Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Pasojat E Moskryerjes Se Namazit

    PASOJAT E MOSKRYERJES SĖ NAMAZIT
    Nga Dr. Jusuf Kardaui
    Me emrin e Allahut
    tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit



    Lavdėrimi e falėnderimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve. Paqja qoftė mbi tė Dėrguarin e Allahut, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi sahabėt, mbi ne dhe mbi tė gjithė adhuruesit e Allahut!

    Fatkeqėsisht, kohėt e fundit po hasim nė besimtarė, tė cilėt nuk falen, madje ka prej tyre qė as nuk e dinė se falja (namazi) ėshtė kushti i dytė pėr tė qenė musliman, pas dėshmisė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij. Pėr kėtė, gjithsesi kanė ndikuar shumė edhe rrethanat shoqėrore, por tani, kur ekziston njė literaturė mjaft e pasur, qė sqaron kushtet pėr tė qenė besimtar, ėshtė e palogjikshme qė nė Ditėn e Gjykimit tė dilet me arsyen se nuk e kam ditur se duhej tė falesha. Por a thua mund t’i fshehim gjė Allahut (xh.sh.), qė e di tė dukshmen dhe tė fshahtėn?! Besojmė se kjo afishe, qė flet pėr pasojat e moskryerjes sė namazit, do tė mirėpritet nga lexuesit e nderuar.

    Pyetje: Si duhet ta trajtojmė individin, i cili thotė se ėshtė musliman, por nuk falet dhe nuk agjėron? A duhet ta pėrshėndesim me "selam" dhe kur tė vdesė t’ia falim xhenazen?

    Pėrgjigjet dr. Jusuf Kardaui: Kjo i ngjan shembullit tė njeriut, qė caktohet nga shoqėria pėr tė kryer njė detyrė, pėr tė cilėn do tė shpėrblehet, nėse e kryen nė rregull, por edhe bėhet pėrgjegjės pėr kryerjen e saj. Por, nėse ky njeri nuk e kryen detyrėn e besuar, edhe pse ėshtė i aftė mendėrisht dhe fizikisht, d.m.th. e lė punėn pa arsye, atėherė ky njeri mund tė gjykohet:

    Duke e larguar nga vendi i punės, ngaqė nuk e kreu detyrėn;
    Me dėnim mė tė butė se largimi nga puna, nėse nuk i ka nėnēmuar hapur, pėrpara tė tjerėve detyrimet e veta.
    Ky ėshtė qėndrimi i dijetarėve islamė pėr muslimanin, qė me vetėdije nuk i kryen detyrimet fetare e veēanėrisht faljen e pesė kohėve. Disa prej dijetarėve mendojnė se detyrimi themelor i ēdo muslimani, madje i ēdo njeriu nė jetėn e tij ėshtė vetėm pėrulja ndaj Allahut (xh.sh.). Mosnėnshtrimi ndaj Allahut (xh.sh.) konsiderohet si tradhėti e detyrimit themelor tė njė muslimani. Pėr kėtė arsye, njė njeri qė nuk i nėnshtrohet Allahut, nuk meriton qė ta mbajė emrin musliman e as tė jetė nėn mbrojtjen e Islamit. Kėtė mendim e pėrforcon edhe ky hadith i besueshėm:

    "Ajo qė na dallon nga ata (jobesimtarėt) ėshtė namazi; kush e lė namazin, bėhet jobesimtar."

    Disa dijetarė tė tjerė mendojnė se individi qė e ka lėnė pas dore njė detyrė islame, por nuk e pėrbuz atė, e kryen atė kohė pas kohe, pendohet pėr parregullsitė e veta dhe synon tė pėrmirėsohet, do tė trajtohet si musliman.

    Sipas kėsaj qė u tha deri tani, del se ata nuk falen pėr dy shkaqe:

    1. Mohojnė se falja ėshtė detyrim dhe nuk i kushtojnė kurrfarė rėndėsie asaj. Sipas mendimit tė tė gjithė dijetarėve islamė, njerėzit e tillė konsiderohen jobesimtarė, sepse rėndėsia e namazit nė Islam ėshtė e njohur. Pra, kushdo qė e mohon, e nėnēmon dhe e pėrgėnjeshtron urdhrin e Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, konsiderohet jobesimtar, nė zemrėn e tij nuk ka besim as sa kokrra e grurit. Pėr kėta njerėz Allahu (xh.sh.) thotė:

    "... Atij, qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet pėrgjithmonė." (Xhinn, 23)

    "Dhe kur i thėrrisni pėr t’u falur, ata e marrin pėr tallje e lojė. Kėtė e bėjnė pėr arsye se janė njerėz qė nuk kuptojnė." (Maide, 58)

    Kėto ajete e pėrshkruajnė mjaft mirė pozitėn e atyre, qė namazin dhe adhurimet (ibadetet) e tjera i konsiderojnė si shenjė prapambeturie e rėnieje dhe i pėrqeshin ata qė falen.

    2. Nuk e kryejnė faljen nga pėrtacia e sepse janė dhėnė vetėm pas kėsaj bote, shkojnė pas epsheve tė veta dhe mashtrimeve tė ndryshme tė shejtanit. Rreth kėsaj ēėshtjeje dijetarėt islamė kanė dhėnė kėto mendime:

    Ebu Hanife: "Njė njeri i tillė duhet tė konsiderohet mėkatar dhe ėshtė e domosdoshme qė tė riedukohet me rrahje, tė gjakoset e pastaj tė veēohet (izolohet), derisa tė fillojė tė falet. Kėshtu do tė veprohet edhe me atė njeri qė, pa shkak tė arsyeshėm, nuk agjėron gjatė ditėve tė Ramazanit.

    Maliku dhe Shafiu: "Njė njeri i tillė ėshtė mėkatar. Dėnimi me rrahje a veēim (izolim) nuk do tė mjaftojė. Nėse ėshtė kokėfortė nė qėndrimin e tij, duhet tė dėnohet me vdekje.

    Ahmed ibn Hanbeli: "Njė person i tillė ėshtė jobesimtar. Ai duhet tė dėnohet me vdekje, por para se tė dėnohet, duhet t’i thuhet tė pendohet e t’i kėrkojė falje Zotit dhe tė falė namazin. Nėse e pranon kėtė kusht, lirohet, nė tė kundėrtėn, tė zbatohet dėnimi.

    Kuptohet, mendimi i kėtyre dijetarėve mbėshtetet nė Kur’an dhe nė hadithe tė besueshme. Nė Kur’an theksohet edhe se si do tė ndihet jobesimtari nė Ditėn e Gjykimit:

    "Atė Ditė, mjerė pėrgėnjeshtruesit! Se, kur u thuhej ‘pėruluni’, nuk pėruleshin. Atė Ditė, mjerė pėrgėnjeshtruesit!" (Murselat, 47-48)

    "Atė Ditė, kur tė zbulohet gjithēka dhe tė thėrriten pėr tė bėrė sexhde, ata nuk do tė munden. Ata do tė jenė me sy ulur, poshtėrimi do t’i kaplojė, sepse e dinė qė kanė qenė tė ftuar tė bėnin sexhde, kur kanė pasur forcėn e arsyetimit (por ata kanė refuzuar)." (Kalem, 42-43)

    Pėr ata qė pendohen, Allahu i Madhėruar thotė:

    "... Por nėse pendohen, e kryejnė faljen dhe e japin zekatin, atėherė hapeni rrugėn pėr ta, se vėrtet, Allahu fal dhe ėshtė Mėshirues." (Teube, 5)

    Nė Kur’an pėrshkruhet edhe dialogu nė mes tė besimtarėve dhe jobesimtarėve nė Ditėn e Gjykimit:

    (Besimtarėt do tė pyesin): "Ē’ju solli nė Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk ishim nga ata qė faleshin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė biseda tė kota dhe mohonim Ditėn e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja." (Muddethir, 42-43)

    Pra, gjėja e parė qė tė shtie nė zjarrin e Xhehennemit, ėshtė moskryerja e faljes. Ajeti vijues tregon cilėsitė e dyfytyrakėve (munafikėve):

    "Dyfytyrakėt pėrpiqen ta mashtrojnė Allahun, por Allahu e mbizotėron dinakėrinė e tyre. Kur ngrihen tė falin namazin, ata ngrihen me pėrtesė dhe e bėjnė kėtė vetėm pėr t’u dukur para njerėzve, ndėrsa Allahun e pėrmendin fare pak!" (Nisa, 142)

    Edhe hadithet e tė Dėrguarit tė Allahut (s.a.s.) e vlerėsojnė si jobesimtar atė, qė me vetėdije lė pas dore faljen:

    "Ajo ēfarė na dallon neve nga ata (jobesimtarėt) ėshtė namazi. Kush e lė namazin, bėhet jobesimtar."

    "Kurrė mos e lėr asnjė kohė tė namazit me vetėdije, sepse ai qė e le namazin me vetėdije, nuk e ka mbrojtjen e Allahut."

    "Kush e kryen namazin rregullisht, do t’i bėhet dritė, shpėtim dhe dėshmi nė Ditėn e Gjykimit, kush nuk e kryen atė rregullisht, nuk do tė ketė dritė, shpėtim e dėshmi dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė nė shoqėrinė e Karunit, Faraonit, Hamanit dhe Ubejj ibn Halefit."

    "Ai, tė cilit i kalon namazi i ikindisė, ėshtė si ai, tė cilit i ėshtė gjymtuar familja dhe pasuria e vet."

    "Pėr dyfytyrakėt (munafikėt) nuk ka namaz mė tė rėndė se sabahu dhe jacia (nė xhami) por po ta dinin se ēfarė shpėrblimi kanė pėr to, do t’i falnin, qoftė edhe duke shkuar zvarrė."

    "Kam vendosur qė tė urdhėroj muezinin tė thėrrasė ikametin e ndonjėrin t’i bėhet imam xhematit, ndėrsa unė tė marr gaca dhe t’ia djeg shtėpinė atij, qė ende nuk ka dalė nė xhami pėr namaz!"

    Edhe sahabėt (Zoti qoftė i kėnaqur prej tyre), pa pėrjashtim e konsiderojnė jobesimtar personin qė nuk falet. Ata kanė thėnė se i vetmi detyrim, tė cilin po e le, tė shpie nė mosbesim, ėshtė namazi.

    Aliu (r.a.): "Ai qė nuk falet, ėshtė jobesimtar!"

    Ibn Abbasi (r.a.): "Kush e lė pas dore namazin, ėshtė bėrė jobesimtar."

    Xhabir ibn Abdullahu (r.a.): "Jobesimtar ėshtė ai qė nuk falet."

    Ejjub es-Sikhtijani (r.a.): Pa dyshim, lėnia e namazit ėshtė mosbesim."

    Hafidh Mundhiri pėr tė theksuar hadithet dhe thėniet e sahabėve mbi kėtė temė, thotė: "Njė grup sahabėsh dhe tabi’inėsh i konsiderojnė jobesimtarė edhe ata qė e shtyejnė faljen e namazit pa arsye. Ndėr ta janė: Umeri, Ibn Mes’udi, Ibn Abbasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdullahu, Ebu Derda, Ahmed ibn Hanbeli, Is’hak ibn Ruvejhi, Abdullah ibn Mubaraku, Ibrahim en-Nehai, Hakim ibn Utejbe, Ejjub es-Sahtijeni, Ebu Daud et-Tajalisi, Ebu Bekr ibn Ebi Shejbe, Zuhejr ibn Harbi dhe tė tjerė (Zoti qoftė i kėnaqur me ta!).

    Kur lexojmė kėto mendime tė pėrcjella nga dijetarėt e njohur islamė, sahabė dhe tabi’inė, pėr mosbesimin e atij, qė qėllimisht, lė pa falur edhe njė namaz, atėherė cili do tė ishte qėndrimi i tyre ndaj atij, i cili ka kaluar vite tė tėra pa e pėrulur kurrizin kurrė pėr sexhde Allahut (xh.sh.)?!

    Nga sa u tha, nxjerrim pėrfundimin se ai qė nuk falet ėshtė:


    jobesimtar, nėse nuk falet, ngaqė nuk e vlerėson, e pėrbuz namazin dhe rėndėsinė e tij;
    mėkatar i madh (sipas disave, sėrish, jobesimtar), nėse nuk falet, pėr shkak se ėshtė dhėnė pas epsheve dhe dėshirave tė veta. Sipas njė mendimi mė tė butė, njė njeri i tillė ėshtė mėkatar, dhe nuk ėshtė larg as nga kufri (mosbesimi), sepse nuk ka dyshim se mėkatet ndjekin njėri-tjetrin e kėshtu arrihet lehtė nė mosbesim.
    Pėr kėtė arsye, duhet qė ēdo musliman qė e ndien veten musliman, nė qoftė se nuk e ka falur namazin, t’i rishqyrtojė veprimet dhe rrugėn e tij, t’i kėrkojė falje Allahut (xh.sh.) e ta forcojė besimin e ta kryejė gjithmonė namazin. Po kaq e domosdoshme ėshtė qė besimtarėt ta kėpusin ēdo lidhje me ata, qė me kėmbėngulje, qėndrojnė nė mendimin se namazi nuk ėshtė detyrim i muslimanit; gjithsesi, kjo vlen nėse besimtarėt i kanė kėshilluar mė parė ata e ata nuk i kanė pranuar kėshillat e tyre me kokėfortėsi.

    Pėr atė, qė nuk falet, Ibn Tejmijje thotė: "Nuk duhet t’i jepni selam, e as t’i pėrgjigjeni ftesės sė tij; nuk duhet t’ia jepni bijėn a motrėn pėr bashkėshorte, sepse ai qė nuk fal namaz, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė musliman, nuk meriton grua muslimane, as fėmijė muslimanė. Nuk i lejohet njė sipėrmarrėsi ta punėsojė, sepse njė njeri qė nuk i kryen detyrimet e veta ndaj Krijuesit tė vet, aq mė pak do t’i kryejė detyrimet ndaj krijesave tė tjera."

    Namazi ėshtė shtylla kryesore e fesė. Nuk ka ndjesė, kur nuk e kryen namazin, pėrveē kur personi e humb vetėdijen dhe nuk di ēfarė flet. Nė raste sėmundjesh tė tjera nuk ka arsye tė mjaftueshme qė namazi tė mos falet, madje edhe kur njeriu ėshtė i paralizuar a i plagosur rėndė. Sipas Sheriatit, tė sėmurit i duhet thėnė: "Pastrohu si tė mundesh dhe sa tė mundesh, ulu si tė mundesh, por mos e lėr namazin; pastrohu me ujė e nėse nuk ke ujė, merr tejemum; falu mė kėmbė e nėse nuk mundesh, falu ulur; nėse nuk mundesh edhe kėshtu, falu mbėshtetur nė krahun e djathtė a shtrirė nė shpinė; nėse as kėshtu nuk mundesh, lėviz kokėn ose sytė, nė kuptim tė fjalėve tė Allahut (xh.sh.):

    "Prandaj, sa tė keni mundėsi, ruhuni prej dėnimit tė Allahut!" (Tegabun, 16)

    Me sa u tha mė lart, vėrejmė pėrgjegjėsinė e mbarė shoqėrisė pėr moskryerjen e kėsaj detyre e sidomos, tė individit, brenda autoritetit e pėrgjegjėsisė sė tij vetjake: babai ėshtė pėrgjegjės pėr djemtė e vajzat e moshės jomadhore, burri pėr gruan e tij etj. Allahu urdhėron:

    "Urdhėroji tė afėrmit e tu tė falin namaz e edhe ti vetė zbatoje atė, sepse ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim. Ne tė furnizojmė ty. Ardhmėria e mirė i takon atij qė ruhet." (TaHa, 132)

    Muhammedi (s.a.s.) ka thėnė:

    "Urdhėrojini fėmijėt tuaj tė falin namaz qė shtatė vjeē e kur t’i mbushin dhjetė vjeē, detyrojini."

    Allahu gjithashtu thotė:

    "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt!" (Tahrim, 6)

    Nėse bashkėshorti me tė vėrtetė e do gruan e tij, babai fėmijėn e tij, dhe nuk dėshirojnė qė t’i humbin, atėherė le t’i mbrojnė nga zjarri, duke u urdhėruar nėnshtrimin ndaj Krijuesit.

    Nuk ka mbetur edhe njė ēėshtje, tė cilėn duhet ta shpjegojmė: A duhet t’ia falin xhenazen atij, qė nuk e ka falur namazin?

    Gjithsesi, ēėshtja shtrohet kėshtu: A ka qenė i vdekuri jobesimtar, apo vetėm mėkatar i madh? Sipas mendimit tė dijetarėve, nė qoftė se i vdekuri ka qenė i ftuar nga imami ose gjykatėsi i Sheriatit tė asaj kohe qė ta falte namazin e ky nuk ka pasė pranuar, atėherė nuk do t’i falet xhenazja, sepse konsiderohet si jobesimtar. Kjo vlen pėr njeriun, i cili pėrveē namazit, ka edhe mangėsi tė tjera, siē janė pandershmėria dhe moskryerja e detyrimeve tė tjera islame. Kur njeriu nuk e ka mohuar namazin si detyrim, ndonjėherė ėshtė falur e ndonjėherė jo, atėherė kėtij personi do t’i falet namazi dhe do tė varroset nė varrezat e muslimanėve.

    U bėjmė thirrje besimtarėve, tė cilėt deri tani nuk e kanė falur namazin pėr arsye tė ndryshme, qė t’i drejtohen ēiltėrisht Krijuesit tė tyre, Allahut me pendim dhe tė fillojnė ta kryejnė kėtė detyrim. Sigurisht, Allahu ėshtė Mėshiruesi, Falėsi i mėkateve, ėshtė Ai qė me kėnaqėsi do t’ua pranojė pendimin e ēiltėr dhe do t’ua falė mėkatet e mėparshme. Insha-Allah!

    "O ju qė keni besuar, pendohuni te Allahu me njė pendim tė ēiltėr!" (Tahrim, 8)

    "O ju qė keni besuar, kijeni frikė Allahun me njė ēiltėri tė vėrtetė dhe mos vdisni ndryshe, veē duke qenė muslimanė!" (Ali Imran, 102)

    Pėr ata qė ruhen, Allahu (xh.sh.) premton:

    "Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt – ata, tė cilėt janė tė pėrulur kur falin namazin, ata qė i shmangen bisedės sė kotė, ata qė rregullisht japin zekatin, ata qė nuk bėjnė marrėdhėnie intime (me askėnd tjetėr), pėrveēse me bashkėshortet ose me ato, tė cilat i kanė nė pronėsi (skllavet) – sepse (nė rastin e tyre) ata nuk qortohen. E ata, dėshirat e tė cilėve shkojnė tej atyre caqeve, kanė shkelur dispozitat e caktuara. Dhe ata, tė cilėt i ruajnė ato qė u janė besuar (sende ose fjalė), e ruajnė edhe premtimin e dhėnė, i kushtojnė kujdes kohės sė namazit, janė trashėgimtarėt e Firdeusit (xhennetit) dhe aty janė pėrgjithmonė." (Mu’minun, 1-11)

  2. #2
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga eldonel;
    Aliu (r.a.): "Ai qė nuk falet, ėshtė jobesimtar!"

    Ibn Abbasi (r.a.): "Kush e lė pas dore namazin, ėshtė bėrė jobesimtar."

    Xhabir ibn Abdullahu (r.a.): "Jobesimtar ėshtė ai qė nuk falet."
    Kjo esht per bektashit, shijat dhe gjith ata qe nuk e falin namazin.

    Atij, qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet pėrgjithmonė." (Xhinn, 23)

    (Besimtarėt do tė pyesin): "Ē’ju solli nė Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk ishim nga ata qė faleshin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė biseda tė kota dhe mohonim Ditėn e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja." (Muddethir, 42-43)


    Jam kurioz keta qe bejn gam gam gam gjith diten ketu ne forum a e falin namazin apo din vetem te debatojn kot me kot?

    Mjer per ata qe flasin ne emer te Islamit dhe namazin nuk e falin.
    .

  3. #3
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anėtarėsuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    Kjo esht per bektashit, shijat dhe gjith ata qe nuk e falin namazin.

    Atij, qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet pėrgjithmonė." (Xhinn, 23)

    (Besimtarėt do tė pyesin): "Ē’ju solli nė Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk ishim nga ata qė faleshin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė biseda tė kota dhe mohonim Ditėn e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja." (Muddethir, 42-43)


    Jam kurioz keta qe bejn gam gam gam gjith diten ketu ne forum a e falin namazin apo din vetem te debatojn kot me kot?

    Mjer per ata qe flasin ne emer te Islamit dhe namazin nuk e falin.

    Jo gjithe bejn gam gam gam gjithe diten ketu ne forum dhe debatojn kot... Muslimani i vertet e kryen namazin.. por ka edhe te till qe folin per fen por skryejn obligimet ndaj Allahut... te tregoj se une e fal namazin per Allhun si obligim qe shpresoj Allahu te ma pranoj dhe shperblej per at...
    Po ti si qendron puna me ty... A je prej besmtarve me zemer apo me fjale... mos e merr si provokim eshte thjesht nje pyetje... Selamu alejkum...
    dhe mire e the...Mjer per ata qe flasin ne emer te Islamit dhe namazin nuk e falin dhe obligimet tjera nuk i kryejn....
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    Kjo esht per bektashit, shijat dhe gjith ata qe nuk e falin namazin.

    Atij, qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet pėrgjithmonė." (Xhinn, 23)

    (Besimtarėt do tė pyesin): "Ē’ju solli nė Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarėt) Do tė thonė: Ne nuk ishim nga ata qė faleshin, nuk i ushqenim tė varfėrit dhe pėrziheshim me tė tjerėt nė biseda tė kota dhe mohonim Ditėn e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja." (Muddethir, 42-43)


    Jam kurioz keta qe bejn gam gam gam gjith diten ketu ne forum a e falin namazin apo din vetem te debatojn kot me kot?

    Mjer per ata qe flasin ne emer te Islamit dhe namazin nuk e falin.
    po ty q'te shtyri ta besh kete pyetje ?
    rreth kesaj qeshtje flet edhe dijetari Ibn Kaj-jimi e ka edhe nje liber rreth kesaj qeshtje

  5. #5
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Nese jeni prej atyre qe e falin namazin ateher pse ju djeg ajo qe shkrujta une?
    Ajo ishte per ata qe flasin ne emer te islamit dhe nuk i kryejn obligimet e Allahut .


    Citim Postuar mė parė nga princcesha Lexo Postimin
    Po ti si qendron puna me ty... A je prej besmtarve me zemer apo me fjale... mos e merr si provokim eshte thjesht nje pyetje... Selamu alejkum...
    Un kam 8 vjet qe kur jam ber musliman , kurr kurr kurr nuk e kam len nje namaz , dhe kurr nuk e kam fal ndonje namaz jasht kohes se tij pervecse me arsye si psh gjat udhetimit apo kur kam qen ne spital , dhe per kete e kam deshmitar Allahun .
    .

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    Nese jeni prej atyre qe e falin namazin ateher pse ju djeg ajo qe shkrujta une?
    Ajo ishte per ata qe flasin ne emer te islamit dhe nuk i kryejn obligimet e Allahut .




    Un kam 8 vjet qe kur jam ber musliman , kurr kurr kurr nuk e kam len nje namaz , dhe kurr nuk e kam fal ndonje namaz jasht kohes se tij pervecse me arsye si psh gjat udhetimit apo kur kam qen ne spital , dhe per kete e kam deshmitar Allahun .
    formulimi i asaj qe e ke shkruar ne nje ane te kam kuptuar mirepo gjeja me e keqe eshte qe merremi me paragjykime dhe nuk mendoj se eshte arsyeshme ktu para gjith forumit te themi une jam namazli une jam namazli per ate arsye me duket e pakuptimt kjo pyetje edhe nje arsye e fort do ti thoja vetes kafir ?
    q mendon ti ndoshta me kupton se qfare jam ka du me thene
    dhe nuk na ka djeg aspak vetem ne pyetje eshte keqkuptimi na ba hallall dhe mendoj se ktu para se gjithash nuk kemi patur njohuri se kujt ju drejtove me kete shkrim
    dhe gjithashtu kam dashur i ikim asaj qe te tregojm se e falim apo nuk e falim namazin dhe te themi levdata per veten ton sepse mendoj se nuk eshte e dobishme per ne kaq shpresoj qe me kuptuar me ate se qfare kam dashur te them edhe nje here na ba hallall

  7. #7
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    dhe gjithashtu kam dashur i ikim asaj qe te tregojm se e falim apo nuk e falim namazin dhe te themi levdata per veten ton sepse mendoj se nuk eshte e dobishme per ne kaq shpresoj qe me kuptuar me ate se qfare kam dashur te them edhe nje here na ba hallall
    Mos i keqkuptoni gjerat.

    Te mos tregosh veprat e mira qe ben per hir te Allahut esht modesti por jo gjitha veprat nuk tregohen.

    Prej veprave qe sduhen tregu jan si psh sadakaja,ibadeti qe ben naten Allahut, dhikri etj etj qe jan vepra qe i ben muslimani fshehur dhe jo ne publik .

    Por jo Namazi, ,zekati,agjerimi dhe haxhi sepse keto i ke oblgim nga Allahu dhe keto shtylla behen publikisht dhe jo fshehur .

    Te tregosh se e fal namazin nuk ka asgje per mendjemadhesi sepse ti me kete ke shprehur islamin , ja ke ber te ditur tjetrit qe je musliman .

    Kurse tu tregosh tjerve sidomos neper vendet e perendimit se ti e fal namazin dhe kurr nuk te iken asnje vakt namazi ,me kete ja ke ber te ditur atij personi qe ska asnje justifikim para Allahut qe te lesh namazet edhe pse nuk je ne vende muslimane.
    .

  8. #8
    Ju drejtohem te gjitheve ju qe dhate mendimin tuaj per statusin islam te atij qe nuk fal namaz.Gjithesesi,feleminderit per opinionin tuaj,por une mendoj se do ishte me e vlevshme qe te flitej per arsyet e faljes se namazit dhe te mirat qe te sjell ai.Une mendoj qe faljen e namizit cdo njeri duhet te beje si falenderim ndaj Krijuesit te tij dhe jo nga frika e denimit.Megjitheate njerzit jane te ndryshem dhe e kryejn namazin per arsyen me te forte qe kuptojne apo ndiejne ato,por e rendesishme mendoj eshte falja e sinqerte ndaj te Dashurit tone.

  9. #9
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anėtarėsuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga alDI Lexo Postimin
    Nese jeni prej atyre qe e falin namazin ateher pse ju djeg ajo qe shkrujta une?
    Ajo ishte per ata qe flasin ne emer te islamit dhe nuk i kryejn obligimet e Allahut .




    Un kam 8 vjet qe kur jam ber musliman , kurr kurr kurr nuk e kam len nje namaz , dhe kurr nuk e kam fal ndonje namaz jasht kohes se tij pervecse me arsye si psh gjat udhetimit apo kur kam qen ne spital , dhe per kete e kam deshmitar Allahun .
    JO nuk me dogj fare, vetem se nuk me pelqeu... se une vet edhe une si ty e kryej namazin... une kam lind e ashtuquajtur muslimane, pasi prinderit i kam pas musliman... mirepo rregullat e fes ose me mire obligimet kam fillu ti kryej, afersisht si ti 8 vjet jane... deri sa u bera vet e vetedijshme, dhe e njohta mire vleren e islamit...
    Me behet qejfi per ty... qe je nje musliman i vertet dhe i kryen obligimet.. dhe inshallah Allahu te shperblen...Es selamu alejkum
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Ta pyesisht dikend, a fal namaz ?, eshte sikur ta pyesish, a han buk ?
    Perderisa buka eshte ushqim per trupin, namazi eshte ushqim per shpirtin, qe kerqysh hiq nuk ben te lihet.
    Kujtoni se gjeja e par qe do te pyetemi eshte NAMAZI.

    Zoti na forcoft besimin ton
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  2. Falja e xhumasė nė mė shumė se nė njė xhami nė njė vend
    Nga Mehasi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 15:26
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •