-
Lypės
Lypės
Vjeshta hyri si vjeshtė, me shi qė po binte pa pėrtesė nė tokė, mė vrullshėm se ēduhej madje. Bebja mbi trotuar teshtinte. Kishte vetėm njė qese plasmasi tė trashė nėn vete. Vetėm njė qese nėn vete e kurrgjė pėrmbi. Kjo ish pamja qė i kthehej nė sy Brionit, tė kthyer nga puna nė shtėpi, nė kohėn qė po i fliste sė motrės:
Ata prodhojnė njerėz. Pėr besė vetėm pėr kėtė pėrpiqen. I prodhojnė pėr ti vendosur nė trotuar tė mbledhin para nė shi e nė diell duke e ditur se mes mijėra njerėzve qė kalojnė pėr ēdo ditė atypari, disa do ta kenė mėshirėn aq tė madhe sa tė vendosin sė bashku disa mijėra lekė nė shtrojėn e bebeve. Sot ishin mbledhur njė grup i madh prej prodhuesve, burra e gra njėri mė i shėndoshė se tjetri, ishin ulur galiē nė formė rrethi e ndanin pazarin e ditės. Ishin me dhjetėra monedha para secilit prej tyre. Bebet e sapolindura dhe ata pak mė tė rriturit vazhdonin punėn e tyre diku mė tutje dergjur nė park.
Atij po i dridhej zėri nga nervat teksa ia thonte kėto sė motrės, Lules, e cila vazhdimisht ka dėshirėn ti rrahė prodhuesit e atyre qėnieve fatkeqe, tė cilėve me kalimin e kohės disa sėmundje kanė deri dhe frikė tu afrohen.
Oh Brion, meqė e nise..., tha ajo. Pashė se njėrit prej lypėsve tė lagjes sonė i qenė rritur gjinjtė. Unė sa vite kisha kujtuar se ish djalė ai qė e shihja ti lutej njerėzve me zėrin e plotė e fjalorin e pasur me sharje, por ai kish qene ajo. I janė formuar dhe disa tipare mė shumė nė fytyrė qė tė bėjnė ta kuptosh qartė se ėshtė vajzė. Mė trishtoi pa masė sa pashė. I flisnin ca nga djemtė qė rrijnė lokaleve dhe nja dy roje tė njė ndėrtese. E folura ish thjesht ngacmim qė ta shtynte ate tė shpaloste fjalorin e ata qeshnin me tė madhe dhe vazhdonin pastaj nėn zė me fjalė qė dukej se pėrsėri asaj i adresoheshin. A mund tė ma shpjegosh se ku mund tė qėndrojė kėnaqėsia nė kėtė ngacmim?
Brioni tundte kokėn.
Bebet e mjera mallkojnė kur rriten aq sa tė mund tė kuptojnė, se pėr ēfarė janė lindur, ama nuk mallkojnė prodhuesit, por njerėzit, njerėzit qė u kalojnė pėrpara, ata qė ua japin lėmoshėn e tė tjerėt qė nuk ua japin, tha ai.
Mos fol kot Brion, e ndėrpreu Lulja. Deri dhe mallkues mos i bėj. Nė ke dėgjuar njė e dy, sdo tė thotė se tė tillė janė tė gjithė. Atė ia mėsojnė prodhuesit e tyre. Nė vend qė ti nisin nė shkollė tė mėsojnė si bashkėmoshatarėt, i ulin nėpėr qoshet qė i dijnė veē ata dhe iu tregojnė se si e para kujt ti tregojnė dhėmbėt e mallkimit.
Ai mallkim tė zė, i tha Brioni. Mua mė zuri njė dhimbje mesi dje, pas mallkimit tė njėrit prej tyre, aq fort, sa isha nė gjendje tė ulėrija prej saj.
Lulja heshti. Edhe ajo kish njė dhimbje prej disa ditėsh, diku nė mes tė kraharorit. I kthehej sa herė mendonte pėr Frikacakun siē e quante ajo shokun apo mė mirė ish-shokun e vet prej pak ditėsh, shoqėruar me njė nevojė pėr tė vjellė. E kish bėrė me bast me veten, tė arrinte tė kalonte dy javė rresht pa ia pėrmendur emrin dhe nėse kjo do tė ishte e pashmangshme, atėherė tė paktėn tia dilte mbanė ta pėrmendte me cilėsimin frikacaku. Nėse ia arrinte kėsaj, do tė vazhdonte me njė afat tjetėr njėmujor. Me kėtė lloj sfide qė e bėnte tė qeshte, donte tė kalonte monotoninė e tė bllokuarit tė mendjes. Por i druhej kthimit tek ajo. Kjo mund tė ndodhte befas, mjaftonte njė ndeshje nė rrugė me Frikacakun. Brioni ish munduar ta shėronte nga kjo vuajtje dhe i kish treguar disa herė me qetėsi se si ai e kish lėnė duhanin dhe si arrinte ta largonte mendjen prej tij, sa herė qė gjėja e vetme qė mund ta bėnte ta kalonte mėrzinė do tė kish qenė njė cigare e shkretė.
E shkretė. E shkretė jam unė?, mendonte Lulja. Njė cigare e shkretė nė xhep, pėr tė cilėn e di se mirė ėshtė tė qėndrojė aty, ama thjesht pėr tė tė kujtuar qė duhan nuk duhet tė pish? Kėmba i dhimbte. Gati i ish ndrydhur njė natė mė parė teksa ecte me taka mes shiut qė mezi denjoi ta lagte qytetin dhe nė fakt zbriti, kur askush mė nuk shpresonte pėr tė. Fjalia kryesore nė edicionet e lajmeve tė ketij viti ka qenė Moti ėshtė ēmendur, po tani ēfjali do tė gjejnė vallė? Vjeshta kėtė herė erdhi bashkė me shiun, si vjeshtė, jo si kėto stinėt hibride qė kemi parė gjatė vitit tė fundit. Pėr vjeshtėn e hyrė normalisht po mendonte dhe ajo, si dhe i vėllai mė parė, si dhe e ėma dhe i ati qė me zė tė lartė po diskutonin nė dhomėn tjetėr pėr lajmet nė televizion.
Ēpate ti, i foli Brioni. Ēma mban ata ball aq tė rrudhur, sikur tė kanė rėnė krejt hallet e botės mbi shpinė? Kujton gjė se ngjan inteligjente?! Pa ngrihu tani e bėhu gati pėr vrap.
E kam kėmbėn tė ndrydhur, i tha ajo shkurt.
Tregoja ndonjė tjetri ato ti, i tha ai. Ēohu tani, mos bėj naze. E kam lėnė me Martinin dhe Edrejtėn tek universiteti nė orėn 19.00 e ti nuk do tė mė bėsh tani tė prish planet e tre personave pėr ato rrudha qė ti i do patjetėr ti shohėsh kur del para pasqyrės.
E tėrhoqi nga duart dhe e shtyu nga pas kurrizit deri tek dhoma e saj. Ajo mezi i hidhte hapat dhe e pengonte me sa tė mundej duke ushtruar forcė mbi duart e tij e nga ana tjetėr qeshte me shpirt. Kjo ėshtė tė tė bėjnė tė qeshėsh me dhunė, i thoshte. Po Edrejta pash Zotin, pse e ka atė emėr? Ma kujtove, se tani po mė duket sikur une vetė jam Eshtrembra.
Pyete, ia ktheu Brioni.
Edrejta ėshtė pelqimi i ri i Brionit dhe Martini ėshtė vėllai i saj.
Pėrderisa mė ka pėrfshirė dhe mua dhe vėllanė e saj nė aktivitete tė pėrbashkėta, tipi i vrapit dy herė nė javė nga liqeni, duket se e ka pėlqim serioz, i kish thėnė sė ėmės Lulja.
Po ēfamilje janė?, kish pyetur e ėma.
Ku ta di unė, o mam, ia kish kthyer Lulja. Pastaj kjo ėshtė puna juaj si prindėr ta zbuloni nėse doni ta zbuloni, ēmė ngatėrron mua?! Mua tė dy motėr e vėlla mė ngjajnė tė mirė. Madje Edrejta pėr mendimin tim ėshtė mė e mirė se Brioni yt nė shumė drejtime.
Po ndonjė foto a ke?, e kish pyetur e ėma.
Kam disa nė kompjuter, ia kish kthyer ajo duke qeshur dhe e kish sjellė laptopin ti tregonte disa ku vihej re qysh nė pozicionet qė kishin marrė ata nė shkrepje qė me gjasa tė mira prej afrimit tė tyre do lindte diēka mė shumė se thjesht ato fotografi.
Lulja pėrfundoi sė pėrgatituri. Kėmba i dhimbte, por nuk kishte ēti bėnte Brionit. Tė paktėn ta ēoj deri tek universiteti, mendoi ajo dhe aty pastaj tė ndalem tė pij nje kafe e tė kthehem vetėm nė shtėpi, ose tė bėj njė shėtitje nė vend tė vrapit.
Brioni po debatonte me tė atin lidhur me trafikun e shpejtė nėpėr rrugėt e Tiranės dhe ato jashtė saj. Lulja nuk guxonte ti ndėrpriste. E ėma shikonte tė shoqin e i thoshte tė birit: Tė keqen mami, ngadalėsoje vrullin nėpėr rrugė, se i sheh lajmet se ēndodh? Ia kanė mėsyrė emigrantėt Shqipėrisė dhe o burra tė shfrytėzojmė rastin, qė policėt i lejnė tė bėjnė ētė duam. Vdesin pėr ditė mor bir, kėshtu qė ruaj kokėn tėnde e tonėn, se do pėrfundojmė nė spital po tė ndodhi gjė ty.
Kur flasin kėshtu Lulja vret mendjen pse prindėrit nuk e lindėn dhe njė djalė tė dytė e njė vajzė tė dytė qė ti kishin rezervė, po qė se tė parit e sė parės i ndodhte gjė. Do tė ishte pak a shumė tė prodhoje mė shumė fėmijė qė tė minimizoje dhimbjen. Kėtė ide ia kish shprehur njėherė sė ėmės, kur kish qenė e vogėl nė moshė dhe ajo vazhdimisht ankohej, se me rrengjet qė punonin si i biri ashtu dhe e bija nėpėr shtėpi e nė lagje me fėmijėt e tjerė, druhej, se nuk do arrinte ti shihte fėmijėt e rritur.
Ēthua moj vajzė, i ish pėrgjigjur ajo. Po ti duhet tė rritesh e tė bėhesh nėnė, pa ta kuptosh se ēfarė po flet.
Epra, tani e rritur jam dhe me llogjikėn e sime meje, del se ato gratė qė i lėnė fėmijėt e tyre nėpėr trotuare nė mes tė tė ftohtit e shiut, vapės sė llahtarshme, veē nėna nuk ka mundėsi tė jenė, thoshte Lulja me vete. Eh ēpadrejtėsi ka kjo botė, ka njerėz qė vuajnė tė bėhen prindėr e tė tjerė qė nuk dijnė ētė bėjnė me fėmijėt e tyre qė as fėmijė nuk i quajnė, por thjesht pjella tė denja pėr trotuar. Po kur i shesin...Tė ishte pėr mua, ato e burrat e tyre duhet tė dėnoheshin e ti mbyllnin kohė pas kohe nėpėr burgje, derisa te edukoheshin.
Ej Brion, i tha ajo tė vėllait teksa po niseshin. Fola mė parė nė telefon me Edrejtėn dhe mė ngjau shumė e shqetėsuar. Zėrin e kishte tė vrarė, ndėrkohė qė pėr sa e njoh unė, ajo ėshtė nė gjendje tė tė flasė me zė tė gėzuar edhe kur vete tė jetė pėrtokė. Ēfarė ka?
Brioni iu pėrgjigj me vonesė. Ku e di unė, se me kė e ka inatin tani! Se ēkishte parė diēka aty tek puna e vet dhe mė tha se ishte jashtėzakonisht e zhgėnjyer e nuk dinte se si tė vepronte pėr mė tej. Po ndoshta me ty hapet mė shumė. Ngacmoje, se inatin e saj pėrndryshe do duhet ta vuaj unė gjatė gjithė javės. Ke dy bileta kinemaje prej meje, po mė ēlirove nga kjo gjė, tha dhe ia bėri me sy.
Atė syrin mbaje mė mirė pa shkelur, se vetėm do tė shkoj nė kinema. Mos mė bėj tė ta nxjerr unė inatin qė e kam brenda, ia ktheu ajo.
Bulevardi i rėnduar nga makinat qė janė nė lėvizje pėr xhirot e pasdites dhe tė darkės sė tė zotėrve tė tyre, dukej sikur bėrtiste: Mė ēlironi, mė ēlironi! Semaforėt nuk punojnė siē duhet dhe trafiku mundet tė rregullohet vetėm nga ata pak policė tė vendosur nėpėr pika strategjike. Ēėshtė e vėrteta ata ia dalin mbanė qė tia lehtėsojnė pak frymėn bulevardit. Njė grup turistėsh kishin ndalur para Piramidės dhe shihnin pankartėn Welcome President Bush, flisnin me njėri-tjetrin dhe shkrepnin fotografi. Vazhdojnė habiten tė huajt pėr pritjen qė i bėnė shqiptarėt presidentit amerikan. Ēėshtė kjo dashuri, kur njė pjesė e mirė e botės ėshtė nė mėnyrė deri ekstreme kundėr tij?! Ēėshtė ky popull e ky vend qė siē duket ia vlekėrka gjithmonė e mė shumė ta njohėsh nga afėr? Ufo, ufo jemi, i foli Lulja nė anglisht, kur i kaloi pranė grupit tė turistėve qė i kishin pasur pėrpara qė prej Hotel Tiranės e deri tek Piramida. Kroatė ishin, se pa targėn e Zagrebit nė autobuzin prej tė cilit ata zbritėn. U shkrinė bashkė me Brionin, se turistėt kthyen kokėn nga ata tė habitur, sepse askush nuk u kishte folur dy tė rinjve. Yes, yes, vazhdoi Lulja dhe i binte me gisht kraharorit tė vet dhe tė tė vėllait dhe thoshte: Albanian equal to Ufo.
Ej, e kapi pėr bėrryli ajo Brionin teksa i kishin kaluar turistėt. Shih, shih! Dy femra para tyre me minifund deri tek vizat qė krijohen aty ku lidhet prapanica me kėmbėt. Kurrizi i zbuluar dhe rripa sytjenash me dantellė shquheshin nga pas. Takat i kishin aq tė larta sa ato detyroheshin tė ecnin me gjunjė tė pėrthyer tė mbėshtetura tek njėra-tjetra si shoqe tė dashura.
Eh, kėtyre sia del dot, tha Brioni. Pa BMW apo ndonjė Audi klas as qyrret sti hedhin, jo mė tė denjojnė tė tė japin muhabet.
Pika qė stė bie, ētė duhen ato, apo e ke veē pėr eksperiment atė qė ke nisur me Edrejtėn? Tė paktėn ta dijė ajo e shkreta, se mos investon mė shumė ndjenjė se ēe meriton ti nė fakt.
Brioni qeshi. Po tani dhe ti... Mė duket bisedė e konsumuar nė tjetėr kohė dhe tjetėr vend... oh, shih se me kė e kam diskutuar, tha dhe qeshi me tė madhe, se siē duket iu kujtua njė viktimė, sė cilės ndoshta ish pėrpjekur tia shpjegtonte tė njėjtėn gjė.
Ėnglat..., i tha Lulja dhe arriti tė shquante nga larg Edrejtėn qė kish ndalur tek shkallėt e Universitetit Teknik, aty ku e kanė detyruar Nėnė Terezėn e mirė tė mbajė roje si lypėse. Si i kishte thėnė i ati: Edhe njė fshesė nė dorė i mungon tani e direkt ta nisin pėr tė fshirė zyrat e Bashkisė. Pozicioni ku e kanė vendosur ėshtė thjesht i turpshėm. Po si thotė ajo shoqja e saj: Ēdo mėngjes politikanėt shqiptarė zgjohen me pyetjen e madhe para vetes: me ēfarė do ta habis sot popullin shqiptar?
Pikės i ka rėnė, i kish thėnė Brioni, kur ajo ia kish treguar pak ditė mė parė.
Pak minuta mė vonė Edrejta nuk zinte rehat. Bėnte nxemje dhe pastaj ulej nė trotuar.
Nuk mundem, tha si pėrfundim. Ju lutem, shkojme ta pijmė nga nje kafe. Ju qeras unė. Por mos mė detyroni tė vrapoj se dua veē tė rri ulur.
I futi krahun Lules dhe e pa ėmbėl Brionin.
Tė lutem, i tha.
Brioni nisi menjėherė tė fliste Martinin, qė njihet ndyshe si ish i droguari, ish-flokgjati, ish-mjekroshi, ish i martuari, ish-babai, gati 29 vjeē.
Martin, njė kuriozitet smė lė tė qetė, si ia ke dalė mbanė ti bėsh gjithė kėto gjėra, nė kaq pak vjet jetė?, e pyeti Brioni duke qeshur.
Prapė me kėtė muhabet ti, ia ktheu dhe ai me tė qeshur. Epo mirė... Fatkeqėsisht pėr prindėrit e mi, qė u kam mbetur nė derė, tha ai, por unė jam ajo ēfarė njihet me titullin njė djalė me histori.
Po e shndėrronte figurėn e vet nė personazh libri e pėr kėtė i duhej tė vinte nė punė fantazinė nė ēdo ēast tė ditės dhe ti vinte dhe tė tjerėt nė punė ta ngacmonin tė fantazonte.
Ajo qė ka mbetur nga e dashura ime e dikurshme, mė tha njė ditė tė bukur, qė Egzoni nuk ish fėmija im. Vjosa jo se jo, e dija qė kur hymė nė lidhje bashkė. E kam torturuar time mė me praninė e asaj femre. Perria ishte aq e bukur, sa kur fliste ajo mė dukej sikur Zoti zbriste nė tokė dhe mė shfaqej veē mua pėr inat tė gjithė pjesės tjetėr tė botės.
Mė mashtroi i poshtri, mė thoshte. E shihja tė vinte ēdo mėngjes nė lokalin, ku dendur nisa tė shkoj edhe vetė, mbasi e pashė pėr tė tretėn herė radhazi aty. Ia vlente mundimi, tė betohem. Ti nuk e ke parė atė, ndaj mė rri ashtu si buf tek mė dėgjon. Me ujė tė kulluar ngjante krejt silueta e saj, sytė i dukeshin dhe zhdukeshin, goja mė ngjante me njė thėngjill qė nuk ia del dot tė shuhet, gjithmonė i aftė tė nginjė dėshirėn e njeriut pėr ngrohtėsi, ta pėrmbushė me nga ato lloj permbushjesh qe nuk harrohen dot.
Po ajo si mbėrriti nė atė lokal? Si ka mundėsi qė ti nuk e kishe vėnė re mė parė, vazhdoi Brioni duke qeshur.
Njė ditė, me babanė e Vjosės, ajo mbėrriti nė lokal, teksa unė po pija kafen e dytė dhe po bėja komente mbi dekoltetė e bėshme tė ca adoleshenteve qė na qėndronin afėr me tavolinė. Sypėrmbysur qėndronte kėmbė mbi kėmbė dhe nuk gjente rehat nė karrige. Unė i shihja qafėn qė i lėkundej majtas-djathtas dhe shtyllėn kurrizore qė i shquhej qartė nė kurrizin e imtė gjysmė tė zbuluar. Dhe u ēmenda. Mjaftuan ato gati 30 minuta qė tė kaloja nė fazė dhe tė doja tė ngrihesha tė rrihesha me grushta me atė maskara qė ish shkas pse nuk mundesha tė shkoja tek ajo dhe ta ngacmoja direkt, pa ato nazet idiote me tė cilat janė mėsuar ēupkat e Tiranės tu afrohesh.
Po ajo tė kish vėnė re?
Smė vuri re as aty e as mė vonė. Si thua ti, jam unė nga ata qė vihem re?
Me tė parė Martini ėshtė djalė i bukur, tipik djalė mamake.
Po hė si thua ti, i tha Brioni, a vihesh ti re?
Po pra, qeshi, prandaj vendosa menjėherė tė nis me rėnien nė sy. Aty pėr aty porosita njė shishe uiski nė mes tė paradites dhe e porosita kamarierin ti ēonte asaj njė akullore tė madhe, kur e pashė se mbeti vetėm nė tavolinė. Qafa nuk i lėkundej mė dhe ajo dukej e zbehtė.
Nė tė parėn herė qė u ulėm bashkė, qė ndodhi nė tė katėrtėn ditė qė ne po shiheshim nė tė njėjtin lokal, mė tregoi pėr mashtruesin, qė e kish lėnė shtatzanė e qė me tė marrė vesh pėr bebin e kish braktisur. Ajo thjesht nuk kish dashur tė hiqte dore nga fėmija.
Po ti nuk je as emigrant mor vėlla, i tha Brioni. Si e le veten tė biesh nė grackė?
Uji Brion, uji. Imagjino tė kombinuar ujė me prush, uji nuk arrin ta shuajė prushin e uji ėshtė akull i ftohtė, megjithė prushin e buzėve, ėndrra mė e bukur pėr ditet e vapės sė Tiranės.
Ah i ziu ti, i tha Brioni. E ndėrpreu aty diskutimin, sepse mbėrritėn tek kafeneja. Jo, mendonte, nga ky rrėfim i Martinit nuk ėshtė e mundur tė jetė gjithēka e shpikur. Po me kėtė fytyrėn e bukur prej djali mamake pėr Zotin ska mundėsi qė ky tė ketė jetė dhe ish i droguar, dhe ish-flokgjatė, dhe ish-mjekrosh, dhe ish-i martuar, dhe ish-baba i dy fėmijėve jo tė vetėt dhe tani pa mbushur 29 vjeē tė jetė duke shkruar romanin e vet tė parė.
Por nuk kishte shans qė tė ishte Martini personazhi kryesor i tavolinės pėr atė ditė. Fytyra e Edrejtės sikur klithte pėr vėmendje.
Oh si do tia bėj unė e shkreta!, nisi ajo pas gllėnjkės sė tretė tė ekspresit te sapozbritur nė fyt.
Nuk je e shkretė ti, i tha Lulja. Kėtė emėr kam tė drejte ta mbaj vetėm unė.
Po Lule po, njė tė kėputur ty nė lėndinė e sje mė, po unė ēti bėj, nuk zhdukem dot aq lehtė. Mė vunė nė atė vend tė rėndėsishėm pune, por dreqi mė hėngėrt qė pranova. Ti refuzoja ftesėn mamasė sė shoqes sime, kėshtu do ish dashur. Ajo mendoi pėr mirė, por siē duket mirė pėr veten, duke besuar nė besnikėrinė dhe mirėnjohjen time.
Fol moj shqip, se na lodhe, i tha Martini.
Mamaja e shoqes sime vjedh more shokė, vjedh haptaz fare, ditėn me diell, e ditėn me shi. Nuk ka mot tė Zotit, ku ajo tė mos e ushtrojė talentin e saj. Mė tė ushtruar ka profesionin e shitjes sė vendeve tė punės. 5000 euro ky vend, 10000 i dyti, 1000 ai tjetri sa mos mbetet pa gjė. Unė detyrohem tė shoh gjėra qė nuk dua, po ētė bėj?
Ik, ia preu Brioni shkurt.
Si tė iki?
Ik moj nga ai vend pune.
Po pse o Brion, ku ėshtė mė mirė dhe ti?, i tha e motra. Pastaj vendet nė administratė shtetėrore lakmohen nga tė gjithė. Ajo mirė qė vuri kėmbė aty.
Edrejta shihte shokun e vet nė sy.
Po ku tė shkojė Brion?, e pyeti Martini.
Me mua jashtė, tha Brioni.
Kjo ishte fjalia qė tmerronte motrėn e tij, e cila e dinte se ēreagim do tė sillte kjo tek e ėma dhe i ati qė i kishin dashur ti kishin fėmijėt gjithmonė pranė vetes, tė shihnin e rrisnin nipėr e mbesa.
O fėmijė tė lumtur, i tha Martini. Dėgjojeni njėherė xhaxhi Martinin, se i ka ca vuajtje mė shumė se ju nė shpinė. Kur do tė shfaqesh medoemos ndryshe nga tė tjerėt, tė tjerėt tė klasifikojnė pėr tė ēmendur. Rrini rehat kėtu ku jeni e na bėni tė gėzojmė ca fėmijė qe ta dini edhe vetė qė i keni me njėri-tjetrin.
Tė tre qeshėn, se Martini i hodhi fytyrės njė hije si prej djali qė mezi ēpret tė bėhet dajė.
Po nėse unė largohem nga puna, mamaja e shoqes dhe shoqja vetė ndoshta e kuptojnė qė unė di. Po atėherė ēdo tė ndodhė?
Po ato qenkan ordinere moj zemėr, i tha papritmas Brioni. Tė gjithė shtangėn, se ish hera e parė qė ai e quante Edrejtėn zemėr. Nuk tė bėjnė gjė, vazhdoi, sikur tė mos e kuptonte efektin e asaj qė sapo kish thėnė. Ato tė shohin, tė ruhen mirė e tė mos i zbulojė kush, se pisk do e kenė.
Edrejta qeshi hidhur. Tallesh ti?, e pyeti. "Po ato e dijnė, se me kė ti ndajnė paratė, mor djalė qė ditke tė pėrdorėsh dhe fjalėn zemėr. Sa e vėshtirė qė ėshtė, apo jo?, qeshi ajo aty pėr aty.
Po z-ja gėrma e fundit e alfabetit ėshtė, cti bėj unė tha Brioni, e alfabeti i dashurisė ėshtė ca i vėshtirė pėr tu nxėnė nė pak kohė dhe e la shoqen ti shijonte ato ēaste tė qeshure. Pas asaj qė ajo sapo kish treguar, po i dukej e natyrshme nė imazhin prej lypėsi me gjinj pėr tė cilin kish diskutuar me Lulen para se tė dilnin nga shtėpia. Ajo kish lypur njė vend pune, kish aplikuar si i thonė nė gjuhėn moderne, ia kishin dhėnė vendin me kushte qė ajo nuk i njihte dhe tani i mbetej tė fliste e tė merrte kėshillė... prej kujt? Ec e dili pėrpara prodhuesve tė kėtij lloj lypėsi po ta mbajti, mendoi. Ishte shumė e madhe gjėja me tė cilėn do tė duhej tė merreshin, njė gjė pa krye, pa fund, pa moshė, pa ngjyrė, pėrbindėsh ideal pėr romanin e Martinit. Dhe aty ai vendosi tia ndryshonte rrjedhėn bisedės.
Martin, po Egzoni biri i perrisė tėnde, i cilit babė ėshtė?
Martini mori frymė thellė, u drejtua dhe me njė vėshtrim tė pėrhumbur diku nė njė qoshe tė lokalit tha:
Perria ime more shokė ishte njė kokėrr kurve aq sa ska njeri ti dalė Zot atij fėmije. Mi hėngri gjithė paratė, mė mori makinėn e re fringo, mė ktheu nė tė droguar, flokėgjatė, mjekrosh, mė detyroi tė martohesha dhe mė bėri dhe babė pa qenė. Ēfarė do ti tani?, i tha Martini. Smė sheh tė hekurosur, tė larė, tė krehur! Ki mėshirė!, tha dhe nxorri bllokun tė shėnonte pyetjen e Brionit pėr Egzonin, teksa dridhej nga tė qeshurat me Brion e Lule bashkė, tė cilėn gjithmonė e mė shumė po e shihte si muzėn e tij potenciale pėr vjeshtėn qė sapo kish hyrė. Edrejta e shihte e trishtuar dhe lėvizte dorėn anash kokės nė stilin: Mos ia vini re vėllait, e kemi pak si pa qejf. Ajo e dinte nė fakt qė tė paktėn njė pjesė e kėsaj historie nė pėrpunim e sipėr e kishte njė bazė.
Nė njė ekran tė madh tė sajuar me njė cohė tė bardhė luhej njė video e vjetėr e kėngės Sorry seems to be the hardest word. Elton John, aty riosh i dobėt, i parėnduar me vath nė vesh, mbante syze me skelet qė i mbėrrinte deri tek flegrat e hundės. Kostumi doemos qė mund tė ishte vetėm me kuadratė.
Dashur-padashur kish arritur ajo pikė fatlume e takimeve qė kanė pasur njė arsye fillestare: tė gjithė kishin arritur ta harronin arsyen e takimit.
Shtator 2007
-
-
Administratore
Hah nė fakt mua gjithė emrat mu dukėn pak si tė ēuditshėm...
'...thoshte: “Albanian equal to Ufo”...'
Ky ishte budallallėk i madh. Pa pikė kuptimi. Jo nga ana e Ditės, mė shumė se nga ana e personazhit, lulkės. E cila do Zoti ėshtė e bukur qė 'tė mos u ngelet prindėrve nė derė' hehe 
Nuk e di ēfarė ke dashur tė nxjerrėsh me tregimin Dita, por pėr mendimin tim, nq se do e kishe vazhduar me lypsarėt do kishe nxjerrė diēka mė origjinale. Tregon bukur nė pėrgjithsi por pėrmbajta mė duket bosh, gati gati fėmijnore. Nė fund tė tregimit, nuk morra diēka me vete, qė do tė mė ngelet nė kujtesė.
♣
-
-
Ajo kish lypur njė vend pune, kish aplikuar si i thonė nė gjuhėn moderne, ia kishin dhėnė vendin me kushte qė ajo nuk i njihte dhe tani i mbetej tė fliste e tė merrte kėshillė... prej kujt? Ec e dili pėrpara prodhuesve tė kėtij lloj lypėsi po ta mbajti”, mendoi. Ishte shumė e madhe gjėja me tė cilėn do tė duhej tė merreshin, njė gjė pa krye, pa fund, pa moshė, pa ngjyrė, pėrbindėsh ideal pėr romanin e Martinit. Dhe aty ai vendosi t’ia ndryshonte rrjedhėn bisedės.
mendoj se esencen tregimi e ka pikerisht ne keto rreshta
-
-
E ndjek me vemendje, se si lexohet teksti qe e paraqes nga nje sy i jashtem, keshtu qe te dyjave Fiori dhe Engjellorja falemnderit per komentin.
Engjellorja
-
-
ditke .. nuku te lexova fjal per fjale.. por me aq sa lexova ke shkruar nje proze te bukur.. e qe nashti ke hapur nje udhe per proza te tjera me te sofistikuara..
sepse proza do b.. e ne fakt nuk eshte kollaj..
se poezi ben kushdo..
psh ja ta benj nje un tani..
mendushem pertej bregut..
si nje metafore nazike..
ti erdhe mosardhshem..
ne qerpikun e gotes..
leshove aromen
si imazh vjeshtor..
ne lugen e kepuces..
etjetj..
e ska burr nene te thote nuk eshte e bukur.. qo lart.. se boll te kesh ca tifoze e vijne vet ata e te qendisin lavderime.. sepse llafet ne ere mbahen me llafe ne ere..
por proza nuk mund te lavderohet ne se nuk ka vertet brume..
e ti ke then dicka aty.. dicka shum universale..
tani presim tjera proza-ime nga ty.. kurse poezi mos bej fare nja 1 vit.. se nuku i ben gje..
e sje vetem ti qe nuk i ben gje poezite.. uhu.. jeni shume ketu..
lol..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt