Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Lekė Gjoka

  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Lotet e puthjes.Cikel Poetik...

    cikel poetik nga Lek Gjoka -Kallmeti

    Lotet e Puthjes

    Larg nė dhe te huaj
    kur syte veē nė enderr ti pashė
    nė buze qendrijnė pakez lote te puthjes
    pakez lote te puthjes se thate !..
    Nata rend mbi dallge te lodhjes
    ndienjat marrin udhe tė gjate
    qėndrojnė pak nė oborr te shkolles
    Ne vjeshte pemet s'di pse qajnė?
    (Mos kjo stine iu vodhi rrobat ?!
    Ah e dashur buzėt qajnė
    kėtu larg nė dhe te huaj
    kater stinet vjeshte jane
    s'po shterojnė lotet e puthjes !..


    Njė vajze ecen neper shi !..

    Ecen njė vajze neper shi si nė legjende
    s'ecen me kembe ecen me zemer
    dhe s'pyet nese gjiri i rejes rrjedh
    shi,bore apo breshėr !

    Ecėn ajo si legjenda drejt legjendės
    vezullimi i syve te saj tė gjitha rete i zhduku
    e di,shumė larg rri fshehur njė zemer
    qė pulson njėhėrėsh me zemrėn tende flutur !..


    Kush e solli dashurinė ?

    Mėngjesi i lau faqet
    mesdita i krehu floket
    era ia shkundi mendimet
    dhe ia thau lotet !

    Ora ia dha vrapit
    sytė me qiellin nderrohen
    detrat po bertasin
    detrat zemerohen !.

    Se s'ka mė uje lotesh
    se u shterr trishtimi
    s'kanė si mbushen botet
    e ketij zemerimi !.

    Nuk shterrojnė dot kėnget
    por buruan puthjet
    dita lind per syte
    nata lind per buzet!...

    Ora ia tha vrapit
    dhe nė planetin tjeter
    u takua mė djalin
    e me puthjen e vjeter !..


    Nė ėndėrr !..

    Kur dielli u shtri te flerė
    strukur nė gji te maleve
    e hena permes reve shkonte
    lozonjare
    se kush vjen e troket nė dritaren-ėndėrr!..
    Unė s'e kisha ndiere kur mė mbuloji nė gjume
    si dikur kur zbulohesha nga ethet e matures
    veē gjaku ia dha vrapit nė dejet e ngushtė,
    e balli mori zjarr nga embelsia e puthjes !....
    Ah pėr bese s'po rrej
    Sonte nė Athine pashe nė enderr nėnen !..


    Vajzave gjokset po iu shkrijnė ...

    Po shkrijnė ajzberget
    me nje shperthim lulevjollce
    vajzet kane zjarrmi te tmerrshme nė gjokse !..
    Dhe shkojnė nė kisha a gjami qe Zoti tiu sjelle fat
    qė gjoksin a trupin te mos iu shkrije vapa !...
    Ah,sikur tė isha djale:Sa vajzave do iu shkrihesha
    nė gjokse,buze a trup si stalaktik pranveror
    nėpėr ujvara.....


    Ē'm'u rishfaq Migjeni udheve te Athines

    Ishte ēmendur makina e pronarit dhe me vrap
    si kale i hazdisur rende autostrates
    por semafori i kuq per krahu e kap
    dhe ia nxierr kllapine.
    Kokėn kthej mėnjanė,sytė shohin nė dritare nė vocerrak
    qe asnje pike gjaku nė fytyre s'i kish mbire!.
    -Mė fal pesė lekė se dua te jetoj-mė tha ai shqip
    Zgjata paret e ia dhashe u mbyllen vete syte
    perpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
    Ėshtė ca e lasuar Athina dhe bėn zhurmė
    s'i bie ndermend se ka ndonje vocerrak shqiptar
    qė pėr shtepi ka lulishten
    e pėr mbuloje ajrin e veres
    Vallė vargjet kush per fyti po m'i kap
    lotėt e zemres ?
    -Ik nė Shqiperi !-mu duk se i thashe
    se vetem atje do tė tė falin ndonjė cope jete
    se si m'u zhduk papritmas ai vocerrak
    se makina serishmi mu ēmend !...

    Ėndėrr vajzerore ..

    Padashje tej xhamit
    hyre ti tere ngrohtesi
    hyre mu nė zemer tė fustanit
    me njė afsh tė madh nė gji.

    E syte anash i hodhe
    tė shihje ndonjė dhėndėrr
    por syve s'di pse s'iu besoje
    s'e dije gjithshka ishte ėndėrr......

    Im bire Donaldi lindi me 30 qershor 1997

    Pėrjashta spitalit kėngė e zakonshme armesh
    si vajtim mortor a kush djallin e di
    qershori i lodhur ēapitej ngadale
    diktatura nė shtratin e vdekjes u shtri.
    E dashura ime nė salle tė operacionit gjumė flė
    Doktorat i kishin prehur thikat e jetes
    qajnė ndienjat,e prape vetja mė thote:"Hė mo burrė je?
    ....por jo s'i ndaloj dot lotet e zemrės.
    Dhe vargjet pikojnė lot
    se lot boron etėrė Shqiperia
    se dhe nuset nė tė zeza ndėrruan njyren e vellos sot
    e per orkester kishin vajtime e krisma!.
    Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im bire Donaldi
    e tamli i nanes qė pi ka aromė baroti
    dy oresh mė thote: "babe ē'po ngjet kėshtu nė Shqiperi
    apo na ka mallkuar zoti!?::
    Pėrkėdhel tim bire qė trokiti nė jete
    ditėn e pare te riēlirimit tė tretė,
    zemra e tij e virgjer pulson e duket sikur flet:
    "Ishalla ripushtim tjetėr tė vetvetes s'do tė ketė !".....




    tė dashur miq keto jane disa prej poezive te Lek Gjokes-Kallmeti(te mijat)te vellimit poetik "LOTET E PUTHJES" te shkruera para 1998 vit qe unė emigrova Familjerisht ne Amerike.Ne tė ardhem do tiu dergoj edhe poezi te tjere te botuara nė organe te ndryshme si dhe poezi te reja qe po i bej gadi per nje vellim tjeter poetik.Dėshiroj qe paqjq dhe mirkuptimi te udhetojne nė ėdo ēast si ne jeten tuaj ashtu edhe nė mbarvajtjen e ketij forumi Shqiptar nė internet. Faliminderit !...

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Enderr amerikane apo djall..-tregim nga L.Gjoka

    Ėnderr amerikane apo djall?..
    tregim.(nga Lek Gjoka)
    Njė mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te ērregullt si vete jeta e ērregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Nė tė dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diēka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.
    -Ēfare kemi Syri?
    -Hiē-ia ktheu gjoja si i qete.
    -Ahaahhaaa- qeshi si nėper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..
    -Ēfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur
    -Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat
    AAAA!-bebezoi si nėper dhembe Syri
    -Tė dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit dhe kelthiti me te madhe troē.
    Syri qeshi si me ironi.- kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di ēdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
    -Pėr ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur
    -Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime
    -Aahaaa!-qeshi si neper dhembe Pjetri
    Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tėre nerva dhe e ndali vrapin pėrpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye nė
    Sauthsajte.Trokiti si me rrembim nė deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet Donaldin dhe Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur nė breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi njė copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nėper faqe.Tė lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Njė heshtje varri kishte rėnduar dhe ēuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua nė krah te Syrit.
    -Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do tė me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..
    -Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.
    -I love you!-babi-unė te dua shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.
    -Ē'kemi ndonje te re?
    -Hiē-ia priti ftohte ai
    -Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje
    -Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg nė qytet e ke?
    -Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dėgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.
    -He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..
    -Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.
    -Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Ėshtė pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.
    Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi
    -Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?
    -Nė Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si ēdo mashkull pėr nje grua qe..
    -Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nėper faqe.
    Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin ēurk.
    -Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin nė kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per ēudi ia befti ne prag te deres Sandra Smith
    bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.
    -Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.
    -Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-ēfarė po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punė.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte nė krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut ato buze hollake por teper perveluse.
    Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Pėr nje ēast qendruan nė heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.
    -Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet nė burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.
    -Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paēka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................
    Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    ėndėr e varrosu- cikel poetik nga Kallmeti

    Ėndėrr e varrosur
    -bashkfshatareve te mi qė humben jeten
    aksidentalisht nė mergim!..

    Shtrij duart e shpreses pertej dritare sė trishtimit
    qe tė ledhatoj sadopak shpirtrat e eres
    ndienjat shperthejnė nė rreke merziteje
    e shpirtin e ka kapluar vapa e veres !..

    Ku jam nė ketė botė tė dehur
    nga avujt e trishtimit e tė varferisė
    nga lotėt qe varen nė sytė e heshtjes
    n'arkivola kthehet shpesh herė shpresa e djalerise !..

    Kallmeti nė maje tė bjeshkes Vela nė dorėn mbi sy
    sodit bijte nė skafet e fatit nė shpinė tė Adriatikut
    kthen kokėn edhe nė bjeshket e Olimpit
    ku djemtė me shprese tė pėrgjakur rendin nė tė ikur !..

    Sakaq telefonat burojnė lajme
    dhe lot
    njė tjeter djale kishtė trokitur nė portėn e vdekjes
    shperthen kuja buzė Drinit e deri nė maje tė Veles sot
    e lisat ia keputėn nė mes buzeqeshjen eres !..

    Shperthen Kallmeti nė kuje e vajtime
    e fshatrat per rreth iu drithen misht e shperthejnė nė lot
    erdhi makina morde me vdekjen nė shpinė
    e nė bjeshken Vele tallazohėn rete e dhimbjes
    e shperthejnė lumejne plot!...

    tetor 2002




    Nė stacion zemer !...


    Jashtė shiu mbush lotėt e zbrazura tė trishtimit
    dhe nata mundohet te jetoje mes nesh
    qe pak idhnim ia shton edhe mergimi
    e ti pranė meje tė mos jesh!..

    Por shikimet e turrullosen mergimin
    dhe dielli i syve shiun nė ēeles mbyll
    rend nata tė mbytet nė lume prej zemerimit
    dhe ja ti nė ndienja ke hyre symbyll!..

    Sakaq antenat e dashurise zgjohėn nga kllapia
    era e ngrohte e puthjes nė qeliza rreshqet vale-vale
    ndienjat askush s'do tė na i hedhe nga gremina
    nė stacionin zemer dashuria t'ka trokitur o vajze!..
    2002,,,

    Nė mergim takoj Shqipnine

    Larg ku varferinė kam vrare
    shoh Shqipninė kete zane tė bardhe !.
    Dhe ngadale nis t'kuvendoj
    n'udhė t'mergimit e takoj !.

    Heej Shqipni moj nane baroti
    ktheje koken t'flasim pak
    turivaruna retė prej soti
    kanė me ikun prej teje larg!

    Qesh nanamadhja psheretin
    dhe me dore flokeve iu jep
    ah more bire kėtu n'mergim
    ajri n'fyt se si me djeg !..

    Ah moj nane mos u pshterit
    ti veē bijte ke erdhe me pa
    prape n'shpine tane ke me ike
    here tu qesh e here tu kja !..

    Eh more bire!-prape m'kthehet nana
    unė po kthehem me rete nė qiell
    s'kam nevoje pėr vize a gjana
    e prape tek bijte kam me erdhe!..

    T'lutem nanė mos ik dhe pak
    se unė mallin du me vra
    iken nana se n'shpi bijtė kanė ba shamate


    Hamalli !.....

    Hamalli tere diten ngarkuar
    me ngarkese hamalli
    psheretin e shikon te vulosurat duar
    dhe prape rreshqet nė udhe persepari!..

    E shoh nga larg te ēfilitur
    afrohem dhe nė kuvend shtrohem gjate
    i them te paguaj shtrenjte e ai nė kembe ėshtė ngritur
    e serishmi u ul prape!..

    -Ēdo mall unė mbaj!-ma kthen i merzitur
    ēdo mall qe peshohet nė peshore
    s'kam problem pesha te renda per te ngritur
    por jo pesha shpirterore!..

    S'mund ta mbaj dot mergimin
    e n'maunė ta ngarkoj ajo nė gjunjė bie
    e pi pastaj ilaqe per te vrare trishtimin
    nė diell e ne hije !..

    Oh zot !psheretis si me vete
    e hamalli me shikon me shikim hamalli
    sikur me thote hamall ma te mirė se une s'gjete.,,..
    e di nė Shqiperi mergimi vdes perse gjalli !..
    Lamtumire o i huaj hamall...
    dhe rreshqas ne rrotullat e ndryshkura te mergimit
    unė mergimtari !...

    Lek Gjoka

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Gjuha Shqipe...

    Gjuha Shqipe...

    Qesh fytyra e Bjeshkeve tė Nalta
    kur shqip era nis e flet
    dhe u nisen n'udhna t'largta
    rrokullimthi nė kurbet !..

    Shtriqet fusha e pergjumur
    dhe njė sy pakez e hap
    shqip iu nis kanges dhe lumi
    shqip nis t'flasin rrruezat nė gjak!..

    Shqip nis flet dhe shija e puthjes
    ku dashnia nis e rrjedh
    shqip nis flet dhe loti i humbjes
    kur shpresa n'rrugė na ka ngel !..

    Por..iken shqipja nė mergim
    se varfnia duhet vra
    nis femija tue psheretim
    edhe shqip ai nis me kja!..

    Qesh fytyra me vogelushin
    sa mire shqip ai din me kja
    malet jashta frymen ndalin
    deti syte hapi tu pa!..

    Ē'ashtė ky za,kjo gjuhe qe mbjell
    diamante rreth e qark
    e vransinen nė det e hedh
    vetem diellin sjell nė prag ?!..

    Qė sheron malle e trishtime
    t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
    e me ty rri n'halle e n'gezime
    e kurre s'lodhet,kurre s'thotė dreq !..

    Gjuhes shqipe i qeshin syte
    nė mergim bijte ledhaton
    shqip prapė flasin dhe dashurite
    dhe era e shpirtit veē shqip kendon!..


    Lek Gjoka 30 nentor 2002

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Nenat

    Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
    dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
    kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
    vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

    E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
    dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
    fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
    merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

    Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
    por kur ajo ėshtė mungese
    ke gjithmone tallaze shpirterore
    dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


    Lekė Gjoka
    8 mars 2004

    Gezuar 8 Marsin o nena te dashura!
    Paqi gjithmone nje shpirt nene dhe bijte tuaj paqin bekimin tuaj ne ēdo ēast te jetes dhe mos e harrofshin kurre dashurine tuaj..
    Gezuar festen e nenave !..
    Lekė Gjoka
    Florida Amerike

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Lekė Gjoka

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi ?.

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi
    Dikur mendoja peshore te gabuar
    Cfare te ndodhi Atdheu im s'e di
    Me euro cdo jete duhet peshuar

    Dike varferia e kapi per xhakete
    Por jeta duhet jetuar
    Me mire e jeton jeten me vdekje
    Kur s'ke peshore per ta peshuar

    I turperuar flas me zemren
    Ne udhet e dhimbjes jetoj
    Telefonata idhnuse ma prishen ndienjen
    Semundja shqiptarin e gjunjezoj.

    A jam shqiptar? S'e di
    Jo jo s'dua te jem si ato shqiptare
    Gjysem shekulli ne roberi
    Tash nje roberi me e trisht ka ardhe.

    Tashti ministri,matrapazi, doktori
    Fryhen duke ia shtuar tjetrit varferine
    Sa kushton per ty shqiptar aperacioni?
    Po s'pate bej gadi varrin e vete mbrenda hyne

    Ne Shqiperi nje "fe" re u predikua
    E per shenjt-dreq ka peshore parane
    Shqiperi ne shekullin XXI te kan turperua
    Ai shenjt- dreq ta mori kalane

    Minister, doktor a matrapaz
    Ma fyve gjakun qe kam ne vena
    Me nje grusht dua ta qelloj kete maraz
    Se shqiptari po vdes para se te lind ai dhe endrra

    Amerike e di mu bere nene e dyte
    Me gjak e me ndienja jam shqiptar
    Ti ne peshoren e jetes i peshon Lirite
    Shqiptarit para lindjes vdekja i ka ardhe

    Ai s'do dollar por jeten
    Ai s'do lemoshe por lirine
    Ai s'do rrenen por te verteten
    Ai do shtet por jo shtet gremine

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi
    Me grushtin e dhimbjes dua ta prish ket peshore
    Shqiptar ti zgjohu e mos flije
    Se jeten-dhurate nje here e more!..

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Janar 2013

  7. #7
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Takim nen lumenjte e loteve - tregim- nga Lek Gjoka

    Takim nen lumenjte e loteve
    - tregim- nga Lek Gjoka


    As vete Gazmor Vela nuk e kishte kuptuar se nje dite do te perfundonte
    ne Jacksonville . Gjithesesi ndiej si me fat nga klima aq miqesore e
    Florides ku dimri gjithmone ngaterronte rrugen dhe nuk vinte deri ketu.
    Po ecnin ngadale me Bertin ne Beach Blvd me nje makine sportive dhe me
    dritare hapur.Oqeani Atlanik kishte leshuar nje fllad te lehte qe ta
    largonte stresin dhe rutinen e dites nen aromen afshit te ujit te kripur
    .Si ecen edhe pak minuata kthyen majtas shume afer bregut te Atlantikut
    dhe hyne ne parking. Si parkuan ne parkingun e bar- reastaurant
    "Legends" u ngjiten ngadale ne katin e dyte te tij qe ta shijonin ma
    mire kaltersine e oqeanit.Nje muzike e lehte sikur te perkundte me
    tinguj e saj dhe te leshonte si ne nje enderr zgjuar.U ulun ne nje
    tavoline afer dritares.Porositen nja dy birra dhe duke biseduar lehte u
    shtangen kur dy vajza te beshme me shikim embelsues u ulun ne nje
    tavoline afer.Kamarieri iu afrua tek vajzat dhe iu mori porosine.
    Shikimi i Gazit se si u perqafua me njeren nga vajzat. Dicka i levizi
    neper gjak.
    -Cfare ke ?- e pyeti si me tallje Berti- po te ze qymyri ?
    - Jo jo - luajti koken ai- se si me duket shikimi i asaj vajze, sikur e
    kam takuar diku
    - EHe - ia ktheu shoku- sa vajza takojme ne bare a diskoteka te gjitha
    njelloj duken
    -Gabohesh, ajo ka nje lloj shikimi qe ndryshon nga te tjeret,dicka e
    brenshme sikur me shqeteson.
    Berti si djale capken te perzier me njefare tankerlleku si xhentelmen
    per bisedat me femrat u ngrit ne kembe dhe u afrua afer tavolines se
    tyre. Iu zgjati doren dhe foli me nje frym.
    - Albert Shkodra !- prezantoi veten
    -Mbiemer i njohur !- ia priti Sara- mos gje jeni ...
    - Po po , i re pikes - e nderpreu ai - jam shqiptar
    Rita qeshi lehte me vete dhe veshtronte ne menyre te pakuptime
    Gazin.Edhe ajo kishte nje parandienje qe diku e kishte pare.Mos valle
    eshte ....
    Binte nje shi i perzire me bore. Makina ngjitej me veshtiresi ne
    tatepjeten e malit ne kthesat e Gomsiqes ku nje shtrese e holle debore
    e kishte bere rrugen si sapun.Megjithese Agron Vela ishte nje nder
    shoferat me te dalluar te bjeshkeve shqiptare ato caste e kishte
    shtrenguar fort timonin.
    -cfare ke ?- e pyeti e shoqja- me dukesh i shqetesuar me ngadale se po
    trembet Rita
    - Mosss femijet grua!..
    Frenoi gozhde por nga akulli i ngrire ne rruge u spostua nga rruga dhe u
    shemb ne humnere...
    - Rita, Rita!- degjoi nje ze paskraheve.
    - Cfare ?- ia priti ajo dhe fshiu lotet me dore
    - Pse qan?
    - Kot, me ka marre malli per dicka, tani mu kujtua.
    Berti ia kishte ngulur syte Sares dhe i ftoi ne tavolinen e tij. Vajzat
    u ngriten ngadale. U nisen drejt Gazit i cili e priti me nje fryme
    ardhjen e tyre.
    - Sara !-prezantoi veten Sara dhe u ul ne karrike.
    - Rita !- foli Rita me nje fryme dhe i zgjati doren.
    Ai ia dha doren dhe se si iu duk. Nje ngrohtesi i pershkroi tere trupin.
    Mos valle kam rene ne dashuri- i fliste ai vetes
    -Jo, jo , nuk besoj se eshte dashuri por ...
    -Gezuar !- degjoi zerin e saj si nje oshetime bjeshke
    - Gezuar !- ia ktheu ai dhe si i fali nje buzeqeshje thirri kamarieren
    per te paguar.
    - Gazi a mund te bejme nje fotogarafi bashke me celularin tim ta kem si
    kujtim kur te mbaroj shkollen e te kthehem ne Shqiperi.
    - Me gjithe qejf !- ia priti ai.
    Ajo pa u menduar ia dha telefonin Sares dhe iu afrua afer Gazit duke
    pozuar .Ajo mori telefonin dhe pa e zgjatur iu beri fotografine.
    Ne nje cope leter i la numrin e telefonit. Iu afrua afer veshit dhe i
    foli lehte
    - Me telefono te shtunen se ndoshta kam nje fjale te rendesishme me
    ty...
    Sa e gjate iu duk ajo jave Gazit. Ditet me zor ecnin si nje ore qe po i
    mbaron bateria.Te shtunen pasi u vesh mori telefonin dhe letren e saj qe
    kishte shkruar ne menyre te shkujdesshme numrim e telefonit dhe nisi ta
    formonte 904-343-.....
    - Hello !- degjoi zerin e saj
    - Jam Gazi, me falni se mos kam ngaterruar numer
    - Me ke doni te flisni!- ia priti ajo si me shaka te vellait te saj
    - Me Riten , mbiemrin ia kam harruar
    - Nuk ka gje se do te ma mesosh mbiemrin
    - Ti Rita qenke, pse luan me mua
    -Ok, Ok,ku do te takohemi ?
    - Ku te duash ti?
    - Takohemi tek Panera Bread ne Southside Blvd
    - Ne rregull !- ia priti ai dhe si mori celsat e makines u nis me nje
    fryme jashte.
    Ajo ishte ulur ne tavoline . Ai i dha doren dhe u ul.
    - Paske ardhur para meje
    - Sigurisht se jam me e shpejte
    - Po porosine pse e ke bere se desha une te te qerasja
    - S'ka gje nga shikimi dukesh se i ke qejf emelsirat ndaj e porosita
    - Ku e di ti se me pelqejne shume embelsirat ?
    - Te thashe nga shikimi !- ia priti e qete ajo dhe gadi sa nuk
    shpertheu ne lot duke shtrenguar fort ne nje leter dy fotogarifite nje
    te vjeter dhe nje qe beri para nje jave me Gazin.
    - Gazi !- i thirri ajo lehte dhe i kapi duart
    - Fol - ia priti ai ne cast dhe nje ngrohtesi shpirterore i shkonte dhe
    i vinte neper trup
    - A ke vellezer, motra, nene, baba a ke familje ?
    Ai u shtang. E shikonte drejt e ne sy dhe kishte ngelur si memec
    - Fol , pse nuk flet?
    Ai vetem e shikonte.Nje cast e mori disi veten dhe foli me nje ze te
    mekur
    - Nuk te kuptoj Rita
    - Si nuk me kupton ?
    - Pse duhet ti pergjigjem nje pyetje te tille
    - Sepse une te pyeta dhe ti pranove te takohesh me mua
    - Po , ke te drejte por nuk te pergjigjem dot
    - Pse?
    - Eshte nje plage e vjeter dhe kur te pashe ty nuk e di se cfare ndienje
    ndieva
    - Dashuri per nje vajze qe e shikon per here te pare dhe te dhuron
    shikime e buzeqeshje.
    - Jo , jo dicka tjeter , nje lloj dashurie tjeter nuk di se si ta them
    me fjale.
    Rita e shikoi me dhembshuri drejt e ne sy. Hapi letren dhe i tregoi ne
    fotografi te vjeter. Gazi sa e pa njohi prinderit e tij qe vdiqen ne te
    njetin aksident ku vetem Rita fatmirsisht shpetoi dhe shpertheu ne lot.
    - Moter, Rita motra ime ti qenke ! - belbezoi me ze te larte dhe te
    dyve rrekete e loteve iu kishin formuar dy lumenje dhimbjeje nepet
    faqe.
    - Oooh Zot , si qenka jeta- folen ne kor te dy njeheresh e te perqafuar
    lotet s'i ndalnin dot.
    Qanin te dy pa zhurme. Bota jashte jetonte jeten por edhe Gazi e Rita
    sonte po shijonin nje takim nen lumenjte e loteve por qe jeta dikuj ja
    ben nje dhurate te tille.

    Lek Gjoka
    Janar 2013
    Jacksonville Florida

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Lekė Gjoka

    Kosove zgjohu nga gjumi

    Kosove gjymtyre e coptume e Shqiperise
    Kujdes mos te merren mendte
    Atdheut i trokite ne dere para pasurise
    Askush s'ka mujte me te rrejte

    Kohet ndryshuan per shqiptarin
    Europa mundohet me te mbajte per dore
    Luan me ty , bile te fut zjarrin
    Pastaj te drejton ne rreshtore

    Kosove ti kthej syte nga trupi yt
    Se dhe ty si nanen te coptuan
    Lugina e Presheves ty te ka shpirt
    Mos flej, bijte e tu atje s'duhen harruar

    Shkjau s'ka bese
    Baballaret ta lane amanet
    Nga halli ai ka me te buzeqeshe
    Por me vone prape ai te pret

    Viktimat e deshmoret te shikojne
    Kur pi wiskin e hidhur te Europes
    Te falesh sigurisht qe pranojne
    Por jo kur duan me te shty drejt gropes

    Dy shtete shqiptare ne Ballkan
    S'eshte fitore por dhimbje koke
    por sikur ishe ne at hall te madh
    eshte ma e mira zgjidhje e perkohshme

    E di Kosove qe je nje foshnje qe rritet
    Por jo ne gjirin e nanes
    As ne shtepine e femise ku rriten jetimet
    Ndaj zgjou nga gjumi i mbramjes

    Europen ti zgjoje nga endrrat
    Europen mos e ler te perkedhele kojshite
    Se tane shqiptarise i jane zgjuar ndienjat
    Dhe kjo frymarrje jete do shpertheje nje dite

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Lekė Gjoka

    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti Lexo Postimin
    Kosove zgjohu nga gjumi

    Kosove gjymtyre e coptume e Shqiperise
    Kujdes mos te merren mendte
    Atdheut i trokite ne dere para pasurise
    Askush s'ka mujte me te rrejte

    Kohet ndryshuan per shqiptarin
    Europa mundohet me te mbajte per dore
    Luan me ty , bile te fut zjarrin
    Pastaj te drejton ne rreshtore

    Kosove ti kthej syte nga trupi yt
    Se dhe ty si nanen te coptuan
    Lugina e Presheves ty te ka shpirt
    Mos flej, bijte e tu atje s'duhen harruar

    Shkjau s'ka bese
    Baballaret ta lane amanet
    Nga halli ai ka me te buzeqeshe
    Por me vone prape ai te pret

    Viktimat e deshmoret te shikojne
    Kur pi wiskin e hidhur te Europes
    Te falesh sigurisht qe pranojne
    Por jo kur duan me te shty drejt gropes

    Dy shtete shqiptare ne Ballkan
    S'eshte fitore por dhimbje koke
    por sikur ishe ne at hall te madh
    eshte ma e mira zgjidhje e perkohshme

    E di Kosove qe je nje foshnje qe rritet
    Por jo ne gjirin e nanes
    As ne shtepine e femise ku rriten jetimet
    Ndaj zgjou nga gjumi i mbramjes

    Europen ti zgjoje nga endrrat
    Europen mos e ler te perkedhele kojshite
    Se tane shqiptarise i jane zgjuar ndienjat
    Dhe kjo frymarrje jete do shpertheje nje dite

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

    O Leke, hidhi edhe nje sy tjeter poezive para se t'i postosh, se kohet e fundit po shkruan kot fare.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Lekė Gjoka

    Pershendetje MI CORAZON !..
    E di se nje dite do te jemi pjese e familjes europiane jo se do Europa por nuk ka nga te shkoje sepse edhe SHBA ia ka vendosur kusht asaj sikur e futi Shqiperine ne Nato do ta fuse ne BE.Sigurisht ti ke mendimin tend qe shkruan se po shkruaj kot por nuk me ngel hatri se ti mendon ashtu ,eshte mendimi yt personal dhe jo i shumices.
    Gjithesesi te uroj gjithe te mirat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •