Peniel,
Me fal qe po nderhyj, por mendoj se nuk ia vlen te komentosh dhe merresh me kete person.
Duket se ka zgjedhur formen e tij te jetes, dhe mos u merr me te.
Nje njeri qe e fyen nje rilindas i cili luftoj per gjuhen shqipe, mendoj se nuk ka nevoj te jete pjese e forumishqiptar.com e ne vecanti ne nenforumin protestant.
Petro Nini Luarasi meriton me shume respekt dhe nderim se sa i eshte bere. Shqiptaret sot kan hapur shkolla qe mbajn emrin e tij, sepse e dijn punen e tij qe shkoj deri ne vdekje per vendin e tij.
Une nuk dua te merrem me Fillaretin qe e mallkoj e e shkisheroj Luarasin, sepse si Fillareti ashtu edhe perandoria otomane asokohe po luftonin ne forma te ndryshme per ta bllokuar dhe ndaluar shkollimin dhe arsimimin ne shqip.
Shqiptaret nuk kan fituar gje te mire nga jeto dy vende, flas per kohen e Luarasit(per te mos thene ne ter historin njerezore).
Gjithmone ka pasur vrasje, shkaterrime, ne emer te shtetit e me theks te vecant ne emer te fes.
Kisha ortodokse e asaj koha ka bere gjenocid me shqiptaret, ashtu sic ka bere perandoria otomane.
Te dya keto vende, gjuhen shqipe e kan cilesuar si gjuhe te djallit u kerkuar shqiptarve te shkojn ne kishat ortodokse ku eshte predikuar ne greqisht, nga ana e kishes ortodokse, dhe duke u kerkuar te shkojn ne xhami ku eshte predikuar ne arabisht e turqisht, ne anen tjeter.
Shorqeria Biblike duke pasur si vizion qe cdo komb duhet te ket ne gjuhen e Fjalen e Zotit, angazhoj shqiptardashes dhe atdhetar te vendit per ta futur gjuhen shqipe ne cdo familje.
Ne fakt ne zemren e cdo te krishteri(ungjillor) ishte deshira qe cdo komb ta ket Fjalen e Zotit ne gjuhen e vet.
Kjo deshire nuk ishte ne mendjet dhe zemrat e kishes ortodokse dhe xhamies turke-arabe. Synimi i tyre ishte shkaterrimi i shkonjave shqipe.
Mjafton te kthehesh ne histori dhe te shohesh se kush punoj per alfabetin dhe hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe. Vetem atehere mund ta kuptosh te verteten.
"Figura kombėtare qė u ēkishėruan nga Kisha greke pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kombėtare: Vangjel Meksin, Grigor Gjirokastrin, Panajot Kapitarin, Naum Veqilharxhin, Koto Hoxhin, Nikollė Naēon, Gjerasim Qiriazin, Gjergj Qiriazin, Grigor Cilkėn, Petro Nini Laurasin, K. Kristoforidhin, Thanas Sinėn, Kristo Shulin, Sevasti Qiriazin etj. Kredoja e veprimtarisė ungjillore ishte: Miq pėr Perėndinė, Dritė pėr popullin, Uratė pėr mėmėdhenė!" (citim nga
Vllazeria ungjillore e Shqiperise ).
Krijoni Kontakt