Autoriteti i Konkurrencės: Karburantet u vjedhin shqiptareve 3 milione euro ne muaj
Ēmimet e naftės dhe gazit nė tregun vendės nuk kanė reflektuar ulje pas rėnies sė dollarit. Importuesit justifikojnė ēmimin e lartė me blerjen me euro nė Greqi tė hidrokarbureve

Ervin Koēi

Abuzimet qė vijnė si pasojė e mosuljes sė ēmimit tė hidrokarbureve, si dhe vjedhjes qė tregtarėt e kėtyre tė fundit i bėjnė konsumatorit, kapin njė shifėr vėrtet tė lartė financiare pėr ekonominė e vendit. Kjo shumė, qė llogaritet nė deri 3 milionė euro nė muaj, ka sjellė jo pak pasoja edhe nė shtrenjtimin e nivelit tė jetesės nė vend. Pėr kėtė arsye, Autoriteti Kombėtar i Konkurrencės ka nisur hetimin prej disa javėsh te tė gjitha firmat e hidrokarbureve, importuese dhe tregtuese, pėr tė verifikuar ēdo spekulim tė mundshėm. Burime brenda Autoritetit kanė deklaruar dje pėr gazetėn “Albania” se, “nga hetimi i nisur mbi tė gjitha firmat importuese dhe tregtuese tė hidrokarbureve janė konstatuar edhe abuzime sidomos nė ēmimet e tregtimit dhe nė cilėsinė e produkteve qė tregtohen. Pėr kėtė qėllim ėshtė duke u pėrpiluar edhe njė raport hetimor qė do tė vėrė nė dijeni dhe institucionet e tjera tė shtetit, si Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, Ministrinė e Mjedisit, Ministrinė e Financave dhe Kėshillin e Ministrave”. Por burimet nė kėtė Autoritet nuk bėjnė tė ditur mė tej hollėsitė nė lidhje me kėtė kontroll, i cili mėsohet se po vazhdon dhe sė shpejti do tė japė rezultatet e veta. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė Importuesve tė Hidrokarbureve, tė pyetur nė lidhje me njė gjė tė tillė, janė pėrgjigur se nuk janė nė dijeni tė saj.

Ēmimi

Ēmimi i naftės nė tregun vendas nė 6 muaj ėshtė rritur me mė shumė se 20 pėr qind ose gati 25 lekė pėr litėr. Dje, njė litėr naftė e tipit “Euro Diezel” nė tregun vendas kushtonte deri nė 145 lekė pėr litėr, ndėrsa vetėm 6 muaj mė parė ēmimi i saj varionte nga 115 deri nė 120 lekė pėr litėr. Tregtarėt e karburanteve e kanė justifikuar kėtė me rritjen e ēmimit nė tregjet ndėrkombėtare, qė kohėt e fundit ka arritur nė majat mė tė larta. Njė fuēi naftė dje nė tregun e Londrės kushtonte rreth 84 dollarė. Por llogaritjet tregojnė se tregu vendas i naftės nuk ėshtė ndalur vetėm tė reflektojė rritjen e ēmimit nė bursa, por e ka kapėrcyer vlerėn, duke e shitur njė litėr karburant mė shumė se sa ėshtė efekti i rritjes nė bursė. Pėrfundimi vjen pas njė analize tė kryqėzuar tė dy fakteve qė kanė efekt tė kundėrt: rritjes sė ēmimit tė naftės nė tregjet botėrore dhe uljes sė vlerės sė dollarit. Megjithėse ēmimi i njė fuēie nė dollar ėshtė rritur nė tregun ndėrkombėtar, nė tregun tonė tė brendshėm pati zhvlerėsim tė dollarit. Pėrfundimi i kėsaj analize nxjerr si rezultat se ēmimi i shitjes sė karburanteve duhet nė fakt tė ishte mė i ulėt sesa ėshtė sot.

Abuzimi

Nė muajin prill, njė fuēi naftė shitej me 55 dollarė, e konvertuar me kursin e atėhershėm, njė litėr naftė shitej 32.5 lekė nė bursė. Sot njė fuēi naftė shitet rreth 84 dollarė pėr fuēi, qė me kursin e kėmbimit aktual njė litėr kushton 45.31 lekė. Pra, ēmimi nga muaji prill deri nė tetor nė tregun ndėrkombėtar ėshtė rritur me 12.8 lekė pėr litėr. Nė muajin prill, ēmimi i shitjes sė naftės nė tregun vendas varionte nga 115-120 lekė pėr litėr, ndėrkohė qė tani nė tetor, ēmimi luhatet nga 140-145 lekė pėr litėr ose 25 lekė mė shumė se nė muajin prill, pra njė rritje gati dyfish mė e madhe sesa rritja e ēmimit nė bursė. Efekti i rritjes sė akcizės, duke pėrfshirė edhe rritjen pėrkatėse tė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar pėr karburantet, ėshtė 5 lekė pėr litėr. Kjo e ēon rritjen spekulative tė grosistėve shqiptarė nė 7 lekė pėr litėr. Kjo kosto spekulative prej 7 lekėsh pėr litėr, ndonėse mund tė duket e vogėl, ka njė efekt shumė tė madh pėr xhepin e ēdo individi. Nė total, konsumatorėt shqiptarė sė bashku blejnė mesatarisht 50 mijė tonė karburant nė muaj. Shumėzuar me 7 lekėt e rritjes spekulative, kjo e ēon abuzimin nė njė vlerė totale prej 350 milionė lekėsh ose afėrsisht 3 milionė euro nė muaj. Kjo ėshtė shuma qė tregtarėt nė mėnyrė spekulative i kanė zbrazur padrejtėsisht nga xhepat qytetarėve shqiptarė ēdo muaj, qė nga prilli i kėtij viti. Ndėrsa Ministria e Financave me tė drejtė ka shtrirė kontrollet nė tė gjitha bizneset private pėr tė luftuar informalitetin, tani tė njėjtėn gjė duhet tė bėjė pėr tė ndalur kėtė spekulim gjigant, qė rėndon nė xhepat e qytetarėve dhe pėr rrjedhim edhe nė rritjen ekonomike tė vendit.


Gazi i lėngshėm, kriza energjetike rrit ēmimet

Rritja e ēmimeve tė karburanteve, e paralajmėruar javė mė parė nga ana e grosistėve, ka filluar tė ndihet gjatė ditėve tė fundit edhe pėr produktin e gazit tė lėngshėm nė tregun vendės. Sipas grosistėve, njė nga masat qė duhej marrė nė kėtė situate, ku kriza energjetike nė vend ka rritur kėrkesėn pėr naftė dhe pėr gaz, do tė ishte ulja e barrės fiskale. Me kėtė kėrkesė, grosistėt e karburanteve kėrkojnė qė tė ulet akciza e karburantit e cila ėshtė njė taksė qė bie direkt te konsumatorėt. Por njė kėrkesė e tillė duket se ėshtė e pavend, pasi vetė ministri i Financave, Bode, ka njoftuar rritjen e akcizės sė naftės dhe karburanteve tė tjera me 4 lekė pėr litėr. Kėtė vendim kreu i Financave e argumentoi si njė masė “pėr tė vjelė” grosistėt e karburanteve, qė, sipas tij, operojnė nė njė treg monopolist. Por siē argumentohet edhe nga specialistėt, “e gjithė akciza kalon te konsumatorėt”. Kriza energjetike ėshtė faktori kryesor qė ka ēuar nė rritje tė kėrkesės pėr naftė dhe gaz, pasi kėto produkte tashmė pėrdoren pėr ngrohje dhe pėr prodhimin e energjisė.