Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55

    Ungjilloret dhe historia!

    Roli kombetar i kishes ungjillore ne berjen e Alfabetit shqip

    Historia e panjohur e ABC-se

    Kush e lindi Kongresin e Manastirit?

    Nje nga ngjarjet me te shenuara te kultures shqiptare eshte Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
    Historikisht ishin ber shume perpjekje qe me ne fund te gjithe shqiptaret te perdorin nje alfabet te vetem.
    Pa e menjanuar asnje veprimtar te kesaj qeshtjeje kuptohet se meritat u takojn atyre qe e kurorezuan kete identitet kombetar: jo shkronja arabe, jo turke dhe jo greke, por shkronja shqipe (latine-evropiane). E kush ishin me meritoret?!
    Historia shqiptare nuk i permend ne nivelin e gjenezes, ideve, kreacionit dhe pergjegjesive te atyre patrioteve shqipetar qe po e benin alfabetin shqip.

    Me meritoret e Kongresit te Manastirit jane ata qe nga M. Grameno i quan "foleja kombetare". Kjo fole i kishte njerezit e saj qe ishin themelues dhe drejtues te ketyre institucioneve: Kisha Ungjillore(protestante) Korce, me 1891; Shkolla e se dieles, me 1891-ne kuader te kishes; Shkolla e Vajzave, me 1891; shkollalaike qe udhehiqej se pari nga Sevastia; Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, me 1892-shoqeri ungjillore dhe letrare; Letera e Vllazerise, me 1892-gazete; Ylli i Mengjesit-shoqat e grave.
    Selia e ketyre organeve ishte Korca, dhe ne krye te kesaj foleje gjendej fillimisht Gjerasim Qeriazi, pastaj Gjergj Qeriazi dhe Pareshqevi Qerazi.

    Kulturen shqipetare nuk e shohe te parcializuar e aq me pak qe vlerat e saj kombetare te perfetarizohen. Me kete dua te them qe nuk esshte fjala te shihet se cfar bene disa burra e gra qe ishin te krishter ungjillor shqipetar, por qe ne kulturen tone te thekesohet se cila ka qene vlera shoqerore dhe kombetare e Kishes Ungjillore Shqipetare. Gjate kohes se Rilindjes Kombetare ishin dy qendra ungjillore shqipetare: Korca dhe Manastiri.

    Ishin pikerisht ungjilloret shqiptare qe dolen hapur ne Korce ne vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur ne Manastir prej vitit 1887. Ata guxuan te predikojne, te luten dhe te kendojn shqip. Guxuan te hapin shkolla ne shqip. Guxuan te shkruanin dhe te botonin shqip. Guxuan te hapin kishen shqipe. Keshtu u formua fryma dhe gjaku i atyre intelektualve shqiptare pėr ta bere alfabetin shqip.

    Kongresi nuk do te kishte kurre suksesin e tij pa ndihmen e klubit “Bashkimi” te Manastirit i cili u drejtua per shume kohe nga Gjergj Qeriazi si nėnkryetar. Gjergji ishte nėnkryetar i Kongresit dhe antar i Komisionit. Ai ishte perfaqesues i Shoqeris Biblike Britanike. Te tjer ungjillor qe ishin perfshir ne udhėheqjen e Alfabetit ishin Grigor Cilka, nėnkryetar i komisionit; Pareshqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit te ABC-se; Kristo Dako, pjesmarres; Violet Kenedi, vėzhguese (e vetmje Amerikane qe mori pjese ne Kongres); Fillomena Bonati, vėzhguese etj. Ishte pėrgatitur nje liste me 150 delegat pėr ne Kongres, ku mbi 35 ishin ungjillore, prandaj thuhet ne raportin zyrtar te Kongresit se moren pjese shqiptare mysliman, katolik, ortodoks dhe ungjillore.

    Kongresi ishte vendosur qe te hapte shtypshkronjen e vet dhe Gjergj Qeriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e pare shqiptare, dhe u be shume e njohur kudo nder shqiptare, por pastaj turqit e mbyllen.

    Kishat ungjillore, sidomos ato ne Evropen Perendimore kishin mision hapjen e shkollave dhe botimin e librave, dhe keto misione po realizoheshin pak a shume edhe ne Shqiper duke u hapur fillimisht dy shkolla ne Korce, pastaj berja e ABC-ese shqipe, dhe se fundi filloj punen shtypshkronja. Keshtu “Foleja Kombetare” historikisht lindi (celi) Kongresin e Alfabetit.

    Pėr kontributin e madh kombėtar qe kishte dhene “Foleja Kombetare”, me rastin e 40-vjetorit te veprimtarise, me 2 korrik 1931, ne Kamez (periferi e Tiranes), Mbreti Zog si dhe Nena Mbretereshe e dekoruan me cmim te larte. Kjo fole kombetare gjate kėsaj kohe zyrtarisht quhej “Instituti Qeriazi” (Instituti Kyrias).

    asopaj

    By: Jete Studentore-Dr Femi Cakolli
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Vertet eshte nje dokument mjaft i rendesishem, qe fatkeqesisht historianet shqiptare, nuk dine te mbjane vlerat dhe kontributet me vitale te kombit. Por peytja me e rendesishme qe une mendoj eshte: Perse te krishteret e vertete paten nje angazhim te tille per gjuhen e kombit te tyre? Natyrisht Besimi ne Krisht e ngre njeriun mbi vlerat dhe kapacitetet njerzore. Fjala e dhe Fryma e Perendise e mbush te krishterin me dashurine e Perendise, pa te cilen njeriu nuk do te mund te permbushe vullnetin e Zotit. Perse te krishteret u futen ne nje veprimtari te tille, e cila nuk ishte shume e lehte per shqiptaret dhe shqiperine?

    Pas nje sundimi peseshekullor, kombi shqiptar vinte pothuajse shpirterisht i vdekur, ku islamizimi i trojeve tona do te sillte nje te ardhme krejt te zeze per shqiperine dhe shqiptaret. Po keshtu dhe fqinjet tane, te cilet me oreksin e tyre grabitqar, skrufullonin syte per te rembyer copezat e drobitura te vatanit tone. Pikerisht kjo situate zgjoi ne shpritin e te krishtereve dhe mbare patrioteve shqiptare, per te bere te mundur modernizimin dhe clirimin e gjuhes sone nga cdo ndikim i huaj dhe grabitqar. Problemi nuk ishte thjesht se, do ishte dicka e keqe ne se perdoreshin ciriliket sllave e greke apo germat arabe. Shkronjat ne thelb jane nje mjet per te shprehur ne leter komunikimin, mendimin dhe mesazhin e nje gjuhe. Por patriotizmi i gjithe te krishtereve ne berjen e alfabeti me germa latine, kishte nje kuptim me te forte dhe me te qellimshem se sa ai ne dukje.

    Kisha greke kerkonte monopolizimin e mbare krishterizmit ne trojet shqiptare, dhe kjo kishe ndalonte te flitej shqip ne kishe, te kendohej shqip, te predikohej shqip e tjera. Pra per ta vetem gjuha greke ishte ajo qe duhej perdorur ne kishe, sepse prandaj dhe Zoti e shkrojti ungjillin ne gjuhen greke. Po shqiptaret a nuk i krioji Zoti? Ja pra sa vlere shpriterore per nje komb, ka kjo verpimtari, qe te krishteret ungjillore moren ne misionin e tyre. Ata deshin qe shqiptaret , si nje nder vendet me te vjeter te botes ne krishterizem, ti kendonin Zoti ne gjuhne e tyre, te adhuronin Zotin ne gjuhene tyre, te predikonin fjalen e Perendsie ne gjuhen e tyre, dhe ta shkruan gjuhen e tyre ne ate lloj Alfabeti i cili do i shkeptutete njehere e mire prej fqinjve dhe armiqve tane shekullore.

    Populli yne ishte i lidhur me krishterizmin, pasi Perendia e vizitoi ate qysh ne qindvjecarin e pare pas Krishtit. Kisha e Krishtit, ze vend ne Iliri qysh ne ate kohe kur filloi dhe kisha e korinthit apo ajo e thesalonikit ne Greqine e hershme. Pra shqiptaret nuk duhet ta harojne kurre kete fakt, sa historik por aq edhe shpriteror.

    Por cfare ndodhi me shqiperine dhe shqipetaret?

    Peseqind vjetet e truqise ishin katastrofa me e madhe, pasojat e se cies po i vujme akoma. Turqizimi dhe islamizimi i shqiperise, do te sillnin pasojat me shkatrimtare ne shpiritn e kombit tone. Kanibalizmi komunist, gjeti terren te mrekullueshme, per te vendosur diktaturen e tij me te eger dhe me te pashprit. Mbyllja kishave dhe vrasja e te krishtereve ishte nga me te egrat qe mund te jene pare ndonjehere ne historine e kishes se Krishtit. Me vrasjet dhe prendjekjet ndaj besimit kristian, shqiptaret po varrosnin perfundimisht vlerat me te vyera qe e karakterizojne shpritin e nje kombi. Me vrasjen e krishterizmit ne shqiperi, shqiptaret i mbyllen deren Bekimit dhe hirit te Perendsie. Ne vend te dashurise, mbiu urrejta; ne vend te paqes, mbiu vellavrasja: ne vend te lutjes dhe adhurimit te Perendise, lindi lujta dhe adhurimi ndja diktatorit terrorist; ne vend te meshires dhe hirit, lindi urrejta dhe perndjekja: ne vend te bekimit, shkatrimi. A ka valle popull ne bote qe mudn ti beje kaq keq vetvetes?

    Perendia ne fjalen e tij na meson: Sot eshte dita, per tu ktheyr tek Zoti. Shqiptaret duhet ta njohin mire historine e tyre dhe te mesojne nga vendimet e gabuara. Ktheni syte tek Zoti dhe gjithska do te riperterihet, sepse Zoti ben qe nje komb te ngrihet, te ndertohet dhe begatohet.

    Krishti i do shqiptaret, sepse edhe per ta vdiq ne kryq. Bile: Ai e vizitoi kete komb, me ane te apsotullit Pal, duke i dhene mesazhin e paqes dhe shpetimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-10-2007 mė 11:50

  3. #3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Shumė me vlerė ky material asopaj. Faleminderit qė e solle. Faleminderit dėshmues pėr komentet.

    Ėshtė e vėrtetė qė rilindasit qė u pėrpoqėn pėr hapjen e shkollave shqipe kishin nė mesin e tyre dhe besimtarė ungjillorė. Ia vlen tė pėrmendet kėtu Gjerasim Qiriazi, motra e tij Sevastia qė hapi shkollėn e vashave nė Korēė. Janė botuar disa libra lidhur me Gjerasim Qiriazin dhe jetėn e tij. Nuk kemi lejen e duhur tė botimit tė njė libri qė pėr mua ėshtė kryevepėr si nga ana historike por edhe nga ana frymore. ''Besė, Shpresė dhe Dashuri'' kushtuar Gjerasim Qiriazit.

    Kush ka mundėsi ta gjejė dhe lexojė ka pėr tė kuptuar shumė gjėra. Do shikoni njė anė tjetėr tė historisė shqiptare nė periudhėn e Rilindjes.



    Ju falenderoj tė dyve dhe Zoti ju bekoftė.

    Nėn Hirin e Tij,
    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-01-2007
    Postime
    1

    Post gjerasim dhe gjergji qiriazi

    Pershendetje te gjith anetareve te forumit, une jam pasardhese e familjes qiriazi dhe dako dhe jam duke mbledhur informacione historike rreth familjes per femijet e mi, fatekeqsisht shume pak dokumenta dhe informacione mbijetuan shkaterrimit dhe vandalizimit te arkivave dhe bibliotekes se instituti femeror ne kamez, do tju isha shume mirnjohese nese ju do te me ndihmoni ne misionin tim. nese keni informacion ose dokumenta mund te me kontaktoni ne kete adrese vivianahoxha2000@yahoo.com
    ju falenderoj te gjithve
    viviana

  5. #5
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Vėllazėria Ungjillore Nė Shqipėri

    Ne TV Klan
    Ne emisionin OPINION
    "VELLAZERIA UNGJILLORE NE SHQIPERI"

    Data: 11-03-2009

    Te ftuar:
    Teuta Toska - Pedagoge ne Universitetin "Aleksander Xhuvani"
    Xhevat Lloshi - Historian dhe Gjuhetar
    Femi Cakolli - Drejtues i nje Kishe Protestante ne Prishtine
    Ilir Stavro - Sekretar i Pergjithshem i Vellazerise Ungjillore
    Zefian Nikolla - Sekretar i pergjithshem i Beslidhjes Studentore te Krishtere
    Holgert Dashi - Pastor, Drejtues i Kishes Ungjillore ne Korce

    Shikojeni: Vllazeria Ungjillore ne Shqiperi
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    A ėshtė e mundur tė gjendet ky material nė njė kualitet mė tė mirė? Personalisht jam shumė i interesuar ta kem kėtė emision nė DVD dmth nė njė kualitet mė tė mirė.


    Ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant megjithėse nga ana historike i dimė shumė gjėra, mė vjen mirė qė Perėndia lejon tė dalė e vėrteta lidhur me njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė.


    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 13-03-2009 mė 07:32
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  7. #7
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    A ėshtė e mundur tė gjendet ky material nė njė kualitet mė tė mirė? Personalisht jam shumė i interesuar ta kem kėtė emision nė DVD dmth nė njė kualitet mė tė mirė.


    Ėshtė me tė vėrtetė shumė interesant megjithėse nga ana historike i dimė shumė gjėra, mė vjen mirė qė Perėndia lejon tė dalė e vėrteta lidhur me njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė.


    ns

    I kam shkruar Sekretarit te Vushit dhe Pastorit nga Prishtina (pasi i njohe prej shume vitesh). Besoj se do marr ndonje pergjigje.

    Shume gjera po dalin ne drite ku deri sot jane mbajtur ne erresire.

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Shume interesante, edhe mua do me interesonte kjo.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  9. #9
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Debatin e plote ne OPINION ne nje format normal, do ta kemi shume shpejt ne dore. Pas 15-20 ditesh do takohem me sekretarin e VUSH-it dhe do marr kopjen, pastaj flasim.

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24
    Mund ta shikoni ketu

    http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=261


    dhe nese keni programin e duhur si psh: Orbit Downloader (te integruar me Firfox ose G. Chrome) edhe mund ta shkarkoni.

    Bekime

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •