Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Fusha basketbollit

    Tregim


    Ishim mesuar me nje cope fushe para pallatit tone ,ajo ishte lene bosh nuk e di perse gjate ndertimit te bllokut te banesave ketu e 20 vjet perpara .Ne cep te saj pensionistet e lagjes luanin mbasditeve domino me grupe dy e nga dy.Mbrapa tyre shtriheshin kodriza me mbeturina, kryesisht te rikonstruksionitte banjove qe vashdon edhe sot.
    Bari i mbire mbi keto pllaka ,tuba gres te thyer ,wc te shkermoqura ,per cudi mbinte i shendeteshem megjithese ne keta grumbuj jo uniforme kishte shume pak dhe .Ne anen tjeter dy kazane plerash qe rinin vashdimisht te mbi mbushur i jepnin gjalleri kesaj gjografie, me qen e mace qe silleshin verdalle tyre kryesisht ne oret e vona te nates,Nje kioske e vjeter ,mbeturine e nje kabine makine zinte anen tjeter ku shitesi here pas here i munduar nga prostati dilte mbrapa saj me nxitimin e nje plaku 65 vjecar.
    Mozaikun e fushes e plotesonin njerez qe nxitonin ne punet e tyre duke hedhur qeset me plehra ,ata benin sikur nuk e kishin mendjen dhe pa pritur qeseja merte nje hark si nje top basketbolli e binte ne mes te grumbullit te mbeturinave me nje zhurme te mbytur,pastaj largoheshin me te shpejte ne punet e tyre pa e kthyer koken mbrapa .Nganje here qeset caheshin dhe ata i kapte turpi qe nje pjese e intimitetit te tyre ushqimor ishte perhapur ashtu pa kujdes.
    Nje mengjes ,njerezit e mesuar me lehtesine e hedhjes se qeseve te tyre pane me habi qe kete nuk mund ta benin me,disa puntore po hiqnin pikerisht grumbujt e mbeturinave ku ata mernin nishan per qeset e fryra. Me vone mbriten disa makina qe punuan gjithe diten duke pastruar e dystuar fushen qe tani ngjante si nje koke e qethur kare.Shume hipoteza u ngriten ate nate nga banoret perqark ,por ajo qe zinte me shume vend ishte ndertimi i nje pallati sic po ndodhete perdite me cdo hapsire boshe ne qytet.,keshtu behesh gjithmone ,rafshohesh ,rrethohesh e pastaj ndertohesh.
    Diten tjeter si per te perforcuar parashikimet e banoreve ,nje makine shkarkoi hekura,thase me cimento, rere ,kazma e lopata .Punetoret hapen gropa ne largesi te barabarta ,ngulen dhe betonuan hekurat te cilet pastaj i salduan dhe formuan nje drejtekendesh ,kuriozet e lagjes e moren vesh te paret qe aty do te behesh nje fushe basketbolli,te tjeret skeptike e mosbesues thane se ;keshtu bejne ne fillim ,ndertojne fushe sporti ,pastaj bejne pallate.Gjithsesi ne ditet e tjera fusha u dystua mire e mire ,u asfaltua ,u vendos nje tabele basketbolli ,u rrethua me rjete me tela ,dhe me ne fund erdhi dhe dita e inagurimit.
    Ate dite ,qe ne shtate te mengjesit ,filluan te grumbulluhen aktiviste te njesise bashkiake, ,thuej qe inagurimin do ta bente vete kryetari i bashkise se qytetit.Banoret ca neper dritare e ca ne ballkone shikonin ate turme njerezish qe ishin veshur si per feste dhe te gjitheve ju kujtua dita e nje majit ,kur mblidheshin qe ne gjashte te mengjezit ,per te parakaluar ne oren dhjete para KQPSHse Pikerisht.fiks ne oren dhjete mbriti kryetari ,duke nxjere kembet e gjata nga makina dhe pershendetur me dore njerezit a thua se ishte perpara njemije vetave ,Cermonia ishte e shpejte e thjeshte ,por u vonuan pak ne gjuajtjen e topit nga kryetarit ne drejtim te tabeles .Thuhej qe kish qene basketbollist ,por kamerat e televizioneve filmuan gjuajtjen e dhjete kur krytari me ne fund e futi topin ne kosh .
    Keshtu ne u beme me fushe basketbolli gje qe as dy shkollat qe po rikonstruktoheshin ne lagjen tone nuk e kishin patur.por edhe fushe te rrethuar ne tel nuk kishin pare cunat e lagjes keshtuqe e pane te arsyeshme te hypnin mbi hekura ,te echin mbi to duke cfaqur aftesi ekulibruese.Ca te tjere qe hynin nga dera ,gjendeshin pa pritur te rrethuar ,keshtuqe zune e i tundenin telat a thua se i kishin futur me zor aty brenda dhe ata po mundoheshin te dilnin nga ai rrethim.Diten tjeter se kush solli nje top basketbolli ,por megjithe teknikat qe u perdoren as edhe nje nuk po e fuste topin ne kosh ,por dhe kjo u zgjidh, kur nje djale i shkathet hypi ne tabele dhe u ul mbi kosh ,ai kapte topat dhe i zhyste brenda .
    Ditet qe vashduan ishin plot ngjarje per fushen tone ,ne fillim u hoqen rrjetat ,pastaj hekurat .dhe me ne fund tabela u rrezua per te provuar bashkimin e fuqise te nje turme djemesh qe brohoriten sikur kishin hedhur bustin e ndonje nasketbollisti qe nuk kishte shenuar asnjehere kosh .
    Me renien e tabeles u rit shpresa per fluturimin e qeseve te plerave ne mes te fushes e cila filloj te mbushet nge prinderit e ketyre femijeve, sic i thone trazavac.

    25-10-2007
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 24-10-2007 mė 15:16
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Isberg ..bukur ke shkruar..

    Na sill prape copeza nga jeta ne Tirane..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pershendetje ajzberg! Kur ja thua tregimit, mos ju ndaj. Shkurt dhe qarte ne mesazh. Vazhdofsh te na sjellesh kenaqesira. Respekt mondishall

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •