka dhe do te kete gjithmone SHQIPTARE ne keto troje qe do ti dalin zot vetvetes dhe do ti mbrojne te drejtat e tyre me gjitha forcat dhe ne cdo menyre qe eshte e duhur.
Shpresojqe ne keto momente ne Shqiptaret te jemi shume te zgjuar dhe te pregaditur per cdo rast. Sic u permend edhe me larte, kjo i ngjane situates se vitit 97' ne Gostivar, por edhe gjithe viteve te 90-ta ne Iliride.
Behuni Gati Shqiptare per te Mbrojtur te Drejtat dhe Interesat tona ne Trojet Tona Etnike.
Lavdi Deshmoreve
Vdekje Tradhetareve dhe Armiqve
Liri dhe Bashkim Kombit dhe Popullit Shqiptar
Te gjithe se bashku NE FITORE TE REJA
ALBANIA-I
KRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË JAPË DORËHEQJEN
25/10/2007
Reduktimi i përdorimit të flamurit, vendim i gatuar nga strukturat LSDM- BDI
PDSH dhe PPD kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për reduktimin e përdorimit të flamurit shqiptar, duke vlerësuar se prapa vendimit qëndrojnë struktura të LSDM dhe BDI-së. Ndërsa, edhe ekspertët kushtetues vlerësojnë se vendimi ka prapavijë opozitare.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e flamujve ka reaguar ashpër Partia Demokratike Shqiptare, duke e vlerësuar vendimin si politik. Nënkryetari i kësaj partie Ruzhdi Matoshi,vendimin e ka quajtur tendencioz, ndërsa ka potencuar se prapa tij qëndrojnë LSDM dhe BDI, pasi sipas tij, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë emëruar nga këto dy parti.“Akti i të mërkurës është një skenar i LSDM-së dhe BDI-së për ta destabilizuar situatën dhe për ti keqësuar marrëdhëniet ndëretnike”, ka deklaruar
Matoshi. Ai ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi, të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti, pasi është pjesëmarrës në një vendim shumë negativ për shqiptarët. Ndërkaq, edhe vet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi, ka pranuar se vendimi është politik. Ai në një prononcim për “Koha” ka deklaruar se gjykatësit shqiptarë janë mbivotuar nga ana e shumicës maqedonase, ndërsa nuk ka komentuar nëse do të japë dorëheqje, pasi është shprehur se ndodhet në një rast vdekje në Kosovë.
Kjo është hera e parë që Gjykata Kushtetuese sjell vendim pa mbështetje unanime nga anëtarët tjerë të gjykatës. Vendimi për abrogimin e tre neneve të Ligjit për përdorimin e flamujve është miratuar me gjashtë vota, ndërsa tre anëtarë kanë qenë kundër.
Ndërkaq, edhe PPD ka kundërshtuar duke vlerësuar se parapa vendimit qëndrojnë struktura të LSDM-së dhe BDI-së, pasi sipas saj anëtarët e Gjykatës janë zgjedhur nga këto dy subjekte. “Ky vendim është i papranueshëm dhe grupi i ekspertëve do të dalë me qëndrim konkret”, ka deklaruar zëdhënësi i PPD-së Arijanit Hoxha.
PDSH thotë se skenari për flamurin është nga BDI dhe LSDM
25/10/2007
• PDSH e quan skenarë të parapërgaditur mirë nga qarqe të BDI dhe LSDM vendimin e gjykatës kushtetuese. PDSH kërkon dorëheqjen urgjente të kryetarit të kësaj gjykate, Mahmud Jusufi.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë me një vendim ekzektues dje ka hequr disa dispozita ligjore nga Ligji për përodrimin e simboleve kombëtare të miratuar dy vite më parë si pjesë e kornizës së Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë vendim të kësaj gjykate që drejtohet nga gjykatësi shqiptar Mahmut Jusufi në komunat me popullësi shumicë shqiptare ndalohet përdorimi i flamurit shqiptar në objektet e komunave dhe mjediset e tjera publike. Ligji mundëson përdorimin e flamurit vetëm në ditën e festave kombëtare të bashkësisë etnike shqiptare, gjatë pritjes së zyrtarëv të lartë shtetëror dhe diplomatëve të huaj. Ndalohet përdorimi i flamurit shqiptar edhe gjatë takimeve sportive, tubimeve publike dhe manifestimeve të organizuara nga komunat. Lejohet që komunat të përdorin vetëm flamurin e tyre komunal. Vendimi i Gjykatës është mbështetur nga 6 anëtarë, ndërsa kryetari Jusufi dhe anëtari tjetër shqiptar kanë votuar kundër heqjes së këtyre dispozitave.
Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) e quan skenarë të parapërgaditur mirë nga qarqe të BDI dhe LSDM vendimin e gjykatës kushtetuese. PDSH kërkon dorëheqjen urgjente të kryetarit të kësaj gjykate, Mahmud Jusufi.
“Ne reagojmë ashpër nga ky vendim që synon minimin e proceseve politike në Maqedoni të udhëhequra nga qeverisja aktuale. Ne kemi të dhëna të fuqishme se Mahmud Jusufi është pjesë e këtij skenari, meqë ai ka thirrur mbledhjen. Jusufi gjithashtu është emëruar me preferencat e fuqishme politike të BDI-së dhe LSDM-së, andaj tani është momenti që të mbrohen interesat e tyre. Kjo është një vendim totalisht destabilizues “, theksoi nënkryetari i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi për agjencinë INA.
Ina-Online
#VamosArgentina
Cimo
Te lutem mos plaso ne kete forum lajme nga web faqja e PDSH-VMRO nese je i afte jep qendrimin tend e nese jo me mire mos shkruaj. Po si skeni turp mor te thoni se vendimi qenka me prapavij te BDI-s, por BDIija e solli kete ligj mor idiot me 2005, dhe si nuk ke turp pashe zotin ta permendish Ruzhdi Matoshin por ai eshte turp per gjithe shqiptaret( nuk ka sjellje ben gjeste te pahijshme kur folin deputet tjere ne rastin konkret kur ishte Buckovski ne foltore nxirrte gjuhen dhe zgerdhiheshte, nuk ka intelekt, nuk njeh maqedonishten fol si i vjen atij, nuk ka karakter njeriu).
Derisa egzistojne kesi njerzish qe nuk jane te afte ta vendojne ne funksion trurin e vet dhe te logjikojn sipas logjikes se tyre, do te jete veshtire.
"Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----
S'kemi cka kerkojm ne shqiptaret me shume. Ne jemi njerez - shqiptar, vetem neper dasmat tona, 2-3 here ne vit kur ka ndonje feste edhe ate vetem ne vende ku ka 20% shqiptar. Diteve tjera ne, thjesh nuk eksistojm.
E tille eshte politika, ne merr dicka duhet te japish dicka. Prandaj dhe duhej te japim dicka. Ne fillim partia ne qeveri u betua se do i mbaj syte e mbyllur, vet e vetem ta mposht rivalin e tij politik, me ardhjen ne qeveri. Te till jemi ne shqiptaret: Mendojm lokalisht, veprojm globalisht , ne vend qe te qendroj e kunderta.
Eshte e mundur qe te zgjedhurit tone (te mjerit tone), mos te kene ditur me pare per kete ligj (ashtu sic nuk ja kan haberen se cka ndodhet ne shtet meq jane shume te preukupuar), apo te ket ditur vetem nje numer i caktuar.
Rrotullohet rrotulla, e koha kthehet. Do vij koha t'i mbajm te fshehura flamujt nen setrat tona... Te kemi frige te shprehemi....E ate mu ne kohen me kritike kombetare (ceshtja e Kosoves)...
Duhet te mesohemi me pak, na e bene Bajramin Feste Shtetrore, hyne ne qeveri, kane shenja se do na e pranojn Kosoven...... Keto jane shume shume shume gjera ne krahasim nga ato qe ata morren.....
Bota eshte nje teater, ku popujt e shitur, te mjere, te mallkuar nuk kan rol as si statist, jane thhjesht suglera pas kuintave, suflera... po suflera te vetvetes.....
Eeeee - jo e dashur. Kjo kohe s'do vije. Ta mbajne mend shume mire te gjithe (sllavet e sherbetoret e tyre shqiptare) qe flamuri shqiptar nuk do hiqet pasi eshte vendosur njehere aty ku eshte vendosur. Nese duan perseritjen e 2001 biles dhe me keq se aq - le te provojne ta heqin.
Deri nje dite as vete s'kam besuar qe AKSH eshte ne Maqedoni, por me duhet ta them qe KJO ESHTE NJE E VERTETE SHUME E MADHE. Ata jane ketu, i ke gjithandej, ne mal, ne qytet, ne fshat, neper vende ku s'i pret. Dhe jane gati te bejne te paberen po ndodhi dicka e tille.
Nuk do vije koha qe te fshihem flamurin tone se per ate kemi derdhur gjak dhe kemi humbur shume djem te mire te ketij kombi. Ta mbajne mend te gjithe. Sllavet e kukullat e tyre. Regjisoret dhe aktoret e tyre. Mjeshtrit dhe "tullat" qe udheheqin ne grupe parlamentare. Gjykates e dele... te gjithe ta dine kete.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Shum jam i deshprum me kto ngjarjet e fundit, pajtohem Alienated qe flamuri ska me u largu me, e nese provojn me forc ta largojn, e dim gjith se cka dot ndodhe, sjemi me ato te 1997,
Mendoj qe AKSh esht domosdoshmeri, AKSh duhet te ekzistoje non stop, si kontrollor dhe nxites i punve ne te mir te shqiptarve ne ket shtet te padrejtsive, a kto te PDSh bre vllazen e motra , cdo dit qe i shof ne Tv aq me shum e me shum i marr inati , a ky Ruzhdi Matoshi asht berllogu i politikes, si munden ta fajsojn opoziten per mos sukseset e veta , nese ishin te zoti e kishin implementu marreveshjen e Ohrit per afatin kohor qe e premtojshin para zgjedhjeve, i kishin liru te burgosurit politik per 60 dit, e kishin zgjidh statusin e deshmoreve dhe invaldeve, sdi cka bejn kto Tv qe nuk jau nxjerrin premtimet parazgjedhore, le te shofe populli cfar genjeshtar jan
Ske faj per Ruzhi Matoshin , ashtu eshte , sedi cfar kapaciteti intelektual kan pa te ky. Po une e postova deklaraten e PDSH tash ka rastis ta jap ky ...
Edhe me ngadale me ate fjalorin e vrazhde ndaj meje, se une nuk nuk i kam hjek nenet. Benu vajze e sjellshme dhe trego te pakten nje kulture te larte komunikimi.
Nje krahasim qe i behet gjendjes se mundshme me ate te 1997 eshte shume i gabuar. Nese vjen te hiqen flamujt - s'ka si perseritet 97-ta per disa arsye:
Ne vitin 1997 shqiptaret shtyne me cifte, dikush me pistolete e veshtire se u degjua zeri i ndonje kallashnikovi kunder policise.
Ne vitin 2007 pothuajse gjysma e policeve jane shqiptare te cilet nuk besoj te pranojne te zbatojne urdherin per te hequr flamurin shqiptar sepse e dine fare mire se "vlon kallashi" gjithandej. Kane kaluar 10 vjet, dhe shyqyr zotit kemi plote kallashnikove aktive qe na kane ngelur nga lufta dhe bejme namin kesaj rradhe. Dikush ka dhe arme me te renda, mos harrojme dhe kete dhe s'e dime pastaj ku i del hesapi ketij shteti me ne.
Nuk do perseritet 97 jo. Do behet 2007 po vendosen te bejne nje gje te tille. Dhe 2007 do jete e dhimbshme per ata - ta dini.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Krijoni Kontakt