Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    xhejmso, po ca bon mes kungujve mer jahu; apo dressed up si per halloween huh?

    xhelozia eshte ndjenje (sentiment) - thote Elna. xhelozia eshte nje ndjenje sic ashtu sic e thua ti, thote njerezia. Eh jarabi shyqyr se i paski rene ne koke. Jo se, qe thoni ju, une e dija buall

    xhejmso (po te pyes ty se kungujt nuk kane haber nga xhelozia; s'kane faj te shkretet. kush do behet xheloz per fara kungulli aman) pra, e kisha llafin, a mendon se eshte natyra xheloze? me qarte akoma, ne kohen e ciftezimit, a ja prek dot (luanit) nje luan tjeter luaneshen? perse luftojne meshkujt (tigrat, kaprojte, elefantet) me njeri tjetrin, apo se edhe keta jane ne dashuri, jane te zemeruar, jane te pasigurt e blah blah blah?
    ta leme menjane "the green eyed devil" and talk some real psychology here....a nuk te duket se xhelozia eshte nje "defense mechanism," nje pershtatje evolucionare ne mbrojtje te lidhjeve afatgjata?
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    O Cupke_pe_korēe,
    Dhe ajo qe thua ti mese e vertete eshte, po sejcili ka nje menyre te veten te te interpretuarit te xhelozise, se nuk po flasim per shkenca ekzakte ketu, po per ndjenja, ndjenja te mira apo te keqija qofshin.
    Prandaj kur ti quash te tjeret "kunguj", vere ne pune "kungullin" tend dhe kupto se tema te tilla nuk jane konkurs per te gjetur me "inteligjentet" si ti, por per te bashkebiseduar e ndare mendimet.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ka shume menyra Xhelozie.Une nga qe eshte per dashurine mendoj se xhelozia ne dashuri ne qoftese kalon nje kufi te percaktuar mbaron te jet dashuri per ate njeri edhe kalon ne "Mosbesim".Xhelozia ne nje cift eshte e bukur ndonjehere por jo per gjera extreme qe kalon ne sherre edhe ne ndarje.

  4. #24
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    O Cupke_pe_korēe,
    Dhe ajo qe thua ti mese e vertete eshte, po sejcili ka nje menyre te veten te te interpretuarit te xhelozise, se nuk po flasim per shkenca ekzakte ketu, po per ndjenja, ndjenja te mira apo te keqija qofshin.
    Prandaj kur ti quash te tjeret "kunguj", vere ne pune "kungullin" tend dhe kupto se tema te tilla nuk jane konkurs per te gjetur me "inteligjentet" si ti, por per te bashkebiseduar e ndare mendimet.
    Luci, mos e hidh driten me teresellembe se do na verbosh forumin (pa puna ime e pati; kam nje jete te tere me gjyzylyke). Pastaj, ta dija une qe ti je kaq i ndjeshem nuk do isha shprehur ashtu (nuk do kisha thene "kunguj" por "retarded" per te qene politically correct). Ta kam llafin, jam plotesisht dakort qe secili ka menyren e vet te te interpretuarit, psh, kolopucave ne kopesht dukatorja u thote: kjo eshte nje lope. Si ben lopa? Lopa ben muuuuuuuu,- ja bejne ata ne grup. Epo me "muuuu" se kaq s'ka ku te veje.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #25
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    a nuk te duket se xhelozia eshte nje "defense mechanism," nje pershtatje evolucionare ne mbrojtje te lidhjeve afatgjata?
    Atehere:

    Xhelozia nuk ėshtė e njėanshme: Si femra edhe mashkulli ėshtė xheloz…
    Njė formė e xhelozisė:
    Nėse partneri nuk ėshtė i sigurt nė marrėdhėnien e tij me partneren ka shumė mundėsi qė tė ndihet i kėrcėnuar nga prania e meshkujve tė tjerė nė jetėn e saj. Pasiguria pėr tė ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinė. Kjo formė e xhelozisė mund tė jetė njė ndėr treguesit e periudhės sė vėshtirė qė kalon marrėdhėnia. Nė kėto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk tė lejon tė kuptosh atė qė po ngjet realisht me tė dy partnerėt.

    Xhelozia dhe dėshira pėr kontroll
    Nėse partneri kėrkon tė ketė kontroll nė jetėn e partneres dhe ajo ka thėnė “po” pėr ēdo vendim qė ai ka marrė pėr tė. Ai do tė tregohet xheloz nėse ai ka pak mundėsi tė kontrollojė atė qė partnerja bėn. Ai do tė bėhet xheloz pėr shkak tė mungesės sė kontrollit.

    Xhelozia dhe tiparet e partneres
    Nėse partnerja ėshtė miqėsore, hyn shpejt nė komunikim, tėrheq vėmendjen e meshkujėve, partneri do tė ndihet i kėrcėnuar. Ai e interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjerė si rivalė tė mundshėm tė cilėt mund tė paraqesin interes pėr partneren e tij. Pėr shkak tė frikės dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi pėr partneren nė marrėdhėniet qė ajo krijon dhe do tė fitojė sa mė shumė nga vėmendja e saj.

    Xhelozia e sėmurė
    Partneri i prekur nga xhelozia e sėmurė beson se partnerja ėshtė e pabesė dhe se e tradhton. Pėrse kjo xhelozi quhet e sėmurė? Sepse partneri dyshues nuk ka fakte reale pėr tė mbėshtetur dyshimin e tij. Nė fakt kjo xhelozi e ka burimin tek imagjinata e pakontrolluar: partneri fantazon rreth tradhtive tė partneres, kontrollon sjelljen e tij dhe dyshon pėr ēdo person tė cilin ai e sheh si rival tė mundshėm. Ai vendos se ēfarė mund dhe nuk mund tė bėjė partneri, se me cilat persona ai mund ose jo tė shoqėrohet. Xhelozia e sėmurė nė disa raste mund ta shtyjė partnerin drejt vrasjes sė partneres, tė fėmijės, atėsinė e sė cilit ai e dyshon apo tė burrit me tė cilin partnerja ka marrėdhėnie.

    Xhelozia e vazhdueshme nuk nėnkupton dashuri tė vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua, dėshirėn pėr tė ruajtur atė qė ti e dėshiron pėr momentin dhe kėrkesat pėr atė qė do tė sjellė e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinė pėr veten sesa dashurinė reciproke.

    Persa i perket mekanizmit mbrojtes qe ka permendur Cupka vogel ne perpjekje te nje ekzistence afatgjate per nje kafshe:
    Le tė mendojmė pėr kameleonin e parė nė tokė. ēfare do tė ndodhte nqs ai nuk do tė kishte aftėsinė tė ndryshojė ngjyrėn? E para, kameleoni do tė ishte kafshatė e lehtė pasi ai nuk do tė mund tė fshihej. Veē kėsaj, do tė ishte e lehtė tė vihej re, gjuetia do tė ishte shumė e vėshtirė pėr atė. Kjo pėrfundimisht do tė shkaktonte qė kameleonit ti mungojė ēfarėdo mekanizmi mbrojtės, pastaj tė vdes apo tė ngordh nga uria dhe, mė vonė, tė zhduket fare nga faqja e dheut.

    Persa i perket xhelozise si nje mekanizem mbrojtes ne mbrojtje te lidhjeve afatgjata qe permend Cupka vogel mund te them se jo domosdoshmerisht: mekanizem mbrojtes + xhelozi sjell "mbrojtje/lidhje afatgjate. Lexo me poshte

    Xhelozia dhe pėrkushtimi i partneres
    Nėse pėrkushtimi ndaj partnerit ėshtė nė nivele tė ulėta, ka shumė mundėsi qė ai tė reagojė ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vėmendje dhe dashuri do tė vihet nė kėrkim tė shkaqeve: pėrse ajo nuk mė do si mė parė? Pėrse ka ndryshuar? Dhe nė fakt mendja shkon pėr keq: Mund tė jetė dikush tjetėr ėshtė nė jetėn e saj. Njė mendim i tillė mund tė mjaftojė pėr tė ‘’minuar’’ paqen shpirtėrore dhe pėr t’i dhėnė goditjen e parė lidhjes.

    Xhelozia dhe pėrfundimi i lidhjes
    Nėse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerėt nuk kanė forcėn e duhur pėr t’i thėnė gjėrat nė sy, pėr tė qenė sa mė tė hapur dhe tė drejtpėrdrejtė ai do tė nisė t’i nxijė jetėn partneres me skena xhelozie, derisa ajo ose ai tė thotė fjalėn e fundit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    per yasmin

    dy gjera kisha:

    -kur thua xhelozia eshte e bukur, per cilin e ke fjalen
    per ate qe xhelozon
    apo per ate qe xhelozohet

    -kur thua xhelozia eshte e bukur deri aty ku nuk kalon kufirin,
    kjo eshte relative,varet se ku e ka secili kufirin e tij

    flm per mirekuptimin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hope31 : 28-10-2007 mė 05:47
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #27
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anėtarėsuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    Xhelozia per mendimin tim asht kujdesje per dashurine e ndersjellte,por deri ne nji cak te cakruar.
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  8. #28
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Sipas disa studiuesve fjala xhelozi eshte me origjine shqiptare.
    Ishte nje burre nga rrethinat e Vlores qe e quanin Xhelo ,qe nuk behej xheloz dhe nuk tutelonte te shoqen e tij e cila me vone e tradheton.
    Duke u ardhur zor t ja thonin se ngjarja mund te merrte drejtim tjeter , thoshnin .;
    I shkreti Xhelo, i ziu Xhelo, Xheloziu ( ne jug fjala i shkrete dhe i zi jane ekuivalente ), nuk do te kontrolloje dot trashgimine e tij , kush do ta trashegoje ? Do te zhduket emri i tij.
    La vida es un carnaval

  9. #29
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Terheqja, dashuria,seksualiteti, passioni, jane gjera qe ndryshojne nga njera tjetra, por qe jane perberesit kryesore te formimit te nje cifti edhe pse me me intensitet te ndryshueshem.
    Pak a shume si nje "cocktail"; sipas sasise se perberesve shija eshte me e forte apo me e bute,
    me pikante apo me e embel, me frizzante apo me natyrale.

    Por egziston dhe nje perberes tjeter qe shpesh futet ne perzerjen dhe mund te ndryshoje shijen dhe ta beje ate me te kripur apo me te hidhur ; eshte xhelozia ,e cila hyn pothuaj gjithmone ne
    jeten e nje cifti.
    Ne Thelb te kesaj ndjenje eshte frika qe mund te tradhetohesh ose te humbasesh partnerin kur shikohet qe terhiqet nga dikush tjeter.
    Eshte shume e veshtire qe nje njeri te mos kete provuar ndonjehere ne ndonje moment te jetes se tij ate ndjenje te vogel apo te madhe ankthi te shoqeruar nga ideja apo dyshimi i tradhetise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 31-10-2007 mė 17:02
    La vida es un carnaval

  10. #30
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Te ngrin gjaku te mendosh qe personi me te cilin eshte ndertuar nje raport dashurie, jane bere projekte, eshte marre nje rruge se bashu dore per dore, me embelsi, besim dhe mundim, ne nje
    fare pike i ve shqelmin gjithckaje dhe i drejton veshtrimet e tij , perkedheljet dhe dashurine nje tjetri.
    Dhe e ben ,ndoshta fshehurazi, mbrapa shpine.
    Vetem ideja qe nje gje e tille mund te ndodhe te ben te te ngrihen qimet e kokes.
    Do te ishte nje humbje e thelle, nje permbysje e papritur e botes, nje shperthim skepticizmi dhe zemerimi.
    Xhelozia mund te coje ne nje stuhi te vertete ndjenjash ku perzihen urrejtja dhe dashuria ,sidomos
    kur godet ne momentin me intensiv te dashurise dhe mund te coje ne disa raste ne dhune apo dhe vrasje.
    Ka dhe nga ata qe gjenden ne situaten e lumtur te te jetuarit me nje njeri besnik dhe nuk ka motive per te ushqyer dyshime. Por eshte e veshtire.
    Xhelozia shprehet ne friken e vazhdueshme qe partneri mund te tradhetoje ( dhe lind si reaksion per
    tu mbrojtur nga ky rrezik), por edhe kur ka dyshime te bazuara qe mund te kete dicka.
    Reaksionet e xhelozise varen nga rrethanat ,nga personat qe na rrethojne, nga rastet per te tradhetuar, por dhe qendrueshmeria e raportit.
    Te gjithe mund te jene xheloze, por ne disa persona dyshimi eshte i vazhdueshem;
    Xhelozia e perhershme con ne qendrime irrituese sidomos kur nuk ka motive te vlefshme;
    Ku ishe ? Pse u vonove ? Kontroll celulari, kontroll borse , pyetje mbi levizjet ( gjoja si rastesisht ),
    kundershtim per xhirot e mbremjes , etj
    Dashuria per veten nuk shprehet nepermjet xhelozise, por nepermjet krenarise, afirmimit apo egos. Keshtu s eshte cudi ta kete pase gabim edhe Hygoi.
    La vida es un carnaval

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Dashuri e paplotesuar!
    Nga london_girl_02 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2002, 10:58
  4. Na Xhelozia Prishet Harmonia.....??????
    Nga Eda H nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •