Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Daniel gazulli: Dhunimi i gjuhes shqipe

    Daniel Gązulli
    SHQIPJA E DHUNUEME
    HYMJE E TRISHTĖ



    - Para TV


    Jam para njė stacioni televiziv tė Tiranės. Ndjek fundin e lajmeve e mandej njė pjesė tė koncertit nė vijim tė tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem.

    Folėsi i lajmeve shprehet si tė ishte njė i huaj qė me mundim ka arrijtė me e kapė disi shqipen, por gjithėsesi asht ende i pasigurtė. Fjalitė janė gjithė “qoshe”, me njė renditje tė gjymtyrėve pa kurrėfarė logjike, thekset ēvendosen sa andej kėndej pa pikė kriteri, mbrapashtesat janė krejt tė pavend, fjalėt e hueja, qė nuk rrinė kurrėkund nė kontesktin e lajmit, vėrshojnė e pėrbaltin shqipen mjerane tė djaloshit tė “pispillosun”, njė “inglishmeni” tipik, qė, prej se nuk di shqipen, e pėrmbytė me barbarizma, si i gjithė lloji i tij hibrid.

    Mandej i vjen rradha koncertit. E drejton njė vajzė, qė, po tė mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atėherė tė mbėrthen prap ai trishtimi i parė. Nė “shqipen” e saj ka vetėm ndonjė nyje, ndonjė mbrapashtesė ….. turke e … njė mjerim tė pafund gjuhėsor. Vėrshojnė “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, pėremna tė pakufijshėm nė vend tė vetorėve, fjali mungesore qė u mungon edhe kumti ma i thjeshtė, nėndialektalizma tė nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O. K..

    Nuk ka vend me thanė “Fale, Zot, se nuk di ēka ban”.

    Marr pultin e kaloj tek njė stacion kosovar. Tė duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po pėrkthen me vėshtirėsi, aq shqipe tė pėrēudnueme flet. Sa pėr toponimet e omonimet nuk merr as mundimin me i pėrkthye pse i shqipton serbisht. E me iu pėrshtatė “standardit”, flet njė labēe tė rreshkun si tė Malo Smokthinės.

    Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatė. Kjo vorfni gjuhėsore, pa dyshim, ka dy shkaqe:

    - Vorfnimi qė i bani shqipes famėkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, qė i preu arterie e vena, i kėputi mish e i shpuploi koca, e degdisi nė njė fosile tė ngurrtėsueme qė s’asht as tosknisht, jo ma shqip;

    - Njė lloj i ri “inglishmenėsh” tė Tiranės e Prishtinės, “zengjinė tė ri”, qė kanė gazeta e televizione, kanė vajza tė bukura, qė i veshin (o ma mirė - i xhveshin) “allafranga” e u venė njė mikrofon nė dorė edhe pse veēsa “nuk i le hunda me hangėr bar”, si thonte im atė, aq berr janė.





    1. Po pėrse u dhunue shqipja?



    “Edhe ta kishim nė dorė s’jemi nga ata qė kllasim gjindarmėrinė nė fushė tė mendjes”


    Faik Konica


    Pėrgjigja asht e thjeshtė: Nė vazhdėn e tragjikes “luftė e klasava”, zbatue skajshėm si askund tjetėr nė Shqipni, sa ēoi nė tjetėrsimin e njeriut, nuk duhej lanė gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhės shqipe, largimin e saj prej rrajėve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa tė mos tė mund tė lexoheshin e tė kuptoheshin ata qė na lanė trashigiminė ma tė shtrejtė gjuhėsore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkėputjen prej kulturės europiane pjesė e sė ciles jemi qė nė ag tė historisė njerėzore, parēamjen nė mes krahinave e besimeve, tė gjitha kėto veē me muejtė me mbajtė ma lehtė sundimin gjakatar.

    Si ēdo komb, si ēdo popull, edhe na kemi vlerat e tė metat tona. Por nėse kemi tri dukuni pėr tė cilat vėrtetė mund tė krenohemi, ato janė:

    - Jemi populli i vetėm nė Europen Jugore e ma gjanė qė trashėgojmė njė gjuhė qė i ka rrajėt qysh para se tė shfaqeshin nė histori Roma, Athina e vetė Troja;

    - Jemi ndėr popujt e paktė qė nuk patem kurrė pėrplasje e urrejtje nė mes krahinash;

    - Jemi ndėr tė paktėt popuj, aty edhe popuj tė quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasė kurrė as ma tė voglin konflikt ndėrfetar.

    Po kishte ardhė “kolera e kuqe” e rrajėt duheshin pre, duheshin tha, pėrēamja duhej tė kishte tė gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskėsh e gegėsh, nė mes tė krishtenėve “reaksionarė” (prandaj edhe duheheshin pre rrajėt me ta) e pjesės tjetėr tė popullit, duhesh shkatrrue gjithēka ishte ma e shėndetshme qė tė sundohej ma lehtė. Asnjė arėsye tjetėr “shkencore” nuk mund tė kishte nė kėtė gjymtim, pse tė bahej fjalė pėr “njėsim tė shqipes” ishte antikombėtare, pse shqipja e njėsueme ka qenė qė nė krye tė kohės. Tash po, mbas shėmtimit tė 1972, ajo nuk asht ma e njėsishme, por vetėm njė pjesė e trungut qė mezi ushqehet nė rrajė e shtėrzon e lodhun.

    E kjo u arrijtė tue “kallė gjindarmerinė”, i miri Konica, nė fushė tė mendjes, me fjalė tė tjera, me dhunė tė pushtetit komunist.



    2. Si u dhunue shqipja?


    E para, tue shpla trutė e njerėzve nga kujtesa historike, sikur para kolerės sė kuqe nuk kishte gjallue asgja nė Shqipni e lum na qė na erdhi kjo farė e mbrapsht.


    Sė dyti, shtrimi i ēashtjės sė gjuhės si dukuni e luftės sė klasava e tue e shtri kėte luftė tashma edhe nė plan territorial.

    Sė treti, tue qitė nė harresė, ku me tė ndaluem me ligj, ku me zhdukje tė veprave e deri tė vorreve tė Atdhetarėve tė akullt, atyne qė na kishin lanė porosi dashuninė pėr Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nazionalizem e si rrjedhojė antagoniste me ideologjinė komuniste.

    Pikėrisht pėr kėto arsye u harruen pėrpjekjet sa tė fisme aq edhe shkencore tė Komisisė Latrare tė Shkodres 1916, u lanė nė harresė pėrpjekejt qė banė atdhetarė e gjuhėtarė tė dorės sė parė, aty edhe nė kohė te fashizmit, pėr njė shqipe “tė pėrbashkme”. U vendue, thuhet nė njoftimet e punimeve tė Komisisė, me themelue nji orthografi sa ma tepėr tė pėrbashkme pėr tė dy dialektet”.

    E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “ēpall” “gjuhė e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarė, u shpall gjuhė “e deklasuar”. (Se si mund tė quhet njė gjuhė qė flitet prej ma se katėrmijė vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veē mendjet e ēorodituna mund ta rrokin).

    Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhėsore dhe gjithė politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrės e tė krejt Veriut si qendėr e mbėshtetje e palėkundėshme nė pėrpjekjet e gjithė shqiptarėve me e kthye Shqipninė kah vlerat kombtare, kah Perėndimi, kah vetvetja”.

    U shpėrfillen edhe mendimet e gjuhėtarėve tė medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhėtarė borgjezė, nuk kishin pasė fatin tė njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė!

    Veriu u identifikue me Kishėn Katolike (qė i bante e i ban nder pse si asnjė simotėr e saj ka dhanė ndihmesė tė paēmueshme e tė paēmueme si nė ruejtjen e gjuhės e tė kulturės amtare, ashtu edhe nė pėrhapjen e kulturės europiane, jo qė ka qenė nxitėsja kryesore e lėvizjeve pėr liri), e si kundėrshtare e kolerės sė kuqe u masakrue ma barbarisht se askund tjetėr nė botė.

    E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollė na paskish qenė themelue aty kah fundi i shekullit XIX nė Korēė, kur tė dhana tė drejtpėrdrejta e sidomos tė terthorta na mėsojnė se shkollat nė kėto anė duhet tė kenė mbi dymijė vite. “Na shkronjat i morem prej Ilirėve”, thotė Plini. Janė tė dokumentueme shkolla tė mesme tė pakten nė shekullin XVII nė mbarė Veripėrendimin. Nė Obot kishte shtypshkronjė qysh mė 1493. Ēka kishte me ju dashtė shtypshkronja njė populli qė nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijė, jo, na nuk duhej tė kishim rrajė, a t’i kishim ato sa ma tė pakta, sa ma tė cekta, qė tė shpallnim ardhjen e Zeusit tė Kuq si shpėtim e pėrparim pėr kėtė Vend.



    3. Ēfarė humbi e ēfarė i mbet shqipes?



    Puna pėr shkatrrimin e shqipės filloi me ballafaqimin rrenues nė mes dy “kryedialekteve”, nė vend qė tė flitej e tė punohej pėr njė gjithėpėrfshimja, pėr mospėrjashtime, pėr trajta qė tė ruenin mbarėshqipen e tė banin lehtėsisht tė kuptueshem si Naimin ashtu edhe Fishtėn. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumė se gjysės sė trungut deri nė rrajė – me shpalljen jashtė ligji tė gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanė thanė tė tjerė para meje, njė dialekt asht gjithmonė ma pak e ma i vorfen sa mbarė gjuha.

    Nė kohėn kur flitej pėr marrjen si “pajtor” tė tė folmes sė Elbasanit, maraku i Fishtės, Mjedės etj., ishte mos me humbė asnjė formė tė randėsishme tė tosknishtes.

    Mustafa Merlika, njė prej tė mohuemėve tė mėdhej, dje e sot, thotė se do tė marrim dialektin e Elbasanit si pajtor, por tue pėrfshi mbarė shqipėn.

    E shembuj se si atdhetarė e gjuhėtarė tė dorės sė parė, jo Manol Konomė mjeranė e Shuteriqė qė e shitėn shpirtin shtatė herė, kambėngulnin pėr njė normė gjuhėsore gjithėpėrfshimėse, mund tė sillen pa kufi, prej 1916 (Komisia Latrare e Shkodres) deri te Fashizmi i zi (por do tė vinte “Fashizmi i kuq” qė do tė shembte me themel gegnishten “reaksionare” – Zot na ruej mendt e kresė, deri ku mund tė arrijė urrejta e verbueme!).

    Pra, qysh nė krye duhet thanė se me famkeqin Kongres tė Drejtshkrimit 1972 shqipja humbi njėherėmirė gegnishten, pasuninė e saj kulturore (prej Ciklit tė Kreshnikėve te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej tė amblit Mjeda te rrėfimet e Anton Harapit), humbi njė pasuni tė pallogaritėshme leksikore e frazologjike, humbi njė formė tė menduemi e tė shprehuni, humbi shpirtin e pjesės ma tė madhe tė popullit tė vet. Se kur humbė gjuhėn, humbė shpirtin.

    Merrini Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe e do tė prekni me dorė aty flijimin i njė pasunie tė pallogaritėshme tė gegnishtes, nėsa u hapeshin dyert nė katėr kanata fjalėve me prejardhje greke apo sllave (nuk po flas pėr turqizmat “kamturqisht” edhe nė trajtesat e “shokėve gjuhėtarė”) .

    Nėsa nė tė dy fjalorėt, atė tė quejtun tė Drejtshkrimit, ashtu edhe nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, ndesh fjalė tė hueja, ma krejtėisht tė hueja, qė s’kanė si hyjnė kurrsesi nė fjalor tė shqipes, si: banjė maria, delikt, alivanosem, e sa tė tjera;

    apo fjalė tė shtresimeve tė ndryshme kohore, sidomos prej turqishtes e greqishtes, por edhe prej frėngjishtes, italishtes e gjuhėve sllave, kur egzistojnė pėrkatėset shqipe, madje nuk u shėnojnė as prejardhjen e me cilėsue se egziston kjo pėrkatėse shqip, si: aēik, adet, alamet, e ba me shkue deri te “zh”-ja do tė duheshin katėrdhjetė faqe;

    fjalėt e mirėfillta shqipe, ma krejtėsisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk pėrfshihen asfare nė fjalor, ose cilėsohen “e vjetėr”, “krahinore”, sa mos me thanė “gegnisht”, pra, simbas kėsaj logjike barbare, jo shqipe. Nuk m’u desht as njė orė punė me gjetė (pra mos me gjetė) se nė FGJSH mungojnė fjalė tė pėrdorimit tė pėrditshem nė Sapė (Zadrimė) si: akulltar/-e, anx:ė/-a, azull/-i, ballot:ė/-a, bam/-i, -e, bėrgajn:ė/-a, birth-i (pse kemi turqishten ēiban), brezhėl/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokė, deh!, me u dejė, ding, me u djergė, kėrcalė, me llokė, mangėn/-a, miellc:ė/-a, me pėrdahė, pllojcė, shij:ė/a, e deri tek neologjizma aq e bukur qė ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i pėrmielltė. Kėtu ka njėgjasend: ose fjalėt gege qė nuk janė nė tosknisht nuk merren si shqipe, ose tė quhet Fjalori i Tosknishtes. Si mund tė pėrjashtohet nga gjuha amtare me kaq papėrgjegjėsi thesari i saj ma i vlefshėm!?

    Tash kėtu nuk asht e vėshtirė me kuptue se nė punė si kjo tė ēon vetėm njė urrejtje ideologike e mjerane pėr Veriun, edhe pse ata qė u mblodhėn nė Tiranė mė 2002 e thanė se nuk ka vend me ndreqė asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilėt e gjuhėsisė, na u ngryskan nė fytyrė tanė marak me disa qė dashkan me na prishė “sėrishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenė e prishun, erdhen qehajajėt e Padishahit e na e rregulluen, prandaj saken se e prekni. E pėr “trima mbas vete” kanė do politikanė tė majtė qė s’dinė as emnin e gjyshit tė vet.

    Gjedhet e hueja si mbaresa –os (ajros pėr ajroj, armatos pėr armatoj, baltos pėr baltoj, palos nė vend tė paloj, vendos pėr vendoj), -ur, veēan nė pjesore (ajrosur pėr ajrosė o ajrue, palosur pėr palosė, pasur pėr pasė, goditur pėr goditė, keqpėrdorur pėr keqpėrdorė, e kėshtu pa fund e pa logjikė shkencore), pse na i munguekan, kudi unė, Malėshovės sė Pėrmetit, e atėherė le t’i falemi greqishtes qė na i huajti e na bani njerėz.

    Nėse te gegėt ndeshet ma shpesh a-ja hundore qė tek toskėt ma sė shumti del nė ė (“nja” e Bardhit nė “njė” tosknisht, kurse nė gegnishte “nji”), raporti tek “Rregullat” asht krejtėisht i zhdrejtė: ė-ja i “pėrmbytė” krejt “Rregullat” tue sjellė njė errėsim e shqiptim jo tė lirshėm. Tue pa dukuninė nė plan hitorik, del se ė-ja asht shpesh ma me vend e ma nė natyrė tė shqipes se a-ja (kryesisht hundore) e gegnishtes, por pėdorimi i saj i skajshėm, sidomos te fjalė qė detyrimisht nė pėrdorime tė tjera dalin me “a” nuk ka as vend e as logjikė shkencore. Nuk kuptoj pėrse, bie fjala, sakohė qė themi “ranishtė”, duhet tė themi “rėrė”, nė vend tė “ranė”?

    Nuk po ndalem tek ēdo rast, pse do tė donte shumė vend, e mandej asht detyrė e gjuhėtarėve me i vu pikat mbi “ģ” nė kėte fushė.

    Rotacizmi. Sė pari duhet thanė se dallimi nė mes dy “kryedialekteve”, si do tė thonte i miri Profesor Selamn Riza, nuk ka ardhė nė mėnyrė tė natyrėshme, si evolim i gjuhės nė mėnyrė diverguese vetiu, por nė radhė tė parė si ndikim i gjuhėve tė hueja dukshem ma shumė nė tosknisht nė shumė trajta, qofshin ato fonetike apo morfologjike, aty edhe nė leksik. Aq i fortė asht ky ndikim nė disa pjesė tė Jugut (nuk asht vendi kėtu me trajtue si e pėrse), sa nė Pėrmet gjyshes i thonė “nona”, pjepnit “pepone”, sa me u ēuditė pėr njė ndikim kaq tė tė skajshėm.

    Kėshtu, pėrdorimi i “r”-sė nė vend tė “n”-sė nė fjalė si “syri”, por “synoj”; “druri”, por “drunorėt”, (e ndėrkohė edhe “lėndė drusore, jashtė ēdo rregulli fonetik), “ēoban”, “ēobanėri” nė vend tė “ēobanģ-a”, “grurė” e “grunoret”, “rėrė” po “ranishtė” e me qinda raste si kėto s’ka vend e as kuptim. Zanorja “ė” (shih, “zanorja”, e jo “zėrorja”) kontraston keq me bashtinglloren “r”, prandaj logjika fonetike do ta donte qė tė ruhej “n”-ja e … shqipes (pse nuk ka kuptim me thanė “n”-ja e gegnishtes).

    Diftogjet ua, ye etj janė ruajtė historikisht ma mirė nė Jug e shpesh janė bjerrė nė Veri. Tue mos pėrjashtue format ma “tė pėrbashkme” si thonte Xhuvani, natyrshėm tė ruhen ato edhe nė gjuhėn standard.

    Grupet mb, nd, ng gjithashtu janė ruejtė ma mirė nė Jug. Edhe te proverbat e Bardhit i ndeshim dendun, e jo si shqiptohen sot nė shumicėn e Veriut. Atėherė, natyrshėm, tė ruhen ato edhe nė rregulla. Por, tue shkelė vetė ato rregulla e parime edhe historike, kur e do Pasha, themi „i brendėshėm“, e jo si do tė duhej - „i mbrendėshėm“

    Asgjasimi i paskajores, kėsaj trajte themel tė foljes, ka qenė pa ma tė voglin dyshim krimi ma i randė i atyne vendimeve. Asht shembull qė s’ka nevojė pėr vėrtetim, ashtu si nuk vėrtetohet njė apostolatė, se kėtu, nė punė tė Kongresit tė 1972, „kallen gjindarmerinė“, si thonte i madhi Konica, dhe e gjymtuen shqipen me njė pamėshirėsi prej barbarėsh. Paskajorja qendron nė themel tė konceptimit e tė tė shprehunit tė veprimit nė gjuhėn shqipe. Nuk e ka greqishtja? Nuk e paska as ēinmanēini? Nė djall tė gjithė! Puna e tyne! Po shqipe pa paskajore nuk ka. Asht njė prej atyne rasteve qė unė i quej se “nuk ka vend pėr delikatesė nė diskutim”. Kėtu dhunimi asht “me gjindarmėri”, prandaj edhe nuk po zgjatem.

    Zevendėsimi i gjedheve shqipe me ato me mbrapashtesa tė ndikueme kryesisht prej greqishtes, ose krejt jashtė natyrės tė tė shprehunit popullor shqip, si: (i, e) shuktėr pėr (i, e) shkurtė, ajkėton pėr ajkon, amvisėrģ pėr amvisje, anshmėri pėr anėsi, bagėti – bajgė pėr bagėl, bardhėsirė pėr bardhėsģ; e tė llojeve nga ma tė ndryshmet me skajime tė panatyrėshme si barrėsirė, bastard (pėr bastardh), besėrisht (!?), bokėri (bokėrrimė), botėror (botėnor), burrėri – burrėreshė (burrni, burrneshė), ēiltazi (ēiltas - ēiltė), e sa e sa ndajfolje me –zi/, zi e ma zi.

    Gjedhet e hueja fonetike: fjalėt me theks fundor nė shqip janė krejt tė rralla edhe pse nuk pėrjashtohen. Por, pse duhet tė themi nė tė pashqueme “babą” simbas gjedhės sė huej, e jo “babė” – apo pse kėshtu thuhet nė Gegni, e ma mirė tė marrim gjedhen e huej se prej “Veriut reaksionar”; “parą” jo qė “pare”, “kafč” nė vend tė “kąfe”, “budallą” jo qė “budallė”, “bilé” nė vednd tė “bģle” (edhe ma mirė – “madje”), etj? E flasim mandej pėr „njėsim konvergues“!




    4. Pėrse mbrohet krimi?


    „Gjuha asht faktori ma i parė i njinisė kombėtare”


    Gjergj Fishta


    Na u mblodhen akdemikėt nė Tiranė me 11-12 nandor 2002 e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part …, deshta me thanė tė Drejtshkrimit, qė na hodhi bazat e shqipes. Qė turpi i mbuloftė, se bazat e shqipes i paten hedhė pellazgėt e lashtė kushedi sa mija vite ma parė.

    Kėta dėshtakė, kėta mjeranė tė ideoligjizuem, as duen t’ia dinė pėr shqipen, po pėr karriket ku kanė ngjeshė bythėt ba kallo. M’anė tjetėr, ata tashma haptė del se janė krejt tė helmuem mendjet e shpirtit me urrejtje pėr Veriun. Deklarimet e tyne tė fryeme e bajate pėr shqetėsimin nga mendimet ndrysh “tė donkishotėve tė viteve nėntėdhjetė” s’janė tjetėr veēse ai helm qė shpėrndau pa kursim Partia (ajo me “P” tė madhe, kur Atdhe shkruhej me a tė vogėl - atdhe), qė ēoi nė njė parēamje qė Shqipnia nuk e kishte njohė nė tė paktėn katėrmijė vite histori.

    Asnjė motiv tjetėr me pėrligjje shkencore nuk mund tė ketė nė teorinė e “pamundėsisė sė shartimit nė mes dy dialekteve”. Pse njė shartim tė tillė nuk e ka kėrkue kurrėkush. Pse njė shartim i tillė nuk mund tė bahet. Pse vetė konceptimi i shartimit tosknisht – gegnisht asht njė ide barbare: gjuha standarde mbėshtetet tek format e pėrbashkėta, takuese, gjithėpėrfshimėse, mospėrjashtuese, pra nė mbarė shqipen, jo nė shartimin nė mes dialekteve. Pse, siē e thamė ma parė, do tė merren ato trajta qė i ka tosknishtja me mbėshtetja ma historike e ato qė i ka gegnishtja me mbėshtetja ma historike, sidomos ndeshjet nė mes tyne.

    Po sjell njė shembull tė thjeshtė: e pakryemja e foljes do tė merret me bazė tosknishten: pra 1) shkoja, kėndoja, e jo 2) shkojsha, punojsha, pse formėn e parė a) e gjejmė edhe tek autorėt e vjeter gegė; b) ndeshet edhe nė pjesė tė Veriut, c) nuk e tjetėrson as formen veriore.

    Paskajoren e ndeshim edhe nė folklor tė Jugut, edhe nė autorė tė Jugut (tė ri e tė vjetėr), edhe nė tė folmen e pėrditėshme tė disa zonave tė Jugut, jo aq dendun, por kur e do puna. Atėherė paskajoren do ta ruejmė, si themel i foljes. Si e tek ta rrahin gjuhėtarėt.

    Ja pra qė nuk ka nevojė pėr shartim, por pėr njė pėrzgjedhje pa „gjindarmėri”.

    Ata qė Elezi i ka cilėsue “mister njet”, njė gja asht e sigurtė: nuk ia duen tė mirėn as shqipes e as Shqipnisė.


    5. Cilat do tė ishin rrugėdaljet nga ankthi?


    Sė pari, njerėz ma tė dijshėm se unė, por me vullnet tė mirė e qė duen shqipen e Shqipninė, tė ulen e tė analizojnė ma thellė ēfarė vėrtetė e vlefshme po birret pėrfundimisht e doemos duhet shpėtue. Cilat janė ato trajta tė pėrbashkta qė u flakėn tej si tė ishin tė serbit a tė cinimaēinit. Pse me gjetė ēka asht ose ka qenė historikisht e pėrbashkėt asht krejt e thjeshtė, mjaft tė shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, qė janė tė gojės sė popullit e njė dėshmi e shkėlqyeshme se trajtat e pėrbashkėta kanė qenė nė krye tė kohės shumė ma tė shumta se ato tė fillimit tė shekullit XX e atėherė, pa ngurrue, me u hapė udhė atyne trajtave tė shqipes me rrajė thellė nė histori. E proverbat e Bardhit, po tė duem ma ba atė ballafaqimin mjeran tosknisht – gegnisht, shfaqen nė trajta ma sė shpeshti nė tė mirė tė tosknisht pėr shumėēka. E ani mirė, asht shqipja jonė, prej Ēamrije ardhėt ajo a prej Rugove.

    Sė dyti, rregullat tė jenė doemos “tė gjithėpėrbashkta”, a nė daēin “gjithpėrfshirėse”, “mospėrjashtuese”, tė rrokin mbarė shqipen, sa tė jetė e mundun, tue ruejtė “njininė” qė na porosit Fishta. Tė bajsh tė kundėrten, asht njė atentat jo vetėm gjuhėsor, por kundėr kombit vetė.

    Po marr njė shembull tė thjeshtė: Ta kisha pasė unė pėr detyrė me hartue Fjalorin e Shqipes, kurrė nuk kisha me lanė jashtė fjalėt toske qė nuk i ka gegnishtja, pse ashtu do tė vorfnohej shqipja. Bie fjala, nė gegėnisht nuk janė falėt “beronjė”, (i,e) pėshtirė, dot etj. Si do tė mund tė mė kishte shkue mendja me i lanė ato jashtė fjalorit ose me u shėnue pėrbri “e vjetėr”, “krahinore”, pse kurrėnjė gegė nuk i pėrdor?!

    Sė treti, nė themel tė punės tė kihet parimi i pasunimit tė gjuhės nė tė gjithė format a trajtat e saj, e jo degdisja nė njė gjuhė “tė katundit” tė shokut Kostallari.

    Sė katėrti, nė fjalorė do tė shėnohen edhe fjalėt e hueja qė kanė qenė dikur tė pėrdorimit tė gjanė, ose qė fatkeqėsisht pėrdoren edhe sot nė tė folmen e pėrditėshme, por pa dhanė asnjė shpjegim tjetėr a pėrdorim, pėrveēse prejardhjen dhe pėrkatėsen shqipe. B. fj. “Kyvet”, turq. – forcė. Kaq, asgja ma shumė, qė me i lanė me kuptue pėrdoruesit tė fjalorit se ajo fjalė nuk duhet pėrdorė ma pse kemi pėrkatėsen shqip.

    Sė pesti, por jo ma pak e randėsishme, nė kuvend tė thirren si ata qė u ka mbyllė Zoti sytė e nuk duen me pa – ndrysh si mund tė mbrojnė pa i vra ndėrgjegja krimin – ashtu edhe ata qė kanė mendime kruekėput tė kundėrta me ta. Pse egziston rreziku qė, tue qenė nėpėr institucione e me “grada” pikėrisht ata qė gatuan ose mbrojnė krimin e 1972, tė thėrrasin thjeshtė vetveten, ose e shumta do lakej gati me i kėndue “hosana” kohės sė lavdishme” tė Zeusit tė Kuq.

    Sė fundi, qysh nė fillim tė pėrjashtohen dy propozime tė hedhuna fatkeqėsisht edhe prej personaliteteve qė e kanė denoncue atė Kongres si Aref Mati e Bahri Beci: a) tė mėsohet edhe gegnishtja nė shkolla; apo do ekstremistė tė tjerė b) tė hidhet poshtė gjithēka e tė merret pėr bazė gegnishtja si e folme e shumicės sė shqiptarėve e gjuhė e traditės kulturore.

    Tė dy janė mendime tė gabueme e tė damshme.

    Me u mėsue gegnishtja nė shkollė dmth mos me ndryshue asgja e shqipja me mbetė e gjymtueme ashtu siē asht.

    Me u hedhė poshtė gjithēka (e ashtuquejtuna: Teoria e pėrmbysjes ) e me u marrė pėr bazė gegnishtja asht ana tjetėr e medaljes, pra, tue pėrjashtue tosknishten, ashtu siē u ba ma gegnishten, dmth me u dhunue sėrishmi shqipja, me u gjymtue pėrsėri atė tue i mohue gjysėn tjetėr tė saj. Unė gega due qė tė them, e tė thonė fėmijėt e mi, e tė thonė edhe nipat e stėrnipat e mi “dot”, “i pėshtirė”, pse edhe pa ta shqipja ime do tė ishte ma e vorfėn, ashtu siē asht vorfnue liksht prej mbi 7.000 (shtatėmijė) fjalė gege qė i mungojnė Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe.

    Pra gjithēka tė shtrohet vetėm mbi njė bazė: kritere tė shėndosha shkencore e kombtare, tė pandikuem nga idologjitė, nostalgjitė e gjithė marritė tjera (sidomos nga ajo sėmundje qė e kanė nė gjak shqiptarėt e qė M. Elezi e quen me fjalėn e bukur shqip “mujshim”).




    6. Pėrgjegjėsia e institucioneve dhe pėgjegjėsia morale intelektuale.


    Kam njė dyshim: A ka institucione gjuhėsore nė Shqipni? A ka intelektualė nė Shqipni, apo janė tjetėrsue?

    Tash formalisht institucionet janė, Akademia, Instituti Albanologjik (sė fundi), Universitete pa numur (si bunkerėt), ka, mė duket, edhe qeveri, ka … Apo nuk ka?

    Ka, pa pikė dyshimi, edhe intelektualė, por ata i kanė t’huej, i kanė tulatė, u kanė mpi ēdo dėshirė me marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė dorės sė parė me randėsi kombtare. Pse, po nuk i moren pėrsipėr intelektualėt kėto pėrgjegjėsi jetike, kush do t’i marrė, deputetėt qė, si thotė njė barseletė shkodrane, kanė krye kah dy e tre fakultete, por e kanė peng qė nuk kanė krye edhe shkollėn e mesme? Pse kaq tė lehta ishin ato fakultetet – merre me mend sa shkolla tė mesme mund tė kishin krye, ndonjeni edhe tetėvjeēaren. Po nuk asht kurrė vonė, tė dashtun deputet, hyjani, hyjani edhe shkollės sė mesme.

    Unė nuk e kuptoj frikėn e sotme me thanė ēka mendon. Po edhe nė paēi ende frikė, pėr hir tė Zotit, kijeni edhe pak guxim. Ky vend ka nevojė edhe pėr intelektualė tė mirfilltė, jo vetėm pėr “inglishmenė” hibridė e bastardha me qylaf nė mendje e Benz nėn bythė.

    Pse tek institucionet, qofsha i gabuenm, po unė nuk kam kam pikė besimi.




    7. Mbi detyrimin e shtetit me ligjėrue sanksione.


    Ashtu si nė mbarė botėn e pėrparueme, do tė kemi kėto dukuni edhe nė tė ardhmen:

    a – Njė letėrsi e thurun tue u bazue nė standardin gjuhėsor kombtar;

    b – Njė letėrsi dialektore, qė sjell larmi e pasuni tė veēanta, tue pasė edhe kjo vend nė shkollė e nė studime;

    c – Gazeta, revista e sidomos stacione radiotelevizive tė detyrueme me u ndejė normave standarde kombtare e sidomos tė detyrueme me sanksione tė rrepta me folė shqip.

    Letėrsia artistike do tė jetė e lirė me pėrdorė edhe tė folme krejt tė ngushta. Asht punė e secilit si e ndjen e si e shpreh krijimin e vet. Kjo veēsa e pasunon shqipen, qė edhe nė tė ardhmen do tė ketė nevojė me u ushqye prej tė folmeve edhe ma tė skajshme.

    Due tė ndalem tek pika e fundit, tek detyrimi me folė shqip.

    Nuk po flas pėr pėrvojen franceze apo tė ndonjė shteti tjetėr. Po flas tue u nisė nga gjendja e randė, tejet kėrcėnuese pėr tė ardhmen, e njė shqipeje bastardhe qė pėrdorin sot veēan stacionet radiotelivizive, e jo vetėm ata. Pse, do profesora “famozė” tė mjeksisė arrijnė deri atje sa tė botojnė librin “Sėmundjet Interne”. Kėta duhen ndėshkue nė mėnyrė shembullore. Mund tė jenė edhe profesora (superprodhimi ma i frikshėm sot nė Shqipni), po nuk janė qytetarė tė dejė tė kėtij vendi, sakohė qė sėmundjeve tė mbrendėshme u thonė “Interne”. Shej ma tė haptė injorance s’kanė nevojė me dhanė “profesorat famozė”. Por ndėrkohė ndeshkimin shembullor e meritojnė, jo tue i fishkullue me kamxhik, si do tė banin dikund tjetėr, por tė paktėn me nga njė gjobė tė majme po, e libri tė hiqet menjėherė prej qarkullimit.

    Atėherė asht detyrė e shtetit me ligjėrue sanksione, me krijue struktura pėrkatėse qe tė kontrollojnė zbatimin e ligjit, me ushtrue kontroll tė rreptė e me dhanė dėnimet ma tė pamėshirshme pėr atentatorėt e shqipes. Kėtu nuk mund tė ketė shtrim problemi me delikatesė. As jam pėr njė “puritanizem” tė skajshėm. Po jo ama sa me tė ardhė tė vjelltė kur ndigjon “inglishmenėt” e Tiranės e tė Prishtinės kah “kullojnė” kulturė tue e folė shqipen nė shtatė gjuhė.

    (Pėr fat tė keq e njejta dukuni po shfaqet edhe nė fusha tė tjera. Shih muzikėn ku kanė vėrshue do “modele tė reja popullore”, do gjedhe “ala magjypēe” e “ala jemenēe”. Respektin ma tė madh pėr magjypėt e jemenasit, po Shqipnia ka muziken e saj tė pashoqe: polifoninė e magjishme labe e violinėn e Zadrimės si instrument treshekullor popullor, si askund tjetėr, tė paktėn nė Ballkan).

    Po humbem gjuhėn, thotė Fishta, humbem kombsinė. Po pikėrisht kėte ndoshta kėrkojnė me ba “inglishmenėt” e Tiranės, ata qė e flasin shqipen nė shtatė gjuhė – qė njė ditė tė mos ketė ma as shqip e atėherė as shqiptarė.

    Kėto bastardha, qė u lodron barku prej hallvet, flasin kėshtu pėrēudshem edhe pse janė injorantė, mirėpo, tue qenė shumica tė pasun a tė lidhun me botėn e politikės e me pushtetin e pushtave, po bahen njė model rrėnues veēan pėr brezin e ri. Kėta nuk marrin vesh ndrysh veēse me kamxhik – sanksione ligjore tė rrepta.


    Ju jeni tė qetė? Ju mendoni se shqipja po lulėzon? Se shqetėsimet e mia janė tė pavend? Se unė po e tepruekam me frikėn e bjerrjes sė shqipes?


    Lum ju e mjerė shqipja!

  2. #2
    mire e the,, por shqipen nuk dine ta perdorin as vete gazetaret... shqipja e sotme eshte e pushtuar nga fjalet e huaja

  3. #3
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Pėr kėto punė, ka gjoba.. bėri gabim gazetari/ja, vihet gjobė. Tre muaj seriozisht me kėtė rregull, pastaj mendohen mirė para se t'i fillojnė 'shkel-e-shko-sė', 'arnautishtes' ose 'albanishtes'.

    Po humbem gjuhėn, thotė Fishta, humbem kombsinė. Po pikėrisht kėte ndoshta kėrkojnė me ba “inglishmenėt” e Tiranės, ata qė e flasin shqipen nė shtatė gjuhė – qė njė ditė tė mos ketė ma as shqip e atėherė as shqiptarė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 30-10-2007 mė 05:29
    Prektora

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Konica eshte mjeshter i satires po dhe ne po nje mendje paskemi si mot si sot. Sa me poshte vijon me duket se eshte shume me vend:

    Mėsime mbi shqipen e re

    (1)
    Zoti Hekur,
    Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar nė konsiderasion.
    Zgjebua, prfekt, d.v.

    (2)
    Zoti Prefekt,
    E kėndova kartėn tuaj, ku mė bėni tė njohur se ankimi im nuk u muar nė sy. Po mė vjen keq qė nuk shtuat edhe arsyet pėr tė cilat nuk u dėgjua kėrkimi im.
    Hekuri, d.v.

    (3)
    Zoti Hekur,
    Nukė jam oblizhé tė ju reveloj motifet enterne qė e desiduan administrasionin tė refyzojė rekllamasionin tuaj.
    Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.
    Zgjebua, prefekt, d.v.

    (4)
    Zoti Prefekt,
    Nuk ju jam lutur tė mė zbuloni tė fshehtat e shtetit. Po mė duket se, kur hidhet poshtė njė qarje, kam tė drejtėn tė pyes pėrse.
    Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.
    Hekuri, d.v.

    (5)
    Zoti Hekur,
    Nė paēi lodas tė mė shkruani pėrsėri njė letre ensollave si atė tė fundit, nosolman nuk do t’ju pėrgjigjem, po do tė marr demėzyr regretabl.
    Zgjebua, prefekt, d.v.

    (6)
    Mosieur le prefect,
    Il y a evidemment un malentendu. J’ai plus profond respect pour les autorities, e t je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrai simplement demande les motifs pour lesquelles ma reclamation n’a pas été prise en consideration.
    Hekuri, m.p.

    (7)
    Zoti Hekur,
    Do t’ju bėj rėmarke se lalangofisiel e Shqipėrisė ėshtė shqipja. Parkonsekan letra jauj e fundit nuk ėshtė amisibl se ėshtė redizhé nė njė gjuhė tė huaj.
    Zgjebua, prefekt, d.v.


    (8)
    Zoti Prefekt,

    Nuk kuptoj si mund tė quhet e huaj frėngjishtja, kur ėshtė pranuar si ortake gjysmė pėr gjysmė me shqipen. Ortakėsia ėshtė gjė shumė e mirė nė tregti: po nė shesh tė gjuhėsisė pema e ortakėrisė ėshtė njė doē. Mė tė shumtėt nėpunės tė Shqipėrise sot s’dinė as shqip as frėngjisht; po meqė duket sheshit se frėngjishtja u pėlqen mė tepėr se shqipja, do ta nxėnė kohė frėngjishten, nė qoftė se kjo bėhet gjuha zyrtare e vendit. Nė tė dy mijė vjetėt e fundit, mė parė latinishtja, pastaj greqishtja mė nė fund turqishtja, kanė qenė gjhuėt zyrtare tė Shqipėrisė. Pse tė mos kenė pėrsėri si gjuhė zyrtare njė gjuhė tė huaj, po kėtė herė tė zgjedhur lirisht nga ne vetė? Sikur tė kasnecohej frėngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do tė kishim dy fitime: do tė pėrdornim nė punė tė Guvernės njė gjuhė tė bukur, dhe pak a shumė tė pėrbotshme; edhe do t’i lejim popullit lirinė tė flasė gjuhėn e tij tė pavėrlasur.
    Hekuri, d.v.

    (9)
    I paditur A.B.C. Hekuri urdhėrohet formelman tė dalė pėrpara tribynalit, tė hėnėn qė vjen, purrepondr disa aqyzasioneve kundrė lasyrėte tė shtetit, tė bėra nga zoti prefekt Zgjebo.
    Inajetullahu, komisar i policisė, d.v.

    (10)
    Desizion i Tribynalit:

    Unė, zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa kėtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, qė i dėrgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset qė i bėri tribynalit, u revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri tė bėhet kondanė nė dhjetė vjet burg otravo forsé.
    (kėtu vula)
    I “pandehuri”, i “padituri”, i dėnuari Hekur tani thyen gurė nė udhė tė re tė Tomorit.

    1938
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shume mire qe vihet kuja per gjendjen e sotme te shqipes ! Por besoj se zgjidhja nuk eshte tek dialekti geg.Psh edhe dialekti arberesh eshte me afer atij tosk ,sesa atij geg.Dikur deri ne Shkoder eshte folur toskerisht.Une nuk kam asnje dyshim se dialekti geg mban ne vetvete vlera te pacmuara, fjale dhe shprehje te lashta, edhe per shkak te relievit malor te veriut ,i cili ka qene i veshtire per tu penetruar nga te huajt.Por ketu duhet te kemi kujdes.Dialekti geg permban ne vetvete edhe mini-nen-dialekte te cilat nuk kane asgje te perbashket me gjuhen shqipe dhe kane ardhur nga invazoret e ndryshem, si psh. nen-dialekti dibran i cili vjen drejtpersedrejti nga gjuha aziatiko-cecene e fisit qe u vendos aty gjate luftrave shqiptaro-turke.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •