Dedikuar shejtanes... para disa ditesh vdiq ne nje aksident automobilistik.
E keni parasysh ate veprimin rutine ne virtualitet ndersa jeni duke derguar nje pm?
Klikoni mbi emrin dhe atje nje nga opsionet e shumta shkruan ; "Dergoni nje mesazh privat te x-i.Ju shkruani mesazhin dhe e dergoni, packa se sipas statusit personi mund te mos jete online.Por ju jeni te qete se;x-i do te lajmerohet me e-mail per mesazhin tuaj.
Personi ne fjale mund te mos jete online per shkaqe nga me te ndryshmet; mund te jete duke pire kafe qetesisht ne njerin nga baret e panumerta te Tiranes dhe jo vetem...
Mund te jete me kacabunj dhe nuk ka deshire te pergjigjet, mund te jete ne ndonje party duke kercyer mbi tavoline, mund te jete duke u zhdepur me embelsira, si pasoje e mungeses se afeksionit etj etj.
Fjalia; x-i do te lajemerohet me e-mail per mesazhin tuaj , krijon nenvetedijshem nje ndjenje qetesie se personi i cili eshte duke pire kafe qetesisht ne njerin nga baret e panumerta te Tiranes dhe jo vetem/ personi qe eshte me kacabunj/ personi qe eshte duke kercyer mbi tavoline/apo personi qe eshte zhdepur me embelsira/ dikur do te futet ne internet kafene me te afert dhe do te behet online.
Sic shkrova me lart, personi mund te mos jete online per shkaqe nga me te ndryshmet, shpesh nga me te rendomtat. Por ca te tjera... jane thjesht nga me te pabesueshmet. Si pershmbull; personi e ka te pamundur te pergjigjet... trupi i tij keto caste eshte duke fjetur nentoke.
- Vogelushe, mos fli, sot kam nje deshire te cuditshme per te te derguar nje pm. Hapi syckat, behu online. Keto caste, te gjithe ne, i kemi syte nga ty. Po te shohesh: kush eshte ne linje, do lexosh qe: x,y,z jane duke pare profilin e anetarit, profilin tend vogelushe.
Te gjithe te kemi ne mendje.Mire vogelushe? Po na ndjek? Po na sheh tek vertitemi te shqetesuar hapesirave virtuale, si klikojme dhjete dritare njeheresh e ne asnjeren nuk shkruajme?
Une nuk ta kisha pare asnjehere fytyren, nuk e dija si i kishe syte, njihja vetem ca germa nga ty.Ca germa jeshile qe me transmetonin miresi.Ato me benin te te ndjeja shpirtin.
Por sot kam lotuar per ty.
Ciniket, le te bertasin sa te ngjiren qe virtualiteti eshte genjeshter.Une sot kam qare per ty, kam qare me lote reale, me lote te lengshem.Me pas i fshiva me kurrizin e duarve, pastaj keto te fundit mu rrezuan te keputura mbi tastiere.
- Ku e pati mendjen zoti kur te morri, vogelushe? É ? I pranon ndonjehere gabimet ai? Kaq te nevojshme e kishte ai te te vinte krahe engjejsh?
- Po me ndjek?
Mos me thuaj qe interneti qiellor eshte i ngadalte. Po qesh tani? Sa mire parajsa eshte kaq e merzitshme.
- Vogelushe... vogelushe... mos fli... hapi syte.
Krijoni Kontakt