Sot
Blloku Rusi-Gjermani krijon atmosferėn e luftės botėrore nė Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Europė
Saturday, 20 October 2007
Nga Kastriot Myftaraj
- Nė kohėn kur ēėshtja e Kosovės ka hyrė nė njė shkallėzim dramatik, fuqitė e mėdha u pėrfshinė nė njė grindje tė panjohur qė nga koha e Luftės sė Ftohtė me kėrcėnime pėr fillimin e Luftės sė Tretė Botėrore nė lidhje me ēėshtjen iraniane.Kriza amerikano-iraniane, e shkaktuar nga ambiciet bėrthamore tė Iranit, zbuloi pėrmasėn e saj tė vėrtetė si njė krizė amerikano-ruse, kur Presidenti Bush kėrcėnoi Rusinė se asistenca qė po i bėn Iranit nė programin e tij bėrthamor mund tė ēojė nė Luftėn e Tretė Botėrore. Kjo ishte njė deja vu e kėrcėnimit qė Presidenti Kennedy i bėri Moskės nė tetorin e largėt tė 45 viteve mė parė, me rastin e dislokimit tė armėve bėrthamore ruse nė Kubė. Deklarata e Presidentit Bush erdhi pasi Presidenti rus Putin ndėrmori njė anabas gjeopolitik qė e ēoi atė nga Gjermania nė Iran, dhe ku Putin lėshoi jo pak sfida, qė u interpretuan qartė nė Washington. Gjatė vizitės nė Gjermani, Presidenti Putin, duke folur nė 15 tetor, nė mbledhjen e Forumit Civik tė Dialogut Ruso-Gjerman, ku kėtė vit tema ishte kontributi i Rusisė dhe i Gjermanisė pėr ndėrtimin e unitetit europian, pėrfitoi nga pėrmendja qė i bėri Merkel shkrimtarit rus Dostoyevski qė kishte jetuar nė Wiesbaden, si shembull i lidhjeve ruso-gjermane, dhe bėri(Putin) njė parabolė mes fatit tė shkrimtarit rus Fyodor Dostoyevsky, qė kishte jetuar nė Wiesbaden, dhe atij tė Rusisė, nė marrėdhėniet me Gjermaninė. Putin u shpreh: «Ėshtė thėnė se Dostoyevsky luante bixhoz nė kazino kėtu dhe ia doli tė humbė gjithēka qė kishte, duke pėrfunduar tė marrė para borxh dhe gjithmonė u shkruante letra njerėzve nė Rusi, duke u kėrkuar ti ēonin para. Historia jonė ėshtė pėrgjithėsisht plot me momente qė na ka parė ne, herė njėrėn palė, herė tjetrėn, tė fitojė ose tė humbė. Sot megjithatė, Rusia dhe Gjermania janė ndoshta mė afėr se kurrė nė rrugėn qė ato e shohin tė ardhmen e Europės». Me kėtė Putin donte tė thoshte se Rusia dhe Gjermania kanė humbur shumė duke hyrė nė bixhozin gjeopolitik tė aleancave kundėr njėra-tjetrės, gjė qė i ka ēuar nė luftėra kundėr njėra tjetrės, nė tė cilat Gjermania dhe Rusia kanė humbur, e para njė tė tretėn dhe e dyta njė tė kartėn e territoreve qė kishin para se tė fillonte epoka e luftėrave tė egra mes tyre nė 1914. Putin thotė se Rusia dhe Gjermania sot ndajnė njė vizion pėr mėnyrėn sesi e shohin tė ardhmen e Europės, dhe po tė konsiderosh gjėnė tjetėr qė tha Putin nė kėtė fjalim, se Gjermania dhe Rusia janė vendet mė tė mėdha nė Europė, merret vesh se vizioni qė i ofron Rusia Gjermanisė pėr unitetin europian ėshtė ai i Paktit Molotov-Ribentrop, pra njė aleancė ruso-gjermane pėr tė dominuar Europėn, duke pėrjashtuar SHBA prej saj, aleancė qė do tu jepte mundėsi tė ndėrhynin nė ēėshtjet e mėdha botėrore sipas interesave tė pėrbashkėta. Frederiku i Madh dhe Princi von Bismarck do ta kishin miratuar plotėsisht kėtė pikėpamje tė marrėdhėnieve ruso-gjermane, se ata ishin nė ēdo rrethanė kundėr luftės gjermano-ruso dhe pėr bashkėpunimin gjermano-rus. Putin, duke folur nė kėtė tubim, nuk hezitoi tė pėrdorė si argument pikėrisht lidhjet e dinastive ruse dhe gjermane, duke thėnė: «Unė do tė doja tu kujtoja ju se shumė anėtarė tė familjes imperiale ruse erdhėn prej Gjermanisė. Ky ishte njė tjetėr kanal i rėndėsishėm pėr tė ndėrtuar kontakte mes dy popujve tanė. Gjithashtu, shumė anėtarė tė familjes imperiale u martuan me anėtarė tė aristokracisė gjermane dhe shkuan tė jetojnė nė Gjermani dhe kjo ka peshėn e vet». Kėshtu Putin po kėrkon qė marrėdhėniet ruso-gjermane tė rikthehen edhe njė herė nė ditėt e mira tė periudhės sė fundit tė Luftės Shtatėvjeēare, kur Rusia e Careshės Elisabet kaloi nga koalicioni antiprusian me Britaninė e Madhe, nė aleate e Prusisė sė Frederikut tė Madh. Sot afrimi ruso-gjerman ėshtė antiamerikan. Rusia nė politikėn e saj nė Europėn Qendrore ndjek politikėn e ashtuquajtur tė «vijave tė kuqe», qė u shpall nė 3 shtator 2007 kur Ministri i Jashtėm i Rusisė, Sergey Lavrov deklaroi se siguria nacionale e Rusisė dhe ruajtja e sistemit aktual legal ndėrkombėtar, e detyrojnė atė tė vejė disa vija tė kuqe qė nuk duhet tė kapėrcehen. Lavrov vetė deklaroi dy vija tė kuqe ruse, njė sa i pėrket Kosovės dhe njė tjetėr dislokimit tė sistemeve antiraketė amerikane nė Poloni dhe nė Republikėn Ēeke. Lavrov u shpreh se tė tjerėt duhet ta kuptojnė se Rusia nuk blofon kur thotė gjėra tė tilla. Bashkėpunim ruso-gjerman nė kuadrin e politikės ruse tė vijave tė kuqe do tė thotė bashkėpunim pėr t i dėbuar SHBA nga Europa dhe pėr tė bėrė njė tjetėr ndarje tė sferave tė influencės, sipas traditės sė Paktit Molotov-Ribentrop, me Poloninė, vendet baltike, Republikėn Ēeke etj., si viktima tė para. Ekonomia i ka afruar sot Rusinė dhe Gjermaninė, vendet mė tepėr se kurrė nė historinė e tyre, dhe kjo sė bashku me afėrsinė gjeografike dhe mungesėn e konflikteve pėr ēėshtje ndėrkombėtare, bėn qė tė dizenjohet njė linjė gjeopolitike e pėrbashkėt. Rusia nuk mund ti bėjė sfidat e saj gjeopolitike kundėr SHBA nė rast se nuk ka marrėdhėnie tė ngushta, nė radhė tė parė ekonomike, me Gjermaninė dhe nė rast se nuk ndihet e fuqishme, kėshtu e ushqyer nga tė mirat qė pėrfiton nga rritja e marrėdhėnieve ekonomike me Gjermaninė. Kancelarja Merkel nė fjalėn e hapjes nė konferencėn e pėrbashkėt pėr media, nė 15 tetor 2007, gjeti fjalėn «tė le pa frymė» pėr tė shenjuar rritjen e madhe tė volumit tė tregtisė mes Gjermanisė dhe Rusisė, qė siē tha Merkel, pėr vitin 2006 ėshtė rritur me 35%. Merkel veēoi blerjen e naftės dhe tė gazit nga Rusia, por shtoi se bashkėpunimi ėshtė duke u zgjeruar dhe nė fushėn e kėrkimeve shkencore. Ndėrsa Putin shtoi se Rusia, e cila ėshtė duke pėrballuar sfidėn e rinovimit teknologjik, ėshtė duke bashkėpunuar me Gjermaninė nė fushėn e teknologjive tė larta, si dhe nė sektorin e ndėrtimeve, tė telekomunikacioneve etj. Gjermania sigurisht qė ndjek interesat e veta, dhe ajo mund tė thotė se nuk ėshtė fajtore pėr atė se si i pėrdor Rusia pėrfitimet qė ka nga marrėdhėniet me tė, por nė Gjermani e njohin Memorandumin «Crow» tė para Luftės sė Parė Botėrore, qė pėrcaktoi armiqėsinė e Britanisė sė Madhe ndaj Gjermanisė, ku thuhet se nuk kanė rėndėsi qėllimet e Gjermanisė, por rezultati i veprimeve tė saj. Rusia e shikon atė qė ėshtė praktikisht aleanca e saj me Gjermaninė si bazė pėr tė sfiduar SHBA nė Europėn Lindore, Lindjen e Mesme dhe nė Ballkan, me anė tė asaj qė tashmė mund tė quhet politika ruse e vijave tė kuqe. Presidenti Putin, nė vazhdim tė kėsaj politike, gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Iran hoqi praktikisht njė tjetėr vijė tė kuqe ruse atje, sa i pėrket mėsymjes ushtarake kundėr Iranit. Ėshtė e qartė se vijat e kuqe gjeostrategjike tė hequra nga Rusia janė paralajmėrime pėr SHBA. Presidenti Putin shkoi nė Iran me kartėn e aleancės gjermano-ruse nė xhep. Gjermania ėshtė partneri i parė ekonomik i Iranit dhe Merkel, nė takimin e saj me Putin, u tregua e pėrmbajtur sa i pėrket Iranit, duke qenė shumė larg qėndrimit francez pėr sulm kundėr Iranit, nėse nuk ndėrpret programin e vet bėrthamor. Nė Teheran Putin e bėri tė qartė se Rusia e shikon Iranin si «Izraelin» e saj nė Lindjen e Mesme, tė drejtuar nė radhė tė parė kundėr SHBA, diēka siē e kishte Rusia nė erėn sovjetike, Egjiptin e Naserit dhe fillimisht tė Sadatit. Kjo u duk qartė kur Putin tha se Rusia do tė vazhdojė qė tė asistojė Iranin nė projektin e vet bėrthamor, dhe se Rusia nuk do tė lejojė qė Irani tė mėsyhet ushtarakisht pėr shkak tė zhvillimit tė programit tė tij bėrthamor. Sido qė tė thonė nė Berlin, Putin ia arriti tė paraqesė njė bllok gjeopolitik ruso-gjermano-iranian, me frymė antiamerikane. Kėtu ishte dhe njė nga arsyet qė Presidenti Bush u shpreh nė terma aq tė ashpra, duke paralajmėruar se vazhdimi i programit bėrthamor nga ana e Iranit mund tė ēonte nė Luftėn e Tretė Botėrore. Fjalėt e Bush ishin kėrcėnim pėr Rusinė, por edhe pėr Gjermaninė. Bush tha literalisht: «Ne kemi njė lider nė Iran, i cili ka njoftuar se kėrkon tė shkatėrrojė Izraelin. Kėshtu qė ne u kemi thėnė njerėzve se nėse ju jeni tė interesuar pėr tė shmangur Luftėn e Tretė Botėrore, atėherė duket se ju duhet tė jeni tė interesuar nė parandalimin e tyre (iranianėve) qė tė zotėrojnė njohuritė e nevojshme pėr tė bėrė njė armė bėrthamore». Ky paralajmėrim i adresohet drejtpėrdrejt Rusisė me asistencėn e sė cilės po zhvillohet programi bėrthamor iranian, por tėrthorazi i adresohet dhe Gjermanisė. Kjo pėr faktin se siē kam thėnė mė lart ėshtė Gjermania ajo qė po e furnizon Rusinė me teknologji tė lartė, tė cilėn Rusia duket se mund ta pėrdorė dhe nė programin bėrthamor iranian tė drejtuar prej saj. Paralajmėrimi i Bush erdhi nė ditėn kur kryeministri izraelit Olmert ishte pėr vizitė nė Moskė. Kryeministri Olmert i tha Putinit nė takimin e tyre: «Unė e di se ju keni pasur njė javė shumė tė ngarkuar», duke aluduar kėshtu pėr vizitėn e Putin nė Gjermani dhe Irani gjatė javės. Kėtu kishte njė nuancė vėrejtjeje pėr boshtin ruso-gjermano-iranian pėr tė cilin punoi fort Putin gjatė javės. Duke e parė paralajmėrimin e Bush pėr rrezikun e luftės sė re botėrore, nėn dritėn e vėrejtjes sė Olmert, mund tė thuash se paralajmėrimi i adresohej dhe Gjermanisė. Ironia ėshtė se kur Presidenti Bush kėrcėnon me luftė botėrore pėr tė mbrojtur Izraelin nga holokausti bėrthamor, Moska dhe Teherani mund tė pėrfitojnė, pėr tė denigruar SHBA si luftėnxitėse e ngjashme me Gjermaninė naziste, nė saje tė deklaratave tė ēifuto-amerikanit George Soros, qė e ka krahasuar Presidentin Bush, me Hitlerin, dhe e ka quajtur rrezik pėr botėn. Por, George Soros ėshtė hebre dhe kėtu qendron ironia, pasi synimi i deklaruar kryesor i terroristėve islamikė nė Lindjen e Mesme, duke inkluduar dhe ata qė luftojnė nė Irak, ėshtė ai i deklaruar nga Irani, pra shkatėrrimi i Israelit dhe asgjėsimi i hebrenjve, domethėnė njė Holokaust i ri, deri edhe bėrthamor. Angazhimi ushtarak amerikan nė Lindjen e Mesme, duke inkluduar dhe njė ndėrhyrje tė mundshme ushtarake amerikane nė Iran, ēon nė zhdukjen e kėtij rreziku dhe ėshtė njė garanci se nuk do tė ndodhė holokausti i ri. Ndėrsa hebreu Soros dhe liberalėt e tjerė amerikanė, ēuditėrisht e akuzojnė, praktikisht si Hitlerin e ri, Presidentin Bush, njeriun qė ėshtė i pėrkushtuar pėr tia larguar kėtė rrezik shtetit tė Izraelit dhe qė mė siguri do tia kishte larguar, sikur mos tė qe pėr kundėrshtimin e liberalėve amerikanė. Ēfarė do tė thotė Soros nė rast se Irani shkakton Holokaustin bėrthamor nė Izrael? A i bėhet vonė vėrtet Sorosit pėr kėtė gjė? Duket se jo pasi Sorosi thjesht e sheh Holokaustin historik dhe jetėt e miliona hebrenjve qė u humbėn nė tė si njė investim nė public relations pėr tė mbrojtur spekulimet e veta financiare, duke i konsideruar si antisemitė ata qė e akuzojnė si spekulator destruktiv tė financave ndėrkombėtare. Kundėrshtimi qė liberalėt amerikanė dhe posaēėrisht Sorosit i kanė bėrė Presidentit Bush nė ndėrhyrjen e tij ushtarake nė Lindjen e Mesme tė ngjan me kundėrshtimin qė njė pjesė e liberalėve amerikanė, ndėr tė cilėt shumė hebrenj, nė emėr tė pacifizmit, i bėnin Presidentit Roosevelt nė vitet para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ai kėrkonte qė ti angazhonte SHBA-t nė krah tė fuqive antifashiste. Ky kundėrshtim bėri qė fuqitė fashiste tė merrnin zemėr pėr tė filluar luftėn, gjatė sė cilės u bė Holokausti. Nė kėtė sens shumė nga liberalėt amerikanė janė pėrgjegjės pėr Holokaustin, ashtu siē do tė jenė sot shumė nga ata dhe Soros nė rast se ndodh Holokausti bėrthamor nė Izrael. Atė rol qė Rusia ia ka dhėnė Iranit nė Lindjen e Mesme, ia ka dhėnė Serbisė nė Ballkan, pra Izraeli rus nė Ballkan, qė me ndihmėn e Rusisė, do ta largojė prej andej SHBA, qė mbėshtetet tek shqiptarėt nė Kosovė dhe nė anėn tjetėr tė kufirit. Kėtė gjė Serbia duhet ta bėjė, nė vizionin e Rusisė, duke ndėrhyrė nė Kosovė nė njė situatė tė favorshme, kur SHBA tė jenė nė vėshtirėsi. Madje Rusia, nė strategjinė e saj antiamerikane nė Ballkan, tashmė llogarit edhe mbėshtetjen e Greqisė, e cila tashmė ėshtė e lidhur ngushtė ekonomikisht me Rusinė, nė sajė tė rritjes sė varėsisė tė saj pėr furnizim me gaz dhe naftė nga Rusia, gjė tė cilėn Athina zyrtare e sheh nė mėnyrė kurioze si premisė pėr lidhje gjeopolitike mes dy vendeve. Nė prill 2006, njė muaj pasi qeveritė e Rusisė, Greqisė dhe Bullgarisė nėnshkruan memorandumin pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas-Alexandroupolis, Presidenti i Greqisė Karolos Papoulias deklaroi nė qytetin Alexandroupolos, gjatė njė dreke dhėnė pėr nder tė tij, nga kryetari i bashkisė sė qytetit Alexandroupolos, qė ėshtė pikėmbėrritja e naftėsjellėsit: «Ndėrtimi i naftėsjellėsit Burgas-Alexandroupolis ėshtė njė nga projektet me vlerė tė madhe gjeopolitike». Pra, nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė ēėshtje ekonomike, por me gjeopolitikė. Dhe ėshtė domethėnėse se, kur Presidenti i Greqisė rreshton vlerat e kėtij projekti, ai vė tė parėn rėndėsinė gjeopolitike dhe pastaj atė ekonomike. Fjalėt e mėsipėrme tė Presidentit tė Greqisė nuk mund tė interpretohen ndryshe veē se tashmė ėshtė duke u dizenjuar njė linjė gjeopolitike ruso-greke, njė aspekt i sė cilės ėshtė ai ekonomik qė po shfaqet me ndėrtimin e naftėsjellėsit. Nė kėtė rast ėshtė pohuar qartė se projekti ka background gjeopolitik, por edhe sikur mos tė pohohej dhe mos tė qe ky synim, forca e gjėrave ēon qė nga ekonomia tė krijohet realiteti gjeopolitik, aq mė tepėr ndėrmjet dy vendeve qė kanė njė traditė historike nė kėtė aspekt. Derisa nė Gjermani Presidenti Putin veēoi si lidhje historike dhe kulturore mes dy vendeve ato dinastike, si dhe periudhėn gjermane tė Dostoyevskit, nė Greqi ai veēoi lidhjet fetare. Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin, gjatė vizitės qė bėri nė Greqi, nė 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku ėshtė dhe njė manastir rus. Duke folur pas njė seance lutjesh, Presidenti Putin e pėrcaktoi fenė ortodokse si njė lidhje shpirtėrore speciale mes Rusisė dhe Greqisė. Derisa Rusia ėshtė vendi mė i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janė burimet e Ortodoksisė, u shpreh Putin. Gjatė vizitės nė njė nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i pėrmendi Presidentit Putin shkrimtarin-siē e quajti ai-panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent tė fuqisė shpirtėrore qė i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndėrsa kryeministri grek, Karamanlis, qė e shoqėronte, e quajti Malin Athos njė lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ē lidhje ėshtė ajo nėn shenjėn e ideve tė Dostojevskit qė profetizonte se Rusia nė krye tė popujve ortodoksė do tė shpėtojė botėn, pra do ta sundojė atė. Nė Greqi, e cila ėshtė, nė mos njė shoqėri thellėsisht fetare, sė paku me siguri njė shoqėri thellėsisht e ushqyer me mitet historike qė ka prodhuar kleri ortodoks, qė prej tre shekujsh, qė nga koha e carit Pjotėr i Madh, lexohen e janė bėrė pjesė e vetėdijes nacionale, traktatet nostradamusiane tė shkruara nga murgjėrit ortodoksė, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisė, sikur Greqia do tė bėhet njė shtet i madh qė do ti rimarrė njė pjesė tė madhe tė territoreve bizantine qė ia rrėmbyen turqit dhe se e gjithė kjo do tė bėhet me ndihmėn e njė popull tė fuqishėm ortodoks biond, qė do tė zbresė nga Veriu, pėr ti ndihmuar grekėt. Aluzioni ėshtė pėr rusėt. Nė vizionin gjeostrategjik rus nė Ballkan aleanca serbo-greke ka njė rėndėsi tė madhe pėr tė larguar SHBA nga hapėsira shqiptare nė dy anėt e kufirit, duke zbatuar mėnyrat e pėrdorura nga Izraeli gjatė ndėrhyrjeve ushtarake nė Liban dhe nė territoret palestineze pėr tė luftuar terrorizmin islamik.
Krijoni Kontakt