Perpara disa muajsh u zhvillua konkursi per planin e rregullimit e sistemimit te qendres se Tiranes i cili u fitua nga firma franceze ''Architecture Studio ''.
Tashme Bashkia e Qeveria kane nje plan rregullues e do te kryejne me mire rolin e rregullatorit ne planin e ndertimeve ne te ardhmen ne Kryeqytet.
Ndertimet e shumta e kane shnderruar Tiranen e ketyre viteve te fundit ne nje kantier gjigand ndertimi por ne shume raste keto ndertime ishin te ''pa kanalizuara'' ne aspektin planimetrik e shpesh here stonojne me vizionin modern te zhvillimit te kryeqytetit.
Tashme e tutje do te kete nje plan sistemues,i cili do te beje te mundur qe investimet ne aspektin ndertimor ne Tirane,te kene nje baze urbanistike prej nga ku do ti vihet edhe nje stop abuzimeve e inkompetences ne kete fushe.
Me poshte do t'ju dergoj edhe disa foto te maketit te ketij plani.
ps: Nese ndokush do te kishte materiale te tjera ne lidhje me kete teme,do te ishte i mirepritur per ti postuar.
Krijoni Kontakt