Në xhamitë e Tiranës shtohet numri i besimtarëve,
kryesisht moshat e rej
Ne komunitetin musliman me rastin e urimit te festes se Fiter Bajramit
verejne se kete vit ndryshe nga ai i meparshmi eshte shtuar numri i
besimtareve qe falen.
Në radhët e besimtarëve myslimanë është shtuar ndjeshëm nga viti në
vit numri i besimtarëve praktikantë të fesë. Këtë gjë e shpjegon Imami i
Xhamisë së Tabakëve. Sipas tij, në radhët e besimtarëve janë shtuar
edhe persona të cilat kanë qenë problematikë, si në raport me të tjerët
edhe me familjen e tyre. Këta, pasi kanë nisur të jenë besimtarë të
devotshëm dhe kanë filluar agjërimin, kanë ndryshuar rrënjësisht. " Janë
njerëz që kanë qenë problematikë, natyra të egra, shqetësues për
familjen e tyre. Tani që agjërimi është bërë pjesë e jetës së tyre, kanë
ndryshuar dhe janë bërë shumë të dashur", - tha Imami i Xhamisë së
Tabakëve. Ndërkohë që sipas tij, është shtuar shumë dhe numri i të
rinjve që janë praktikantë të fesë, sepse po sipas tij, dhe praktikat e
fesë janë të këndshme dhe të lehta, i bëjnë njerëzit të ndihen mirë me
veten. Arbri, një djalë 19-vjeçar ka nisur të agjërojë para 4 vitesh që në
moshën 15-vjeçare; edhe pse në fillim nuk është pranuar nga
shoqëria e nga familja, ai nuk ka hequr dorë nga besimi I tij. "Ndihem më
i fortë me besimin tim", - shprehet Arbri.
Nga ana tjetër të njëjtën gjë e pohon edhe kryetari i komunitetit
musliman, Selim Muça. Ne komunitetin musliman me rastin e urimit te
festes se Fiter Bajramit verejne se kete vit ndryshe nga ai i meparshmi
eshte shtuar numri i besimtareve qe falen.
Madje, drejtuesit e Bashkesise Islame thone se tani ka mungese
xhamish dhe shtim te besimtareve, te cilet ne kete muaj agjerimi me
plot lutje kane shtuar edhe ate per gjetjen e nje trolli dhe ngritjen e nje
xhamie te re.
Krijoni Kontakt