Paraqitja e para do ditëve në ekranin televiziv e pjesëtarëve të AKSH-së,në lajmet qendrore,nuk paraqiti ndonjë lajm të pa pritshëm për opinionin kosovarë. Pse mund të thuhet nuk paraqiti lajm të pa pritshëm? S’do mend se pas të gjitha peripecive që ka kaluar dhe po kalon ky popull,organizma e formacione të kësaj natyre,siç është AKSH-ë në këtë rast,mund të dalin dhe faktorizohen në skenën kosovare. Dalja e AKSH-së nuk duhet ta habisë askënd. Aq më tepër nuk duhet ta habisë skenën politike. Kur merren para sysh shumë faktor që po katandisin qytetarët e Kosovës. Statusi i pazgjidhur politik dhe zvarritja deri në pafundësi e një procesi konfuz e jo shpresëdhënës, ekzistimi i institucioneve të brishta e tmerrësisht të korruptuara, rritja e pandalshme e varfërisë dhe përkeqësimi i mëtejmë i mirëqenies sociale,një sistem i kohëve të shkuara neokolonial që aplikohet nga UNMIK-u kanë krijuar premisat e acarimit të situatës. Reagimi qytetarë në situata të tilla, do të ndodhte në çdo vend,ku vetëdija politike dhe kombëtare janë në nivelin e duhur. Kambanat e alarmit nuk kanë rënë në ditën e shfaqjes së djemve të AKSH-së në ekranin televiziv. Kambanat e alarmit kanë sinjalizuar vite me radhë,që nga mbarimi i luftës së armatosur. Ç’është e vërteta, për këtë gjendje mjerimi,nuk ka dashur të dëgjoj shumëkush nga klasa politike. Klasa politike e Kosovës, të gjitha paralajmërimet e përkeqësimit të gjendjes i ka soditur me një indiferentizëm të pashoq. Politika e skenës,përkatësisht institucionet politike kosovare në emër të angazhimeve politike për statusin e Kosovës kanë anashkaluar realitetin e rëndë. Realiteti është më i rëndë se ç’mund të pretendojë politika kosovare. Janë të njohura problemet në veriun e Kosovës. Atje popullata shqiptare në masë është duke i lëshuar vatrat e veta. Veriun e Kosovës nuk e administrojnë as institucionet ndërkombëtare dhe as ata vendore. Veriun e Kosovës e administrojnë kriminelët. Atje qysh nga mbarimi i luftës vazhdimisht operojnë forcat kriminale, të ashtuquajturat "Rojet e Urës" . Kohëve të fundit edhe "Garda e Car Lazarit". Këta të njohur për krime në Kosovë. Ditë më parë ,për Epokën e Re, zhvillova një intervistë me zëdhënësin e FBKSH-AKSH-së. Ai në bazë të informatave që kishte marrë nga Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) të FBKSH-së,më thoshte se Serbia po përgatitet për sulm mbi Kosovën. Duke e vënë në veprim Gardën "Car Lazarit" nga njëra anë,dhe nga ana tjetër ushtrinë e rregullt, e cila është dislokuar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe vetëm në fshatin Dobrosin ka dislokuar mbi 1000 ushtarë me të gjitha mjetet luftarake, duke përfshirë tanke dhe raketa të llojeve të ndryshme. Pastaj, gjithnjë sipas informacioneve që posedonte ai, 7 kilometra përtej rrugës në veri-lindje te Bujanocit, është ndërtuar një bazë serbo-ruse, një bazë e kategorisë se Bonstill-it. Madje vazhdonte ai,është e përballueshme dhuna që xhandarmëria serbe po ushtron mbi popullatën shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), ku për pasoj shqiptarët po shpërngulen për Gjilan dhe vende të tjera të Kosovës. Po kjo xhandarmëri po futet në thellësi edhe në fshatrat e Dardanës (ish Kamenicës) dhe te Besianës (ish Podujevës) të cilat nuk i mbron policia e UNMIK-ut, KFOR-it, dhe as SHPK-ja e TMK-ja.
Pavarësisht se si mund të kualifikohen informacionet e zëdhënësit të FBKSH-AKSH-së,pavarësisht nëse mund të pajtohemi ne ose jo,një gjë dihet,se këto informacione janë plotësisht të sakta,për të cilat kanë dijeni edhe institucionet kosovare e po ashtu edhe për ato ndërkombëtare. Duke u bazuar në deklaratat e krerëve të Serbisë,askush nuk mundet të na mbush mendjen,se në rast të pavarësimit të Kosovës Beogradi nuk po përgatit komplotin,ose destabilizimin e Kosovës. Indikacionet nuk janë aq të favorshme për ne. Prandaj,në këso konstelacionesh,dalja në skenë e formacioneve të AKSH-së, është diçka e natyrshme,diçka që do të ndodhte në çdo vend të botës. Dhe nëse bazohemi në paralajmërimet dhe informatat që ata japin nëpërmjet medieve dhe kanaleve të ndryshme,mund të themi se nuk kemi të bëjmë me aventurier siç mund ti cilësoj ndokush,por me njerëz të përkushtuar. Kjo padyshim se është një ndihmë edhe për institucionet e votuara. Megjithëse,institucionet e votuara të ekstazuar nga të pozitat e të mëdhenjve nuk duan të shohin përreth.
- Deri tash shqiptarët e veriut të Kosovës janë lënë nën mëshirën e bandave të Rojeve të Urës,Gardës së Car LLazarit dhe forcave të shumta kriminale serbe. E,gjëra të tilla nuk kanë ndodhur spontanisht dhe pa një program të caktuar politik. Qëllimi i të cilit ka qenë zbrazja e asaj pjese të Kosovës nga shqiptarët,për të ardhur më lehtë deri te ndarja. Prandaj ne nuk mundemi assesi ta akuzojmë krahun politik të AKSH-së,se pse këto probleme i ka kuptuar me kohë. Për tu akuzuar janë liderët politik që nuk kanë dashur të shqetësohen. Liderët që nuk duan ta kuptojnë realitetin nuk mund të quhen liderë. Ata kanë vetëm një aftësi. Atë të shfrytëzimin të situatave konfuze për tu pasuruar në forma të kundraligjshme. Në këtë sferë janë të perfeksionuar. Kosova praktikisht nuk ka institucione të mirëfillta. Kemi vetëm kupola të korrupsionit në të cilat janë mbledhur injoranca dhe mjerimi...Ky është realiteti Kosovarë. Realitet që lenë për të dëshiruar.
Krijoni Kontakt