Duke qene se me ishe drejtuar me "cupka vogel," po te drejtohem me uncle jamesis that ok? lol
Isha si ne dileme per t'ju pergjigjur ketij postimi. E para sepse eshte shume i gjate dhe do me lodhe, dhe e dyta (me sa kuptoj une) ke thene dicka qe mund te thuhej me shume pak fjale. Pra, nga sa kam mundur te marr vesh nga shpjegimet, i bie qe xhelozia te mos jete gje tjeter vecse nje "neuroze," dhe njeriu xheloz nje neurotik. Me duket paksa e ekzagjeruar dhe pa baze. Mund te kete nje korelacion ndermjet xhelozise se nje partneri dhe shkaterrimit te lidhjes, por kursesi nuk mund te thuhet qe xhelozia eshte shkaku i ketij shkaterrimi. Pse? Sepse nje njeri neurotik eshte i tille ne te gjitha aspektet, dhe jo vetem ne lidhje me sjelljen e partnerit/partneres se vet; per nje neurotik gjithcka mund te jete problem. Pra, shkaterrimi i lidhjes mund te vije si pasoje e c'rregullimeve te personalitetit te partnerit dhe jo xhelozise.
Xhelozia eshte nje karakteristike e lindur. Nje femije nje vjec mund te mos kete ndjenja xhelozie per partnerin por ka ndjenja xhelozie gjithsesi. C'ndodh kur cifti lind nje femije te dyte? A nuk behet i pari xheloz qe nena apo babai perkedhel femijen me te vogel? Studimet thone qe po!
Te njejten gje mund te themi edhe per xhelozine ne cift. Po e ilustroj me nje shembull: e zeme se ti punon ne nje ndertese te larte, dhe je i zhytur ne nje projekt teper te rendesishem, kur degjon te ndizet butoni i kuq i alarmit, gje qe sinjalizon rrenien e zjarrit. C'do te beje ti? A nuk do te vrapoje shkalleve teteposhte e te dilje perjashta? Alarmi ne fjale shume mire mund te kish qene i rreme (psh, ishte thjesht nje stervitje nga personeli i sigurimit; ishte thjesht nje problem mekanik, apo ishte nje kokelecke qe per gallate shkoi dhe terhoqi leven e alarmit). Pra, ti shume mire mund ti mendosh keto gjera dhe te vendosesh te mos levizesh, por puna eshte se ne ato momente, frika se mund te gabosh me 1% mund te te kushtoje shtrenjte--jeten--prandaj dhe ti e kryen veprimin, e pastaj mendohesh per te. Nese kish qene alarm i rreme, ti iritohesh pak; nese vertet kishte rrene zjarri, boy! ke shpetuar paq. E shikon pra qe nje njeri me mend, i peshon gjerat, duke zgjedhur ate qe eshte me pak e rrezikshme. Keshtu puna dhe me xhelozine. Ti thua qe partneri dyshon e blah blah blah. Por mos harro qe ti po flet nga perspektiva e vetes se trete (dmth, ti e merr dicka per fakt te kryer). Po mundohu ta vesh veten ne poziten e personit qe dyshon: partnerja mund te te tradhetoje, por edhe mund te mos te te tradhetoje. Pra, ti ke nje shanc 50 & 50 %, dhe 50% ne disfavor eshte nje risk shume i larte (shume! kur vertet te intereson njeriu me te cilin je lidhur).
Pra, eshte normale qe te ndizet ai butoni i alarmit sa here qe sjellja e tjetrit nuk te duket "appropriate." Xhelozia eshte nje refleks i natyrshem ndaj nje ngacmimi potencialisht te rrezikshem; ne thjesht mundohemi te evitojme problemet sociale/emocionale qe ai mund te shkaktoje.
Me fjale te tjera, ka xheloze te semure dhe ka xheloze normale. Nje xheloz i semure nuk mund ta kontrolloje dot veten se ka nje problem tjeter me te madh; nje xheloz normal di si ta monitoroje xhelozine e vet. Personalisht, e konsideroj qesharak nje argument te llojit: "lidhja nuk pati sukses se ai/ajo ishte shume xheloz; ma nxiu jeten me skena xhelozie." E megjithate, nuk do te cuditesha nese njerzit e bejne nje gje te tille: gjithmone e me teper me mbushet mendja se njerzit qendrojne ne nje lidhje per arsye qesharake (per gjithe arsyet e gabuara e kam fjalen!).
Per te tjerat: xhelozia eshte e ndersjellte. Absolutely! Ne fakt, studimet tregojne se meshkujt e femrat kane prioritete te ndryshme: kur i kane pyetur meshkujt se cila lloj tradhetie do ti bente me xheloze, ata jane pergjigjur ajo seksuale, ndersa per femrat, eshte tradhetia emocionale ajo qe shkakton me shume turbullime. Mund te behet nje argument ne lidhje me kete por une po e le me kaq.
Xhelozia dhe deshira per kontroll. Jane te lidhura? Pazgjidhshmerisht! Romance perfekte nuk ka; nje e tille ekziston vetem neper libra. Ne realitet njerzit jane shume egocentrike, dhe gjithe kjo nga natyra. Yes, my friends, mother natyre is grand!
Nuk e kuptoj hic shprehjen "Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinė pėr veten sesa dashurinė reciproke." Nuk e di c'kupton ti me dashuri per veten apo dashuri reciproke. Per mua dashuria eshte e njejte, ashtu sic eshte--irracionale!!! E tille eshte edhe xhelozia. Dashuria nuk rri te mendohet; ajo hidhet ne sulm. Te lendosh dhe te lendohesh eshte part of the deal. Kur ngrihet amperi, truri nuk funksionon me (te gjithe kemi qene ndonjehere me ethe, e temperature 40. A nuk na kane thene se kemi folur precart?)
E, mos e beni xhelozine gogol se nuk eshte e tille. Oh yes, the green eyed devil --what a name! well, guess what? love is just as devilish - a red eyed demon though.
Krijoni Kontakt