Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 87
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758

    Ndalohet përdorimi zyrtar i Flamurit Shqiptar në Maqedoni

    LAJM KRYESOR (qe duhet te jete e nuk eshte) dje Gjykata Kushtetuese e shtetit Maqedon rrezoi disa neneve te ligjit per perdorimin e flamujve.Me pak fjale shqiptaret e Maqedonise pas 15 diteve mbasi ky vendim te hyn ne fuqi mund ta perdorin flamurin vetem neper dasma. Me duket se edhe ky vendim mbeti nen hijen e ndodhive ne Kodra e Furres por jo edhe me qellim.Hallall i qofte Grujevskit po luan me shqiptaret si maca me miun e ne mirremi me vetvehten. Jemi me te vertete shume te papare.Edhe nje fitore e madhe drejt implementimit te shtetit etnocentrik maqedonas.

    Ky vendim nuk eshte fare i rastesishem.Nikolla Grujevski me ndihmen deri tani te papare te partnerit shqiptar, ne fakt po i kthen proceset prapa dhe vendimi per ta gjunjezuar flamurin shqiptar ( te vendoset vetem neper kolibet tona) ne fakt eshte vendim i kordinuar mire me prapavije te rende antishqiptare. Jo qe ligji qe ishte ne fuqi ishte shume i mire dhe se per kete ka merita BDI-ja por ishte nje hap perpara ndersa ky vendim arbitrar i Gjykates nen kontroll te Qeverise ne fakt eshte goditja e fundit qe iu dha marreveshjes se Ohrit. Para disa javeve Grujevski e shkeli parimin e Badinterit (duke fut vota te serbeve e romeve brenda) kesaj rradhe i ka ra direkt shtylles se shteformesise shqiptare ne Maqedoni-flamurit. Per dallim nga budallakite e meparshme te sllaveve kesaj rradhe Grujevski kete e ka bere me AMININ e nje partie shqiptare e cila mbase per inati se pushteti lokal eshte ne duart e opozites tenton qe te shkaktoje krize ne keto Institucione. Rrafshimit pertoke te shqiptareve te Maqedonise ka arritur kulminacionin dhe eshte momenti i fundit qe forcat kombetare ne PDSH ti thone stop psikopatise qe vazhdon ne rradhet e saj.

    Me kete vendim mesazhi eshte i qarte "Ne sllavet kur duam i ndryshojme te drejtat tuaja".Nese eshte keshtu atehere te gjitha perpjekjet per barazi te bera qe nga 90-ta e deri tani bijne ne uje.

    Edhe nje gje shume interesante ne lidhje me kete vendim.Asnje medium maqedonas(pervec terthorazi mbreme ne "TV Telma") nuk e ka transmetuar kete lajm.Edhe sot sa arrita te shoh asnje medium nuk e jep kete lajm.Nepermjet dyerve te vogla "na e futen" nderkohe qe lajmi i pare vazhdon te jete situata e sigurise ne veri te vendit.....

    Me ne fund e gjeta nje shkrim ne lidhje me kete

    http://www.utrinski.com.mk/?ItemID=E...E3974EF4ADFD66

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    PDSH ende nuk ka dal ta komentoje ket ndryshim, Besim Dogani skishte dit se cka te thoje, i esht desht te fole me shefin qe te mund te shprehet

  3. #3
    Gazeta Lajm sot publikon kete ngjarje me titull
    Vendim politik, qe perkujton Gostivarin e '97-es.
    me tej gazeta shton se kete akt e kundershtojne partite politike si BDi-ja dhe PPD-ja qe sot ose neser do dalin zyrtarisht, gjithashtu edhe PDSH-ja do mblidhet per te mare qendrimin e saje.
    Lexojeni artikullin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    Shume mire po ua bejne Shqiptarve, dilni prap e demonstroni per Maqedonin ne nato.

    Ne vend se te demnostroni per te drejtat e juve ju kerkoni qe te futet Maqedonia ne nato.
    Mjer ai popull kend e ka udheheqes.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  5. #5
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    I nderuar shkupi

    Ide e mire per hapjen e kesaj teme Shkupi, une thjesht nuk di cfare te komentoj besoj se secili shqiptar eshte duke menduar se cka po ndodh a valle ate kulle te madhe qe shqiptaret e ndertuan me gjak dhe aq sakrifice keta per 15 muaj qeverisje bashke me partnerin e tyre VMRO-PDSH deshirojne ta shkaterrojne por nuk e besoj, ishin te njejtit qe luften e 2001 e quajten tradhti.
    Shume mire e ka dardani8 ata te cilet thoshin se duhet te kene turp shqiptaret pse nuk marrin pjese ne tubimin per Maqedonin ne NATO, le te dalin tani dhe le te mbajne protesta kunder ketij vendimi.
    1. Verdiktin e popullit e shkolen duke hyre ne qeveri pa merite,
    2. Parimin e Badenterit e shkolen me votat e serbeve dhe tjereve,
    3. Perdorimi i flamurit etj

    Cka valle po na pret?
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga dardani8 Lexo Postimin
    Shume mire po ua bejne Shqiptarve, dilni prap e demonstroni per Maqedonin ne nato.

    Ne vend se te demnostroni per te drejtat e juve ju kerkoni qe te futet Maqedonia ne nato.
    Mjer ai popull kend e ka udheheqes.
    Dardan mos na shtin gjithve me nje thes, edhe ato qe kan dal ne protesta kan qen te manipulum, Un thojsha ne cka bazohen kto te PDSh kur e kerkojn Naton, i kan realizu te drejtat e shqiptarve ?! e kan realizu marreveshjen e Ohrit ?!? JOOO
    E ateher ke dojn ta mashtrojn se dot hym ne Nato , ato kerkojn rezultate e jo tubime partiake, Pdsh esht humb totalisht ne ket qeveri, jo qe nuk ndihmun kauzen shqiptare por ato punojn kunder shqiptarve

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    shpresoj qe keto shkelje te qojne ne nje lufte tjeter apo ndonje marreveshje tjeter sepse shqiptaret lehte manipulohen. Me mire ajo pjese shqiptare te jete pjese e Kosoves sesa Maqedoni. Ndoshta krize me e madhe ekonomike por te pakten e ngrit flamurin sa here te doje dhe flet shqip pa frike ne qytet.
    Barca

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Do te ishte mire qe kjo teme te bashkohet tek tema mbi ndodhite ne Maqedoni!
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Pse ti bashkohet ndodhive ne Maqedoni rapsoul?Eshte ngjarje madhore dhe mbase situata do te jete ne zhvillim e siper.Nuk mund te karakterizohet NDALIMI I PERDORIMIT ZYRTAR TE FLAMURIT SHQIPTAR me lajme te tipit Grujevski i dha dy milion dollare bujqeve.Kjo e fundit i takon rubrikes lajme nga Maqedonia.Natyrisht kete e vendos administratori i kesaj faqe por besoj se ngjarje me madhore se kjo ne kete moment nuk ka dhe kerkon nje diskutim ne vije kombetare e jo partiake.

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    LAJM KRYESOR (qe duhet te jete e nuk eshte) ***
    Nuk eshte LAJM KRYESOR sepse keta jane te afte per te inskenuar ngjarje te tjera per ta mbuluar kete lajm.

    Mediat kryesore te vendit dje dhe sot merren me sulmin ndaj patrulles policore ne Kodra Fura ku u vra nje polic dhe ngelen te lenduar dy te tjere. Dhe kjo mendoj qe eshte nje inskenim i organeve shteterore te cilet mund te kene gisht ne vrasjen e policeve per te terhequr vemendjen e medias nga ceshtja e NDALIMIT TE FLAMURIT SHQIPTAR ne ate te nje sulmi ndaj organeve te rendit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Maqedoni, qeveria miraton ligjin e përdorimit të flamurit shqiptar
    Nga ArberXYZ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2005, 09:29
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •