Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426

    Libri i Noel Malcom "KOSOVO A SHORT HISTORY"

    Rastesisht pashe ne gazeten SHEKULLI te dates 23.10.07 nje artikull me titullin 'Pretendimet serbe nuk jane te verteta' dhe ku ishte intervistuar nje historian anglez i quajtur Noel Malcom anetar i akademise britanike i cili eshte dhe autori i nje libri me titullin 'KOSOVO A SHORT HISTORI' . Autori , sic mund ta kuptoni nuk eshte as shqiptar e as serb por nje anglez dhe si i tille besoj se nuk ka interes te mbroje asnjeren nga dy palet por thjesht te thote te verteten . Artikullin po e botoj te plote si me poshte .

    Z.Malkom , ē'fare ju shtyu te shkruani librin "Kosova , nje histori e shkurter"?

    Sapo kisha perfunduar nje histori te ngjashme te Bosnjes , qe e fillova pas fillimit te luftes atje dhe m'u desh ta perfundoja shpejt . Me mbarimin e luftes , e kuptova qe lufta e radhes do ishte ne Kosove . M'u duk e rendesishme qe te ekzistonte nje liber , i cili do te 'shkaterronte' ose me sakte do te 'sfidonte' mitet dhe teorite e paverteta per historine e Kosoves . Vura re ne rastin e Bosnjes , qe ne fillimin e luftes propaganda e Beogradit dhe e Pales , selia e serbeve nacionaliste , bazohej me se shumti ne pretendime historike ; ishte e qarte qe argumentet per statusin dhe te ardhmen e Kosoves , do te bazoheshin kryesisht mbi faktet historike te pretenduara , prandaj ishte e domosdoshme te jepej nje pasqyrim objektiv i historise se atij rajoni .

    Dhe ē'fare zbuluat per pretendimet serbe dhe shqiptare

    Libri perpiqet te mbuloje te gjithe historine , nga fundi i Perandorise Romake e deri ne ditet e sotme . Aspekti me i rendesishem eshte se kur hulumutova dhe hetova per te gjetur prova , zbulova qe disa nga pretendimet kryesore te bera nga historiane nacionaliste serbe ne te shkuaren , ishin te rreme ; d.m.th pretendimet kryesore te cilat jane botuar si te mireqena ne tekstet standarte te ēdo vendi , perfshi Britanine dhe Ameriken. Me historiane nacionaliste e kam fjalen per historiane nacionaliste serbe , dhe ne disa raste dhe historiane nacionaliste shqiptare . Por shumica e pretendimeve te paqena qe kam gjetur , u perkisnin historianeve serbe dhe kjo per faktin se shume nga puna historike ne kete rajon deri me sot , eshte bere nga Serbia . Kjo eshte e kuptueshme , pasi serbet kishin universitet ne kohen kur shqipetareve nuk u lejohej hapja e shkollave nga autoritetet otomane . Prodhimi i monografive historike ka qene me intensiv ne Serbi dhe jane ato monografi qe ndikuan ne tekstet perendimore . Keshtu per shume pretendime themelore serbe mbi historine e Kosoven , kur hetova provat , zbulova qe nuk ishin te verteta .

    Cilat jane disa nga faktet qe kini perfshire ne librin tuaj , si argumente qe vertetojne qe Kosova eshte toke shqiptare dhe rendesine e ndarjes totale nga Serbia ?

    Libri im eshte thjesht liber per historine dhe jo polemizues , pra nuk kam bere kerkesa ne ate qe kam shkruar , dhe ua le lexuesve te nxjerrin vete perfundimet nga provat qe kam paraqitur aty . Ne lidhje me argumentat serbe kunder pavaresise se Kosoves , ne liber gjeni disa pika thelbesore qe vertetojne se pretendimet e serbeve nuk qendrojne . Se pari , eshte pretendimi qe Kosova eshte djepi i serbeve ne Ballkan , dhe kjo dihet qe eshte e pavertete . Serbet erdhen ne Ballkan ne shekullin e 7 , ne kete territor , u zevendesuan nga sundimi otoman ne shekullin e 15 . Kemi nje periudhe 800-vjecare atje , dhe sa nga kjo periudhe Kosova u sundua nga serbet ? Vetem ne 250 vitet e fundit nga 800 . Po ku ishin serbet para kesaj periudhe ? Pergjigja eshte : jashte Kosoves . Ishin ne nje territor qe ata e quanin Ras , Rasia , qe eshte pak a shume zona e Sanxhakut te sotem , Novi Pazarit . E gjithe ideja se aty eshte djepi i qyteterimit serb ne Ballkan eshte teresisht e pavertete . Pastaj kane argumentin e levizjes se popullsise ; thone se nuk kishte shqiptare gjate mesjetes ne Kosove , qe nuk kishte shqiptare deri nga fundi i shekullit te 17 , kur pati nje eksod te madh te serbeve dhe u krijua nje vakuum dhe ky vakuum u mbush nga shqiptaret e ardhur nga malet e Shqiperise veriore . Ka plot prova qe tregojne se ky argument eshte i pavertete , ka shume prova qe vertetojne se ka pasur shqiptare qe kane jetuar ne Kosove pergjate gjithe epokes mesjetare; ndoshta nuk perbenin shumicen ne Mesjete , por ka pasur nje popullate te vazhdueshme shqiptare atje . Dhe historine e eksodit masiv te serbeve ne 1690 , e kam vertetuar qe eshte e pavertete . Pastaj jane argumentet e diteve te sotme per levizjen e popullsise ; ata pretendojne se nje numer i madh shqiptaresh u dynden ne Kosove nga Shqiperia ne mes te Luftes se Dyte ; ky eshte nje "nonsense" dhe kurre s'eshte paraqitur qofte dhe nje prove per ta mbeshtetur kete. Pra, shohim qe te gjitha pretendimet serbe mbi Kosoven , bazohen ne argument te paqena historike , dhe ne fund dua te shtoj se po te shohesh gjithe historine e Kosoves qe pas 1912-es , sheh qe Kosova nuk eshte trajtuar si nje pjese e nje shteti demokratik - u trajtua ne fillim si territor i kolonizuar - kolonizim ishte termi i perdorur nga serbet per ate proces , pra ata derguan koloni atje .Dhe ne shume aspekte ajo qe Serbia beri ne Kosove nuk ishte shume e ndryshme nga ajo qe francezet bene , le te themi ne Algjeri . Tani , a mund te themi ne qe Algjeria eshte pjese esenciale e territorit francez ? Besoj se jo.

    C'mesime jep historia per statusin e ardhshem te Kosoves ?

    S'kam as me te voglin dyshim qe Kosova do e fitoje pavaresine dhe do ndahet nga Serbia . Por sigurisht ka shume dyshime se si ky proces do te zhvillohet . Shume nga hapat kryesore kane ndodhur tashme , dhe eshte e pamundur te imagjinohet inkorporimi i Kosoves ne ndonje forme shteti serb . Eshte e pamundur , per shume arsye te dukshme por dhe per shume arsye te tjera qe s'jane aq te dukshme : vete serbet nuk e duan nje gje te tille . Po te ekzistonte mundesia qe serbet te absorbonin popullsine shqiptare , domethene tu japin te drejten e votes postet ministrore ne qeverite e tyre , te rekrutojne djemte shqiptare ne ushtrine e tyre ... serbet nacionaliste do ta refuzonin kategorikisht. Pavaresisht pretendimeve se ata nuk heqin dore nga ky territor , ne te vertete nuk e duan , ose ... te pakten duan ate qe Milloshevici u perpoq t'u jape , qe eshte territori pa popullaten shqiptare , por kjo filozofi shkaktoi nje nga krimet me te renda ne historine moderne . Pra , une jam absolutisht i bindur qe Kosova do ta fitoje pavaresine , por problemi eshte vetem nderkombetar dhe ka te beje me Rusine dhe , po te mos ishte ajo , pavaresia e Kosoves do kishte ardhur automatikisht kete vit. Por a mund te vije vitin e ardhshem ?
    Kjo varet nga loja qe do beje Putin , loje qe ne themel nuk ka shqetesimin per Kosoven , por per ceshtje qe i interesojen Rusise , mbi te gjitha Mburoja e Raketave Amerikane . Per keto arsye , Putin kerkon ta veshtirsoje ceshtjen e Kosoves , vetem e vetem qe te fitoje me teper pozita per te negociuar me amerikanet . S'e di si do shkojne negociatat mes Rusise e Amerikes , por ne fund Amerika bashke me fuqite kryesore evropiane do ta humbin durimin dhe do ia japin pavaresine Kosoves.

    Pra nuk mendoni se me 10 dhjetor , Keshilli Sigurimit do te gjeje nje zgjidhje perfundimtare per Statusin e Kosoves , pasi Trojka te raportoje mbi bisedime te reja ndermjet Prishtines e Beogradit ?

    T'ju them te drejten , do habitesha nese zgjidhja do te vinte kaq shpejt .
    Raportimi do jete i pakenaqshem per shume pale sepse s'do kete progres per te raportuar , dhe dihej qe pa filluar ky proces se sdo kishte progres . Ishte e qarte qe palni "Ahtisaari" perfaqsonte rezultatet e nje procesi te gjate negociatash , proces ku pala shqiptare ka bere shume leshime , shume me teper sesa deshironin te jepnin . Ata dhane maksimumin e leshimeve , me mirekuptimin qe ne shkembim te ketyre leshimeve , ata do te fitonin pavaresine . Prandaj tu thuash kosovareve , pas mbarimit te ketij procesi qe "o burra , hajdeni ta nisim nga e para !" dhe te bejne leshime te tjera apo te hyjne ne negociata prape , do ishte padrejtesi karshi tyre . Te gjithe e dinin qe Beogradi s'do thoshte kurre "OK , tani po ju japim pavaresine !" , dhe te gjithe e dinin qe pala kosovare s'do thoshte kurre "OK jemi dakord , se duam pavaresine" . Pra , kjo procedure 4-mujore mendoj se ka qene thuajse e kote . Po ēfare do ndodhe me 10-dhjetor ? Do kemi nje raportim qe thote se eshte arritur asgje ose pothuajse asgje . Thjesht perseritem situaten qe kishim ne vere . Ama , nese shenohet progres ne pazarin e Rusise me Ameriken , athere do kete shanse per nje zgjidhje te miratuar ne Keshillin e Sigurimit ; por deri tani nuk shoh ndonje sinjal te tille , dhe ne kushte te tilla , jam i bindur qe do kete vonesa te tjera , por ndoshta per disa muaj , jo per vite . Ndoshta nga pranvera e vitit 2008 , fuqite kryesore evropiane bashke me Ameriken , do te organizojne tranzicionin drejt pavaresise . Dhe per kete , ne fund te fundit , nuk eshte e nevojshme nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit.
    Rezoluta eshte e rendesishme sepse plani "Ahtisaari" kerkon qe BE te hyje pas UNMIK-ut dhe te marre ne dore keto pergjegjesi ose shumicen e tyre .
    Dhe shume vende te BE-se nuk duan ta bejne kete hap pa nje rezolute te Keshillit te Sigurimit . Por , per njohjen e pavaresise , mjafton qe shtetet e BE-se ta njohin , pra OKB s'ka ndonje procedure per njohjen e shtetit . Po e njohu Amerika , po e njohu Britania , Gjermania , Franca dhe Italia , do behet e qarte qe ky hap tashme u mor , s'ka kthim mbrapa , dhe Kosova do jete shtet i pavaruar .

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Rrofsh Noel !

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    "Kosovo: a short history" eshte gurthemel akademik i te drejtes historike te shqiptareve mbi Kosoven. Arsenali i fakteve te paraqitura perben nje baze sh. te mire argumentative ne favorin tone ndersa emri i N. Malcolm eshte ne vetvete nje reference kredibiliteti. 3 pikat kryesore (por jo te vetmet) qe shqyrtohen dhe sqarohen qarte ne faqet e librit jane:

    1. Autoktonia e shqiptareve ne rajon qe prej lashtesise (dhe sigurisht para shfaqjes se serbeve).

    2. Prania e panderprere shqiptare ne Kosove, edhe gjate Mesjetes se vonshme.

    3. Miti i "shpernguljes masive serbe" nga Kosova pas luftes austriako-otomane.


    Per ata qe interesohen ta inspektojne ose ta blejne, le te hedhin nje sy ne webfaqen e amazone

    http://www.amazon.com/Kosovo-Short-History-Noel-Malcolm/dp/0060977752

    Aty mund te lexoni dhe 85 komente te lexuesve (pro dhe kundra)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 23-10-2007 mė 22:35
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Btw, tema transferohet ne seksionin e historise!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    Me thene te drejten kti tipit duhet me i thene faleminderit,nga 10 here ne dite!Shpresojme te dale dikush tjeter e te beje ndonje liber per Camerin,se te jete per keta te tanet,aha!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Ishte data 10 qershor e vitit 1878. Nė Prizren u mblodh Lidhja Shqiptare, pėr tė cilėn historia na ka mėsuar se u bė epiqendra e luftės ēlirimtare. Sot, pas 130 vitesh nga ajo datė e shėnuar, historiani anglez Noel Malcolm deklaron se Lidhja e Prizrenit nuk u mblodh si njė lėvizje pėr ēlirimin kombėtar, por pėr tė mbrojtur territorin nga serbėt e malazezėt. Pasi ka lexuar dokumente osmane nė arkivat perėndimore dhe raportet e konsujve tė huaj, si atij austriak apo britanik qė i kanė njohur mirė personalitetet e Lidhjes, ai ka arritur nė konkluzionin se ēlirimi nuk ishte qėllimi kryesor, ai erdhi mė vonė. Tė gjitha kėto, Malcolm i ka shkruar nė librin e tij "Kosova, njė histori e shkurtėr". Libri, qė u vlerėsua dje me ēmimin "Libri mė i mirė nga njė autor i huaj", nga Qendra e Studimeve Albanologjike, mbulon historinė e Kosovės nga fundi i Perandorisė Romake e deri nė ditėt e sotme. Nė faqet e tij, pėrmes fakteve e dokumenteve bien poshtė shumė prej pretendimeve kryesore tė bėra nga historianė nacionalistė serbė, pretendime qė kanė shtrembėruar historinė e Kosovės e qė pėr shumė kohė, janė marrė si tė mirėqena nė tekstet standarde tė ēdo vendi, pėrfshi Britaninė dhe Amerikėn. Nė kėtė intervistė, Malcolm rrėfen zbulimet e tij mė tė mėdha mbi historinė shqiptare dhe kosovare, tė gjitha kėto tė mbėshtetura nė dokumente.

    Libri juaj ėshtė botuar nė vitin 1998. Si ėshtė pritur ai nga historianėt kosovarė dhe ata serbė?
    Nė Kosovė besoj se ėshtė pritur mirė, por historianėt atje nuk janė dakord me tė gjitha argumentet e librit, sepse nė disa pika unė kam dalė kundėr traditės historiografike shqiptare. Pėr shembull, pėr Lidhjen e Prizrenit ka njė traditė nacionaliste shqiptare se kjo lidhje nga fillimi ka qenė njė lėvizje pėr ēlirimin kombėtar. Por unė them se nė fillim ishte mė e kufizuar dhe kishte njė karakter mė konservativ pėr tė mbrojtur territorin. Pėr Lidhjen e Prizrenit kam lexuar dokumente osmane qė janė nė shqip dhe nė arkivat perėndimore kam lexuar raportet e konsujve tė huaj, si austriakė apo britanikė, qė i kanė njohur mirė personalitetet e Lidhjes. Nė fillim ishte njė lėvizje qė donte tė mbronte sistemin tradicional dhe territorin kundėr serbėve apo malazezėve, por jo pėr ēlirimin kombėtar. Ky qėllim erdhi mė vonė. Nė Kroaci, Bosnjė dhe Maqedoni, besoj se e kanė pranuar mjaft mirė, por jo nė Beograd. Madje mė kanė bėrė njė lojė. Organizuam njė konferencė tė veēantė pėr tė diskutuar librin tim dhe nė atė moment botojnė njė libėr kundėr timit, dhe nė fakt prezantojnė pikėrisht kėtė tė fundit aty. Ishin ftuar 12 historianė serbė dhe secili prej tyre kishte detyrė tė mė kundėrshtonte mua. Ėshtė njė libėr rreth 200 faqe dhe ėshtė e ēuditshme se e kam lexuar dhe nuk kam gjetur asnjė argument qė tė kundėrshtojė ēėshtjet qė unė kisha shkruar, apo ndonjė gabim timin nė histori. Unė njoh disa intelektualė serbė qė janė pro librit tim, por nuk mund t'i them emrat e tyre, sepse do t'i dėmtoja shumė. Ēėshtja e Kosovės ėshtė shumė problematike atje.
    Nė ēfarė dokumentesh jeni mbėshtetur pėr tė sjellė kėtė botim?
    Ka qenė pak e vėshtirė, sepse nuk ka biblioteka ku mund tė gjenden libra pėr historinė e Ballkanit. Unė kam punuar nė Londėr, nė Paris dhe nė Romė, por kryesisht nė Vjenė, Vatikan, Uashington dhe nė Venedik. Nė librin tim ka njė mungesė, unė nuk kam studiuar nė arkivat e Turqisė, sepse nuk e njoh gjuhėn osmane. Nė arkivat e Austrisė dhe tė Italisė kam gjetur dokumente dhe besoj se kam gjetur ato qė duheshin.
    Njė botim i rėndėsishėm, i sjellė nga njė pikėpamje joserbe. Cilat janė disa nga faktet mė kryesore qė sjell ky libėr?
    Shpėrngulja e serbėve drejt Kosovės nė vitin 1690, kur forcat austriake kanė ardhur nė Ballkan dhe nė Kosovė, ėshtė njė fakt me rėndėsi. Sipas pretendimeve tė Beogradit, pas disfatės sė austriakėve, Patrik Arsenie ka ikur me njė masė tė popullsisė serbe rreth njė gjysmė milioni nga Kosova deri nė Hungari. Sipas tyre nė atė kohė, Kosova ka qenė njė territor bosh dhe vetėm pastaj kanė ardhur shqiptarėt pėr tė jetuar aty. Kam studiuar dokumentet e Patrikut nė arkivat e Vjenės dhe kam parė se kur ai ka shkuar nė Hungari, ka shkruar se me vete kanė qenė vetėm 30 mijė njerėz e jo njė gjysmė milioni. E dimė se shumica e tyre nuk kanė ardhur nga Kosova, por nga rajoni i Nishit e Beogradit. Shpėrngulja masive nuk ekzistonte dhe shqiptarėt kanė qenė nė Kosovė para shpėrnguljes. Sipas tyre, nuk kishte shqiptarė nė mesjetė nė Kosovė dhe nuk kishte shqiptarė deri nga fundi i shekullit tė 17-tė, kur pati njė eksod tė madh tė serbėve. Nė histori ata shkruajnė se vendi ishte bosh, boshllėk qė u mbush nga shqiptarėt e ardhur nga Shqipėria veriore. Ka plot dokumente qė tregojnė krejt tė kundėrtėn, sepse ka dokumente qė vėrtetojnė se ka pasur shqiptarė qė kanė jetuar nė Kosovė pėrgjatė gjithė epokės mesjetare dhe ka pasur njė popullsi tė vazhdueshme shqiptare atje. Edhe historia e eksodit masiv tė serbėve nė 1690-ėn, nuk ėshtė e vėrtetė. Ēėshtja tjetėr ėshtė ajo e statusit tė Kosovės nė fillimin e shtetit jugosllav pas Luftės sė Parė Botėrore. Nė ēdo libėr serb mund tė lexoni se kur Kosova ishte e pushtuar nga serbėt nė Luftėn e Parė Ballkanike, ka qenė e integruar nė territorin e mbretėrisė serbe dhe pas luftės ka qenė njė pjesė e Jugosllavisė, sepse ishte pjesė e Mbretėrisė serbe. Nga pikėpamja ligjore kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Nė pikėpamjen ligjore dhe kushtetuese nuk e kanė integruar nė shtetin serb, ishte vetėm njė territor i pushtuar. Ajo ēka ėshtė e vėrtetė, ėshtė se serbėt e kanė qeverisur Kosovėn pėr 250 vjet derisa erdhėn nė Ballkan trupat e para osmane, nė shekullin e XV-tė. Nuk mund tė themi se ka qenė njė pjesė e Jugosllavisė, ata mund tė kenė nėnshkruar traktate, por nuk i kanė ratifikuar. Ligjėrisht Kosova nuk ishte e pėrfshirė nė mbretėrinė serbe nė vitin 1912. Ajo vazhdoi tė ishte territor i okupuar deri pas 1918-ės, kohė kur Kosova u "fut", jo nė shtetin serb, por nė Jugosllavi dhe pėrveē njė periudhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ajo mbeti pjesė e Jugosllavisė deri nė vitin 2006.
    Ēfarė ju ka nxitur ju tė botoni kėtė libėr mbi Kosovėn?
    Unė si historian jam shumė i interesuar pėr historinė e Ballkanit dhe kam shkruar njė libėr pėr historinė e Bosnjės gjatė luftės sė saj. E kam shkruar librin me qėllim qė tė kundėrshtoj propagandėn serbe pėr luftėn e Bosnjės. Duke shkruar atė libėr, mendova se ishte i nevojshėm njė libėr edhe pėr historinė e Kosovės sepse problemi ishte i njėjti. Ēėshtja politike ishte e pėrzier me pretendime historike tė serbėve, tė pabazuara nė fakte. Nuk ekzistonte asnjė libėr nė perėndim pėr historinė e Kosovės, pėrveē librave qė ishin botuar nė pėrgjithėsi pėr ish-Jugosllavinė dhe ishin sipas pikėpamjes sė Beogradit. Shpresoj se kam shkruar jo si ideologjist, por si historian. Sepse pėr tė ndihmuar situatėn politike ishte e domosdoshme njė histori objektive.
    Njė libėr i shkruar gjatė luftės sė Bosnjės dhe njė libėr para luftės sė Kosovės...
    Librin e Bosnjės e kam shkruar shumė shpejt, dhe menjėherė vendosa tė bėja kėrkime pėr librin mbi Kosovėn dhe kisha shumė kohė nė dispozicion. E botova nė vitin 1998 dhe ia dhashė edhe Veton Surroit pėr ta botuar nė Prishtinė. Mė vjen mirė qė e botova para luftės, sepse politikanėt nė Uashington dhe Londėr kishin mundėsi ta lexonin kur morėn vendimin pėr tė ardhmen e Kosovės. Shpresoj tė kem ndikuar pėr mirė.

    http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=49994

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Librin nė fjalė e zotėroj unė nė anglisht. Kush do referenca, faqe etj mund tė mė kėrkojė.

    Nga sa di ka qarkulluar edhe pėrkthimi nė shqip.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •