Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13

Tema: Lekė Gjoka

  1. #11
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Shqiponja do kthehet nė fole

    Shqiponja do kthehet nė fole
    -Fjalet e shėnjta tė Papes Francesku nė Shqipėri

    E di sė Shqiponja o At i Shenjtė
    nė fole do tė kthehet njė ditė
    fjalė zemre qė rrjedhin si lumenjtė
    nga Shpirti Yt qė sjell dritė.

    Shqiponja pėrlotėt n'Atdhe
    e me tė dhe nė mėrgimtaret
    nė shpirtin e shqiptarit nuk ka me Re
    sė gjithonė janė larguar ndarjet .

    Njė gjysem shekulli djalli
    nė portėn e shpirtit na la ėrrėsirė
    dritėn, tė verten e jetes na e vrau
    nė prag na solli dhimbjen, varfėrinė.

    Por djalli i kuq iku nga shpirti i shqiptarit
    dhe si Evropa donim jeten ta jetonim
    udhėtuam si shqiponjat pėrmes mallit
    qė femijėt bark bosh tė mos i shikonim.

    E tani nė shqiponjat nė mėrgim
    tek keto fjalė po gjėjmė pak Shprese
    sė duam qė njė ditė tė kemi sherim
    kthimin n'Atdhe nuk duam qė t'na vdesė.

    Fluturo shqiponjė mbi kombin e shqiponjave
    me bekimin e Papes Franceskut n'tokė
    fytyra jotė e paster e pa lyeme me bojna
    shpirtėrisht tani nė bėn tė jemi me ngrohtė..



    Lek Gjoka
    21 Shtator 2014
    Jacksonville Florida

  2. #12
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Lekė Gjoka

    Me Gjergj Kastriotin bisedoj..
    -poemth-

    Dikur nė Arbėri
    Lindi Gjergji i Kastriotit
    Zeusi e kish Bire tė Tij
    Ish i dėrguari i Zotit.

    E di o Nėna Iliri
    Nėna ime pellazgjike
    Heronjė linde Ti
    Pėr vete e shtetet mike.

    Sulltani tė quajti Skenderbe
    Si gjithe shqiptarėt kishe gjak
    E doje Shqipėrine ma tė miren mbi dhe
    E doje Arbėrine ket zambak.

    Ti qaje, qeshje , gėzoje
    Jeta jetonte me ty
    Mbi Sulltane triumfoje
    Arbėrine e bekove n'Liri.

    Europa tė kish shpėtimtar
    Ishė njė Aleksander i ri
    pė kristianizmin kalors i artė
    Sė shpėtimtari i tij ishė Ti

    Por iken vitet nė trenin e ikjes
    Shekujt perplasen me rrėmuje
    Dikur kojshisė ia trembje friken
    Tani ai do me tė mbyt nė uje.

    Atdheun ta coptuan
    Trupin ia ndane nė thela
    Shpirtėrisht Shqiperia po vuan
    Kėmbėkryq i ėshtė ul dhembja.

    Sė kojshite u munduan
    Qė gjakut tend ti bėjne transplant
    Me shume emra tė pagėzuan
    Por kish lind shqiptari Frang.

    Frang Bardhi me penen e shpreses
    Ti kaloje breznite nė leter
    Ngado qė sillesh do tė mbetesh
    Gjak shqiptari, race e vjeter.

    Qindra shekuj shkru me gjak
    Nėpėr shekujt ti legjend
    Por paritmas vijnė grek prap
    Sė kojshive iu merren mend.

    Na e vodhen historine
    Nė toke ilire ndertojnė jeten
    Zoti njė dite fytyren ta nxine
    Dhe ne diell do nxierr tė verteten.

    Ti s'je Jorgo por je Gjergji
    Historia me dergoi mesazh
    Grekerit hėnės i thone dhe dielli
    Sė kane smirė e shumė meraz.

    Papritmas seē u hap Qielli
    Zeusi doli i pari
    Poet me ty do te flas Skenderbeu
    Me ty sė ke gjak shqiptari.

    Si dikur gadi pėr lufte
    Gjergji doli nga parajsa
    Sytė me lote pak i ka mbushe
    Me lot gėzimi qan dhe nata.

    Nisi tė flase, Bjeshket dėgjojnė
    Lumi Drin n"Lezhė frymen ndali
    Me bėjne veshet, syte ē'po me shikojnė
    Ē'ėshtė ai trim n'maje atij kali.

    Me kujtohet flet prap Lumi
    Sė tek une ndienjat freskonte
    heej Gjergj Kastrioti ėshte zgju nga gjumi
    Sė poetin do tė takonte.

    Ushton mali tundet lisi
    Gjergji nis e flet pak fjalė
    Kur i bashkuar do jete fisi
    Ēdo stuhie i bėn ballė.

    Ndaj shqiptarėt e mi ku jeni
    unė fjalen po e mbylli
    shqiptarė frike kurre mos keni
    por besa bese bashkė duhet t’rrini.

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Tetor 2014

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kallmeti pėr postimin:

    shigjeta (12-10-2014)

  4. #13
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Lekė Gjoka

    Lek Gjoka - Ai qė vargjeve dhe ngjarjeve iu jep
    shije jetė

    (-Marre nga libri i ri me tregime i sapo dale nga botimi "Takim me vdekjen"
    Jacksonville Florida 2016)

    Nė njė fillim Prilli tė vitit 1970 nė Kallmet tė Lezhės
    lindi nė njė familje tė thjeshtė poeti, shkrimtari,
    publicisti Lek Gjoka.
    U rrit si tė gjithė tė tjerėt nė njė periudhe tė errėt
    dhe plot vuajtje nė diktaturėn komunistė. Fatmirėsisht
    dukė u rritur nė Kallmet ku ēdo mėngjes
    Bjeshka Velė jo vetėm tė thoshte mirėmėngjes dhe
    tė pėrshėndeste me simfoninė e burimeve dhe tė
    pėrrenjve qė turravrap lėshoheshin nga mali nėpėr
    fushė drejt Drinit por tė pėrqafonte nė ndjenjat
    dhe krenarinė e tė qė nurit shqiptar, tė kėndonte
    legjendat jetėsore reale e jo reale tė jetės. Te fliste
    pėr Zanat dhe Dragonjtė, tė ftonte nė Mrizin e Zanave
    dhe tė fliste pėr Kuēedrėn e Velės ku aq bukur
    e ka pėrshkruar nė vargje e “Lahutės se Malėsisė”
    Homeri shqiptar At Gjergj Fishta.
    Pas mbarimit tė shkollės se mesme nuk gjen kurrė
    qetėsi shpirtėrore nė Shqipėrinė komuniste. Fillon
    pėrkohėsisht punė nė ndėrmarrjen pyjore tė Lezhės
    ku pas njė mbledhje rutinė tė frontit demokratik
    tė ndėrmarrjes reagon nė njė shkrim tė titulluar
    “Perse hesht masa?” qė e dėrgon nė gazetėn lokale
    tė Lezhės “Koha Jonė “ , por jo vetėm qė nuk botohet
    por pėrfundon nė komitetin e Partisė tė rrethit.
    Autori “akuzonte” masėn se pas shpinė fliste pėr
    hallet dhe padrejtėsitė e kohės ndėrsa nė mbledhje
    ngarkohej vetėm me heshte sepse kishte frike nga
    dora e hekurt e diktaturės komuniste.
    Fatmirėsisht ishte fillimi i vitit 1990 dhe nė diktaturėn
    komuniste kishin filluar plasaritjet e para dhe
    autori Gjoka nuk u arrestua por u pėrjashtua nga
    puna .

    Pas kėsaj eksperience tė hidhur nė Gusht tė 1990
    tenton tė hyje nė ambasadat e huaja por dhe kėsaj
    here ishte pa fat.
    Nė fillim tė vitit 1991 kur komunizmi po pėrgatitej
    tė vdiste e marrin ushtar dhe e dėrgojnė nė
    Erseke tė Kolonjės ku era e demokracisė me zor
    hynte vetėm nėpėrmjet shtypit tė kohės ndėrkohe
    qė nė ushtri akoma jetonte fryma e diktatorit
    Hoxha .Duke parė ketė gjendje pas botimit tė
    njė reportazhi nė gazetėn lokale tė Kolonjės ku
    pėrshkruan bukurinė, mikpritjen dhe krenarinė e
    banoreve te Ersekės boton nė gazetėn “Luftėtari”
    tė ushtrisė njė shkrim ku kėrkon qė edhe nė ushtri
    tė fillojnė reformat demokratike. Ky shkrim nuk
    u prit mire tė komisaret e brigadės, komunistė
    qė nuk pranonin kurrsesi sė diktatura komuniste
    po fillonte tė vdiste. Pas kėtij shkrimi “mėkati” i
    autorit Gjoka vazhdon edhe me tej. Kur nė Korēė
    po behej demonstrata antikomuniste pėr rrėzimin
    e skulpturės sė diktatorit Hoxha dhe nga Erseka
    po bėheshin gati makinat tė merrnin ushtaret pėr
    tė shpėrndare me forcėn e armeve ketė demonstratė
    autori Gjoka dhe disa miq tė tjerė arriti qė me forcėn e fjalės tė bėje qė shumica e ushtareve
    tė mos pranonin tė hipnin nė makinat e vdekjes.
    Ky veprim i tij shkaktoi njė inat tė madh tek drejtuesit
    e ushtrisė deri tek ministria i mbrojtjes. Vete
    komisari i Brigadės se Ersekės e thėrret nė zyrė
    dhe nėpėrmjet presioneve tė ndryshme i thotė : -E
    di se ju verioret e keni urryer dhe e urreni komunizmin
    ndaj po qė sė ke dėshire tė ndihmoj unė tė
    arratisesh nė Greqi. Vetėm malin e Gramozit do tė
    kalosh dhe atje tė pret “ parajsa” kapitaliste.
    Sigurisht e mohoi menjėherė kėrkesėn e komisarit
    qė kishte si qėllim eliminimin fizik tė autorit sikur
    kishin bėrė mė mjaft tė rijnė shqiptarė qė nė
    tentativė pėr tu arratisur nė Greqi i kishin vrare
    shpateve tė malit nė Gramoz dhe Gjonsh zonė kufitare
    me Greqinė. U kthye nė repart dukė menduar
    rrugėn me tė mirė qė tė largohej nga Shqipėria
    komuniste qė po jepte shpirt sepse ishte kohė e
    rrezikshme ku jetėn e kishe nė fije tė perit. Komunizmi
    nė ato ēast ishte si njė njėri qė po mbytej nė
    ujė qė po ti afrohesh ta ndihmosh tė mbyste edhe
    ti.

    Me nė fund nė fillim tė muajit Mars 91-it arratiset
    nė Greqi duke shpėtuar nga diktatura komuniste
    por duke u zhgėnjyer sepse gjen njė Greqi jo sikur e
    kishte menduar por tepėr raciste .
    Nė Athinė njihet me poetin Kolec Traboini i cili
    megjithėqė dhunėn e policisė dhe sigurimit grek
    kishte nxjerrė tė paren gazete pėr emigrantet
    shqiptare tė titulluar Egnatia me emrin e rrugės qė
    bashkonte dikur gjithė Ballkanin bashkė.

    Autori Lek Gjoka nis bashkėpunimin me gazetėn
    Egnatia nė fillim nga Rafina port afėr Marathones
    pastaj nga Kreta duke i dėrguar reportazhe dhe
    krijimtari letrare. Disa poezi tė autorit botohen
    edhe nė antologjinė poetike tė emigranteve shqiptare
    nė Greqi tė titulluar “Balada e largėsive” qė
    u botua nėn kujdesin e poetit Traboini, tė stafit
    tė gazetės, dhe ndihmės dhe pėrkrahjes se madhe
    dhėne nga artistet greke dhe arvanitasi i madh
    shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola.
    I zhgėnjyer me sjelljen raciste tė shtetit grek si dhe
    i vrare shpirtėrisht nga vrasja nga ana e policisė nė
    fshatrave Ēamėrisė tė kushėririt tė tij tė pafajshėm
    Mirash Gjokes nė Mars tė 1993 tenton tė kalojė
    klandestin pėr nė Itali. Sė bashku me njė shqiptar
    tjetėr hynė nė njė maune nė Patra tė Greqisė dhe
    pas 20 e ca orėsh udhėtim aventure pėrfundojnė
    nė Ankona tė Italisė . Por edhe kėtu nuk e kapi
    fati pėr dorė pėr faj tė shqiptarit qė e ndihmoi tė
    kalonin klandestinė nė Itali i cili arrestohet nga
    karabinierėt italianė dhe meqenėse dinte italisht i
    sjell nė stacionin e trenit ku si i tregon se njė shqiptar
    tjetėr ishte me tė vete largohet me vrap. Autori
    Gjoka arrestohet dhe kthehet pėr nė Patra tė Greqisė
    qė tė riatdhesohet nė Shqipėri.

    Nė 1994 njihet dhe fejohet me Bardhe Bushpepen
    ku martohet mė 8 tetor 1995.
    Mė 30 Qershor 1997 i lind fėmija i pare djali Donaldi
    ditėn e zgjedhjeve nė pėrfundim tė luftės civile nė Shqipėri pėr faj tė skemave piramidale.
    Me 2 dhjetor 1998 zbret nė Miami dhe vjen nė
    Jacksonville Florida duke filluar jetėn e re tė emigrantit
    mė ėndrrėn Amerikane nė shpirt.

    Nė 2001 ka dy gėzime. Familja shtohet edhe me njė
    fėmije tė dytė vajzėn Daniela ndėrkohė boton librin
    e pare me poezi nė kujdesin e shkrimtarit Kujtim
    Dashit dhe recensent poetin Ndoc Gjetja tė titulluar
    “Lotėt e puthjes”.
    Nė ketė libėr hap portėn e poezisė ku nė mjaft
    poezi malli i vendlindjes , dashuria pėr jetėn pėr
    Shqipėrinė janė thurur plot me ndiejna jetėsore.
    Gjithashtu nė mjaft poezi ėshtė vete jeta e autorit
    Gjoka i cili ėshtė njė fitimtar i pėrhershėm mbi
    rropatjet e tramvajet e jetės i cili nisi aventurėn e
    largimit nga udha e mjerimit siē thotė edhe nė njė
    poezi tė kėtij vėllimi. Dhe pėrkundėr mjaft emigranteve
    tė tjerė ai pėr asnjė ēast nuk iu dorėzua
    fatit tė mbi jetimit pėr tė pėrjetuar tragjedinė e
    humbjes sė personalitetit e kthimit nė anonim ,
    pėrkundrazi ai fitoi nė sajė tė botės sė tij tė pasur
    shpirtėrorė , dashurisė sė madhe pėr vendlindjen ,
    fitoi nė saj tė shpresave tė pashuara. Poezitė e kėtij
    vėllimi janė fragmente tė njė ditari poetik janė kronikat
    e internuari i jetės se tij.

    Nė 2003 boton librin e dytė me poezi tė titulluar
    “Diellin e kapa pėr veshėsh”
    Nė ketė vėllim autori Lek Gjoka vjen me i pjekur nga ana poetike, me njė larmi idesh e temash, te
    cilat i trajton me mjeshtėri artistike e me njė kolorit
    shumė tė ngrohtė , pėrzėre me erėn e bjeshkėve
    fytyrėqeshur dhe me mallin e pashuar tė emigrantit.
    Dhimbja, gėzimi, trishtimi; puthja,qarja,dashuria
    e pėrmallimi ;gjuha, fjala e kėnga; lodhja e prehja;
    pikėllimi, ėndrra dhe shpresa harmonizohen bukur
    nė vargjet e Lekės, me njė frymėzim shumė tė
    ndjeshėm e plot figuracione artistike.

    Nė 2008 boton librin e trete me poezi “Dallgėzim i
    Oqeanit Shpirtėror”.
    Titulli i librit me poezi mund tė tingėllojė plot
    dhimbje dhe mall pėr vendlindjen , befasues nė
    takimin apo shikimin e parė. Por , nė tė vėrtetė
    titulli i pėrshtatet veprės, sepse shpreh njė dėshirė
    tė zjarrtė tė autorit qė gėrshetohet me temat e
    ndryshme qė trajtohen nė lėndėn e tij poetike. Njė
    rast fatlum , qė pėrcakton edhe hapėsirėn e larmishme
    tematike tė librit , ėshtė fakti qė eksperienca
    e poetit ėshtė ndarė midis Shqipėrisė dhe Amerikės
    ku autori jeton prej dhjetėra vitesh. Kjo gjė e ka
    ndihmuar atė tė sjellė njė tjetėr frymėmarrje nė
    tekstet poetike, duke zgjedhur njė kėndvėshtrim
    mė real dhe prekės mbi botėn njerėzore e atė arbėrore
    nė veēanti tė shpėrndarė anė e kėnd rruzullit.
    Nė ketė vėllim poetik kuptojmė dhe njohim mirė
    botėn letrarė tė poetit, me thjeshtėsi pėrdor shprehjen
    poetike, veēmas metaforės. Ai pėrmes vargut tė shpirtit tė lirė dėnon ēdo dhimbje qė i ėshtė
    shkaktuar jetės sė bashkėkombėsve tė tij e sidomos
    femrave qė i shesin nė “panairin” e skllavėrisė sė
    mishit tė bardhe.
    Poeti ėshtė shumė i lidhur me vendlindjen dhe
    mallin qė sė shuan dot nė udhėtimin e tij jetėsor nė
    rrotullat e ndryshkura tė mėrgimit.
    Por mbi tė gjitha , shumė prekėse janė krijimet e
    dhimbjes qė i ka pėrshkruar prindėrve tė dashur tė
    cilėt u ndanė nga kjo botė pak vite me parė. Ai e
    adhuron nėnėn dhe babin me fjalė tė zgjedhura me
    kujdes nga thesari i poezisė.
    Tė njohėsh botėn e Lekė Gjokes nė ketė vėllim
    poetik do tė thotė tė njohėsh njė botė tė veēantė
    poeti, tė heshtur e pa bujė tė mbushur me gjithēka
    qė jeta i ka afruar, gėzime, hidhėrime, mall, vuajtje
    dhe respekt pėr vendlindjen. Ta lexosh poetin nė
    vargje , ke lexuar shpirtin e tij tė pamposhtur, qė
    nuk e theu dot asnjė lloj stuhie, qe erdhi furishėm
    rrugės sė tij tė jetės.

    Nė 2013 boton librin e katėrt me poezi tė titulluar
    “Retė i kam mbyllur me ēelės” dhe tė parin me tregime
    “Pėrroi i djallit”.
    Nė ketė vėllim poetik autori ka arritur njė pjekuri
    artistike tė larmishme ku mesazhet e jetės, dashurisė
    dhe kohės ku jetojmė i shpreh plot ndiejna nė
    tre ciklet e librit.
    Cikli i parė ėshtė me poezi dashurie, dashuri
    e dashuruar dhe dashuri dhimbje, dashuri
    prindėrore, dashuri pėr vendlindjen, dashuri shikimesh e dashuri puthjesh. Ky cikėl titullohet “Sa
    peshon njė puthje”
    Cikli i dytė titullohet “Retė i kam mbyllur me
    ēelės” qė ka mjaft poezi jetėsore , ka dhimbjen qė
    ndesh rrugės sė jetės, gėzimin, trishtimin, mallin
    dhe pėrballimin e ēdo halli qė tė tjerėt ti lenė nė
    derė nė udhėtimin tėnd jetėsor.
    Cikli i trete titullohet “Kohėn e kapa pėr dorė” ku
    autori fare lirshėm, pa droje, pa lodhje udhėton
    me vargjet e tij plot figuracione artistike me kohen.
    Udhėtimin e nis me ditėt e javės, me muajt, me
    stinėt tė cilėt pėrbėjnė njė vit jetėsor e cili vazhdon
    udhėtimin e tij duke na sjelle pranė udhėtimin jetėsor
    tė ēdo njeriu deri nė pafundėsinė e universit.
    Ndėrsa kishte shkruar shpesh here tregime dhe
    botuar nė gazetat shqiptare nė Shqipėri si dhe nė
    New York nė gazetat “Illyria” dhe “Dielli” autori
    Gjoka po nė vitin 2013 del para lexuesit me librin
    e pare me tregime “Pėrroi i Djallit” ku Djalli sipas
    autorit ėshtė komunizmi nė Shqipėri i cili ka
    vdekur por akoma nuk ka dhėne shpirt.
    Mjaft ngjarje jetėsorė deri diku reale apo si reale
    janė pėrshkruar plot ndiejna nė tė gjitha tregimet
    e rrėfyera. Ne mjaft ngjarje sigurisht dhimbja
    qė dikujt jeta ia le nė dere tė krijon njė ndiejnė
    njerėzore qė pa dashje ndonjė lot mund tė te rrėshqasė
    nėpėr faqe pa tė pyetur sepse ke hyrė nė shpirtin
    e personazheve tė tregimeve.

    Nė vitin 2015 si me personazhet e tij nė tregime
    apo poezi edhe pėr jetėn e autorit Lek Gjoka jeta
    i sjell nė dere njė fatkeqėsi shendetsore. Mė 10
    Shkurt kur akoma drita nuk ishte zgjuar nga gjumi
    pėson njė aksident tė rėndė automobilistik nė punė
    nė Fernandina Beach Florida. Dy muaj nė spital ai
    arrin tė shpėtojė jetėn por rreziku i humbjes sė njė
    kėmbė e vret shumė shpirtėrisht. Falė doktorėve nė
    Shands Hospital nė Jacksonville Florida dhe tete
    operacione tė cilėt kanė zgjatur orė e orė tė tėra
    duke luftuar mes vdekjes dhe jetės arrin ta shpėtojė
    kėmbėn por jeta pėson njė ndryshim rrėnjėsor tė pa
    riparueshėm. Pėrveē dhimbjeve trupore dhimbja
    shpirtėrore ėshtė ulur kėmbėkryq nė shpirtin e tij.
    Megjithėse autori kishte plot dhimbje ai nuk iu
    dorėzua fatit tė tij tė keq. Ai e dashuronte jetėn
    dhe nuk pranonte kurrsesi ti dorėzohej dhimbjes
    sepse njė frymėzim i madh pėr tė pėrveē dy fėmijėve
    Donaldit dhe Danieles ishte bashkėshortja
    Bardhe Gjoka (Bushpepa) e cila pėr dy muaj qėndroi
    pranė natė e ditė me tė nė spital. Ajo, dashuria
    e saj ia mjekoi shpirtit megjithėse lotėt e saj nuk
    ndaleshin dot sa here hynte nė operacionin e radhės
    sepse ajo nuk donte ta humbiste dashurinė e saj,
    babin e dy fėmijėve te tyre . Fati megjithėse plot
    dhimbje arriti tė sjelle ngrohtėsi jetėsore dhe pas
    dhjetėra muajsh arrin me vėshtirėsi por tė eci me
    kėmbėt e veta. Koha pėr tė ėshtė shumė e shtrenjtė
    dhe nuk e gjunjėzon dot. Pėrveē poezive , opinioneve
    nė gazetat e diasporės se Amerikės si “Illyria”,“Dielli” dhe “Gazeta Vatra Online”(www.gazetavatra.
    com) shkruan mjaft tregime tė cilėt i beri gati
    pėr botim qė nė vitin 2015 por autori nuk donte ta
    botonte sepse ėshtė viti me i keq plot dhimbje pėr
    tė dhe familjen e tij ku ai nuk do ti harroje sa te
    jete gjalle nė ket planet plot dhimbje dhe lot.
    Tani nė vitin 2016 po shikon dritėn e botimit
    libri i ri “Takim me vdekjen” i autorit Lek Gjoka
    dhe po i servirėt lexuesve. Autori nė ketė libėr
    na sjell mjaft ngjarje nga jeta e pėrditshme, na
    sjell dhimbjen, dashurinė njerėzorė, dashurinė e
    ēiltėr. Gjithashtu nė ketė libėr autori na sjell plot
    mjeshtėri disa legjenda shqiptare si dhe jetėn e emigrantit
    shqiptar me dhimbjen,mallin,dashurinė dhe
    ėndrrėn..

    Vėrtete Lek Gjoka ia arriti ta takonte vdekjen, tė
    takonte dhe tė lotonte me dhimbjen e tmerrshme
    shpirtėrorė por kurrėsesi nuk iu dorėzua as vdekjes,
    as dhimbjes, as stresit qė shpesh here udhėton nė
    jetėn e tij reale. Ai ėshtė njė fitimtar i pėrhershmen
    me tramvajet e jetės dukė na sjelle mjaft fragmente
    te jetės se tij nė mjaft krijimtari letrare.
    Libra tė rinjė do tė trokasin edhe nė tė ardhėm nė
    portėn e lexuesit duke e futur autorin Lek Gjoka
    nė altarin e pavdekshėm jo vetėm tė letėrsisė sė
    Diasporės Shqiptarė tė Amerikės por tė Letėrsisė
    Moderne tė Shqipėrisė.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •