Skender Luarasi
Familja Qiriazi
Gjatė rilindjes sonė kombėtare shtėpia e Dhimitri dhe Maria Qiriazit u bė vatėr kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt patriotė si Kostandin Kristoforidhi e Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi dhe Pandeli Sotiri, Halit Vreto Bėrzhezhta dhe Orhan Pojani, Nuēi Naēi dhe Thanas Sina Postenani, tė gjithė priteshin e pėrcilleshin situr tishin vėllezėr prej njė barku. Tė gjithė anėtarėt e kėsaj familje, burra e gra, nė vendlindje e nė mėrgim, kudo qė i pėrplasėn dallgėt e jetės, kush mė shumė e kush mė pak, ia kushtuan jetėn e veprėn e tyre Shqipėrisė duke lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyeshme nė historinė e rilindjes sonė kombėtare. (*)
(*)( S.Luarasi, Gjerasim Q. f.12)
Po ndalem paksa né tre syresh: Gjerasimi, Sevastija dhe Parashqevija,
Gjerasim Qiriazi(18 .10 1858- 4..1.1894)
Gjerasim Qiriazi ka qenė patriot i rilindjes, qė, besoj, mė shumė nga kushdo tjetėr, ėshtė mbuluar me pluhurin e harresės. Njė profesor me moshė tė kaluar mė tha njė ditė tek i lexoja shkrimet e kėtij rilindasi tė shquar: E kam kėnduar Hristomathinė qė kur isha i ri, jam ushqyer me tė; po nuk e kam ditur nga kush qe shkruar ky libėr. Krah pėr krah me veprat e Naimit, mė ka influencuar qė nė foshnjėri tė nxė shqipen. Dhe shumė nga ne, duke dėgjuar radion, kėnaqemi kur dėgjojmė, sidomos nga kori i pleqve tė Korēės, kėngėn Lule e bukur posi djellė, po nuk e dimė qė jo vetėm kėnga ėshtė shkruar prej kėtij poeti delikat e gojėėmbėl, po edhe melodia e saj e thjeshtė e mallėngjenjėse ėshtė kompozuar prej tij Ka disa fakte qė e venė Gjerasim Qiriazin nė dritė tė sė vėrtetės dhe fakti mė me rėndėsi ėshtė vepra e tij Pėr kėtė arėsye mendova se e vlen tė botohet njė vėllim me veprėn e zgjedhur tė Gjerasim Qiriazit.(*)
(*) (Vepra e Gjerasimit f.50)
Sevasti Qiriazi- Dako (shkurt 1870-30.8. 1949)
Jam Shqiptare! Ky ėshtė fakti mė i rėndėsishėm i jetės sime, mė i rėndėsishėm se vetė familja, sepse vetėdija e kėtij fakti mė tregon udhėn qė duhet tė ndjek, e mė cakton qėllimin e jetės; ky fakt mė pėrkufizon kuadrin si gjeografik, si historik, dhe mė jep burimin kryesor tė idealit tim qė nga fėminija ime pėr tė arsyer popullin tim me dashuri pėr kulturė e pavarėsi
Kėtė pėrgjėrim tė Sevasti Qiriazite e nxjerrim nga fjala e saj nė festėn e maturantėve tė Kolezhit tė Vajzave nė Arnautqoj, Sramboll, ku u diplomua.
Nė mbarim tė festės, Naim Frashėri e pėrgėzoi vajzėn 20-vjeēare dhe i tha:
Motra ime e vogėl, nuk do tė bėje gjė mė tė mirė e mė tė vyer pėr Shqipėrinė nga ēke vendosur tė bėsh pėr arsimin e grave tė vendit tonė. Pastaj i kėrkoi diplomėn qė tia regjistronte nė Seksion tė Arsimit dhe i siguroi Irade ( lejė) pėr tė ēelur shkollėn e parė shqipe pėr vajzat (mė 15 tetor 1891) Dhe ėshtė pėr tu pėrmendur se ajo sė bashku me motrėn Parashqevi, me ndihmėn e tė vėllezėrve Gjergji e Kristo dhe pionierėve qė ēelėn shkolla shqipe dhe themeluan shtetin shqiptar, e mbajti lart e me nder Flamurin e Skėnderbeut pėr 60 vjet me radhė, jo vetėm nė klasė por nė tė gjitha pėrpjekjet e Rilindjes Shqiptare: arsimore, sociale, politike,-Ndaj u quajt atėherė Zhan dArkė shqiptare. Pėr tu vėnė re ėshtė fakti qė gjatė sundimit otoman shkolla shqipe e djemve u hap e u mbyll sa e sa herė, por drejtoresha e shkollės sė vashave u qėndroi burrėrisht rebesheve tė armiqve tė ēėshtjes shqiptare.(*)
(*) (S.Luarasi, Sevasti Qiriazi-Dako)
Parashqevia (2.7. 1880-17.12. 1970)
Parashqevi Qiriazi me té motrén , njéra pas tjetrés , pa asnjé dité ndérprerje e drejtuan shkollén e Vashave né Kor]é pér 22 vjet rresht gjer mé 1913 kur hordhité e shovinistéve greké zaptuan Kor]én. Parashqevia mé 1904 kreu studimet e larta né Umens Kolezh dhe mé 1905 zévendésoi Sevastiné kur ajo shkoi pér studime té métejshme né universitetin e Ēikagos.Mé 1915 shkoi né Sh.B.A. ku themeloi té pérkohshmen Ylli i Méngjezit. Gjaté trevjetéve té botimit té saj me Fletét e Ditarit pérfshinin mbi 1100faqe.
Partia Politike Kombétare e shqiptaréve né Sh.B.A, me helmimin e Ismail Qemalit né Peruxhia , né janar 1919, dérgoi Parashqeviné
si pérfaqésuese né konferencén e Paqes né Paris. Ishte e vetmja grua delegate ndér té pranishmit né konferencé, qé fliste 8 gjuhé té huaja dhe e diplomuar né dy fakultete, bijé e denjé e njé populli qé ishte paditur si barbar
Nė fillim tė viteve 20 Motrat Qiriazi u kthyen né Atdhe dhe mé 1922 riēelėn shkollėn pėr vashat , kėsaj radhe nė Tiranė me emrin Instituti Qiriazi, nėn drejtimin e Parashqevisė.(*)
(*)Parashqevi Qiriazi,Drita, 14 dhjetor 1980, f.12).
Familja Qiriazi pas fitores mbi fashizmin
Ndonése té moshuara ( Sevasti Qiriazi- Dako 73 vjeē dhe Parashqevi Qiriazi 63 vjeē) pér veprimtarinė e tyre patriotike dhe antifashiste ato u denoncuan tek gestapoja gjermane. Mė 1943 tok me pjesėtarė tė tjerė tė familjes u arrestuan nga gjermanėt dhe milicia e Xhaferr Devės dhe u dėrguan nė kampin e pėrqėndrimit Anhaltlager- Banjicatė Beogradit, Jugosllavisė.(Parashqevi Qiriazi,Drita, 14 dhjetor 1980, f.12).
Me ēlirimin e Shqipėrisė u kthyen nė Tiranė, ku Sevastia, pėr tė parėn herė nė jetėn e saj e lodhur, mbylli sytė mė 30 gusht 1949(*)
(Sevasti Qiriazi-Dako15 tetor 1981)
Fjalė kuptimplote e pérdorur nga S.Luarasi pėr qėndrimin e turpshėm qė tregoi regjimi ]lirimtar ndaj saj. Pas késaj, S.Luarasi i shtoi pėrpjekjet pėr rehabilitimin e familjes Qiriazi.
Kur u riatdhesova mésova se ndaj tyre mbahej njė qėndrim pėrbuzės e dyshues duke i trajtuar si gra borgjeze, iu kishin konfiskuar pasurinė dhe I kishin ]uar té banonin nė njė pelvicė . Ndérsa dy djemté e Sevastisé ishin arrestuar.
Nė kėto rretana tragjike , pa ndihmė e pėrkrahje, nė moshėn 79 vjeēare , u nda nga jeta Sevasti Qiriazi, nismėtarja e arsimit kombėtar shqiptar me njė aktivitet tė jashtėzakonshėm kombėtar. Dhe pėr kėtė rilindase tė shquar varrimi ishte i pazakontė, pėr nė banesėn e fundit e pėrcollėn vetėm pak tė njohur. (*)
(*) Shpenzimet e ceremonies sė varrimit i pagoi Skénder Luarasi.Shen red.P.Luarasi
Kujdestaria e kishavet orthothokse
Shėn Evangjelizmos dhe Shėn Prokop
tė Tiranės
Faturėnr.129
z. Familjes Kristo Dakos
Pėr sa shėnohet mė poshtė
Pėr varrimin e sė ndjerės Sevasti
Kisha, qirit e personeli Lek 500
3 llambadhe nė shtėpi X40 lek 120
1 llambadhė 40 lek
shuma 660 lek
Tiranė 1.9.1949 Pagoi Skėnder Luarasi
(Firma)
Ndėrhurja tek Vito Kapo
Pas ndarjes nga jeta té Sevastisé, me interesimin e disa dashamiréve, ndaj Parashqevisé filloi té tregohej interesim e pérkujdesje por edhe ajo nuk i kurseu forcat pėr tė dhėnė kontributin e saj. Mė 8 mars 1950, duke folur nė mbledhjen e organizuar me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė gruas tha ndėr tė tjera: Sa e gėzuar jam tė qėndroj midis jush nė kėtė sallė Sot gruaja shkundi zinxhirėt e skllavėrisė dhe cila zemėr shqiptare nuk gėzohet pėr kėtė ditė tė shenjtė qė nuk e kishim shijuar pėr shumė shekuj
Vitet 50-tė pėr Parashqevinė, ishin tė vėshtira. I vetmi mik i familjes sė tyre , studjuesi, historiani, pėrkthyesi, demokrati Skėnder Luarasi, qė njihte nga afėr veprimtarinė e gjithanshme tė tyre nė shėrbim tė kombit shqiptar, dha njė kontribut tė ndjeshėm pėr rivlerėsimin e figurave tė motrave Qiriazi. (*)
(**)Dhimitėr Dishnica, Motrat Qiriazi f.192
Pėrse mbahej ky qėndrim ndaj familjes Qiriazi nė pėrgjithėsi studjuesi amerikan Xhon Kuanrud e specifikon kėshtu: Deri pak vite mė parė studimi i Gjerasim Qiriazit nė Shqipėri pengohej historianėt shqiptarė punonin nė njė mjedis mbytės tė krijuar nga rregjimi komunist. Gjithēka e shkruar prej tyrer mbikqyrej rreptėsisht qė interpretimet historike tė mos kalonin caqet e filozofisė marksisteleniniste. Gjatė viteve 40 dhe 50 Gjerasim Qiriazi shihej me dyshim nga diktatura komunistepėr shkak tė veprimtarisė sė tij tė hapur fetare dhe lidhjeve me tė huajt. Si rezultat I kėsaj tė motrat dhe familjet e tyre u bėnė object pėrndjekjesh nga ana e regjimit. Dy djemtė e Sevastisė u burgosėn si spiunė. Djali I vogėl , Gjergji, duke mos u bėrė dot ballė torturave, vrau veten mė 1949. Pak mė vonė vdiq edhe Sevastia, nga hidhėrimi i thellė pėr humbjen e tė birit. (f.19)
Vetėm nga vitet 60(*)
(*) (sipas fakteve qė mė 1950 P.L.)
u vu re njė ndryshim nė qėndrimn ndaj familjes Qiriazi. Shkak pėr kėtė ndryshim u bė intelektuali i dėgjuar shqiptar, Skėnder Luarasi, biri i mikut dhe kolegut tė ngushtė tė Gjerasimit, Petro Nini Luarasit. Skėnder Luarasi kishte njė adhurim tė thellėpėr familjen Qiriazi dhe ndihmesėn e saj nė shėrbim tė popullit shqiptar. Nė vitin 1962 Luarasi botoi njė biografi tė shkurtėr me titull Gjerasim Qiriazi, Jeta dhe Vepra Libri pati sukses tė madh Qė nga kjo kohė Gjerasim Qiriazi dhe familja e tij filluan tė zėnė vendin qė u takonte nė historinė shqiptare. Botimi i Luarasit pėrbėn bazėn e studimeve tė mėvonshme rreth Qiriazit. (*) (*) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, f.19-20)
Nė vitin 1959 Parashqevi Qiriazit iu caktua njė pension dhe u lejua tė botonte njė artikull nė revistėn Shqiptarja e Re(*)
(*) Shqiptarja e Re, 1959, nr.7, f.14
mbi shkollėn e parė shqipe tė vashave qė kishte themeluar nė Korēė(**) Nga vitet 60-tė e kėtej Gjerasim Qiriazi e motrat e tija Sevastia e Parashqevia, u bėnė objekt studimi. Duke filluar nga biografia pėr Gjerasim Qiriazin e Skėnder Luarasit(**)
(**)(*)Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathėnie nga Hysni Myzyri f.12
Nė kėtė periudhė mu botuan pėrveē monografisė Gjerasim Qiriazi-jeta dhe vepra, edhe broshura Motrat Qiriazi, anglisht e frengjisht dhe artikuj tė ndryshėm.(*)
(*) Motrat Qiriazi, shqip dhe vepra e Sevasti Qiriazit mbetén lastra né shtypshkronjé sepse u dha urdhér té mos qarkullojné.
Kėto botime i bėnė tė njohur disa nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjes Qiriazie veēanėrisht kontributin e madh qė ata kanė dhėnė pėr zhvillimin e arsimit e tė kulturės kombėtare nė fund tė shekullit XIX DHE nė fillim tė shekullit XX(**)
(**) Xhon Kuanrud, Jeta e Gjerasim Qiriazit, Parathėnie nga Hysni Myzyri f.12
Parashqevia filloi tė ftohej nė aktivitete tė ndryshme. Kėshtu me rastin e 60-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, si e vetmja pjesėmarrėse e gjallė, mbajti njė kumtesė.(***)
(***) Fjala e pėrgatitur nga S.Luarasipėr 7 marsin
Nė vitin 1960, Presidiumi I Kuvendit Popullor i dekoron tė dy motrat Qiriazi me Urdhėrin e Lirisė dhe mė 1962, nė 50-vjetorin e Pavarėsisė u dhanė edhe medaljen Pėr veprimtari patriotike. Me rastin e 100-vjetorit tė ēeljes sė Mėsonjėtores sė Parė shqipe nė Korēė, mė 7 mars1987, Sevasti, Parashqevi dhe vėllai i tyre Gjerasim Qiriazi u dekoruan me titullin Mėsues i Popullit. (Atij , mė 1992 iu akordua edhe Urdhėri i Lirisė i Klasit I)
Veprimtaria e vrullshme e Parashqevi Qiriazit u ndal né moshén 90-vje]are. mė 17 dhjetor 1970. Ndryshe nga motra e saj ajo u pércoll né banesén e fundit me dashuri e nderime nga pushteti dhe populli.
Populli i kryeqytetit i dha lamtumirėn e fundit punėtores sė shquar tė arsimit shqiptar, drejtueses sė talentuar tė shkollės shqipe, veprimtares dhe organizatores sė shoqėrisė sė parė tė grave nė Shqipėri, hartueses sė abetares sė parė me alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit, kryeredaktores sė parė, diplomats sė vendosur pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombit shqiptar nė forumet ndėrkombėtare. (*)
(*)(Dhimitėr Dishnica, Motrat Qiriazi, f.194)
Njė ngjarje e pėshtirė
Dergjesha né shtrat nga dhimbjet e veshkave dhe poliartriti kur ime shoqe mé lajmoi se kishte ardhur té mé takonte Ing.Aleksandér Dako, djali i madh i Sevastisé.(*)
(*) Aleksandėr Dako, i biri i Kristos dhe i Sevastisė, i lindur nė Manastir mė 30 maj 1911, ishte pronar i banesés nė rrugėn Halim Xhelo, Nr.28, Tiranė, Ajo dikur qe né pronėsi edhe tė Parashqevisė. Nė njė banesė tjetėr nė krah jetonte dhe vajza e tij e vogėl , Diana Qiriazi-Hoxha- qė e kisha pasur studente né degén e anglishtes).
Kisha vite pa e parė. Dukej shumé i vrarė. Mé tha se ishte ndaré nga gruaja e dyté, e kishin internuar me pa té drejté dhe shtépiné ia kishte zéné njé zyrtar me peshé nga Gjirokastra. (**)
(**)Pas vdekjes sė gruas sė parė, Aleksandri qe martua me N.L. me tė cilėn filluan tė mos shkonin mirė ( ajo kėrkonte qé ai tė mos kishte tė bėnte me fėmijėt e gruas sė parė dhe arėsye tė tjera. Por mé voné rezultoi njė makinacion i kurdisur prej saj nėn presionin e T.B., motrės sė tij P. B., dhe shoqes sė saj V. L., Sekretare e komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor, lagjes 9.( mė pas V.L. u shkarkua pėr abuzime me detyrėn shtetėrore)
Mė 15 tetor 1975, me akuzat e sajuara tė ish- gruas sė tij tė dytė N.L (Nimete. L.). e internuan nė Tale tė Lezhės Nė janar 1976 nė shtėpi iu fut familja e T.B. pa dijeni tė Aleksandrit dhe kishte bėrė shtesa. Menjėherė pas internimit kėrkova verifikimin e ēėshtjes dhe Komisioni Qeveritar i hoqi masėn e internimit . Kur u kthye nė Tiranė mė 14.7..1977, (internimi, masė administrative qė nuk shkaktonte humbjen e tė drejtave civile) pa qé shtėpinė ia kishte zėnė Bozo i cili i kishte dhėnė njė hyrje tjetėr 1+1 N.L. ( nė marėveshje private). Né kéto kushte Aleksandri jetonte pėrkohėsisht tek djali i tij.
Aleksandėr Dako, pranė Robert Dako
Rr.Tefta Tashko,P.22/1,A.1,Tiranė
Mé kérkonte ndihmé pér tiu liruar banesa, ( té vihej nė zbatim Vendimi i gjykatės i formés pérfundimtare) (*).
(**)Vendimi 249, 15.2.1978 i gjykatės popullore tė rrethit, Tirané
Nė vendim shkruhej: Rezultoi e provuar se paditėsi efektivisht ėshtė pa banesė Nė tė tilla rrethana vetkuptohet se paditėsi Aleksandėr Dako ka tė drejtė tė shkojė nė pronėn e tij dhe Vendosi: Detyrimine tė paditurit T.D. tė lirojė banesėn qė ka nė pėrdorim pasi ti sigurohet njė sipėrfaqe tjetėr banimi
Edhe kur iu dėrgua vendimi i gjykatés, nėnpunėsit tė strehimit tė Komitetit Ekzekutiv, Tiranė me njė letėr rekomandimi, ai nuk po e zbatonte.
Nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn dhe me ligjet e shtetit mbi pronėsinė, poseduesi nuk e lironte banesén me pretekst qė kishte shpenzuar, duke bėrė modifikime, pa dijeninė e pronarit. (*)
Nga dy, zotéria kishte ndértuar edhe njė banjė dhe shtesa tė tjera nė oborr.
Mendova qé pér seriozitetin e ēéshtjes ti drejtohem Hysni Kapos ish-nxénési im né Tregétaren e Vlorés.
Tiranė, 15 qershor 1979
I nderuari e i dashuri shoku Hysni,
Duke pėrgatitur biografinė e motrave Parashqevi dhe Sevasti Qiriasi, kujtova pėrkrahjen qė i dha e nderuara shoqe Vito Kapo Parashqevisė tė ngrihej nga gjendja e mjerė nė tė cilėn njerėz tė pandėrgjegjshėm e kishin rrėzuar kėtė heroinė tė arsimit kombėtar
Me kėtė rast u njoha me birin e Sevasti Qirias- Dakos, Aleksandėr Dakon, birin e patriotit Kristo Dakos, dhe mora vesh se nė ēgjendje tė mjerė e kanė rrėzuar edhe kėtė bir patrioti. Duke dashur tė shpreh tė mirėfilltėn nė kėtė biografi, u interesova pėr shkakun e fatkeqėsisė sė tij. Si qytetar shqiptar u trondita kur pashė se nė Republikėn Socialiste tonėn paska akoma njerės qė pėr tė kėnaqur lakmitė e tyre, nuk e quajnė pėr gjė tė keqe ti ēkatėrrojnė jetėn njė familje.
Aleksandėr Dako mė dorėzoi pėrshkrimin si i ndodhi fatkeqėsia dhe unė marr guximin qė pėrshkrimin tjua dėrgoj juve tok me kėtė letėr.
Pėrveē zemėrimit qė ndjej si qytetar pėr njė padrejtėsi tė tillė, unė kam arėsye tė veēantė tė interesohem pėr hallin e familjes Qirias- Dako: nė kėtė shtėpi mblodha materialin pėr biografinė nė fjalė, dhe kėtu dėgjova prej gojės sė Parashqevisė fjalėt mirėnjohėse pėr ndihmėn qė i dha shoqja Vito Kapo sė ndjerės Parashqevi tė ngrejė jetėn e lumtur nė atė shtėpi.
I nderuar dhe i dashur shoku Hysni.
Ju jam drejtova juve me kėtė letėr, se jam i bindur qė nuk do tė lejoni kėnd tė pėrēmojė Kushtetutėn e Republikės Socialiste tė Shqipėrisė. Me respekt pėr Ju dhe fort tė nderuarės zonjės tuaj Vito Kapo, mbetem
Juaji
Skėnder Luarasi
Rruga Konferenca e Pezės
Pallati V, SHKALLA1/3
Tiranė
P.S Po shtoj kėtė shėnim pėr Aleksandėr Dakon. Ndėrsa ka akoma njerėz qė nuk u pėlqejnė krushqitė midis feve tė ndryshme, Aleksandėr Dako me prindėr orthodoksė i ka martuar tė bijat me djem dhe tė birin me vajzė prindėsh myslimanė.
Ndėrkohė qė prisja ndonjė pėrgjigje apo rezultat mė zeméroi shumé njé ngjarje tjetér.
Natasha Lako, bashkėpunėtore nė Kinostudio, mé kishte kėrkuar dhe unė i dhashė ndihmėn time pėr gatitjen e filmit Mésonjétorja me skenar rreth shkollės sė parė shqipe pėr vajzat nė Korēė, e themeluar mė 1891 nga Sevasti e Parashqevi Qiriazi. Ndihmova qė tė nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit tė ēlirimit. Kur u interesova pér mbarévajtjen e xhirimeve té Kinostudios mė thanė se dikush kishtei ndikuar qė emrat e dy motrave tė zėvendėsoheshin me pseudonime. Kėsaj i thonė tė falsifikosh historinė. Dhe kété presion e paskish béré veté T.B.
Njé dité mésova se Hysni Kapo kishte léné porosi té shikohej kjo ēéshtje, por ishte i sémuré.
Gjithashtu T.B pėr shkak tė postit tė lartė dhe miqve shtėpiné nuk donte ta lironte. Mé kishte ēuar fjalé qé ta lija kété ]éshtje ménjané pér hir té dhéndrit tim Vedatit qé ai e kishte farefis.
Ndaj shkova ta takoj, por ishte I zéné. Ndaj i shkrova letér.
Tiranė, 26 gusht 1979
I nderuari zoti Todi B.,
Mbasi nuk mė pranuat nė njė bisedė shoqėrore sy nė sy, Ju dėrgoj kėtė letėr qė tė rrėfenj pėrse kam dashur tė piqem me zotėrinė tuaj. Kam njohur personalisht Tafil Buletinin pėr tė cilin jam duke pėrgatitur njė broshurė. I pėrdėllyeri ndėr tė tjera mė pati folur pėr miqėsinė e tij me tė ndjerin Llazo B. dhe desha qė miqt e tij tė jenė edhe tė mitė.
Qysh prej fėminisė sime pata njohur motrat Qiriazi, mėsueset e motrės sime Thomaidhė, dhe qenė kėto qė nėpėrmjet sime motre mė mėsuan tė lexoj e tė shkruaj gjuhėn amtare shqipe. Pėr kėtė arėsye kam qenė mirėnjohės ndaj atyre dhe do tė jem kėshut gjer nė ēastin kur ti them lamtumirėn e fundit atdheut tim tė dashur. Nga simpathia qė ruaj pėr Sevasti Qiriazi-Dakon dhe tė motrėn Parashqevinė, por edhe qė tė mos mė pėrgėnjeshtrohen fjalėt e miratė Tafil Buletinit pėr babanė tuaj, po ju drejtoj kėtė letėr. Dhe shpresoj tė merremi vesh urtė rreth dy ēėshtjeve pėr tė cilat bėhet fjalė:
Sė pari : Natasha Lako, bashkėpunėtore nė Kinostudio kėrkoi dhe unė i dhashė ndihmėn time pėr gatitjen e filmit rreth shkollės sė parė shqipe pėr vajzat nė Korēė mė 1891. Materialin e pėrmbledhur po jua dėrgoj bashkėngjitur. Ndihmova qė tė nderohen motrat Qiriazi me rastin e 35- vjetorit tė ēlirimit. Tė Kinostudios mė thanė se keni ndikuar qė emrat e dy motrave tė zėvendėsohen me pseudonime. Kėsaj i thonė tė falsifikosh historinė. Lexoni nė Zėri i popullit artikullin e soēėm Vėrtetėsia tė pėrshkojė si fill i kuq ēdo paraqitje tė fakteve historike, nga Shefqet Peēi.
Sė dyti: Me manipulacione tė pahieshme keni bėrė qė biri i Sevasti Qiriazi-Dakos tė nxirej nga shtėpia, dhe fare pa tė keq u shtrove vetė nė atė vatėr. Gjyqi qė e kuptoi sjelljen e pahijshme tuajėn i dha tė drejtėn familjes Dako tė kthehet nė banesėn e vet. Porse ju nuk i bindeni vendimit, nuk doni tė shkoni nė apartamentin shtetėror qė kishit mė parė.
Nė vilėn Qiriazi-Dako vija shpesh me pėrshėndet mėsuesen e lavdishme Parashqevi Qiriazi e me iu falė nderjes pėr arsimin qė bashkė me Sevastinė u dha motrave tona nė kohėn e tiranisėotomane, kur jo nė shkollė por edhe nė letėrkėmbim ishte rreptėsisht e ndaluar tė pėrdoreshin shkronjat shqipe.
Mora guximin tju shkruaj kėtė letėr sepse duhet ta mbrojmė tė drejtėn e tė vėrtetėn edhe sikur tė ndeshemi me personalitete tė plotfuqishėm; por juve jua shkruaj edhe pėr njė shkak tjetėr. Pozita qė mbani dhe prejardhja patriotike- qė na ndalon tė nxjerrim nė Pazar emrat e prindėrve tanė tė ndritur edhe pėr gjithė atė llom tė dheut qė aq fort e lakmon borgjezia- na detyrojnė jo ta shkelni por ta mbroni ligjshmėrinė nė Republikėn Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.
Pėr kėto arsye jam i bindur qė do ta pranoni, dhe do mė pėrkrahni propozimin qė kam dashur tju bėja po tė mė kishit pritur nė bisedė shoqėrore: sė pari, filmit ti vihen emrat e vėrtetė tė shkollės Qiriazi Dako;
sė dyti: tia ktheni tė zotit shtėpinė dhe unė mendoj se ajo ndėrtesė tė caktohet shkollė ose muze pėr nder tė mėsueseve tė para tė shkollės sė vajzave
Me pėrfillje tė merituara
Skėnder Luarasi.
Rruga Konferenca e Pezės
Pallati V, SHKALLA1/3
Tiranė
Mora vesh se Hysni Kapo ishte sėmurė rėndė.
Kur pérséri Todi B.rrefuzoi té largohej nga shtépia iu drejtova Vito Kapos si Presidente e BGSH.
Tiranė, 1 shtator 1979
E nderuara shoqja Vito Kapo,
Personalisht, Ju dhe Nefo Myftiu, e shpėtuat Parashqevi Qiriazin nga mjerimi ku e patėn shpėnė njerės zemėrzes. Kur e vizitoja Parashqevinė, mė shumė se njė herė mė shprehu mirėnjohjen pėr gruan e re shqiptare, pėr tė cilėn Ju po pėrpiqeni ta ngrini lart e mė lart nė shoqėrinė tonė socialiste.
Jua shkruaj kėtė letėr Juve, e nderuara shoqja Vito Kapo, nga respekti qė kam pėr punėn tuaj nė qytetėrimin e familjes shqiptare e nė mbrojtjen e tė drejtave tė saj.
Bashkėngjitur postoj njė artikull ku shpreh atė qė di unė pėr Sevasti Qiriasi- Dakon dhe njė letėr tjetėr ku rrėfej ēėshtjen qė desha tė zgjidh nė mėnyrė shoqėrore me Todi B..
Duke qenė se Todi B. sbegenisi tė mė dėgjonte, Ju a dėrgoj Juve, si kryetare e Bashkimit tė Grave tė Shqipėrisė, qė tia qani hallin familjes sė Sevastisė dhe tė propozoj qė (pasi Todi B. tė zbrazė shtėpinė e pėrvetėsuar) ajo ndėrtesė, ku ka vdekur Parashqevi Qiriazi, tė ēelet me rastin e 35-vjetorit tė ēlirimit muze ose shkollė pėr nder tė mėsueseve tė para tė shkollės sė vajzave.
Me nderime
Skėnder Luarasi
Rruga Konferenca e Pezės
Pallati V, SHKALLA1/3
Tiranė
Tel. 45-09
Pas nje muaji Todi B. e liroi banesen dhe drejtesia u vu ne vend.
Ky material eshte marre nga libri i pabotuar i Skender Luarasit, C'kam pare e ēkam degjuar"-kujtime dhe nuk lejohet te riprodhohet ne asnje forme pa permendur burimin.
Krijoni Kontakt