Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Letër e hapur drejtuar presidentit të Rusisë Putin

    LETËR E HAPUR



    Z.VLADIMIR PUTIN- Presidentit të Rusis

    Jam një shqiptar i zakonshëm,që po u dërgoj këtë letër të hapur.

    Qëllimi: Të na njihni ashtu siç jemi,historikisht,jo emocionalisht dhe për konjuktura politike,siç e kishin traditë shtetet e mëdha në të kaluarën.Ne shqiptarëve,të sakatosur nga fuqitë e mëdha, aty nga vitet 1918-1924, e më vonë,na lindi shpresa,se lirinë dhe bashkimin e atëdheut do ta sigururonim me ndihmën e Rusisë Sovjetike,nga Bashkimi Sovjetik.Kjo shpresë përfshiu disa nga atdhetarët e mëdhenjë të Shqipërisë.Bajram CURRI,i dërgoi letër Leninit,më 1919,duke e quajtur “Arzeti” Lenin,pasi Lenini botoi në vitin 1918 “Traktatin e Fshehtë të Londrës” të Prillit 1915,midis vëndeve të “Antantës”,Anglisë,Francës dhe Rusisë me Italinë,që e zhdukte fare kombin shqiptar nga harta.

    Avni RUSTEMI, detyroi në vitin 1924 Parlamentin Shqiptar të mbante 5 minuta zi për vdejken e Leninit, si mik i madh i Shqipërisë. Imzot Fan .S.Noli përshëndeti në vitin 1927, në Sheshin e Kuq në Moskë, në emër të popujve të Ballkanit,10-vjetorin e Revolucionit të Tetorit, megjithse gazetat e klerit katolik të Shkodrës e akuzuan: “Komunist” dhe “Prift i Kuq”.

    Gjatë luftës së dytë botërore, Shqipëria u pushtua nga fashizmi Italian e më pas nga Nazizmi Gjerman. Në Nëndor 1942 Shqipëria u pranua antare e kolalicionit të Madh Botëror Antifashist me në krye tre shtetet e mëdha:Sh.B.A.,B.S dhe Britania e Madhe.

    Me luftën heroike të 28 brigadat partizane shqiptare gozhduan në Shqipëri 240 000 forca nazifashiste gjith kjo falë gjakut të 28 000 dëshmorëve të popullit shqiptar.

    Edhe populli i Kosovës, me 14-brigadat partizane të tij luftoi me trimëri krahas partizanëve të shqipëesirë e jugosllavisë deri në fund të luftës, duke u radhitur në anën e fitimtarëve.

    Dhe ne, shqiptarët, patëm shpresa të mëdha tek Marksizëm-Leninizmi, për zgjidhjen e çeshtjeve nacionale dhe tek deklarata e 3-shteteve të mëdha, aleate të koalicionit të madh antifashist botërore, për të drjtat e popujve për vetvendosje. Këto shpresa qenë vetëm iluzione të bukura e zhginjime te hidhura. I varëm shpresat tek Karta Universale e OKB dhe tek Karta e Helsinkit, mbi të drejtat e njeriut dhe poujve për vendosje,por edhe këto “Karta” po dalin më shumë të përdredhura,të paktën deri tani.

    Bindja e përgjithshme e shqiptarve sot është:

    Të gjitha fatkeqsit e kombit shqiptar,që nga Kongresi i Berlinit më, 13 Qershor 1878 dhe deri më sot, tetor 2007, për gjatë 129-vjetësh, i janë shkaktuar direkt nga Rusia, siç më poshtë::

    Copëtimi i Shqipërisë në 5-shtete.

    Genocid e shpërngulje, dëbim në masë me dhjetra e mijra në Turqi dhe Shqipëri,mjerimi dhe gjaku i derdhur lumë për të mbrojtur tokën e stërgjyshërve ,kombësinë shqiptare,gjuhën e nënës,zakonet,traditat,kulturën unikale në Ballkan dhe në Europë.

    Të gjitha këto janë bërë nga fqinjët tanë shovinist,lakmitar,por me ndihmën e mikes,mëmës Rusi,se vetëm ata e kanë ditur kush është shqiptari!

    Ky realitet i provuar historikisht,na dëshpëronë,na ka zhgënjyer e zëmëruar,pasi nga një rreze drite,shprese,Rusia na doli armiku më i rrëzikshëm i kombit shqiptar.

    Historinë e dime shumë mire,por kemi pasur të drejtë që të shpresojmë, dhe shpresuam se Rusia e re,do kishte ndryshuar nga Rusia e vjetër,me mëndësi hegjemoniste,ku sundonin emocionet në vënd të shkencës dhe parimeve njerëzore.

    Në vitin 1961 qevria sovjetike,e fryrë me emocione ideologjike dhe si superfuqi, i preu marrdhënjet ekonomike dhe diplomatike me shqipërinë. Ajo shpresoi që ne shqiptarët do vdisnim për bukë thatë,ose do shiteshim për 30-aspra. Qeveria Hrushovine dështoi në cinizmin e saj. Në Shqipëri shpërtheu entuziazmi atdhetar i të gjithë popullit shqiptar,që shpuri në forcimin e pavarsisë dhe zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë së vëndit.

    Z.President!

    Shkenca e histories botërore ka vërtetuar se themeli i kulturës Europiane është trekëndshi “Iliri-Greqi-Romë”.

    Përpara këtij fakti duhet të përulen me respekt të gjithë, në radhë të pare njerzit e shkencës, kulturës dhe politikanët e Europës dhe botës.

    Është vërtetuar që Ilirët janë vëndas,ata i pritën grekët kur erdhën nga veriu dhe i përcollën në jug të Ballkanit, aty ku janë sot. Perënditë e quajtura greke,në të vërtetë janë Pellazgo-Ilire.

    Grekët prune besimin e tyre , por nuk mund të binin si çdo plaçkë edhe vëndet e shënjta si Olimpin,Delfin etj. Këto vënde të shënjta ishin aty, të krijuara nga besimi dhe imagjinata e popullsise Pellazgo –Ilire,para greke. Ilirët e Grekët e njihnin njëri-tjetrin dhe i respektonin kufijt midis tyre.

    Çamëria e sotme,ose Epiri, ka qënë shqiptare deri në vitin 1913, kur me këmbnguljen e Rusisë Cariste iu dha Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

    Atje kanë banuar Mollosët,Thesprotët dhe Kaonët,të cilët historianët grekë i quanin “barbar”-jo grekë. Këtë e di e gjithë bota ,sidomos Greqia dhe mikja e saj Rusia demokratike. Ndërsa Romakët janë akoma më të vonët se Ilirët.

    Ka dokumenta që dëshmojnë për zhvilimin ekonomik e kulturor të Ilirëve,që përpara shekullit të XII-p.e.r. dhe për mardhënjet tregëtare me popujt mediterran e sidomos me trojën,si qëndra më e zhvilluar në Mesdhe. Në shekullin e-XII-p.e.r. koalicioni i shteteve greke sulmoi për të plaçkitur Trojën. Në mbrojtje të saj vajtën vullnetar nga Iliria.

    Ushtari i pare grek Protesilau u vra nga një Dardan (Kosova) sapo kapërceu anëdetin e Trojës.

    Në varrin e Protesilaut në Eleus”Esqi Hisarlikun e sotëm, Leka i madh theri kurbanë dhe u fal për të pasur ogur në fushatën për shkatërrimin e perandorisë persiane të Darëve në Azi. Për Ilirët e Shqiptart e sotëm ka dokumenta,që vërtetojnë se janë vëndas në tokën e tyre.

    Turma fisesh barbare gjermane e sllave,në shekujt e V,VI të erës së re,erdhën nga veriu e lindje drejtë Europës qëndrore e jugore. Ata u asimiluan me popullsin vëndase,veç Ilirëve, Grekëve e Romakëve, që i kishin kristalizuar gjuhën,zakonet e kulturën e tyre shumë kohë më parë. Barbarët ishin nomad,endacak,ku i zinte mëngjezi nuk i zinte darka.

    Ata ishin pa atdhe dhe u mungonte ndjenja morale, ajo më e thinjura dhe më e fuqishmja,ndjenja për atdheun,që i dallon popujt e kombit në histori.

    Barbarët ishin injorant,zbathur,veshur me lëkurë delesh,pa qethur e të pa larë e kudo grabisnin e shkatërronin. Në këtë kohë Iliria kishte jetë qytetare mbi 1500 vjeçare,ndërsa sot festohen 2500 deri 3000 vjetorin e tyre. Dhe në Mallakastër p.sh.ka pasur qytete nga 600-1000 vjetë p.e.r..s, si Gurzeza, Orgesi, Nikaja, Dimali, Bylisi,ku ka pasur gjimnaze,teatër,biblioteka,shetitore,furra buke, banjo, punishte, monedha bronxi dhe tregëtia zhvillohej me vëndet e mesdheut e Lindjen e Mesme.

    Turma fise sllave erdhën në Ballkan në shekullin e VI,nga përtej Uraleve. Perandori Bizantin Justiniani i ndali dhe u dha toka reth Danubit,me kusht që të mbronin perandorinë nga dyndjet e tjera barbare.

    Sërbo-Sllovenët, nga muhaxhir në tokën e botës, filluan të grabisin tokat iliro-shqiptare në Ballkanin perndimor dhe sidomos në Kosovën e sotme.

    Ky rrezik disa shekullor është aktual me ndihmën e huaj, sidomos të Rusisë.

    Për Europën Demakratike, tani në fillim të shekullit të ri,të arsyes e të moralit,do të ishte turp të shesë popullin shqiptar të Kosovës, në pazaret e së kaluarës që historikisht kanë qënë të fëlliqura.

    Ndërsa për Rusinë e sotme demokratike, përpjektjet për ta penguar pavarsinë e Kosovës,me arsye e mos arsye të kota, që edhe vetë nuk i besion,do ishte veprim i shëmtuar që do të habiste opinionin demokratik botëror.

    Nuk jemi sot në kohën e Carërve, perandorve e sulltanëve, që shpesh ligjet i bënin Rasputinët.

    Nuk jemi as në kohën e Bismarkut,Eduart Greit dhe traktateve të fshehta që zhduknin popujt e vegjël, po heroik,me një firmë. Kështu po ndodh me Kosovën,që nga viti 1913 e deri sot,me genocide,shpërngulje,varre masive,veprime ç’njerëzore për ta mposhtur e zhdukur fare.

    Zoti President!

    Ju ndoshta nuk e imagjinoni., Qeverit e vëndeve të mëdha nuk kanë begenisur të studjojnë histoinë e popujve të vegjël. Kemi qënë të dënuar me vdekje nga fuqitë e mëdha,që firmosën mbi fatet e popujve të vegjël, duke mos u mbështetur në njohjen e tyre shkencore, historike,por në emocione, në ruajtjen e interesave dhe krijimin e konjukturave midis tyre, në urrejtjen raciale dhe hegjemonzmin territorial. Ky rrezik,për jetë a vdekje, ka qënë shumë i egër gjatë histories sonë.

    Nga viti 1913 deri në vitin 1925,në kordinim me shovinistët fqinj,u likuiduan fizikisht,brënda e sidomos jashtë Shqipërisë,figurat kryesore,heronjët e popullit shqiptar,diplomatët botëror,gjeneralët popullor dhe rilindasit zëmër zjarr: Ismail Qemali,Luigj Kurakuqi,Hasan Prishtina,Isa Boletini,Idris Seferi, Ded Gjon Luli,Azem e Shote Galica,Avni Rustemi,Bajram Curri etj.

    Qëllimi i kësaj ishte që populli shqiptar të mbetej pa udhëheqës,të mposhtej dhe të coptohesh përfundimisht.

    F.Noli thotë: “Rronë ore,rronë dhe nuk vdesë kurr shqiptari”, në Perugia të Italisë,në

    28 Janar 1919,i cili pengonte zbatimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës 1915,Gazeta “Koha e Re”e Shkodrës dha gjëmën: “Na mbriti lajmi i zi si korbi, I ftohtë si akulli,i mpreht si shpata e mejdanit Vdiq Ismail Qemali i Vlonës”………………..

    Atdhetari Mihal Gramëno shkruan në gazetën e Korçës:

    “Mos qani.Mos qani,se kini për të turpëruar një komb fisnik e kalorës në botë,që ka lindur luanë e botës”. Dhe për ilustrim,për ti ditur ato që nuk i dinë dhe ata që janë rrekur pë të na vjedhur heronjët tanë,po u tregoj disa nga luanët që ka lindur populli shqiptar:

    Dy gjeneralët më të mëdhenj të botës vjetër:

    Aleksandri Madh i biri Olimbis Ilire nga Mollosët e Epirit (Çamërisë).

    Pirrua i Epirit –Iliria –(Çamëria). Teuta-Mbretëresha e parë në historinë e vjetër,në shekullin e III-p.e.s që theu legjonet romake në fushën e Durrësit në vitin 229 p.e.s. duke e penguar pushtimin e Ballkanit nga Roma.

    Dymbëdhjet perandor të Romës dhe pesë perandor të Bizantit, si Konstandini i Madh, Aureliani etj kanë qënë Ilir, ku shumë kombe të mëdhenj sot në atë kohë ishin nomad ose nuk ekzistonin fare

    Kostandini i Madh nga Durrsi i Ilirisë(Shqipërisë),u bë perandor i Romës dhe në vitin 313 të e.s në Ediktin e Milanit,shpalli për here të pare Kristianizmin fe, zyrtare të perandorisë Romake,u sigurot lirinë e besimit dhe ktheu pasurinë e konfiskuar nga shteti Romak. Konstandini i mbrojti krishterë nga heretikët. Në vitin 325 Konstandini i Madh mblodhi Koncilin në Nikea,(Turqi),ku u përfundua parimi themelor i fesë Kristiane,si fe sunduese në perandorinë Romake dhe Jezu Krishti u shpall zyrtarisht profet dhe i biri i zotit,me shumicë votash.

    Shqiptari Shën Nikeda i Dardanisë(Kosova) është i pari në historinë e Kishës Kristiane,që kompozoi Hymnin e Shenjtë të fesë “Tedeumin” duke i dhënë shpirtin e tij shqiptar.Luani i madh Skënderbeu(Gjergj Kastrioti),heroi ynë legjendar,që kur ishte gjallë në shekullin e XV,Papa Piu i II e quajti “Atlet të krishtit”.

    Ndërsa në vitin 1994 Papa Vojtina,Gjon Pali i II- në vizitën që bëri në Shqipëri tha:

    “O tokë e larë me lotë,tokë e vaditur me gjakë,tokë martirësh dhe më tej:

    “O vënd i pasur me virtute kulturore dhe shpirtërore”

    “Atlet i Krishtit,kristjan i flakët është Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

    Në luftimet për pushtimin e kështjellave shqiptare në vitet 60-70 të shekullit të –XV-,kur turqit brohorisnin Roma-Roma, shqiptart e Shqipërisë,Kosovës,Maqedonisë,Çamërisë e Malit të Zi,luftonin me heroizëm për mbrojtjen e Europës perndimore nga pushtimi turk.

    Dy sulltanët më të mëdhenj Murati i II- e Mehmeti i II-të mbiquajtur “Sulmues të botëve”,ishin të aftë të fusnin nën thundërn e kuajve të tyre Italinë e krejt Europën perndimore,ashtu siç e kishin futur Rusinë e madhe pushtuesit nomad Tartaro-Mongol dhe që e mbajtën të pushtuar pë 300 vjetë,nga fillimi i shekullit të XIII- deri në fillim të shekullit të XVI. Për dieni, superfuqinë turke e ndaloi vetëm populli shqiptar me në krye Skënderbeun,në një kohë kur në shqipëri derdhesh gjaku lumë dhe Europa dridhej nga tmerri i invadimit turk, krajli i Sërbisë Brankoviçi i jep sulltanit të turqisë vajzën e tij,Kantakuzinë,për grua,duke u betuar me gojë,me shkrim e me vulë që e bija ishte e virgjër.

    Europa perndimore do të kthehesh 300 vjetë prapa,në jetë nomade të Azis qëndrore,ashtu siç u kthye Rusia nga zgjedha mongole,e cila formalisht e hoqi bujkrobërinë në vitin 1861,kohë që në Europë luftonte sistemi kapitalist.

    Kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Sulltan Mehmeti tha:

    “Luan të tillë nuk do të lindë bota kurrë”

    Luanët që ka lindur populli shqiptar nuk kanë të mbaruar si Ali Pashë Tpelena,Mehmet Ali Pasha (themeluesi i Egjyptit modern), Ismail Qemal Vlora (themeluesi i shtetit shqiptar e tj). Por, rreziku ka qënë,se këta luanë,kanë dashur të na i vidhnin Sërbët dhe Grekët.

    Ata kanë thënë që Skënderbeu është yni, Ali Pash Tepelena etj.

    Të gjithë luanët e Revolicionit Grek i ka vjedhur qeveria greke,por luanët nuk vidhen kollaj, si Nikolla Skufaj krijoi në Odesë në vitin 1814 Organizatën “Shoqëria e miqëve”,Heteria e cila udhëhoqi Revolucionin grek. Komandantët e lavdishëm të panvarsisë së Greqisë: Teodor Kollokotroni,Aleksandër Ispilati,Andrea Miaulli,Gjergj Karaiskaqi,Kanori,Bubulina,Marko Boçari,Tombazi,Shahturi,Pepini,Foka,Kryeziu,Haxhi Baba,Noti Boçari etj.

    “Noti Boçari i pari Ministër i Mbrojtjes i Greqisë dhe Miaulini krye admirali i pare i flotës greke i cili kur vdiq në vitin 1835,u varros në Pire,pranë Themistokliut,pë mirnjohje”. (Leon K.Leontini”Çeshtja shqiptare Athinë 1897 (f.41-47).

    “Shqiptarve u takoi nderi, që ti vinin kurorën në Besarabi, Otonit, mbretit të parë të Greqisë,pasi që të tre ishin shqiptar Miauli,Boçari dhe Pllaputa”.(L.K.Leontini “Çeshtja shqiptare”Athinë 1897).

    “Kur u ngrit monomenti i shqiptarit Marko Boçari në Mesallongji,oratori falenderoi Shqiptarët e Greqisë dhe të Shqipërisë për ndihmën e madhe në fitoren e revolucionit dhe pavarsisë së Greqisë. Mbreti,Otoni i I- u çudit. Peshkopi Portirio,që drejtonte cermoninë iu përgjegj mbretit”

    “Po Madhëri, Shqipëria lindi themeluest e kombit tënd”.Pastaj peshkopi u kthye nga populli i zëmëruar e tha: “Mjer kombi,Mbreti i tij nuk njeh historinë”.

    (Po aty L K Leontini “Çeshtja shqiptare” Athinë 1897)

    Zoti President!

    Luanët e shqipërisë nuk kanë të sosur,në të gjitha fushat e jetës.

    I gjithë populli shqiptar është luan.

    Më vonë, në luftën e dytë botërore shqipëria ishte një milion e njëqindmije dhe me luftë heroike bllokoj në shqipëri 270 000 forca fashiste dhe naziste,duke ndihmuar në këtë mënyrë luftën e koalicionit të madh antifashist botëror. Në Tetor 1943 qyteti i Fierit kishte 3 500 banor dhe nxori në një ditë partizanë vullnetare 68 vajza e gra kundër nazizmit gjerman. Cili qytet i madh i Rusisë dhe botës mund të krahasohet me Fierin tone?

    Një proverb franceze thotë: “Fier Comme une Albanias”.

    Krenaria e shqiptarit është gjenetike dhe nuk mund të nëpërkëmbet kurrë.

    Kapiteni i anijes kozmike “Intever”Bill Gregori,në Mars 1995 ,nga kozmosi tha:

    “Jam krenar me orgjinën time shqiptare”.

    I gjithë njerzimi është krenar me shënjtoren Nenë Tereza. Edhe kjo koiçidencë hyjnore ,Zoti i di të gjitha. Sa për dieni, Nënë Tereza është Gonxhe Bojaxhiu,bijë e shënjtë e popullit shqiptar nga Kosova.

    Kosovën 6-fuqitë e mëdha,me këmbënguljen e Rusisë Cariste,në vitin 1913 ja dhanë Sërbisë,ashtu siç i dhanë Çamërinë Greqisë,toka e Malit te Zi e Maqedonise , duke lënë në trungun nën 1/3 e teritorit shqiptar .

    Dhe serbet në Kosovë, por edhe grekët në Çamëri, këto 95 vjete të pushtimit,ja pinë gjakun shqipëtarve ,me metodat raciste e fetare jezuide mesjetare si kanibalë,me genocide i zhdukën,i dëbuan në masë,i lanë në injorancë,i vranë masivisht shpirtin liridashës,krenarinë dhe ndërgjegjen kombëtare.

    Ata u grabitën lirinë e pavarsinë kombëtare, u nëpërkëmbnin dinjitetin njerzor e kombëtarë me qëllim të na hiqnin besimin fetar,tek zoti,na përgjysmuan me çdo mjet çnjerzor, penguan zhvillimin a arsimit e kulturës kombëtare të tjetërsonin zakonet e traditat, të na hiqnin gjuhën dhe shkollat në gjuhë shqipe,mohuan përdorimin e flamurit kombëtar të vaditur me gjakun e kulluar të shqiptarve. Të gjitha këto me një skenar të dirigjuar nga Rusia Cariste, dhe ajo e sotmja demokratike kundër shqipatrëve në Kosovë, Çamëri, Maqedoni.

    Qëllimi është i qartë,të zhdukej kombi shqiptar dhe të kënaqeshin miqtë e Rusisë në Ballkan. Për këtë qëllim,të gjitha traktatet e fshehta të fuqive të mëdha,me këmbnguljen e Rusisë,gjithnjë kanë qënë kundër shqipërisë. Prandaj Pater Gjergj Fishta në këtë kohë shkruan:

    “Moj Europa shpresa e motit Ç’far i patëm bërë zotit Që gjithë tokat e shqipërisë Ja u dhe klyshëve të Rusisë”

    Lind pyetja: -Cila e drejtë njerzore,kombëtare,morale,politike,juridike,natyro re e justifikon këtë padrejtësi ?!

    Si lejohet genocide mbi një popull heroik,më i vjetri në tokat e tij në Ballkan?

    Vëndi i Skënderbeut që mbrojti Europën e krishterizimin nga pushtimi turk,i Nënë Terezës, shënjtores së pare pas Jezu Krishtit etj?

    Të gjitha Organizmat Europiane,Amerikane dhe botërore e dine,që Kosova është rast i vacant. Ajo u pushtua nga Sërbia në vitin 1913 dhe gjatë 95 vjetë u sundua me terror e genocide. Në vitin 1976 Titua e shpalli Krahinë Autonome me kufijtë e sotëm të cunguar,me të drejt vetqeverisje administrative,me të drejtën e përdorimit të flamurit komëtarë,shkollat në gjuhën shqipe nga fillorja deri në universitet,kultura e arti në të gjitha gjinit,shtypi dhe radiotelevizori, nëpunës dhe organet e rendit ishin shqiptar,përfaqësues në organet qëndrore të Federatës Jugosllave,parlament,qeveri e presidencë. Këto të drejta i hoqi diktatori Sllobodan Milosheviçi që përdori diktaturën e egër,mbylli institucionet në gjuhën shqipe,shtypin,radiotelevizorin,universitetin etj,dhe ndërmori burgimet masive dhe masakrat si ajo e Reçakut në vitin 1999. Shpërtheu kryengritja popullore “UÇK” dhe me nderhyrjen e Natos në vitin 1999,Kosova u çlirua nga sundimi sërb dhe gjatë 8-vjetësh administrohet nga OKB, Kosova kërkon të shpallë pavarsinë e plotë në të gjithe teritorin e saj si shtet i pavarur shumë etnik e demokratik.

    Këtë të drejtë legjitime të Kosovës e përkrahin qeveritë e Ballkanit,Europës dhe Amerikës,veç qeverisë së Federatës Ruse dhe dhe ju Z.President,duke kërcënuar me votën kundër në Këshillin e Sigurimit të OKB. Vetua e Rusisë po çudit botën dhe i ngjan një dhëmballe të krimbur.

    Zoti president, këtë dhëmballë hiqe,mbajtja e saj e diskreditonë Rusinë si shtet i madh,të cilës i ka hije të merret me probleme të mëdha me Europën,Amerikën e botën,jo me idjotët nacionalist Sërb.

    Të gjithë e dine,sërbët edhe juve,që Kosova do e marrë pavarsinë e plotë,atëhere përse rrekeni duke e përdorur për qëllime të tjera. Nuk është e moralshme të tallesh me një popull heroik,që mijra vjetë ka qënë në robëri,nën Romën,Bizantin,Turqinë dhe Sërbinë nga viti 229 p.e.r.deri sot 2236 vjetë më vonë.

    Rusia juaj ka mbajtur me shqiptarët gjithnjë qëndrim armiqsor, lexoni z.President:

    Në paqen e Shen Stefanit 1877,Bullgaria erdhi deri në Elbasan.

    Kongresi i Berlinit shkëputi Plavën,Gucinë,Hotin,Grudën,Ulqinin etj.

    Konferenca e Ambasadorëve më 1913,në Londër na ndau në 5-shtete.

    Ju Zoti President-jeni me Rusinë e vjetër apo me Rusinë demokratike?

    Më tej, në protestat e Kongresit të Lushjes në Janar 1920, dërguar Konferencës së paqes në Paris thuhet: “ Ka ikur ajo kohë,kur shqipërinë e tërhiqnin prej litari,si bagëti dhe e shisnin në pazaret e Europës.Ajo sot ka zot bijt e saj”.

    Nuk ka popull në botë që të jetë terrorizuar,pa shkak dhe pa ndërprerë sa populli shqiptar.

    Historiani rus E.A.Kosminski, për zgjedhën Mongole mbi popullin Rus thotë:

    “Zgjedha Mongole jo vetëm shtypte,por fyente dhe thante edhe vet shpirtin e popullit që bëhej viktimë e saj”.

    Ai këtu e ka fjalën për “Hordhin e Artë”që rrafshonte qytetet e Rusisë,burrat i therte dhe grate e femijët e Rusisë i shiste skllevër në pazaret e Azisë Qëndrore.

    Kështu kanë bërë edhe xhelatët Sërb me popullisinë e Kosovës.

    Dhe kanë kurajon e paturpësinë të kërkojnë të bashkëjetojnë me ta në një shtet të përbashkët viktimat me xhelatët e tyre sërb.

    Shqiptart pa ndërprerë kanë ndjerë peshën e rëndë të diskriminimit dhe coptimin e vazhdueshëm, deri në këtë gjëndje që është sot.

    Sa kohë do të durohet kjo gjëndje nga shqiptarët?

    Këtë duhet ta kuptoi mire klasa politike e ndërgjegjshme e Europës,Amerikës dhe sidomos ajo e Rusisë. Kosova është shëndrruar në symbol dhe dhimbje për të gjithë kombin shqiptar. Shqiptarët janë rracë me vitalitet të pa krahasueshëm dhe kudo,ku janë të shpërndarë,si zogjët e shqiponjës nëpër botë,kur ti thërresë Nëna Shqipëri,nuk ka force dhe kufi shtetesh që ti ndalojë,për tju ndodhur Nënës pranë, ashtu siç thotë dhe F.Noli në vitin 1920:

    “Qan e lutet Nënë e mjerë Kërkon vathën edhe nderë Bijtë e besës thërret pranë Kur i thiri dhe si vane Për lirinë e vëndit tone Sot se nesër është vonë”

    Sot, Sërbia deklaron,se: po u vendos pavarsia e Kosovës.ajo do ta pushtojë atë me forcën e armëve.

    Forcën më të madhe të armëve Sërbia e kishte në vitin 1999 dhe e pa e gjithë bota,Milosheviçt,Karadiçët,Mlladiçt etj,që ja mbathën me bisht nën shale.

    Apo “mburren” me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë?!

    Nuk e beson kush, që nacionalizmi i ndryshkur sërb,të tërheq prej hundësh Rusinë për të mbrojtur një padrejtësi të së kaluarës.

    Nuk mund të bjerë aq poshtë Rusia,që ka lindur kollosë gjatë histories së njerzimit,sa të nxjerrë gjuhën sot bota demokratike.

    Nuk ka shqiptar që për tragjedinë Kosovare të mos i ngjethet trupi,të mos i vrejtet fytyra dhe zgurdullohen sytë me urrejtje. Të gjithëve u dhëmb zëmra,shtërngojnë grushtat dhe kërcasin dhëmbët, kundër shkaktarëve të kësaj tragjedie shekullore.

    Dipllomatët e shquar, politikanët, shkencëtarët, historianët dhe analistët europian e botëror,mundë të parashikojnë fenomene kozmike,allejin dhe vrimat e zeza,por për fat të keq,ata nuk kanë ditur dhe nuk po dinë edhe sot,fenomenin e thjesht shqiptar,që e kanë përpara hundës,këtu në mezin e Europës plakë.

    Edhe ata personalitete botërore si E.Durhami e Anglisë e Bajroni,Vilsoni dhe disa diplomat Austrohungarez etj, janë thyer përballë inkuizicionit rus, i cili u besonte symbyllur akdemikëve mjekërrbardhë, por faqe zesë të Sërbisë, edhe kur thoshin se shqiptart kanë ardhur nga Egjypti në shekullin e XVI- të e.s.

    “Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët, Homeri, Hesiodi, Hekatei, Milenit, Akusilaos, Hellanikos, Herodoti, Tuqididi,Efori etj,na bëjnë të ditur,shkurtimisht,por mjaftueshëm,se përpara mbërritjes së grekëve,vëndi që do të bëhej greqi,ka qënë i banuar nga Pellazgët.

    Ata gjithashtu,pohojnë se këta pellazgë nuk ishin grekë,por “barbar”d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe së fundi, se ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe perëndive të tyre”(Shqipëria,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen f.13 nga Matheu Aref).

    Historianët e greqisë vjetër kanë shkruar gjerësisht për Ilirët dhe Ilirinë në trojet e tyre nga Epiriotët,Taulantët,Enkelejt,Albanët,Dardanët,Ardi anët dhe deri thellë në bregdetin e Dalmacisë etj. Për Sllavo-Sërbërbt nuk flitet asnjë fjalë,sepse atyre nuk u ishte dëgjuar as emeri,pasi nuk banonin në Ballkan,përpara shekullit tëVI- të e.s.

    Veç histories së shkuar nga autorët antik,arkeologjia,gjuhësia e gramatika historike e tj, dokumentojnë popullsinë e madhe Pellazge dhe vazhdimsinë e tyre Ilire dhe Shqiptare në në Epir, Shqipëri, Kosovë,Maqedoni dhe Mal të Zi që nga epoka e gurit,bakrit,bronxit, hekurit e deri sot.

    Arkeologjia Sërbe e akdemikëve të saj,nuk ka zbuluar asnjë vëndbanim sllavo dhe Sërb ,para shekullit të VI- të e.r,as në Sërbi,pa lëre pastaj jashtë saj,në Kosovë e më tej.

    Shqiptart nuk i kap kush prej veshi.

    Mos e detyroni popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptart,kudo ku janë nëpër botë,që ta zgjidhin vetë problemin e tyre kombëtar.

    Shqiptart nuk janë 2-milion,sa llogarisin koçkandonët e Beogradit,por edhe 4-milion shqiptart e Shqipërisë,1milon në Maqedoni,Malin e Zi e Preshevë,4-milon në greqi,8-milion në Stamboll e Turqi,200 mijë në Beograd,2 milion në Itali,në Gjermani,Francë,

    Angli,Kanada,ShBA,Brazil e Argjentinë,500 mijë në Rusi,Ukrahinë e Sërbi,në Rumani,Bullgari etj,gjithsej më shumë se 25 milion shqiptar.

    Bota nuk ka pare se si luftojnë për liri e pavarsi kombëtare,shiptart.

    Ata jetojnë me lavdinë e krenarinë e shekullit të XV-,me në krye Skënderbenë.

    Ata edhe sot,pas 500 vjetësh,thonë jemi bijtë e Skënderbeut.

    Shumica e shqiptarve burra e gra, shëndrrohen menjëherë në heronjë të lirisë,për të shpërthyer dufin dhe brengën e dergjur për trimëri,të mbledhur nga padrejtësitë që u janë bërë shqiptarve në shekuj.

    Abdyl Frashri,në Qershor 1878 u takua me Bismarkun,kryetar i Kongresit të Berlinit dhe i tha: “U lutem mendoni mire ju për Shqipëri, Mos e bëni copa,copa sikur s’ka njeri.,Ne nuk jemi grek,as bullgar as Sërb e as nga Mali I Zi, Jemi vetëm shiptar e kërkojmë liri”.

    Bismarku nuk e vlersoi këtë kërkesë dhe Kongresi i Berlinit e coptoi Shqipërinë,duke i dhënë Malit të Zi Plavën e Gucinë e Grudën dhe Ulqinin.

    U bë 3-vjet luftë,nga viti 1878 deri në vitin 1881,për të mbajtur vëndin nga coptimi,duke luftuar në të njëjtën kohë kundër shovinizmit fqinj,,kundër 6-fuqive të mëdha dhe kundër Turqisë që kishte nënshkruar coptimin.

    Shqiptart kanë besim se dita e pavarsisë së Kosovës do të vij shpejt,brënda 120 ditëve.Ata luten që kjo ditë të vijë nëpërmjet mirëkuptimit të organiznave të mëdha të botës demokratike. Faqet e zeza të histories së kaluar duhet të fshihen nga mendjet e ndritura të këtij fillim shekulli të ri të arsyes, që të mos tallen njërzorët që do ta trashëgojnë këtë shekull të ndritur.

    Për kujtes: Papa Gjon Pali i II-e pastroi historinë 2000 vjeçare të Kishës Katolike.

    Ai hodhi poshtë urdhrin Jezuid të Injac Jojolës dhe gjyqet e inkuizicionit,që mbyllte njerzit në mure ose i digjte në tura drush.

    Xhordano Bruno përpara zjarrit tha: “Unë po vdes,në një kohë që ka humbur arsyeja,

    ndërsa ,inkuizicioni do të varroste ditën që ajo do të gjëndet”

    Sot arsyeja është gjetur. Atë nuk duan ta pranojnë shovinistët sërb dhe miqt e tyre rus.

    Historinë e bëjnë popujt,me në krye individ të vaçant,që historia i ka vendosur si labidar në udhëkryqet e saj.

    Lind pyetja: Gjashtë shtetet e mëdha të grupit të kontaktit,Bashkimit Europian,ShBA dhe rusia,njerzit e mënçur të këtij fillim shekulli,kur dhe si mendojnë për momentin historik,për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës,dhënjen e pavarsisë së plotë në të gjithë teritorin e saj?

    Për hater të kujt duhet të bëhet kurban një popull heroik,i pushtuar dhe persekutuar çnjerëzisht një shekull të tërë nga xhelatët sërb?

    Kush e ka guximin e paturpësinë të argumentoi me donkishotizma,që Kosova shqiptare me rracë,gjuhë,zakone,histori,fe, culture dhe truallin e saj, të bashkëjetoi,me gjaksorin,me armikun e saj në gjak nder shekuj?

    Kjo nuk do të ndoth kurrë.

    U lutemi lëreni të qetë popullin e Kosvës të ndërtoi jetë e tij të lire në miqësi me fqinjët dhe së shpejti ti bashkohet Europës Demokratike.

    Mos e zgjuani, se pastaj do të jetë vështirë të qetësohet Kosova,Shqiptëria ,Ballkani dhe Europa.

    Zgjidheni me kokë dhe jo me këmbë këtë problem.

    Zoti President:

    Është në nderin dhe karakterin burrëror të popullit të madh Rus,në nderin tuaj,qeverisë dhe parlamentit të Federatës Ruse,që të hiqni përdorimin e vetos në Këshillin e Siguriomit të OKB, për pavarsinë e Kosovës.

    Kështu Ju do të tregoni botërisht se jeni ndarë nga traktatet e zeza të Perandorisë cariste të Rusisë.

    Arsyeja është gjetur dhe u bënë thirrje.

    Dëgjoheni atë.

    Ky mesazh është dashamirës.

    Dëshirojmë t’ju kemi miq të mire,por gjithnjë duke ruajtur dinjitetin reciprok.





    Urojmë të gjitha të mirat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 22-10-2007 më 20:41
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Kete artikull e kam lexuar ne nje gazete sme kujtohet mire per momentin.
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,961
    Shum e drejtë,shum i goditur por i gjatë.Nuk e di se në çfar gazete është botuar dhe a i ka vajtur të adresuarit.Megjithëse nuk është çuditur,ashtu si nuk çudit askush me diversionin Rus.

    Nuk mbulohet dielli me shoshë.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Cool Me mire drejtohu kryegardianit te burgjeve ruse apo serbe!

    Shume ja ke rritur veshet atij Putinit oj ti shoq.
    Ai per hir te vetes se vet dhe te kastes se tij te kalecerise ruse nuk do me ja dite per lirine e ruseve,e ti i drejtohesh atij per kosovaret?????
    Ke harrxhuar kohe e mund t'i drejtohesh me respekt e me argumenta kulture nje njeriu qe nuk ka respekt per popullin e vet.
    Pastaj kush do me ja dite se cfare mendon Putini.Do vi dita dhe ora e Kosova do shpallet e pavarur dhe pike!
    Putini nuk eshte president i Ballkanit.Boll e ka ate hapesire ku vret e pret majtas e djathtas.13 gazetare jane vrare keto kohe ne Rusi dhe ai vend nuk ka hapur asnje proces gjyqesor te paken sa per sy e faqe,t'a leme menjeane hetimin e te vertetes qe nuk ka nevoje te hetohet se dihet si eshte.Ai eshte thjesht kreu i nje bande njerrezish pa ideal,pa skrupull,nje barre e rende per vete popullin rus.Dhe ti pret qe me argumentat e tua t'i terheqesh vemendjen apo t'a bindesh? Vete nisma per ti shkruar nje leter te hapur Putinit per pavaresine e Kosoves eshte teper naive.
    Eshte njesoj sikur t'i shkruash nje leter te hapur drejtorit te burgjeve te Moskes apo te Beogradit me nje kerkese te kulturuar per te nxjerre nga burgu bashkeatdhetare tanet qe mund te jene burgosur atje padrejtesisht.Me fjale te tjera: Paske gjet kishe ku te falesh.(keshtu i themi ne kesaj ne gjuhen shqipe.)
    Cfare eshte Putini me teper se nje kryegardian burgu!

    .................................................. .........................


    ...And then we went to see the Emperor of Russia. We just called on
    him as comfortably as if we had known him a century or so, and when
    we had finished our visit we variegated ourselves with selections
    from Russian costumes and sailed away again more picturesque than ever-

    From: The Innocents Abroad,by Mark Twain.
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 03-12-2007 më 02:20

Tema të Ngjashme

  1. Letra Drejtuar Filemonit!
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-06-2007, 18:07
  2. Pavaresia e Kosoves nuk varet nga Veto-ja e RusisË, Por Nga Amerika!
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2006, 00:03
  3. Rusia i shpall "lufte" dollarit
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 14:28
  4. Qëndrimi i shtypit të huaj ndaj lidhjes së Prizrenit
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  5. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •