Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Ngjarja e Qerbelas

    Ue Selamu Alejkum vllezer.
    Pasi shiat e permendin shum kete ngjarjen e qerbelas, dhe ne diten e ashureve masakrojn veten per tradhtin qe i ben Huseinit r.a, vendosa ta postoj tregimin shkurtimisht te ngjarjes.
    Un tju them te drejten nuk e kam dit ngjarjen e qerbelas, e kam dit vetem qe eshte vra Huseini r.a, mirpo si ka nodh ngjarja se kam dit. Pas disa diskutimeve me only_truth vendosa te interesohem me shum rreth ksaj ngjarje dhe kerkova prej disa vllezerve ne Forum Islamik qe te ma pershkruajn ngjarjen e Qerbelas, dhe ja tani e kemi ketu.



    Esselamu alejkum vella i nderuar.

    Disa informata per luften e Qerbelase dhe Vrasjen e imam Husseini r.a i kam marre nga nji liber boshnjak i Autorit : Salih Kurdi. Shkurtimisht:
    Huseini dhe Hasani r.a kane qene dy djemt e Ali Ebu Talibit r.a.Derisa hasanin r.a e kane helmuar ,Huseinin r.a e kane vrare ne Irak ne vendin e quajtur Kerbela,qe sot eshte nji qytet ne jug te Baghdadit,pra midis qytetit Naxhaf dhe Bagdadit.
    Dijetari i madh Ibn-Kethiri (komentatori i njohur i Kur'anit) rahimehulla thote:" Kur ju dha beja per nenshtrim Jezidit birit te Muavijes derisa Muavija ishte gjalle ,Huseini,Abdullah b.Omeri (djali i Omerit r.a),Abdurrahman b. Ebi-Beker (djali i Ebu Bekrit), dhe Ibni Abbasi ishin nga ata te cilet nuk deshironin tja jepnin besen.Abdurrahman b. Ebi-Beker nderroj jete dhe i mbet besnik fjales se tij deri ne fund.Mirepo Kur Muavija nderroj jete,ateher Abdullah b.Omeri dhe Ibni Abbasi pastaj ja dhane besen birit te tij Jezidit.Kjo ndodhi ne vitin 60 te hixhrit..Huseini dhe Ibn Zubejri mbeten me vendimin e pare dhe per kete e lishuan Medinen dhe u shperngulen ne Mekke" (El-bidajetu ue nihaje ,8 f.151).
    Kur Ata u shperngulen ne Mekke,atyre u arriten shum letra nga Iraku te cilet kerkonin qe ai ta lishon Mekken dhe te shperngulet ne Irak te ta ne qytetin e Kufes,banoret e te cileve vende nuk deshin tja japin besen Jezidit por Huseinit.
    Kur moren vesh sahabet per kete ngjarje ata ja terhoqen verejtjen Huseinit qe te mos shkon ne Irak populi i te cilit njiheshte per tradhtija dhe kurthe te shumta.(Ketu permenden shum ngjarje se si sahabet e keshillonin Huseinin...p.sh ne kete menyre e keshillon Bekr b. Abdurrahman b. Haris b.Hasim : "O djali im,a nuk e pe se si vepruan irakijenet me babin dhe vllaun tend,dhe ti tani don tu shkosh atyre,kurse ata jane rober te vertete te dynjase? ..)O xhaxha,Allahu te shperblefte me cdote mire,do te ndodh ashtu si Allahu ka caktuar-ishin fjalet e Huseinit.
    Pas arritjes te letrave te shumta,Huseini vendos qe ta dergon atje axhen e tij Muslim b.Akilin b. ebi-Talibin qe ta kqyr situaten dhe te vertetohet per gjendjen.
    Me te arritur ne Kufe rreth vetit Muslimi i tubon 40 mij luftetar te flakte te cilet vete se i kishin bere shpatat gati kundra Ubejdullah b. Zijadit njerit me te afert te Jezidit b. Muavijut.Mirepo edhe ky nuk rrin duar kryq, fillon fushaten propagandistike kundra Muslim b. Akilit,dhe i ja arrin qellimit sepse irakijenet filluan te ja kthejne shpinen dhe filluan me te madhe ti dezertojne duke ikur nga taborri i tij saqe ne fund mbeten vetem dy veta.Kete shance e shfrytezoj njifar Muhammed b.Es'as,i cili e zuri rob bashke me shokun e tij dhe ja dergoj ne pallatin e Zijadit i cili u soll shum vrazhde me te duke i vrare dhe i kryqezuar.
    Mirepo kete ngjarje nuk e mori vesh Huseini i cili me ishte afruar Kadisijes tri milje nga ngjarja e vertete.Rruges e takon Harb b.Jezid et-Temimi i cili i tha :" Kthehu prapa,atje prapa meje nuk ka ngele asnji e mire !".Por ai ishte i vendosur ne qellimin e tij se bashku me vellaun e Muslim b. Akilit duke thene :Nuk kthehemi derisa ta kerkojme hakkun ose te bjermi shehid.( el bidaje uen-nihaje 8 f.152).Ne kete menyre irakijenet e treguan fytyren e tyre prej munafiku dhe tradhtari.
    Ubejdulla b.Zijadi e pregaditi ushtrin e tij kunder Huseinit dhe per komandant e zgjodh Omer b. Sa'di b. ebi Vekas.Huseinin e zateken tevendi i quajtur KERBELA .Ushtrija e Omerit numeronte 45 kalores dhe 100 ushtar kembesori.
    Kur u takuan Huseini me qellim qe ti shmanget ndeshjes u tha disa kushte (ta lejon te vdes ne rrugen e Allahut si luftetar kundra qafireve,ose te me lishojsh te kthehem ne Medine ose te me lejojsh tja jap besen Jezidit)te cilat ai nuk i pranoj bile pa e ditur Jezidi per keto kushte,dhe keshtu filloj ndeshja e pergjakshme ne te cilen humbi jeten Huseini r.a se bashku me 17 te rinj nga familja e tij.Vrasesi i tij eshte Semr b. dhul- Xhujus.Pas kesaj koken e Huseinit e hodhen para Ubejdullah b. Zijadit.(El-isabetu fit-temjizi es-sahabe 1 f.334)
    Po kjo nuk ishte dhe nuk mbaroi me kaq tani armiqt e islamit i shfrytezojne keto raste QE TE MBJELLIN URREJTJE DHE NDASI MIDIS MYSLIMANEVE DHE TE SHPIFIN LLOJ-LLOJ RRENASH NE KETE DREJTIM.
    DUKE I DEMANTUAR KETO RRENA DHE SHPIFJE SHEJHUL ISLAMI IBN TEJMIJJE rahimehulla THOTE :
    "AJO CKA TRANSMETOHET PREJ JEZIDIT ESHTE SE AI NUK DESHTE VRASJEN E HUSEINIT,PERKUNDRAZI,KISHTE DESHIR TI SHPREHTE RESPEKT DHE NDER ASHTU SIC E KISHTE POROSITUR I JATI I TIJ MUAVIJA r.a....kUR HUSEINI E MORI VESH SE IRAKIJENET E TRADHETUAN DESHIRONTE TE KTHEHET NE MEDINE OSE TI SHKONTE JEZIDIT OSE TJA LEJONIN TE VRITESHTE NE XHIHAD DUKE KERKUAR SHEHIDLLEKUN KUNDRA QAFIREVE.MIREPO KETO NUK JA LEJOJ UBEJDULLAH B. ZIJADI I CILI DESHIRONTE TA ROBERONTE.KESHTU HUSEINI U VRA SI SHEHID I PAFAJSHEM.KUR PER KETE NGJARJE MORI VESH JEZIDI PRA PER VRASJEN E HUSEINIT,KJO SHUM E MERZITI DHE KA QARE PER KETE RAST (minhaxhu suneh en-nebevije).Pastaj menjiher ka derguar delegacion per te familja e huseinit per ngushellime.
    Pyetja eshte a duhet te mallkohet Jezidi pse e ka vrare Huseinin?
    Kesaj pyetje i pergjigjet dijetari Ebu Hamid el-Gazali :
    "NUK ESHTE ARGUMENTUAR OSE VERTETUAR SE JEZIDI E KA VRARE HUSEININ OSE SE KA DHENE URDHER QE TE VRITET.PRA NUK LEJOHET PER NJI MYSLIMAN TE THOTE SE AI E KA VRARE SEPSE ASNJI MYSLIMAN NUK DUHET TE DJYKOHET PA ARGUMENTE.
    POR A ESHTE E LEJUAR TE THUHET "MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI VRASESIN E HUSEINIT?"
    -PO-BENE KESHTU ME THENE,PRA MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI TE.NESE AI PERSON NUK ESHTE PENDUAR PARA VDEKJES,SIC NDODHI RASTI ME VAHSHIN I CILI VRAU HAMZAN r.a, POR PASTAJ U PENDUA.VRASJA ESHTE GJYNAH I MADH DERISA NUK E DIM SE NDOSHTA AI NJERI ESHTE PENDUAR,POR NUK ESHTE NE SHKALLEN E KUFRIT (qe te nxjerr nga dini islam).
    DHE NE SITUATEN SIC ESHTE KJO ME SE MIRI ESHTE QE TE MOS FOLET GJE.
    Mirepo ka nga njerezit te cilet aq shum e kane ngritur personalitetin e Huseinit sa qe disa kane filluar ta adhurojne dhe ti thurin llojlloj legjendash,duke i dhene disa atribute, duke rene ne shirk.Shejtani kesaj grupe te njerzve u tha qe duhet ta vajtojne,ta kujtojne me llojlloj mundimesh si prerje dhe shpuarje me thika dhe duke rreh veten e tyre ne fytyra dhe neper trup ne diten e ashures.disa shkuan edhe me larg duke share sahabet e Pejkamberit te cilet ai i pergezoj me xhennet qe ne dynja.I pari i cili filloj ti perhap keto genjeshtra ka qene Muhtar b. ebi Ubejd es -Sekafi.
    Dhe per fund si thote Shejhul Islami Ibn Tejmijje DHE KJO ESHTE QENDRIMI I EHLI SUNETIT PER TE " :........VRASJA E TIJ PA DYSHIM ISHTE PA HAKK..HUSEINI ISHTE SHEHIDI I PAFAJSHEM...VRASJA E TIJ PER TE ISHTE SHEHIDLLEK E CILA NUK ARRIHET PERPOS SPROVAVE TE MEDHA..QE TE SHKOJNE NE LARTESIT E XHENNETIT FIRDEUS ..(minhaxh sunneh en-nebevije 4 f.550)"
    MIRPO VRASJA E TIJ NUK ESHTE TRAGJEDI MA E MADHE PREJ ATYRE TE CILET ISHIN ME TE MIRE SE AI SIC JANE PEJKAMBERET E MEPARSHEM,SAHABET E RRESULIT NE UHUD OSE VRASJA E EBU BEKRIT,OMERIT,OSMANIT,ALIJUT r.a......
    Pra Huseinin e vrane persona me karakter te dobet per interes dunjaje dhe motive te dobta pra per pozita.
    Kurse nese kujtojme vrasjen e Aliut eshte edhe tragjedi me e madhe sepse vrasesit e tij mendonin se vrasja e Aliut eshte ibadet me i madh..Allahu mustean.
    Ue selam.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Nje vella tjeter kishte ofruar nje material me te gjere,e shoh te arsyeshme ta postoj edhe at




    -Tragjedia e Kerbelasė - Kush e vrau Imam Huseinin ?

    -Pėrsėritja e tragjedisė sė Kerbelasė tradicionalisht ka qenė njė tipar i rėndėsishėm i natyrės shpirtėrore tė Shi’itėve. Dramat pasionante tė Iranit dhe subkontinentit Indian, literatura, proza dhe poezia, e pėrbėrė nga tema e dėshmorėsisė sė Huseinit, radiallahu anhu, dhe atmosfera e pėrgjithshme e vajtimit qė mbretėron midis Shi’itėve gjatė muajit Muharrem, tė gjitha kėto dėshmojnė pėr rėndėsinė e asaj ngjarjeje nė kalendarin Shi’it. Me sa duket, Ashura pėr Shi’itėt ėshtė dita mė e rėndėsishme e vitit.
    -Sidoqoftė, ėshtė pėr keqardhje qė pavarėsisht nga vėmendja e stėrmadhe qė i kushtohet ēėshtjes sė Kerbelasė, kjo ngjarje vazhdimisht ėshtė pėrshkruar dyanshėm. Ajo gjithmonė ėshtė pėrshkruar si Huseini kundėr Jezidit, e mira kundra sė keqes, kėrkimi pėr drejtėsi kundra fuqive shkelėse. Shumė nga oportunistėt kanė shkuar aq larg, saqė e kanė mbivendosur nė kėtė ngjarje motivin e Shi’itėve kundra Ehlus-Sunetit.
    Nė kėtė tregim tė pjesshėm qė pėrqendrohet nė atė ēfarė vėrtet ka ndodhur nė Kerbela, dhe largon vėmendjen nga grupi tjetėr fajtor nė tragjedinė e Ashuras, gjindet njė tjetėr tragjedi nė vetvete. Sepse, derisa dėshmorėsia e Huseinit shpesh ėshtė pėrkujtuar, ndėrsa kundėrshtarėt e tij truporė dhe vrasėsit janė identifikuar, mallkuar dhe menjanuar, askush nuk harxhoi bile as njė ēast hidhėrimi kundra atyre qė e braktisėn atė nė momentet vendimtare. Janė mu kėta njerėz nė hije, tė cilėt tamam e meritojnė tė quhen batakēinjtė e vėrtetė tė Kerbelasė, mbi tė cilėt ky artikull mėton tė hedhė dritė.
    -Ishte Ramazan 60H kur letrat nisėn tė vinin nga Kufeja nė shtėpinė e Abas Ibn Abd el-Muttalib nė Meke, ku Husein Ibn Ali po qėndronte pas arratisjes nga Medineja, letra tė cilat e ftonin atė pėr t’i udhėhequr Kufjanėt nė rebelim kundra Jezid Ibn Muauijes, qė e garantonin atė pėr besnikėri dhe aleancė. Muauije vdiq dy muaj mė vonė, dhe pati shumė fyerje kundra birit tė tij, Jezidit, pėr tė cilin ishte bėrė betimi si trashėgues i tij. Banorėt e Kufes posaēėrisht e kėrkonin Huseinin pėr udhėheqėsi, dhe sė shpejti nisėn tė vinin njė mori letrash nga Kufeja. Nė ditė tė caktuara, ato mbėrinin numrin gjashtėqind, me kumtarė qė e pėrshkruanin me entuziazėm pėrkrahjen qė ai do ta pranonte nga Kufjanėt.
    -Kufeja ishte njė vend unik, ndrėsa Kufjanėt njerėz tė pazakontė. Mė 37H Ali, radiallahu anhu, e ndėrroi kryeqytetin nga Medineja nė Kufe, dhe qė atėherė ky qytet u bė strehė pėr ata qė pohonin besnikėri partiake ndaj Ehlul-Bejt [Familjes se pejgamberit, salallahu alejhi ue selam]. Pas pajtimit mes Hasanit dhe Muauijes mė 41H, shumė nga ata qė kishin qenė nė ushtrinė e Hasanit u vendosėn nė Kufe. Nė kohėn e vdekjes sė Muauijes mė 60H, ende mund tė gjindej njė simpati ndaj Aliut nė Kufe. Kėshtu, kur u paraqit mundėsia, Kufjanėt qė ende e konsideronin veten si Shi’itė [pėrkrahės] tė Ehlul-Bejtit, iu kthyen Huseinit pėr t’i udhėhequr ata kundra Jezidit.
    -Huseini vendosi qė tė dėrgojė kusheririn e tij, Muslim Ibn Akil, pėr tė hetuar gjendjen nė Kufe. Nėse do ta shihte atė si tė realizueshme, ai do ta informonte Huseinin, i cili do tė largohej nga familja e tij nė Meke pėr t’iu bashkangjitur atij nė Kufe. Muslim mbėrriti nė muajin Dhul-Kadeh. Kur Kufjanėt morėn vesh pėr arritjen e tij, ata shkuan tek ai nė shtėpinė e Muslim Ibn Eusexheh el-Asadit, ku ai po qėndronte. Pas pak, 12 000 Kufjanė iu zotuan se do ta pėrkrahin dhe mbrojnė Huseinin me jetėt dhe me pasurinė e tyre. Kur ky numėr u rrit nė 18 000, Muslimi e ndjeu veten tė sigurt pėr ta nisur njė kumtar pėr tek Huseini, qė do ta informonte atė pėr zotimin e Kufjanėve, duke e ftuar atė qė tė nisej nga Mekeja.
    Informatat nė lidhje me ngjarjet nė Kufe sė shpejti mbėrritėn te Jezidi nė Damask. Ai menjėherė e zėvendėsoi Numan Ibn Beshirin, guvernatorin e Kufes, me Ubejdullah Ibn Zijadin e pamėshirshėm me urdhėra pėr t’u gjetur dhe vrarė Muslim Ibn Akili. Ibn Zijad hyri nė Kufe nė fillim tė muajit Dhul-Hixheh, i shoqėruar me shtatėmbėdhjetė kalorės. Me fundin e turbanit tė tij tė vendosur mbi fytyrė, ai ishte i panjohshėm. Ndėrsa banorėt e Kufes, tė cilėt e pritnin Huseinin, menduan se ai ishte Huseini. “Paqja qoftė me ty, o biri i pejgamberit,” – e pėrshėndetnin ata. Kėshtu Ibn Zijad mori vesh pėr tė vėrtetėn e thashethemeve. Ishte vetėm atėherė kur njė nga kalorėsit e tij u bėrtiti atyre, “Largohuni! Ky ėshtė guvernatori, Ubejdullah Ibn Zijad!” qė ata kuptuan seriozitetin e gabimit trashanik tė tyre.
    -Sė shpejti pasi mbėrriti tek banimi i guvernatorit, Ubejdullah dėrgoi njė shėrbėtor tė tijin me njė ēantė qė kishte 3000 dirhem, qė tė shtirej si njė i porsaardhur nga qyteti Sirian Hims, i etur pėr t’iu bashkangjitur revolucionit, dhe nė kėtė mėnyrė tė zbulojė vendndodhjen e Muslimi Ibn Akilit. Ai e gjeti vendndodhjen e Muslimit nė shtėpinė e Hani Ibn Urweh dhe iu zotua pėr besnikėri. Paratė ia dorėzoi Ebu Thumame el-Amirit, i cili ishte arkėtar i Muslimit. Pasi qėndroi me ta pėr disa ditė, gjatė tė cilave ai mėsoi shumicėn e asaj qė duhej ditur lidhur me komplotin e tyre, ai u kthye te Ibn Zijadi dhe e informoi atė. Hani Ibn Urweh u arrestua. Nė fillim, ai mohoi tė kishte njohuri pėr vendndodhjen e Muslimit, por kur “i porsaardhuri nga Himsi” i qe prurė pėrpara tij, ai pranoi. Mirėpo, ai ende refuzonte tė zbulonte vendin ku gjindej Muslim Ibn Akil.
    -Nė ndėrkohė Muslimi dėgjoi pėr arrestimin e Hani Ibn Urwes. Pasi kuptoi se ēasti pėr ndeshje kishte ardhur, ai hodhi kushtrimin pėr betejė, “Ja Mensur,” nė tė cilin 4000 burra qė ishin zotuar pėr besnikėri ndaj Huseinit u mblodhėn rreth tij dhe vazhduan drejt fortesės sė guvernatorit. Kur pa Muslim Ibn Akilin me Kufjanėt tek porta e tij, Ubejdullah dėrgoi udhėheqės fisnorė dhe i paralajmėroi ata pėr tėrbimin qė do t’u lėshohej atyre kur do tė vinte ushtria nga Damasku. Sė shpejti ushtrisė sė Muslimit iu qasėn nėnat qė u thonin bijve tė vet, “Eja nė shtėpi, kėtu ka mjaft njerėz.” Dhe baballarėt qė u kėrcėnoheshin bijve tė vet, “Eja nė shtėpi, se ka mjaft njerėz. Ēfarė do tė ndodhė nesėr kur tė mbėrrijnė ushtritė e Sirisė nga Damasku? Ēfarė do tė bėni ju?”
    Vendosmėria e njerėzve qė kishin pasė bėrė betimin e shenjtė pėr tė pėrkrahur dhe mbrojtur kauzėn e Huseinit dhe tė Ehlul-Bejtit kundra Jezidit dhe ushtrisė sė tij Siriane, njerėzit mbi fuqinė e tė cilėve ishin zotimet e besnikėrisė ndaj Huseinit qė nė atė moment po udhėtonte pėr nė Kufe me tė afėrmit dhe tė dashurit e tij, vendosmėria e kėtyre Kufjanėve nuk mundi t’u bėnte ballė kėrcėnimeve dhe shkurajimeve tė tilla. Njė nga njė e braktisėn Muslim Ibn Akilin tek porta e fortesės sė guvernatorit. Afėr perėndimit tė diellit, ai mbeti me vetėm 30 njerėz. Ai i udhėhoqi ata pėr nė perėndim, e mė pas u larguan te hapėsira e derės sė Kindes, lagje e Kufes. Ai kaloi nėpėr atė derė me jo mė shumė se 10 njerėz, dhe para se ta dinte kėtė, ai mbeti i vetėm nė rrugėt e Kufes. Tė gjithė ata qė i patėn shkruar Huseinit me nje entuziazėm dhe merak qė t’ju vijė dhe t’i udhėheqė ata nė rebelim kundra Jezidit, dhe nga 18 000 njerėz tė cilėt veēse i patėn vendosur duart e tyre mbi tė tijėn vetėm pak ditė mė parė, duke u zotuar solemnisht pėr besnikėri ndaj kauzės pėr tė cilėn e kishin pasė thirrė nipin e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, asnjeri nga ata nuk qe aty pėr t’ia lehtėsuar Muslim Ibn Akilit apo pėr ta strehuar atė natėn.
    -Pėrfundimisht, i tharė nga etja, ai trokitit nė njė derė. Banuesja, njė grua e moshuar, e futi brenda kur mori vesh se ai ishte Muslim Ibn Akil. Ajo e fshehu atė nė shtėpinė e saj, por i biri i saj, nga i cili mori premtimin se s’do t’i tregonte ndokujt pėr praninė e tij, priti vetėm deri nė mėngjes pėr ta njoftuar selinė e guvernatorit. Gjėja tjetėr qė Muslimi kuptoi ishte se shtėpia ishte rrethuar. Tre here ai arriti qė t’i dėbonte me shpatė sulmuesit jashtė shtėpisė, por kur ata nisėn t’i vėjnė zjarrin shtėpisė, ai qe detyruar qė tė ballafaqohet me ta jashtė. Ishte vetėm atėherė kur Abd er-Rahman Ibn Muhamed Ibn el-Esheth, njė nga ata qė u dėrguan pėr ta arrestuar atė, i premtoi atij se do tė jetė i sigurt, kur ai e uli shpatėn e tij. Kjo ishte gabim, ngase ata ia morėn shpatėn dhe e hipėn nė gomar pėr ta ēuar tek Ibn Zijad. Muslim e dinte se e kishte afėr vdejken. Ai e luti Ibn el-Eshethin pėr ta dėrguar dikė te Huseini me porosinė vijuese: Te ti mė ka dėrguar Ibn Akil. Ai tė porositė: Kthehu me familjen tėnde. Mos u mashtro nga Kufjanėt. Ata janė pėrkrahėsit e njėjtė tė babait tėnd prej tė cilėve ai mezi priste tė ndahej, me vdekje apo duke u vrarė. Kufjanėt me kanė gėnjyer mua dhe ty, dhe gėnjeshtari s’ka kurrfarė ndjesie.
    -Mė vonė, po atė ditė, ditėn e Arafatit, mė 9 Dhul-Hixheh, Muslim Ibn Akil u ngrit nė stomin mė tė lartė tė fortesės. Ndėrsa po udhėhiqej pėr nė kėtė vend, ai shprehte tehlil, tesbih, tekbir dhe istigfar. Fjalėt e tij pasqyrojnė zhgėnjimin e thellė me njerėzit e Kufes: “O Allah, ji Gjykatės mes nesh dhe njerėzve tanė. Ata na mashtruan dhe na braktisėn.” Nga lartėsia e stomit koka e tij ra pėr tokė, duke u shikuar nga ata, ftesa dhe zotimet e tė cilėve i patėn dhėnė aq shumė shpresė, por burracakėria dhe tradhtia e tė cilėve e lanė atė tė dėshpėruar. Dhe, Huseini ishte duke ardhur.
    -Ubejdullah Ibn Zijad kishte pasė hyrė nė Meke me vetėm shtatėmbėdhjetė veta. Pėr secilin njeri qė kishte ardhur me tė kishte mbi njė mijė veta qė i patėn bėrė zotimin e besnikėrisė Muslim Ibn Akilit. Megjithkėtė, asnjė fjalė e vetme nuk u tha nė mbrotje tė tij. Asnjė zė i vetėm nuk pati guxim tė kundėrshtonte ekzekutimin e tij. Dhe kėta ishin tė njėjtit njerėz qė i thonin Huseinit, “Eja, ne jemi me ty.”
    Me pranimin e letrės sė Muslimit, Huseini nisi tė pėrgatitet qė tė udhėtojė pėr nė Kufe. Ai menjėherė nisi njė kumtar, Kajs Ibn Mus’hir, qė t’i informojė Kufjanėt pėr arritjen e shpejtė tė tij. Ky kumtar u zu rob nga Ubejdullah Ibn Zijad, i cili e urdhėroi atė qė tė hipė mbi muret e fortesės dhe haptas tė mallkojė Huseinin dhe babanė e tij. Nė vend tė kėsaj, ai e lavdėroi Aliun dhe Huseinin, duke u thėnė atyre se Huseini ishte duke ardhur dhe duke i nxitur ata pėr ta ndihmuar atė, siē kishin pasė premtuar. Ai i dha fund fjalimit tė tij tė shkurtėr duke mallkuar Ibn Zijadin. Me urdhėrin e Ibn Zijadit, ai u kap e u largua nga ledhet e dheut dhe u vra. Pėrkundėr kėsaj lutjeje tė flaktė, banorėt e Kufes nuk lėvizėn.
    Nė Meke, njė numėr sahabėsh tė shquar dhe bij tė sahabėve u pėrpoqėn ta zhbindnin Huseinin nga shkuarja nė Meke, dhe e pėrkujtuan atė pėr paqėndrueshmėrinė e Kufjanėve me babanė dhe vėllanė e tij. Abdullah Ibn Abas, Abdullah Ibn Umer, Xhabir Ibn Abdullah, Ebu Se’id el-Hudri, vėllai i tij, Muhamedi, dhe dhėndėrri e kushėriri i tij, Abdullah Ibn Xhafer, tė gjithė kėta u munduan ta bindnin qė mos tė shkonte nė Irak. Mirėpo, ai kishte vendosur. Ai u nis nga Mekeja mė 8 Dhul-Hixheh, duke mos e ditur pėrfundimin e tmerrshėm tė Muslim Ibn Akilit.
    -Pas njė udhėtimi tė rėndė pothujase njė mujor, grupi i tij mbėrriti nė Irak. Ishte aty qė ai pėr herė tė parė dėgjoi pėr tradhtinė e Kufjanėve dhe vdekjen e Muslim Ibn Akilit. Mė vonė ai po ashtu mori vesh pėr vdekjen e Kajs Ibn Mus’hir. Nė ndėrkohė, njė numėr i madh beduinėsh iu kishin bashkangjitur grupit tė tij, duke menduar se Kufeja tashmė ishte e tij. Huseini iu drejtua atyre duke thėnė, “Shi’itėt [pėrkrahėsit] tanė na kanė braktisur. Andaj, kush tė dojė le tė shkojė.” Pas pak, ai mbeti vetėm me ata qė u nisėn bashkė me tė nga Mekeja. Me ta, ai vazhdoi drejt Kufes.
    -Kufeja, ndėrkaq, ishte nėn njė mbikėqyrje tė fortė nga Ibn Zijad. Kur lajmi pėr afrimin e Huseinit i mbėrriti atij, ai nisi njė kontigjent prej 4000 vetash, i cili po udhėtonte pėr t’i luftuar Dajlamitėt, pėr ta ndalur Huseinin. Ky kontigjent ishte nėn komandėn e Umer Ibn Sad. S’ka dyshim qė Kufjanėt e panė kėtė nisje tė kėsaj force nga Kufeja. Kjo do tė ishte shansi i fundit pėr ta qė ta zbatojnė zotimin e besnikėrisė ndaj Huseinit, tė cilin ata e patėn bėrė pranė Muslim Ibn Akilit. Ky ishte rasti i fundit pėr tė nxituar nė anėn e nipit tė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. Kjo ishte pas tė gjitha ftesave dhe garancive pėr pėrkrahje qė e inkujaruan atė ta lė sigurinė e Mekes pėr fushėbetejat e rrezikshme tė Irakut. Por prapė, besnikėria, guximi dhe angazhimi s’u gjinden nė banorėt e Kufes. Vetėm njė grusht njerėzish iu bashkangjitėn Huseinit nė Kerbela.
    -Kur dielli perėndoi mė 10 Muharrem, atėherė ishte tepėr vonė pėr Shi’itėt e pa besė tė Kufes qė tė pėrmirėsoheshin, ngase rėra e Kerbelasė u njollos me tė kuq me gjakun e Huseinit dhe shtatėdhjetė pasuesve tė tij.
    -Katėr vite mė vonė, Shi’itėt e Kufes u orvatėn tė pėrmirėsoheshin nga braktisja qė i bėnė familjes sė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. U shfaq njė grup Kufjanėsh qė e quanin veten Teuabun [Pendestarėt] tė cilėt ia bėnė vetes detyrė hakmarrjen pėr vrasjen e Huseinit. Gjatė udhėtimit tė tyre pėr nė Siri nė kėrkim tė Ibn Zijadit, ata kaluan nėpėr Kerbela, vendin e varrit tė Huseinit, ku ata bėnė potere tė madhe dhe e kaluan natėn duke vajtuar tragjedinė qė ata e lejuan tė ndodhė katėr vite mė parė.
    -Disa shkrimtarė jane orvatur qė t’i shfajėsojnė Shi’itėt nga krimi i braktisjes sė Husenit. Disa i arsyetojnė ata me bllokadėn qė Ibn Zijad i bėri Kufes. S.H.M. Xhafri shkruan nė librin tij, Zanafilla dhe Zhvillimet e Hershme tė Islamit Shi’it:
    “Duhet qė prapė tė theksohet se bllokada e rrugėve hyrėse tė Kufes dhe rrethinės sė saj, i bėri tė paaftė shumicėn e Shi’itėve tė Kufes tė cilėt fshiheshin, dhe po ashtu ata qė banonin nė qytetet tjera si Basra.1
    Ky shpjegim i dezertimit tė tyre nuk duket tė jetė bindės kur njeriu tė ketė parasysh numrin e madh tė atyre [18 000] qė kishin pasė bėrė zotimin pranė Muslim Ibn Akilit. Ibn Zijad, siē pamė, hyri nė Kufe me vetėm 17 njerėz. Madje edhe forca qė ai e nisi pėr tė ndalė grupin e Huseinit nė Kerbela pėrbėhej nga vetėm 4000 njerėz.2 Pėr mė shumė, ajo forcė s’ishte rekrutuar posaēėrisht pėr Kerbelanė; ajo vetėm kalonte nėpėr Kufe dhe udhėtonte pėr t’i luftuar Dajlamitėt. S’ėshtė aspak e besueshme qė tė supozohet se Ibn Zijad ka qenė nė gjendje t’i frikėsojė Kufjanėt deri nė nėnshtrim me tė tilla forca, tė cilave ata ua kalonin nė numėr. Mė saktė, ishte tradhtia dhe paqėndrueshmėria e tyre qė ēoi nė braktisjen e Huseinit. Kjo mund tė shihet qartė nė mėnyrėn se si e braktisėn Muslim Ibn Akilin.
    -Po ashtu ka njė tendencė pėr tė pohuar se ata qė e braktisėn Huseinin nuk kanė qenė Shi’itė. Xhafri Shkruan:
    “Ata qė e thirrėn Huseinin nė Kufe dhe ata 18 000 qė i bėnė homazh lajmėtarit tė tij, Muslim Ibn Akilit, nuk ishin tė gjithė Shi’itė nė kuptimin fetar tė fjalės, por ishin pėrkrahės tė shtėpisė sė Aliut pėr motive politike – dallim i cili duhet tė kihet parasysh me qėllim qė tė kuptohet historia e hershme e Shi’itėve nė Islam.”3
    -Motivi i Xhafrit nė lėnien jashtė tė dezertorėve tė Huseinit nga radhėt e pėrkrahėsve fetarė [nė kontrast me ata politikė] nga shtėpia e Aliut, ėshtė qartė i dukshėm. Ai ėshtė zėnė ngusht nga fakti qė ishin vetė Shi’itėt tė cilėt e braktisėn Imamin e tyre dhe familjen e tij pasi e ftuan pėr t’i udhėhequr ata nė rebelim. Ajo qė na bėn tė mos e pranojmė kėtė dallim mes pėrkrahėsve fetarė dhe politikė, ėshtė fakti qė vetė Huseini, nė mė shumė se njė rast, u ėshtė referuar Kufjanėve si Shi’itėt [pėrkrahėsit] e tij. Po ashtu ka edhe referenca tė shumta ndaj banorėve tė Kufes si ndjekės [megjithėse ndjekės tekanjozė] tė babait dhe vėllait tė tij. Dhe, po tė supozonim qė shumė, apo shumica e tyre nuk ishin Shi’itė nė kuptimin fetar tė fjalės, pyetja tjetėr qė na imponohet ėshtė: Ku ishin Shi’itėt e vėrtetė kur Imami i tyre u kėrkoi ndihmė atyre? A ishin ata vetėm njė grusht njerėzish, tė cilėt u shfaqėn nga Kufeja? Ėshtė e ēuditshme qė, ndėrsa ka njė ngurrim tė madh nga ana e Shi’itėve pėr tė pranuar dezertimn e Kufes si tė tyrin, ata janė fare krenarė dhe tė etshėm qė tė identifikohen me lėvizjen e Teuebun [Pendestarėve]. -Fjalimet e mbajtura nė zanafillėn e lėvizjes sė Teuebun, dėshmojnė qartė se ata ishin njerėzit e njėjtė qė ftuan Huseinin dhe e braktisėn atė.4 Vetė emri i tyre ėshtė tregues i fajit tė tyre nė lidhje me kėtė. Orvatja e Shi’itėve pėr tė shfajėsuar vetveten nga krimi i braktisjes sė Huseinit, nė rastin mė tė mirė s’ėshtė veēse njė gjė e pėrēmuar.
    -Kerbela s’do tė ishte akti i fundit tradhtar nga Shi’itėt kundėr familjes sė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. Gjashtėdhjetė vite mė vonė, nipi i Huseinit, domethėnė Zejd Ibn Ali Ibn Husein, udhėhoqi njė kryengritje kundėr sunduesit Umejjed, Hisham Ibn Abd el-Malik. Ai mori zotimin e bėsnikėrisė nga mbi 40 000 burra, 15 000 nga tė cilėt ishin pikėrisht nga Kufeja e njėjtė qė e patėn braktisur gjyshin e tij. Pak para se tė niste beteja, ata vendosėn nga teka e tyre qė tė pyesin pėr opinionin e tij lidhur me Ebu Bekrin dhe Umerin, radiallahu anhum. Zejdi u pėrgjigj: Asnjėherė s’kam dėgjuar ndonjė nga familja ime qė distancohej nga ata, dhe unė s’kam ē’tė them tjetėr pos tė mirės pėr ta. Tė mėrzitur nga pėrgjigja e tij, ata e braktisėn atė masovikisht, duke konsideruar qė imami i vėrtetė do tė mund tė ishte vetėm nipi i tij, Xhafer es-Sidik. Nga 40 000 burra, Zejdi mbeti me vetėm disa qindra njerėz. Me rastin e largimit tė dezertorėve, ai vėrejti: Kam frikė se vepruan me mua njėjtė sikur me Huseinin. Zejdi dhe ushtria e tij e vogėl luftuan trimėrisht deri nė vdekje. Kėshtu, tė mėrkurėn me 1 Sefer, 122H, njė anėtar tjetėr nga Ehlul-Bejt ra viktimė e tradhtisė sė Shi’itėve tė Kufes.5 Kėsaj here s’mund tė bėhet fjalė se a ishin Shi’itė apo jo ata qė e braktisėn atė.
    Fakti qė mijėra Shi’itė, tė cilėt e braktisėn Zejd Ibn Aliun, e shihnin Xhafer es-Sidikun si Imamin e vėrtetė tė tyre, tregon se ata pėrgjithėsisht ishin tė njėjtė sikur Ithna Esheri, apo pėrndryshe Shi’itėt Imamij apo Xhaferij tė sotshėm. Pėrse atėherė, nėse ka pasur aq shumė ndjekės fanatikė, Imam Xhaferi nuk u rebelua kundėr Umejjidėve apo Abasidėve? Pėrgjigja nė kėtė pyetje gjindet nė kallėzimin e dokumentuar nga Ebu Xhafer el-Kulejni nė punimin e tij el-Kafi, i cili gėzon satut tė pakrahasueshėm midis koleksioneve tė hadithit tė Shi’itėve:
    “Sudejr es-Sejreri thotė: Hyra tek Ebu Abdullah dhe i thashė atij: Pasha Allahun, s’keni nevojė tė pėrmbaheni nga pėrdorimi i armėve. Ai pyeti: Pėrse jo? U pėrgjigja: Nga qė kini aq shumė partiakė, pėrkrahės [Shi’itė] dhe ndihmės. Pasha Allahun, po tė kishte Emir el-Mu’minin [Aliu] kaq shumė pėrkrahės, ndihmės, dhe partiakė sa ke ti, Tejmi [fisi i Ebu Bekrit] dhe Adij [fisi i Umerit] kurrė nuk do tė kishin bėrė plane kundėr tij. Ai pyeti: E sa do tė duhej tė ishin, Sudejr? Unė thashė: Njėqind mijė. Ai pyeti: Njėqind mijė? U pėrgjigja: Po, edhe dyqind mijė. Ai pyeti prapė: Dyqind mijė? U pėrgjigja: Po, edhe gjysmėn e botės. Ai heshti.
    Pastaj ai tha: A do tė na shoqėrosh deri nė Jenbu? Unė u pėrgjigja pozitivisht. Ai urdhėroi qė tė shalohen njė mushkė dhe njė gomar. Unė shpejt i hipa gomarit, por ai tha: Sudejr, a do tė mė lėsh mua ta ngas gomarin? Unė thashė: Mushka ėshtė mė e hijshme dhe mė e shkėlqyer. Por ai tha: Gomari ėshtė mė i rehatshėm pėr mua. Kėshtu qė unė zbrita. Ai i hipi gomarit, ndėrsa unė e mora mushkėn dhe u nisėm. Kur erdhi koha pėr namaz, ai tha: Zbrit, Sudejr. Do tė falemi. Mė pas ai vėrejti: Toka kėtu qenka e mbuluar me myshk. S’ėshtė e lejueshme qė tė falet namaz kėtu. Kėshtu nė vazhduam gjersa mbėrritėm te njė vend ku toka ishte e kuqe. Ai shikoi nė djaloshin qė po kulloste delet, dhe tha: Sudejr, pasha Allahun, po tė kisha aq Shi’itė sa ka dele kėtu, s'do tė pajtohesha qė tė mos pėrdor armėt. Ne pastaj zbritėm nga kafsha dhe falėm namazin. Kur e mbaruam, unė u ktheva prapa pėr t’i njehsuar delet. Aty ishin shtatėmbėdhjetė sish.”6
    -Nga ky kallėzim mund tė shihet se tragjedia e Kerbelasė e mėsoi Xhafer es-Sidikun diēka lidhur me ata qė pohonin tė jenė ndjekės tė tij, me tė cilėn Shi’itėt e sotshėm ende nuk pranojnė tė pajtohen: qė nė provat dhe fatkeqėsitė e familjes sė pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, roli i Shi’itėve ishte po aq i madh, nė mos mė i madh, sesa ai i armiqėve truporė tė tyre. Kerbela i pat mėsuar pėr paqėndrueshmėrinė dhe tradhtinė e atyre qė pohonin tė jenė Shi’itėt [pėrkrahėsit] e tyre. Mu pėr kėta ėshtė transmetuar nga imam Xhaferi tė ketė thėnė:
    “Askush nuk na urren mė shumė sesa ata qė pohojnė se na duan.”7
    Imam Xhaferi po ashtu transmetohet tė ketė thėnė:
    “Asnjė ajet nuk e ka shpallur Allahu nė lidhje me hipokritėt, veēse mund tė gjinden nė ata qė pohojnė Shi’izėm.”8
    Para Huseinit, vėllai i tij, Hasani, pat rėnė viktimė e tradhtisė sė Kufjanėve. Nė Librin e tij el-Ihtixhexh, autori i shquar Shi’it, Ebu Mensur et-Tebersi ka ruajtur thėnien vijuese tė Hasanit:
    “Pasha Allahun, mendoj qė Muauije do tė ishte mė i mirė pėr mua sesa kėta njerėz qė pohojnė se janė Shi’itėt [pėrkrahėsit] e mi.”9
    -Kur Hasani pėrfundimisht u pezmatua me paqėndrueshmėrinė e tė ashtuquajturve Shi’itė [pėrkrahės] tė tij, ai vendosi tė bėjė paqe me Muauijen. Kur dikush e kundėrshtoi atė se po poshtėronte Shi’itėt me anė tė kėsaj marrėveshjeje me Muauijen, ai u pėrgjigj duke thėnė:
    “Pasha Allahun, unė nuk ia dorėzova pushtetin atij pėr arsye tjetėr veēse pėr faktin se s’munda tė gjej pėrkrahės. Po tė gjeja pėrkrahės, do ta luftoja atė ditė e natė gjersa tė kishte vendosur Allahu mes nesh. Por i njoh banorėt e Kufes. Kam pėrvojė me ta. Tė kėqinjtė nga ata s’mė duhen gjė. Ata s’kanė besnikėri e as ndershmėri nė fjalė apo vepėr. Ata janė tė pėrēarė. Ata pohojnė se zemrat e tyre janė me ne, por shpatat e tyre janė drejtuar kundėr nesh.”10
    -Imam Musa el-Kazim, i biri i imam Xhaferit, dhe i shtati nga imamėt e supozuar tė Shi’itėve, i pėrshkruan ata me fjalėt nė vijim:

    “Po tė duhej qė vėrtetė tė veēoja Shi’itėt e mi, s’do t’i gjeja ata veēse si pretendues. Po tė duhej t’i provoja ata, do t’i gjeja vetėm si femohues. Po t’i shqyrtoja me kujdes, do tė mbetesha me vetėm njė nė njė mijė. Po t’i shoshisja tėrėsisht, do tė mbetesha me vetėm njė grusht njerėzish besnikė. Tėrė kohėn ata kanė qenė ulur nė shilte duke thėnė: “Ne jemi Shi’itėt [pėrkrahėsit] e Aliut.”

    -Nėse Ashura pėrkujtohet kėtyre ditėve si njė ditė e pėrpjekjes dhe sakrifikimit, le tė pėrkujtohet edhe si njė ditė e tradhtisė dhe braktisjes. Kur emrat e Jezid Ibn Muauijes, Ubejdullah Zijadit, Umer Ibn Sadit dhe Shamir Ibn Dhil Jeushenit pėrmenden dhe mallkohen, atėherė le tė mos e harrojmė edhe tradhtinė e Shi’itėve tė Kufes. Faqja e humbur ėshtė pranimi i fajėsisė sė vetė atyre, sė bashku me atė tė Ibn Zijadit, Jezidit dhe tė tjerėve, nė derdhjen e gjakut tė shenjtė tė Husein Ibn Ali, radiallahu anhuma.


    We Ahiru Da'awana Enilhamdulilahi Rabil Alemin
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    te nderuar vellezer, te respektuar besimtar,
    Paqa dhe meshira e Allahut qofte mbi gjithe ne.

    Shume gjera ka shenuar kalendari Islamik, megjithate lutem te respektojm vendimin e dijetareve te dale nga Kongresi Islamik i cili thote:

    - Luten dijetaret Islam si dhe besimtaret te cilet kane zgjedhe qe fe e tyre te jete Islami, te mos shfletojne ngjarjen e qorbelase sidhe ta heshtin rastin ngase edhe ky rast eshte nje nga rastet te cilat nxiten vellavrasjen mes besimtareve.

    me respekt vellau i juaj nga shkupi
    urtėsia

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Ue Selamu Alejkum vllezer.
    Pasi shiat e permendin shum kete ngjarjen e qerbelas, dhe ne diten e ashureve masakrojn veten per tradhtin qe i ben Huseinit r.a, vendosa ta postoj tregimin shkurtimisht te ngjarjes.
    Un tju them te drejten nuk e kam dit ngjarjen e qerbelas, e kam dit vetem qe eshte vra Huseini r.a, mirpo si ka nodh ngjarja se kam dit. Pas disa diskutimeve me only_truth vendosa te interesohem me shum rreth ksaj ngjarje dhe kerkova prej disa vllezerve ne Forum Islamik qe te ma pershkruajn ngjarjen e Qerbelas, dhe ja tani e kemi ketu.



    Esselamu alejkum vella i nderuar.

    Disa informata per luften e Qerbelase dhe Vrasjen e imam Husseini r.a i kam marre nga nji liber boshnjak i Autorit : Salih Kurdi. Shkurtimisht:
    Huseini dhe Hasani r.a kane qene dy djemt e Ali Ebu Talibit r.a.Derisa hasanin r.a e kane helmuar ,Huseinin r.a e kane vrare ne Irak ne vendin e quajtur Kerbela,qe sot eshte nji qytet ne jug te Baghdadit,pra midis qytetit Naxhaf dhe Bagdadit.
    Dijetari i madh Ibn-Kethiri (komentatori i njohur i Kur'anit) rahimehulla thote:" Kur ju dha beja per nenshtrim Jezidit birit te Muavijes derisa Muavija ishte gjalle ,Huseini,Abdullah b.Omeri (djali i Omerit r.a),Abdurrahman b. Ebi-Beker (djali i Ebu Bekrit), dhe Ibni Abbasi ishin nga ata te cilet nuk deshironin tja jepnin besen.Abdurrahman b. Ebi-Beker nderroj jete dhe i mbet besnik fjales se tij deri ne fund.Mirepo Kur Muavija nderroj jete,ateher Abdullah b.Omeri dhe Ibni Abbasi pastaj ja dhane besen birit te tij Jezidit.Kjo ndodhi ne vitin 60 te hixhrit..Huseini dhe Ibn Zubejri mbeten me vendimin e pare dhe per kete e lishuan Medinen dhe u shperngulen ne Mekke" (El-bidajetu ue nihaje ,8 f.151).
    Kur Ata u shperngulen ne Mekke,atyre u arriten shum letra nga Iraku te cilet kerkonin qe ai ta lishon Mekken dhe te shperngulet ne Irak te ta ne qytetin e Kufes,banoret e te cileve vende nuk deshin tja japin besen Jezidit por Huseinit.
    Kur moren vesh sahabet per kete ngjarje ata ja terhoqen verejtjen Huseinit qe te mos shkon ne Irak populi i te cilit njiheshte per tradhtija dhe kurthe te shumta.(Ketu permenden shum ngjarje se si sahabet e keshillonin Huseinin...p.sh ne kete menyre e keshillon Bekr b. Abdurrahman b. Haris b.Hasim : "O djali im,a nuk e pe se si vepruan irakijenet me babin dhe vllaun tend,dhe ti tani don tu shkosh atyre,kurse ata jane rober te vertete te dynjase? ..)O xhaxha,Allahu te shperblefte me cdote mire,do te ndodh ashtu si Allahu ka caktuar-ishin fjalet e Huseinit.
    Pas arritjes te letrave te shumta,Huseini vendos qe ta dergon atje axhen e tij Muslim b.Akilin b. ebi-Talibin qe ta kqyr situaten dhe te vertetohet per gjendjen.
    Me te arritur ne Kufe rreth vetit Muslimi i tubon 40 mij luftetar te flakte te cilet vete se i kishin bere shpatat gati kundra Ubejdullah b. Zijadit njerit me te afert te Jezidit b. Muavijut.Mirepo edhe ky nuk rrin duar kryq, fillon fushaten propagandistike kundra Muslim b. Akilit,dhe i ja arrin qellimit sepse irakijenet filluan te ja kthejne shpinen dhe filluan me te madhe ti dezertojne duke ikur nga taborri i tij saqe ne fund mbeten vetem dy veta.Kete shance e shfrytezoj njifar Muhammed b.Es'as,i cili e zuri rob bashke me shokun e tij dhe ja dergoj ne pallatin e Zijadit i cili u soll shum vrazhde me te duke i vrare dhe i kryqezuar.
    Mirepo kete ngjarje nuk e mori vesh Huseini i cili me ishte afruar Kadisijes tri milje nga ngjarja e vertete.Rruges e takon Harb b.Jezid et-Temimi i cili i tha :" Kthehu prapa,atje prapa meje nuk ka ngele asnji e mire !".Por ai ishte i vendosur ne qellimin e tij se bashku me vellaun e Muslim b. Akilit duke thene :Nuk kthehemi derisa ta kerkojme hakkun ose te bjermi shehid.( el bidaje uen-nihaje 8 f.152).Ne kete menyre irakijenet e treguan fytyren e tyre prej munafiku dhe tradhtari.
    Ubejdulla b.Zijadi e pregaditi ushtrin e tij kunder Huseinit dhe per komandant e zgjodh Omer b. Sa'di b. ebi Vekas.Huseinin e zateken tevendi i quajtur KERBELA .Ushtrija e Omerit numeronte 45 kalores dhe 100 ushtar kembesori.
    Kur u takuan Huseini me qellim qe ti shmanget ndeshjes u tha disa kushte (ta lejon te vdes ne rrugen e Allahut si luftetar kundra qafireve,ose te me lishojsh te kthehem ne Medine ose te me lejojsh tja jap besen Jezidit)te cilat ai nuk i pranoj bile pa e ditur Jezidi per keto kushte,dhe keshtu filloj ndeshja e pergjakshme ne te cilen humbi jeten Huseini r.a se bashku me 17 te rinj nga familja e tij.Vrasesi i tij eshte Semr b. dhul- Xhujus.Pas kesaj koken e Huseinit e hodhen para Ubejdullah b. Zijadit.(El-isabetu fit-temjizi es-sahabe 1 f.334)
    Po kjo nuk ishte dhe nuk mbaroi me kaq tani armiqt e islamit i shfrytezojne keto raste QE TE MBJELLIN URREJTJE DHE NDASI MIDIS MYSLIMANEVE DHE TE SHPIFIN LLOJ-LLOJ RRENASH NE KETE DREJTIM.
    DUKE I DEMANTUAR KETO RRENA DHE SHPIFJE SHEJHUL ISLAMI IBN TEJMIJJE rahimehulla THOTE :
    "AJO CKA TRANSMETOHET PREJ JEZIDIT ESHTE SE AI NUK DESHTE VRASJEN E HUSEINIT,PERKUNDRAZI,KISHTE DESHIR TI SHPREHTE RESPEKT DHE NDER ASHTU SIC E KISHTE POROSITUR I JATI I TIJ MUAVIJA r.a....kUR HUSEINI E MORI VESH SE IRAKIJENET E TRADHETUAN DESHIRONTE TE KTHEHET NE MEDINE OSE TI SHKONTE JEZIDIT OSE TJA LEJONIN TE VRITESHTE NE XHIHAD DUKE KERKUAR SHEHIDLLEKUN KUNDRA QAFIREVE.MIREPO KETO NUK JA LEJOJ UBEJDULLAH B. ZIJADI I CILI DESHIRONTE TA ROBERONTE.KESHTU HUSEINI U VRA SI SHEHID I PAFAJSHEM.KUR PER KETE NGJARJE MORI VESH JEZIDI PRA PER VRASJEN E HUSEINIT,KJO SHUM E MERZITI DHE KA QARE PER KETE RAST (minhaxhu suneh en-nebevije).Pastaj menjiher ka derguar delegacion per te familja e huseinit per ngushellime.
    Pyetja eshte a duhet te mallkohet Jezidi pse e ka vrare Huseinin?
    Kesaj pyetje i pergjigjet dijetari Ebu Hamid el-Gazali :
    "NUK ESHTE ARGUMENTUAR OSE VERTETUAR SE JEZIDI E KA VRARE HUSEININ OSE SE KA DHENE URDHER QE TE VRITET.PRA NUK LEJOHET PER NJI MYSLIMAN TE THOTE SE AI E KA VRARE SEPSE ASNJI MYSLIMAN NUK DUHET TE DJYKOHET PA ARGUMENTE.
    POR A ESHTE E LEJUAR TE THUHET "MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI VRASESIN E HUSEINIT?"
    -PO-BENE KESHTU ME THENE,PRA MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI TE.NESE AI PERSON NUK ESHTE PENDUAR PARA VDEKJES,SIC NDODHI RASTI ME VAHSHIN I CILI VRAU HAMZAN r.a, POR PASTAJ U PENDUA.VRASJA ESHTE GJYNAH I MADH DERISA NUK E DIM SE NDOSHTA AI NJERI ESHTE PENDUAR,POR NUK ESHTE NE SHKALLEN E KUFRIT (qe te nxjerr nga dini islam).
    DHE NE SITUATEN SIC ESHTE KJO ME SE MIRI ESHTE QE TE MOS FOLET GJE.
    Mirepo ka nga njerezit te cilet aq shum e kane ngritur personalitetin e Huseinit sa qe disa kane filluar ta adhurojne dhe ti thurin llojlloj legjendash,duke i dhene disa atribute, duke rene ne shirk.Shejtani kesaj grupe te njerzve u tha qe duhet ta vajtojne,ta kujtojne me llojlloj mundimesh si prerje dhe shpuarje me thika dhe duke rreh veten e tyre ne fytyra dhe neper trup ne diten e ashures.disa shkuan edhe me larg duke share sahabet e Pejkamberit te cilet ai i pergezoj me xhennet qe ne dynja.I pari i cili filloj ti perhap keto genjeshtra ka qene Muhtar b. ebi Ubejd es -Sekafi.
    Dhe per fund si thote Shejhul Islami Ibn Tejmijje DHE KJO ESHTE QENDRIMI I EHLI SUNETIT PER TE " :........VRASJA E TIJ PA DYSHIM ISHTE PA HAKK..HUSEINI ISHTE SHEHIDI I PAFAJSHEM...VRASJA E TIJ PER TE ISHTE SHEHIDLLEK E CILA NUK ARRIHET PERPOS SPROVAVE TE MEDHA..QE TE SHKOJNE NE LARTESIT E XHENNETIT FIRDEUS ..(minhaxh sunneh en-nebevije 4 f.550)"
    MIRPO VRASJA E TIJ NUK ESHTE TRAGJEDI MA E MADHE PREJ ATYRE TE CILET ISHIN ME TE MIRE SE AI SIC JANE PEJKAMBERET E MEPARSHEM,SAHABET E RRESULIT NE UHUD OSE VRASJA E EBU BEKRIT,OMERIT,OSMANIT,ALIJUT r.a......
    Pra Huseinin e vrane persona me karakter te dobet per interes dunjaje dhe motive te dobta pra per pozita.
    Kurse nese kujtojme vrasjen e Aliut eshte edhe tragjedi me e madhe sepse vrasesit e tij mendonin se vrasja e Aliut eshte ibadet me i madh..Allahu mustean.
    Ue selam.

    Ibni tejmija dhe mendimtare si ai i kane bere me dhjetera genjeshtra vetem ne kete postim. Ksi fare "dijetaresh" duhet quajtur Devels Advokat Avokatet e koftlargve.

    E permenden shpernguljen e Imam Hyseinit nga medina ne mekke por nuk e permendin shkakun dhe atetatin qe eshte bere ne te.

    I permendin tradhetite e banorve te kufes e nuk permendin tradhtite e banorve te medines e te mekkes.

    Eshte vrare ne mesin e muslimanve khalifja i trete Othmani nuk e kane len as te varroset per dy dite e ma ne fund e kane varrosur ne varreza te jahudive.

    Hipokritat kane pas ushtri dy a tri grupe ,kane pas ushtri te forta por nuk e kane ndihmuar shtetin e tyre. Ato ushtri masandej i kane perdorur kunder prijsit te drejte Imam Aliut pa kurfare te drejte dihet se ēka ka qene qellimi i lufimit kunder Imam Aliut.

    Mos me ngaterroni me shiat e sodit te iranit a te irakut kane shume gabime kta dhe nuk jam me ta ne shume ēeshtje.

    Do te shkruaj ma vone se nuk kam kohe.

    Per ēdo dite eshte qerbela per ēdo dite eshte Ashura.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Vazhdim.

    Genjeshtrat e ibni tejmijes i lexoni me lart kur e permend thote vrasja e Ebu Bekrit dhe vuajtjet e tij . A din dikush me treguar se ku eshte vrare Ebu Bekri dhe cilat kane qene vuajtjet e tij ( nuk po them se nuk ka pas vuajtje ).

    Ka edhe shume genjeshtra tjera qe i thote avokati i umajadve.

    Avokati i umajadve nuk e permend se jezidi nuk i ka ndershkuar gjeneralet e tij per krimet e tyre ai i ka mbajt ende ata gjeneral afer vetit .

    Kyfar avokati i dreqit nuk e permend se te vetmit qe i ka konvenuar vrasja e Imam Hyseinit ka qene jezidi.

    Pse ibni tejmija mundohet ti shfajsoj umajadet dhe krimet e tyre;
    Sipas logjikes ne qofte se kane logjike kta gjithe ato krime qe bene umajadet ndaj elites islame ishin vetem disa gabime te vogla dhe rastesi.

    Ebu sufjani dhe hindi dashnorja (shvalerka) e tij ishin armiq te perbetuar te muslimanve dhe ne veēanti armiq te perbetuar te Muhamedit a.s ;
    Ishte hindi nena e muawijes e cila dha urdher te vritet Hamza agja i Muhamedit a.s dhe te coptohet ne pjese .Ishte ebu sufjani kryetari i te gjithe paganve.
    Te njejtat vepra i bejne edhe femijet e tyre muawija lufton Prijsin e drejte te muslimanve Imam Aliun dhe vriten me mijera musliman shkaku i tij ; E merr me dredhi pushtetin e lufton edhe nipin e Muhamedit a.s Imam Hasanin dhe ne fund e vret duke e helmuar .

    Nipi i hindit dhe ebu sufjanit jezidi djali i muawijes edhe ai shkon hapave te te pareve te tij edhe ai e lufton Imam Hasanin dhe ne fund ushtria e tij e vret ne qerbela.

    Po ju pyes si munden me qene te gjitha kto rastesi ,rastesi se muawiaja dhe jezidi bij te ebu sufjanit dhe hindit . A eshte rastesi se muawija e merr pushtetin ,a eshte rastesi se muawija ja jep djalit te tij pushtetin se ja pas qejf me pa djalin me pushtet a .

    Ata qe i quajn musliman kto krijesa te fliqta ja pafshin dhe po ja shohin hajrin dite e perdite te mirave te ketyre pushtetarve.

    Jo ibni tejmij dhe ju perkrahsa te tij nuk jane rastesi te gjitha ato luftra qe i kane bere umajadet me Familjen ma te paster qe existon.

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ju pėlqen mė tepėr nė njė film,aktorėt apo ngjarja?
    Nga hani nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-07-2018, 16:43
  2. Cila ishte ngjarja me e rendesishme e vitit ne Show Biz?
    Nga km92 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 19:05
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. E vrava burrin tim pasi mė keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  5. Angli: Ndėrpritet komplot terrorist kundėr avionėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 15:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •