Close

Rezultati i Sondazhit: Ndikon muzika në gjendjen tuaj shpirtërore?

Votues
39. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, gjithnjë

    35 89.74%
  • Rrallë, herë po e herë jo.

    2 5.13%
  • Jo, asnjëherë (gjë që nuk ndodh )

    2 5.13%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Kur Muzika Të Ndihmon Të Shërohesh

    Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, “Muzika, shkenca dhe mendimi”.

    Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se “muzika na bën më inteligjentë”. Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse–intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.

    Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzimeve, ishin “vegla” pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë.

    Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transhendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë.

    Sot, muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muziko-terapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre.

    Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muziko-terapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë. Pra, muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

    Duke arritur në këtë pikë, gjithçka na bën të mendojmë se jemi pranë asaj që mund të përcaktohet si “neurobiologjia e muzikës”, pohon një psikoterapeute. Ajo citon emrin e profesorit që në vitet ‘20 shkroi: “Gjithçka në natyrën e muzikës, që muzikanti i transmeton spektatorit, mund të matet, regjistrohet, përsëritet dhe riregjistrohet për qëllime eksperimentimi. Megjithatë, ekzistojnë afrime shumë shpresëdhënëse për studimin shkencor të pasqyrimit muzikor”. Ai e kishte fjalën për gramafonat, të cilët regjistrojnë frekuenca dhe nota të muzikës, për t’i vënë më pas në marrëdhënie me aktivitetin e neuroneve.

    Falë revolucionit teknologjik të këtyre 50 viteve të fundit, sot studimi i muzikës i ka më të sofistikuara metodat e tij: analiza e sinjaleve bioelektrike, neuropsikologjia, psiko-akustika.

    Sot kemi instrumente shumë të fuqishme për të eksploruar një fushë të caktuar. Kërkimet shkencore kërkojnë të studiojnë mekanizmat neuroshkencorë që krijojnë në mendjen e njeriut reagime të ndryshme në raport me stimuj të ndryshëm muzikorë.
    skerdigodo@hotmail.com

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Rrallë, herë po e herë jo.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Teme interesante Leo...

    Shume bukur e thua,para muzikes te gjithe dorezohemi,po tingujt e saj jane te ngjashem me dashurine!
    Dhe a e di pse?
    Muzika eshte ritmi i valeve,zhurma e oqeaneve,kenga e zogjve,lahuta e kengetarit,rrahja e zemres,dielli qe shkelqen,nje vullkan me ngjyrat me te ndezura,ylberi,qielli,simfonia,jeta,dhimbja.....cd o gje e bukur dhe cdo gje e dhimbshme qe mund te mendojme dhe imagjinojme nepermjet saj.
    Mjafton te mbyllim syte nje moment dhe jemi te te gjitha keto qe permenda me siper...mjafton nje mbyllje sysh..
    mmmmmmmmmmm me bere te enderroj dhe nje moment te harroj stresin e dites, flm

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, “Muzika, shkenca dhe mendimi”.

    Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se “muzika na bën më inteligjentë”. Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse–intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.

    Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzimeve, ishin “vegla” pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë.

    Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transhendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë.

    Sot, muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muziko-terapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre.

    Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muziko-terapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë. Pra, muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

    Duke arritur në këtë pikë, gjithçka na bën të mendojmë se jemi pranë asaj që mund të përcaktohet si “neurobiologjia e muzikës”, pohon një psikoterapeute. Ajo citon emrin e profesorit që në vitet ‘20 shkroi: “Gjithçka në natyrën e muzikës, që muzikanti i transmeton spektatorit, mund të matet, regjistrohet, përsëritet dhe riregjistrohet për qëllime eksperimentimi. Megjithatë, ekzistojnë afrime shumë shpresëdhënëse për studimin shkencor të pasqyrimit muzikor”. Ai e kishte fjalën për gramafonat, të cilët regjistrojnë frekuenca dhe nota të muzikës, për t’i vënë më pas në marrëdhënie me aktivitetin e neuroneve.

    Falë revolucionit teknologjik të këtyre 50 viteve të fundit, sot studimi i muzikës i ka më të sofistikuara metodat e tij: analiza e sinjaleve bioelektrike, neuropsikologjia, psiko-akustika.

    Sot kemi instrumente shumë të fuqishme për të eksploruar një fushë të caktuar. Kërkimet shkencore kërkojnë të studiojnë mekanizmat neuroshkencorë që krijojnë në mendjen e njeriut reagime të ndryshme në raport me stimuj të ndryshëm muzikorë.
    kam degjuar qe dhe femija ne barkun e nenes e ndien muziken dhe relaksohet

  5. #25
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Kur degjojme nje pjese qe na pelqen ngelemi si te magjepsur nga tingujt e saj. Jane pikerisht tingujt ata qe behen protagonistet e momentit, pasi "kapin" ndjeshmerine dhe vemendjen tone ,duke shkaktuar tek ne , sensacione, mendime dhe gjendje shpirterore.
    Duke folur drejtperserdrejti me zemren , muzika komunikon ate qe linguazhet e tjera ( letersia, artet figuratve) arrijne ta shprehin me veshtiresi! Ky aspekt i muzikes ndoshta eshte nje mister! Po ashtu ndjeshmeria ndaj botes se tingujve.
    Ka dhe dicka interesante qe e lidh shume muziken me matematiken. Me numrat primare! Ajo qe i joshte dhe lodhte aq shume matematikanet e viteve 800'... Por ndoshta s'eshte vendi ketu.........
    La vida es un carnaval

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Music is the perfect type of art.Music can never reveal its ultimate secret.
    Wilde.
    Edhe lopet prodhojne me shume qumesht kur e degjojne(me te degjuar e kam).
    100% PO.

  7. #27
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    E bukur kjo me lopet. Se kisha menduar ndonjehere qe lopet e "sugjestionuara" nga muzika do te ndikonin ne koutat e aksioneve te prodhimeve te qumeshtit, me shume se lopet rurale..
    Sidoqofte "superioriteti" i muzikes qendron ne ate qe di te komunikoje emocione, imazhe, situata dhe historira kuptimplote.
    Cdo epoke historike ( duke filluar nga mesjeta/ rilindja /barroku( nga spanjishtja; bizzarro-stil jete i shthurur)/Klassicimi/romanticizmi/ kohet moderne) ka karakteristika muzikore te ndryshme
    Keshtu nje pjese muzikore e kompozuar ne mesjete ,paraqet kombinim tigujsh te ndryshem nga , p sh romanticizmi , i shkruajtur ne 800'.
    Po ashtu edhe vendi. Muzika ne Kine ka histori dhe karakter te ndryshem nga ciftelia, apo kultura muzikore evropiane.
    Tekstet e forta gjithashtu , bashke me nje degjim te argetues dhe te pelqyeshem terheqin vemendjen drejt degjimit. Por per te degjuar dhe kuptuar nje pjese muzikore , duhet te bejme gjithmone pyetjet (njesoj si gazetaria) KUR; KU; dhe PSE eshte kompozuar nje pjese, cili eshte karateri i saj dhe cfare do te thote.
    Autori i nje pjese muziokre per te shprehur ose provokuar emocione te ndryshme ka ne dispozicion nje game te gjere teknikash drejt nje degjimi te sigurt mbi impaktin emotiv dhe evokuar sensacione precize si: mallengjimi, alegria, ankthi, tensioni ,kenaqesie
    La vida es un carnaval

  8. #28
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Në treg rripi i muzikës për shtatzënat


    Mjekët pohojnë se ndikimi i muzikës është aq i madh tek fëmijët saqë edhe fetusi në barkun e nënës, në fazën e zhvillimit të përparuar të tij në rast kontakti zanor me muzikën ka efekte pozitive në stimulimin e kujtesës dhe në kapacitetin e përqendrimit.




    Studime të kohëve të fundit rekomandojnë ekspozimin e fëmijëve të vegjël ndaj muzikës dhe veçanrisht ndaj tingujve të muzikës klasike. Mjekët pohojnë se ndikimi i muzikës është aq i madh tek fëmijët saqë edhe fetusi në barkun e nënës, në fazën e zhvillimit të përparuar të tij në rast kontakti zanor me muzikën ka efekte pozitive në stimulimin e kujtesës dhe në kapacitetin e përqendrimit.

    Pas kontsatimeve të tilla në studimet e kësaj fushe, është krijuar edhe një Blaby, gjetje e teknkologjisë e cila shërben për gratë para lindjes.

    Aparatura, ka formën e një rripi dhe vendoset përrreth barkut të nënës duke i mundësuar bebes të argëtohet në tungujt e muzikës.

    Pajisja mundëson zgjedhjen e muzikës sipas reagimeve të fëmijës që ndijohen nga nëna.

    Rripi muzikor, është nxjerrë në treg nga kompania Nuvo përfaqësues të së cilës referuar studimeve thonë se bëbja në barkun e nënës e dëgjon muzikën.

    Pajisja e dalë në treg, lidhet me një pajisje ipod ose lexues këngësh të cilët janë të lidhur me katër altoparlante të vegjël që transmetojnë në volum të caktuar pa shkaktuar probleme për beben.

    Burimi. Ikub.al
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    730

    Për: Ndikimi i muzikës në ndjenjat dhe shpirtin e njeriut.

    Sa herë jam e trishtuar,nis të dëgjoj muzikë edhe ndjehem më mirë 🤗🤗💋

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Balsami i lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  4. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •