(Shkėputur nga kaseta me titullin dauetuna,
tė Shejh Muhammed Nasiruddin Albani)
Vetėm Allahut i pėrkasin lėvdatat. Atij i shprehim mirėnjohje e falenderime tė pafund dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė e mbėshtetje. Atij i drejtohemi pėr mbrojtje, Atij i lutemi plot pėrulėsi pėr falje tė gabimeve tona. Tė devotshmin qė Allahu e udhėzon nė tė vėrtetėn askush e asgjė nuk mund ta lėvizė nga udha; Mizorin qė Allahu e lė tė humbur e nė errėsirė askush e asgjė nuk mund ta udhėheqė nė shtegun e sė drejtės. Dėshmoj se, veē Allahut, nuk ka hyjni qė tė meritojė tė adhurohet dhe dėshmoj, gjithashtu, se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.
Nuk ka dyshim se fjalėt mė tė mira janė fjalėt e Allahut e udhėzuesi mė i mirė nė tė Vėrtetėn ėshtė udhėzimi i Muhamedit r, se gabimet mė tė mėdha janė shpikjet nė Fe; ēdo shpikje e tillė pėrbėn bidat, ēdo bidat ėshtė humbje e ēdo humbje ēon nė zjarr.
Unė nuk jam asgjė mė tepėr sesa njė nxėnės i dijes dhe ēdo nxėnės i dijes duhet tė ketė parasysh fjalėn e profetit r:
Komunikoni prej meje qoftė edhe njė fjalė! Tregoni edhe prej (tė dhėnave tė) bijve tė Izraelit dhe ska problem; por kushdo qė gėnjen pėr mua me vetėdije le tė pėrgatisė ndenjėsen e tij nė zjarr
Duke u mbėshtetur nė kėto fjalė dhe duke iu pėrgjigjur kėtij teksti profetik e plot teksteve tė tjera tė shumta, transmetuar nė Librin e Allahut dhe nė hadithet e tė dėrguarit tė Allahut r, marrim mundimin tu komunikojmė njerėzve atė qė ndoshta nuk e dinė dhe kjo jo se kemi arritur qė tė tjerėt tė kenė mendim tė mirė pėr ne. Ēėshtja nuk ėshtė kėshtu. Kur dėgjoj fjalė tė tilla, mė kujtohet njė shembull i vjetėr mjaft i njohur mes letrarėve: me tė vėrtetė bugathja nė tokėn tonė bėhet shqiponjė Ndoshta ndonjėri nuk e di se qėllimi i kėsaj fjale ėshtė qė tė shprehė se bugathja ėshtė njė zog i vogėl qė ska vlerė, por qė shndėrrohet nė shqiponjė tek njerėzit pėr shkak tė injorancės sė tyre ndaj forcės sė shqiponjės dhe madhėshtisė sė saj. Ky shembull ėshtė mė se i vėrtetė pėr shumė njerėz, tė cilėt thėrrasin me tė drejtėn e tė vėrtetėn apo pa tė drejtė e gabim nė Islam. Porse Allahu e di se toka ėshtė zbrazur, e gjithė toka islame pėrveē individėve tė pakėt, pėr tė cilėt ia vlen tė thuash se filani ėshtė dijetar; siē ka ardhur nė hadithin sahih tė cilin e ka pėrmbledhur Imam Buhari nė sahihun e tij, hadith qė transmetohet nga Amr ibn El As r.a., i cili thotė: Tha i dėrguari i Allahut r: Vėrtetė Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atė nga gjokset e dijetarve, por e merr dijen duke marrė dijetarėt (me vdekjen e tyre) derisa tė mos mbeten mė tė tillė e atėherė njerzit do tė marrin koka injorante e do ti pyesin e ata do tė pėrgjigjen (japin fetva) pa dije, do tė humbasin vetveten dhe tė tjerėt . Kur do Allahu qė tė marrė dijen, nuk e shkul atė nga gjokset e dijetarve derisa tė bėhet dijetari sikur nuk ka mėsuar asnjėhėrė. Jo! Nuk ėshtė kjo prej ligjit tė Allahut xh.sh. pėr hirė tė kėnaqėsisė sė Allahut.
Allahu xh.sh ėshtė gjykues i drejtė; nuk e merr dijen nga kraharorėt e dijetarve tė vėrtetė, porse ligji i Allahut ka rrjedhur nė krijesat e Tij qė ta marrė dijen me marrjen dijetarve (me vdekjen tyre) ashtu siē bėri me mė tė mirin e dijetarve, tė profetėve dhe tė dėrguarve, Muhamedit r, derisa tė mos mbeten mė dijetarė e njerėzit tė lartėsojnė koka injorante, tė cilėt do tė pyeten dhe do tė japin fetva pa dije dhe do tė humbin vetveten e tė tjerėt. Kjo nuk do tė thotė se Allahu xh.sh. do ta zbrazė tokėn nga dijetarėt aq sa tė mos ketė mė asnjė dijetar qė tė jetė bartės i argumenteve tė Allahut ndaj njerėzve, por kuptimi i kėsaj ėshtė se sa mė shumė rrjedh koha, aq mė tepėr pakėsohet e cungohet dija (dija e fesė) derisa tė mos mbetet nė faqe tė tokės askush tė thotė: Allah, Allah. Kėtė hadith e dėgjoni shpesh dhe ėshtė njė hadith sahih, Nuk do tė bėhet Kjameti pėr derisa nė faqe tq tokės ka (ende njerėz) qė thonė Allah, Allah.
Shumė prej atyre qė i pėrmend hadithi i mėparshėm se Allahu e merr dijen duke marrė dijetarėt derisa tė mos mbetet dijetar dhe njerėzit tė marrin koka injorante, prej kėtyre koave janė edhe ata qė e komentojnė Kuranin dhe Sunnetin me komente tė kundėrta me ato tė dijetarve. Nuk them vetėm tė dijetarve tė hershėm, por edhe ata tė mė vonshmit gjithashtu. Sepse ata argumentojnė me kėtė hadith Allahu , Allahu pėr tė treguar se lejohet, madje ėshtė e pėlqyer pėrmendja e Allahut (dhikr) me vetėm njė fjalė; Allah, Allah, por qė tė mos gėnjejė veten ndonjėri, kushdo qoftė ai, kur dėgjon tė tillė hadith me kėtė interpretim. Mu duk e arsyeshme qė, qoftė edhe shkarazi, tu pėrmend vėllezėrve tė pranishėm se ky interpretim ėshtė i pasaktė sė pari, sepse sqarimi i tij ėshtė bėrė nė njė rivajet tjetėr nga i dėrguari i Allahut r dhe sė dyti, sepse nėse ky komment do tė ishte i saktė, atėherė do tė kishin vepruar kėshtu nė praktikėn e tyre tė jetės tė parėt tanė tė mirė(selufuna salih), Allahu qoftė i kėnaqyr prej tyre! E pra, pėrderisa nuk e kanė bėrė, atėhėrė tregon mosaprovimin e tyre ndaj kėtij komenti e rrjedhimisht pasaktėsinė e tij. E si do tė reagonin kur kėsaj i bashkohet edhe transmetimi tjetėr, nė tė cilin, siē thuhet, ėshtė edhe pika kryesore. Imam Ahmedi e transmeton kėtė hadith nė musnedin e tij me zinxhir transmetimi tė saktė me fjalėt: Nuk do tė bėhet Kjameti duke pasur nė tokė (nga ata) qė thonė la ilahe il Allah. Atėherė ky ėshtė synimi nėpėrmjet fjalės sė pėrsėritur Allah, Allah, nė transmetimin e parė.
Ajo qė ėshtė pėr tu vėnė nė dukje ėshtė se bota sot, pėr fat tė keq, ėshtė zbrazur nga dijetarėt qė mbushin kėtė tokė tė gjerė me dijen e tyre dhe qė e pėrhapnin atė nė rradhėt e ymetit tė tyre. Gjendja sotka ardhur nė njė pikė tė tillė qė, siē thuhet nė njė shembull: Dhe kur numėroheshin ishin tė pakėt, e sot janė bėrė mė tė pakėt se tė paktėt.
Ne shpresojmė prej Allahut xh.sh. qė tė na bėjė neve prej kėrkuesve tė dijes, tė cilėt mė tė vėrtetė anojnė nga dijetarėt dhe ecin ndershmėrisht nė rrugėn e tyre.
Kjo ėshtė ajo qė shpresojmė prej Allahut xh.sh. qė tė na bėjė prej atyre nxėnėsve qė ndjekin atė rrugė pėr tė cilėn Profeti r tha: Kush ndjek njė rrugė pėr tė marrė nė tė dije, ndjek me tė Allahu njė rrugė pėr (ta futur ) nė Xhenet. Kjo mė hap mua njė derė pėr tė folur pėr kėtė dije, e cila pėrmendet nė Kuran mjaft shpesh, siē ėshtė p.sh. fjala e tė Lartėsuarit:
" هل يستوى الذين يعلمون و الذين لا يعلمون
A janė tė njellojtė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? {Zumer : 9 }
dhe pėrsėri fjala e Tij:
يرفع الله الذين ءآمنوا منكم و الذين أوتوا العلم درجات
Allahu i lartėson ata qė besuan prej jush dhe ata qė kanė dije nė grada (tė larta) Kurani 58:11
Ēėshtė, pra, kjo dije, pasuesit dhe zotėruesit e sė cilės Allahu i lėvdon? Pėrgjigja ėshtė ashtu siē thotė Imam Ibnul Kajim El Xheuzije, nxėnėsi i shejhul-islam Ibni Tejmijes: Dija ėshtė ēfarė thotė Allahu, thotė i dėrguari i Tij, thonė sahabet
Dija, pra, siē e kuptojmė prej kėtyre fjalėve dhe vargjeve, rradhėn e sė cilės e dėgjojmė nė fjalėt e poetėve - sepse poezitė e dijetarėve janė ndryshe nga ato tė poetėve - e pra ky dijetar, qė ka aftėsi edhe poetike, gjithashtu thotė: Dija ėshtė ajo qė thotė Allahu - nė rradhėn e parė, thotė i dėrguari i Allahut - nė rradhėn e dytė, thonė sahabet nė rradhėn e tretė. Pikėrisht pėr kėtė unė do tė flas nė kėtė mbrėmje tė mirė e tė bekuar, In shaAllah.
Kjo fjalė e Ibn Kajimit na kujton njė tė vėrtetė tė rėndėsishme qė pėr kaq kohė ėshtė mospėrfillur e neglizhuar ngat shumica e duatėve (thirrėsve) qė veprojnė sot nė emėr tė ftesės nė Islam. Cila ėshtė kjo e vėrtetė ? Dihet mjaft mirė ndėr tė gjithė kėta duatė se Islami ėshtė libri i Allahut dhe Sunneti i tė dėrguarit tė Allahut r dhe qė kjo ėshtė mėse e vėrtetė nuk ka pikė dyshimi, porse kjo nuk mjafton!
Kjo pamjaftueshmėri lidhet me atė qė na tregon Ibn Kajimi nė vargjet e tij tė mėparshme, kur pėrmendi pas Kuranit dhe Sunnetit edhe sahabet: Dija ėshtė ēfarė thotė i dėrguari i Tij, ēfarė thonė sahabet
Sot rrallė dėgjojmė qė ndonjė tė pėrmendė bashkė me Kuranin dhe Sunnetin edhe sahabet. Dhe ata, siē e dimė qė tė gjithė, janė kreu i selefėve (tė parve), pėr tė cilėt kanė ardhur hadithe muteuatir1[1] nga Profeti r, siē ėshtė fjala e tij: Njerėzit mė tė mirė janė brezi im (shekulli mė i mirė ). Nė Sunnetin e vėrtetė, nė dy sahihet (sahihėt e Buhariut dhe Muslimit) dhe nė libra tė tjerė referues tė hadithit dhe Sunnetit janė pėrmendur fjalėt: Njerėzit mė tė mirė janė brezi im, e mė pas ata qė vijnė pasė tyre e mė pas ata qė vijnė pas tyre.
Kėta sahabe qė janė krye tė tre brezave, pėr tė cilėt ėshtė dėshmuar pėr mirėsi, imam Ibni Kajjim el-Xheuzije ia ka bashkangjitur, kėshtu, Kuranit dhe Sunnetit. A ishte kjo bashkangjitje qė ai bėri njė opinion apo njė ixhtihad, apo deduksion qė mund te jetė paraqitur gabim (sepse ēdo kalė i kuq e ka njė huq, pėr tė mos thėnė huqe)? Pėrgjigja ėshtė jo. Kjo nuk ėshtė prej deduksioneve, as ixhtihadeve dhe nuk ka mundėsi qė tė jetė e gabuar, por ėshtė e mbėshtetur nė Librin e Allahut dhe hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut r. Pėrsa i pėrket Kuranit, ėshtė fjala e Zotit tonė nė Kuranin e madhnueshėm:
و من يشاقق الرسول من بعد ما تبيّن له الهدى و يتبع غير سبيل المؤمنين نولّه ما تولى و نصله جهنم و سآء ت مصيرا
Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta DHE NDJEK RRUGĖ TJETĖR NGA AJO E BESIMTARĖVE, ne e lemė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai. (Nisa 115)
Nuk mjaftohet Zoti ynė nė ajet -dhe nėse do ta bėnte do tė kishte tė drejtė- duke thėnė: e kush i kundėrvihet tė dėrguarit pasi i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, ne e lemė nė atė qė ka zgjedhur , porse tha pėr njė arsye tė madhe qė ne tani po nisim ta shpjegojmė dhe qartėsojmė. Ai tha: dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve :
Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit pasiqė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta DHE NDJEK RRUGĖ TJETĖR NGA AJO E BESIMTARĖVE, ne e lemė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai.
Ky ajet ju lutem qė tė jetė i ngulitur nė mendjet dhe zemrat tuaja e tė mos harrohet pėr asnjė ēast prej jush, sepse nė tė ndodhet e vėrteta, e drejta ashtu siē po e shqiptoni. E kėshtu do tė shpėtoni sė devijuari majtas e djathtas dhe nuk do tė jeni qoftė edhe nė njė pjesė apo ēėshtje tė vetme nga ndonjėri prej grupeve jo tė shpėtuar, pėr tė mos thėnė prej grupeve tė humbura. Profeti r thotė nė hadithin e mirėnjohur, dhe po mjaftohem tė pėrmend prej tij atė qė na mjafton kėtu dhe qė dėshmon: e do tė pėrēahet ymeti im nė shtatėdhjetė e tre grupe; tė gjithė nė zjarr, pėrveē njėrit. I thanė, -cili ėshtė ai (grup), o i Dėrguari i Allahut? Tha: Ai ėshtė xhemati. Pra xhemati ėshtė rruaga e besimtarėve.
Hadithi, nėse nuk ėshtė shpallje e drejtėpėrdrejtė e Allahut nė zemrėn e Profetit r, atėherė ėshtė nxjerrė nga ajeti i mėparshėm: dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve Nėse gjendja ėshtė e tillė pėr atė qė kundėrshton tė Dėrguarin dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, ai kėrcėnohet me zjarr dhe anasjelltas: kush ndjek rugėn e besimtarėve, atij i ėshtė premtuar Xheneti pa asnjė dyshim. E pra i Dėrguari r, nė tė pėrgjigje tė pyetjes se kush ėshtė grupi i shpėtuar, tha: xhemati, ndėrsa xhemati nuk ėshtė tjetėr veēse grupi i myslymanėve. Na vjen edhe njė transmetim tjetėr qė e pėrforcon kėtė kuptim, madje shton edhe qartėsinė e shpjegimit; Profeti r, pėrsėri nė pėrgjigje tė pyetjes se cili ėshtė grupi i shpėtuar, thotė: ėshtė Ai qė ndodhet nė (rrugėn) time dhe tė sahabeve tė mi. E pra atėherė dhe sahabeve tė mi ėshtė rruga e besimtarėve. Kur Ibn Kajim tha nė atė qė pėrmendėm mė parė: dhe thonė sahabet, e ata janė shokėt e profetit r atė nuk e nxorri nga tjetėr gjė veēse nga ajeti i sipėrpėrmendur dhe nga ky hadith. Po kėshtu edhe nga hadithi i mirėnjohur i Irbad ibn Sarije r.a., nga i cili po mjaftohem tani vetėm me atė qė pėrbėn pjesėn dėshmuese, sipas tė cilės thotė Profeti r: Ju e keni detyrim Sunnetin tim dhe Sunnetin e kalifėve tė drejtė e udhėzues qė vijnė pas meje Atėherė, pra, edhe kėtu kemi tė njėjtėn gjė si nė hadithin para tij dhe ajetin e mėparshėm. Nuk thotė Profeti r Ju e keni detyrim Sunnetin timdhe kaq, por ai i shtoi Sunnetit tė tij Sunnetin e kalifėve tė drejtė. Qė kėtej mund tė konkludojmė se kjo ėshtė e rėndėsishme veēanėrisht nė kėtė kohė, nė tė cilėn po pėrplasen opinionet, mendimet dhe mezhebet e po shtohen partitė e xhematet saqė shumė prej tė rinjve myslymanė jetojnė tė pavendosur e nuk dinė nė cilin xhemat tė anėtarsohen. Kėtu vjen pėrgjigja nė ajetin dhe dy hadithet e pėrmendura; ndiqni rrugėn e besimtarėve; rrugėn e besimtarėve nė kohėn e sotme? Pėrgjigja ėshtė jo. Ėshtė fjala pėr rugėn e besimtarėve tė kohės sė parė, kohės sė sahabeve, tė parėvė tanė tė mirė (selefu-salih). Ata meritojnė tė jenė prijėsit tanė, tė cilėt duhet ti ndjekim dhe askėnd tjetėr nė faqe tė tokės pėrveē tyre. E pra daua jonė ngrihet mbi tri shtylla: mbi Kuranin, Sunnetin dhe pasimin e tė parėve tė mirė (selefu-salih). Kushdo qė pretendon Kuranin dhe Sunnetin, por nuk ndjek tė parėt e mirė (selefu-salih) dhe thotė me gjuhėn e veprave e ndoshta shprehet edhe me gojėn e tij: Ata janė njerėz sikurse edhe ne jemi njerėz2[2], ska dyshim se do tė jetė nė rrugė tė shtrembėr e nė humbje. Pse? Sepse ai nuk i mori para sysh kėto argumente qė ju pėrmendėm mė sipėr. A ka ndjekur rrugėn e besimtarėve? Jo. A ka ndjekur sahabet e Profetit fisnik r? Jo. Kė ka ndjekur atėherė? Ka ndjekur mendjen e vet, pėr tė mos thėnė tekat e veta. Mos vallė mendja e tij ėshtė e pagabueshme? Pa dyshim qė jo. Atėherė ai vetėm ka humbur qartas.
Unė kam bindjen se shkaku i mospajtimeve tė shumta tė trashėguara mes fraksioneve tė vjetra dhe mospajtimeve tė lindura nė ditėt e sotme ėshtė ēėshtja selefu-salih. Shumė pretendojnė se ndjekin Kuranin dhe Sunnetin. Shpesh po dėgjojmė tė rinj tė pavendosur qė tė thonė: Mor vėlla, kėta thonė Kurani e Sunneti; edhe ata tė tjerėt thonė Kurani dhe Sunneti. Cili ėshtė gjykimi ndarės? U themi: Ėshtė Kurani, Sunneti dhe menhexhi (metodologjia) i tė parėve tanė tė mirė (selefu-salih). Kushdo qė mbėshtetet mbi Kuranin dhe Sunnetin pa u mbėshtetur tek selefu-salih nuk ėshtė mbėshtetur aspak tek Kurani e Sunneti, por ėshtė mbėshtetur tek mendja, pėr tė mos thėnė tek tekat e veta personale.
Prej zakonit tim ėshtė qė tė jap disa shembuj pėr tė bėrė sa mė tė qartė kėtė ēėshtje, madje kėtė bazė tė rėndėsishme e qė ėshtė dhe nė rrugėn (menhexh) e tė parėve tanė tė mirė. Na transmetohet nga Faruku, Omer ibn-el Hattab r.a., i cili thotė: Nėse ju polemizojnė juve ndjekėsit e tekave e tė bidadit me Kuran, atėherė pėrgjigjuni atyre me Sunnet. Sepse Kurani pėrmaban mundėsinė e kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Pse e tha Omeri kėtė fjalė? Po ju them, pėr kėtė arsye thotė Allahu xh.sh. nė Kuran, duke iu drejtuar Profetit tė tij:
و أنزلنآ اليك الذكر لتبين للناس ما نزل اليهم
Dhe ta zbritėm ty Kuranin qė tua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre. (Nahl 44)
A mundet njė myslyman arab, i cili ėshtė, siē thuhet, Sibeueji3[3] i kohės sė tij pėr shkak tė njohjes sė gjuhės arabe, tė letėrsisė dhe formės sė saj, ta kuptojė Kuranin pa pasur nevojė pėr udhėzimet e Profetit tonė r? Pėrgjigja ėshtė jo. Nė tė kundėrt fjala e Allahut qė tua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre do tė kish qenė vetėm njė tallje. Hasha! (e papranueshme!) Nė fjalėt e Allahut nuk mund tė ketė tallje! Atėherė kushdo qė mundohet tė kuptojė Kuranin pa udhėrrėfimin e Profetit r veēse ka rrėshqitur nė njė humbje tė largėt. A ka mundėsi ky njeri qė tė kuptojė Kuranin dhe Sunnetin pa pasur nevojė pėr udhėzimin e sahabeve? Pėrgjigja ėshtė pėrsėri jo. Kjo sepse janė ata qė na i pėrcollėn sė pari fjalėt e Kuranit, tė cilin e zbriti Allahu nė zemrėn e Muhammedit r dhe sė dyti na pėrcollėn neve shpjegimin e tij, i cili u pėrmend nė ajetin e mėparshėm, si dhe mėnyrėn se si ai e praktikoi Kuranin.
Kėtu mė duhet pa tjetėr tė qėndroj pak. Shpresoj qė ky qėndrim tė jetė i shkurtėr. Sqarimi i Profetit r ėshtė tri llojesh: nėpėrmjet fjalėve tė tij, veprimeve tė tij dhe aprovimit tė tij. Fjalėt e tij kush janė ata qė na i transmėtojnė? Sahabet e tij. Veprimet e tij kush na i transmeton? Sahabet e tij. Aprovimin e tij kush na e transmeton? Sahabet e tij. Pėr kėtė arsye ne nuk mund tė shkėputemi nga kuptimi i Kuranit dhe i Sunnetit duke u mbėshtetur vetėm nė aftėsitė tona gjuhėsore. Kjo nuk do tė thotė se pėr gjuhėn skemi nevojė, jo. Ne jemi plotėsisht tė bindur se joarabėt, tė cilėt nuk e zotėrojnė gjuhėn arabe kanė rėnė nė gabime tė shumta , e vēanėrisht kur kanė rėnė nė gabim nė lidhje me kėtė bazė, duke mos u kthyer (nė tė kuptuarit e tyre ) tek selefėt (tė parėt e mirė ) pėr tė kuptuar Kuranin dhe Sunnetin. Me kėtė nuk nėnkuptojė mosmbėshtetjen tek gjuha, kjo ėshte e pamundur, sepse nėse duam tė kuptojmė fjalėt e sahabeve, patjetėr duhet tė kuptojmė gjuhėn arabe ashtu siē ėshtė e domosdoshme gjuha pėr njohjen e Kuranit dhe Sunnetit. Porse ne po themi se sqarimi i Profetit r, i pėrmendur nė ajetin e mėsipėrm, ndahet nė tre lloje: fjalė, veprim dhe aprovim. Po japim njė shembull, ose mė tepėr, nėse ėshtė e nevojshme, pėr tė bėrė sa mė tė qartė kėtė lloj ndarjeje, qė ėshtė njė ēėshtje reale plotėsisht e padyshimtė, kemi fjalėn e Allahut xh.sh.:
السارق و السارقة فاقطعوا أيديهما و
Vjedhėsit dhe vjedhėses prituani duartė (Maide : 38)
Shikoni tani se si nuk mund tė mbėshtetemi vetėm tek gjuha nė tė komentuarit e Kuranit. Vjedhėsi, nė pikėpamje gjuhėsore, ėshtė kushdo qė vjedh njė mall nga njė vend i ruajtur, ēfarėdo qoftė ky mall; edhe pa ndonjė vlerė tė veēantė, vezė, pėr shembull, apo ndonjė qindarkė. Ky, nga ana gjuhėsore, quhet vjedhės. Thotė i Lartėsuari: Vjedhėsit dhe vjedhėses prituani duartė. A i pritet dora ēdo njeriu qė vjedh? Pėrgjigja ėshtė jo. Pėrse? Sepse sqaruesi, i cili mori pėrsipėr kėtė shpjegim, ėshtė i Dėrgurai i Allahut r e ai na e ka bėrė tė qartė neve se kush janė ata hajdutė, tė cilėve u pritet dora: Nuk ka prerje (dore) pėrveēse pėr ēerek dinari e sipėr4[4]. Kushdo qė vjedh diēka me njė vlerė mė tė ulėt ses ēereku i dinarit, edhe nėse, nga ana gjuhėsore quhet vjedhės, nga ana e Sheriatit nuk llogaritet si vjedhės. Atėherė qė kėtu arrijmė nė njė pėrfundim shkencor, me tė cilin shumė nga studentėt e dijes janė tė panjohur. Pra, ne kemi gjuhėn arabe tė trashėguar dhe gjuhėn e Sheriatit (terminologjinė legjislative), e cila e ka prejardhjen nga Allahu dhe arabėt qė flisnin gjuhėn, nė tė cilėn zbriti Kurani, ishin tė panjohur me kėtė lloj terminologjie. Kur thuhet vjedhės nga ana gjuhėsore, pėrfshihet ēdo vjedhės, por kur pėrmendet vjedhėsi nga ana ligjore, nuk pėrfshihet ēdo vjedhės, por vetėm ai qė vjedh ēerek dinari e sipėr. Atėherė kėtu kemi njė shembull praktik se si ne smund tė jemi tė pavarur nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit vetėm duke u mėshtetur nė njohjen nga ana jonė tė gjuhės arabe. Kjo ėshtė njė mangėsi qė vihet re tek shumė kalemxhinj tė sotėm. Kur pėrdorin vetėm aftėsinė e tyre njohėse tė gjuhės arabe nė interpretimin e ajeteve kuranore dhe haditheve profetike, i interpretojnė ato duke na servirur tefsire bidad, tė panjohura mė parė nga myslymanėt. Pėr kėtė arsye duhet tė kuptojmė se daua e vėrtetė e Islamit mbėshtet nė tri shtylla: Kurani, Sunneti dhe ruga e ndjekur na tė parėt tanė tė mirė (selef-u salih).
Vjedhėsit dhe vjedhėses ; atėherė nuk komentohet ky ajet sipas rregullsive tė gjuhės sė folur, por sipas gjuhės sė Sheriatit, e cila thotė: Nuk ka prerje (dore) pėrveēse pėr ēerek dinari e sipėr. Allahu, nė vazhdim tė ajetit tė sipėrpėrmendur, thotė: prituani duartė! Cila ėshtė dora sipas gjuhės? Sipas gjuhės, dora shtrihet nga shpatulla deri tėk majat e gishtėrinjve. Nė ēmasė pritet? Kėtė gjė e sqaroi i Dėrguari i Allahut r nė veprimtrinė e tij. Ne nuk kemi ndonjė hadith qė tė na bėjė tė ditur vendin e prerjes drejtpėrdrejt pėrmes fjalėve, por kemi njė shpjegim tė mbėshtetur nė vetė praktikėn e Profetit r. Si e njohim ne kėtė zbatim praktik? Prej tė parėve tanė tė mirė, sahabeve tė Profetit r. Ky, pra, ėshtė lloji i dytė; shpjegimi me anė tė praktikės.
Ndėrsa lloji i tretė ėshtė aprovimi i Profetit r pėr diēka qė as nuk ndalohet e as nuk qortohet prej tij. Ky lloj aprovimi nuk ėshtė as fjalė e as vepėr e tij, por ėshtė njė veprim, tė cilin e kryen dikush tjetėr, kurse reagimi i Profetit r pėr kėtė konsiston nė tė vėzhguarit dhe tė aprovuarit e tij. Kur shihte diēka dhe heshtte, pra aprovonte, kjo shndėrrohej nė diēka tė aprovuar dhe tė lejuar, ndėrsa kur shihte diēka dhe tėrhiqte vėrejtje ndaj saj, edhe nėse ajo bėhej nga ndonjė prej sahabeve, por vėrtetohet se ai e ka ndaluar, atėherė kjo gjė e ndaluar prej tij ndryshon plotėsisht nga ajo qė ai e aprovonte. Po ju jap njė shembull. Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri r.a.: Pinim nė kėmbė e hanim nė ecje e sipėr nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut r. Na tregon Abdullahu nė kėtė hadith pėr tė pirėt duke qenė nė kėmbė dhe pėr tė ngrėnit duke ecur, si dhe na bėn tė ditur se kjo ndodhte nė kohėn e Profetit r. Cili, pra, ėshtė vendimi i Sheriatit pėr kėto dy gjėra? Nėse zbatojmė fjalėt tona tė mėparshme, le tė mundohemi tė nxjerrim normėn e Sheriatit pėr kėtė gjė, natyrisht duke pasur parasysh pa tjetėr diēka: njohja e fjalėve tė Profetit r, praktikės dhe aprovimit tė tij. Nėse i kthehemi Sunnetit Sahih nė lidhje me ēėshtjen e parė, me tė cilėn janė sprovuar shumė, pėr tė mos thėnė shumica e myslymanėve, duke kundėrshtuar fjalėt e Profetit r e qė ėshtė tė pirėt nė kėmbė.
Kanė pirė nė kėmbė, kanė mbajtur flori, kanė veshur mėndafsh. Kėto janė disa tė vėrteta, tė cilat nuk mund tė mohohen. Por a i aprovoi ato Profeti r? Pėrgjigja ėshtė: aprovoi disa dhe ndaloi disa tė tjera. Ajo qė ai e ndaloi u kategorizua tek tė ndaluarat dhe ajo qė ai e aprovoi u klasifikua tek tė lejuarat. E ndaloi tė pirėt nė kėmbė nė hadithe tė shumtė, nė tė cilėt nuk dua tė thellohem pėr tė mos dalė nga tema dhe pėr arsye se kjo ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon njė trajtim tė veēantė, por mė mjafton tju pėrmend juve njė hadith sahih, tė cilin e transmeton Imam Muslimi nė Sahih-un e tij nga Enes ibn Malik r.a., qė ka thėnė: Ka ndaluar i Dėrguari i Allahut r tė pirėt nė kėmbė. Nė disa transmetime tė tjera i Dėrguari i Allahut r e ka qortuar tė pirėt nė kėmbė. Atėherė kjo gjė, qė siē mėsojmė nga hadithi i ibn Omerit r.a., bėhej nė kohėn e Profetit r u ndalua prej tij dhe u shndėrrua, kėshtu, nė njė ēėshtje tė abroguar pėrmes kėtij ndalimi. Kurse pėrsa i pėrket pjesės sė dytė tė hadithit, qė lidhet me tė ngrėnėt nė ecje, nuk na ka ardhur ndonjė ndalim nga ana e Profetit r. Kėshtu pra, nga ky aprovim pėrfituam njė hukm (normė ligjore) tė Sheriatit. Po mjaftohem me kaq pėr domosdoshmėrinė e mbėshtetjes nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit me atė, nė tė cilėn qėndronin tė parėt tanė tė mirė (selef-u salih). Pra, nė tė kuptuarit e Kuranit e Sunnetit duhet evituar tė mbėshteturit vetėm nė njohuritė personale ekzistuese, pėr tė mos thėnė nė injorancėn personale, por, tani qė u bė e qartė rėndėsia e kėsaj ēėshtjeje, tė komentuarit e tė kuptuarit e Kuranit duhet realizuar vetėm nė pėrputhje me menhexhin (metodologjinė) e tė parėve tanė tė mirė (selef-u salih). Myslymanėt qė nė kohėt e hershme janė pėrēarė nė rryma e grupime tė ndryshme, siē mund tė keni dėgjuar pėr mutėzilėt, murxhiat, havarixh, zejditė pa pėrmendur shiitėt e rafidhat etj.. Nuk ka asnjė prej kėtyre grupeve, sado tė humbur qė tė jenė, qė tė mos bashkohen me pjesėn tjetėr tė mylsymanėve nė fjalėn se ne mbėshtetemi nė Kuran e Sunnet. Asnjė prej tyre nuk thotė se nuk mbėshtetet nė kėto dy burime, sepse nėse do ta thoshte kėtė dikush prej tyre, do tė dilte prej Islamit tėrėsisht. Atėherė pėrse gjithė kjo pėrēarje pėrderisa tė gjithė u bazokan tek Kurani e Sunneti? Nuk mund tė konceptohet kjo mbėshtetje pa shtyllėn e tretė: tė parėt tanė tė mirė (selef-u salih), duke vėnė nė dukje kėtu edhe diēka tjetėr, atė se Sunneti ndryshon shumė nga Kurani-Kerimi pėr faktin se Kurani ėshtė i ruajtur e i mbledhur ndėrmjet dy kapakėve tė mushafit (fletėve ku ėshtė shkruar), siē e dinė tė gjithė. Ndėrsa Sunneti sė pari duhet thėnė se ėshtė i shpėrndarė nėpėr qindra libra, pėr tė mos thėnė nėpėr mijra, njė pjesė e madhe e tė cilėve vazhdojnė tė jenė nė njė botė tė panjohur, nė botėn e dorėshkrimeve (tė pabotuara). Se dyti edhe librat e njohur sot pėrmbajnė si hadithe sahih, ashtu edhe daif. Ata, tė cilėt bazohen tek Sunneti, qofshin nga ata qė i pėrkasin Ehli sunneh uel xhemah dhe nė atė tė cilėn ishin tė parėt e mirė (selefu-salih) apo qofshin nga grupet e tjera, shumė prej tyre nuk i dallojnė dot Sunnetin sahih nga ai daif dhe bien nė kundėrshtim nė Kuranin dhe Sunnetin pėr shkak tė mbėshtetjes nė hadithe tė dobėta apo meudu (tė shpifura).
Ajo ēka dua tė them ėshtė se se disa prej grupeve, tė cilat i pėrmendėm pak mė parė, mohojnė disa tė vėrteta nga Kurani dhe nga Sunneti profetik. Kėtė gjė e kanė bėrė mė parė por edhe sot e kėsaj dite .
Kurani i madhėnueshėm i tregon dhe i pėrgėzon besimtarėt me njė mirėsi mjaft tė madhe, tė cilėn do ta arrijnė ditėn kur do tė takojnė Allahun xh.sh. nė Xhenetin e mrekullushėm, ku Ai do tu shfaqet atyre. Besimtarėt dota shohin Atė, siē thotė njė dijetarė selefij : Do ta shohin besimtarėt (Allahun) pa mėnyrė sesi dhe pa pėrngjasim dhe pa shėmbėllim (me askė). Pėr kėtė ekzistojnė fakte nė Kuran dhe me dhetra fakte nė hadithet e Profetit r. Si e mohuan kėtė mirėsi disa prej fraksioneve tė djeshme dhe tė sotme? Pėrsa i pėrket tė djeshmėve, ata ishin Mutezilitėt. Sot, me sa di unė, nuk ka nė faqe tė dheut asnjė grup qė tė shprehet: ne jemi mutezilitė, ne jemi nė rrugėn e mutezilitėve, por unė kam parė njė njeri tė ēmendur, i cili deklaronte se ishte mutezilit dhe mohonte disa tė vėrteta tė Fesė, sepse ai i ishte mbeshtetur kaplloqes sė vet. Mutezilitėt e mohuan kėtė nimet dhe thanė me mendjet e tyre tė dobėta se ėshtė e pamundur tė shihet Allahu xh.sh.. Ēfarė bėnė atėherė? A e mohuan Kuranin? Allahu thotė nė Kurani-Kerim:
وجوه يومئذ ناضرة الى ربها ناظرة
Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndriēuara qė tek Zoti i tyre shikojnė.
(Kijameh :22.23)
A e mohuan kėtė ajet? Jo, nėse do ta mohonin, do tė bėnin kufr e do tė dilnin nga Islami, mirėpo deri mė sot Ehli Sunneti i vėrtetė i ka gjykuar mutezilitėt si tė humbur e tė devijuar, por nuk sheh ata jashtė Islamit, sepse ata nuk e mohuan kėtė ajet, por mohuan kuptimin e tij tė vėrtetė, kuptim, tė cilit i ka ardhur shpjegimi nė Sunnet, siē do ta sqarojmė mė poshtė. Allahu xh.sh. na bėn tė ditur pėr besimtarėt qė do tė jenė nė Xhenet se Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndriēuara qė tek Zoti i tyre shikojnė. Ata e interpretuan dhe shtrembėruan atė. Besuan tek fjalėt e tij dhe e mohuan kuptimin e tij. Fjalėt, siē thonė dijetarėt, janė shprehje kuptimore. Nėse i besojmė fjalėt e mohojmė kuptimin e tyre, atėherė ēvlerė ka? E pėrse, pra, kėta njerėz e mohuan kėtė lloj tė pari? Sepse mendjet e tyre u treguan shumė tė ngushta qė tė pėrfytyrojnė e imagjinojnė se ky njeri i krijuar e i pafuqishėm do tė jetė i aftė tė shohė Allahun xh.sh. pa pengesė, ashtu siē e patėn kėrkuar ēifutėt nga Musai r. Allahu tregoi paaftėsinė e tyre nėpėrmjet historisė sė mirnjohur, kur thotė:
انظر الى الجبل فان استقر مكانه فسوف تراني
Shiko tek mali! Nėse do tė qėndrojė nė vendin e tij, atėherė do tė mė shohėsh.(Araf:143)
Mendjet e tyre nuk mund ta pranonin kėtė gjė, prandaj u detyruan qė tė luanin me tekstin kuranor dhe ta interpretonin atė. Pse? Sepse besimi i tyre tek gajbi (e fshehta) ishte i dobėt e besimi tek mendjet e tyre ishte shumė mė i fortė se besimi i tė fshehtės, pėr tė cilėn jemi urdhėruar nė hyrje tė surės Bekare:
الم ذلك الكتاب لا ريب فيه هدى للمتقين الذين يؤمنون بالغيب ...
Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė Libri, nė tė cilin nuk ka dyshim; udhėzues pėr tė devotshmit: kush janė ata? ata, tė cilėt besojnė tek e fshehta (gajbi)
Allahu ėshtė mė i fshehti i ēdo tė fshehte dhe ēfarėdo qė Ai tė na thotė rreth vetvetes, nuk na mbetet tjetėr veēse ta pranojmė e besojmė, pėr arsye se aftėsistė tona perceptuese janė shumė tė ngushta e tė mangėta. E ndėrsa mutezilitėt nuk e pranun kėtė tė vėrtetė e, si pasojė, kundėrshtuan mjaft tė vėrteta fetare, prej tyre edhe fjalėn e Allahut xh.sh.:
وجوه يومئذ ناضرة الى ربها ناظرة
Atė ditė do tė ketė fytyra tė ndriēuara qė tek Zoti i tyre shikojnė.
Po kėshtu edhe ajeti tjetėr, i cili mund tė keqinterpretohet mė lehtė sesa ajeti i mėparshėm nga kėta lloj njerėzish ėshtė fjala e Allahut xh.sh.:
لّلّذين أحسنوا الحسنى و زيادة
Atyre qė bėjnė vepra tė mira u takon e mira e edhe mė tėpėr( Junus 26)
Atyre qė bėjnė veprab tė mira u takon e mira d.m.th. xheneti, - e dhe mė tepėr d.m.th. tė shikuarit e Allahut nė botėn tjetėr. Nė kėtė mėnyrė ka ardhur hadithi nė sahih Muslim me sened sahih (zinxhir transmetimi tė saktė) nga Sad ibn Ebij Uekas, i cili thotė: tha i Dėrguari i Allahut r: Atyre qe bėjnė vepra tė mira u takon e mira, tha profeti: pra Xheneti, e edhe mė tepėr, pra tė parit e Allahut.
Ndėrsa mutezilitėt e mohuan kėtė e po kėshtu edhe shiitėt, qė kanė akide (kredo) tė njėjtė me atė tė mutezilitive. Ata mohuan shikimin e Allahut qė jepet mjaft qartė nė ajetin e parė dhe tė dytė. Pėr mė tepėr, nga Profeti r janė transmetuar kaq shumė hadithe tė sakta (muteuatir). Interpretimi i tyre (i gabuar) i Kuranit i shpuri ata nė mohimin e haditheve sahih tė Profetit r dhe kėshtu dolėn nga tė qenit prej grupit tė shpėtuar.
Nė atė, nė tė cilėn jam unė dhe sahabėt e mi. Profeti r ishte i besimit se besimtartėt do ta shohin Zotin e tyre, siē thotė nė hadithin e transmetuar nė Sahih Buhari & Muslim nga njė grup sahabesh tė Profetit r, siē janė Ebij Sejjid el-Khudrij, Enes ibn Malik etj.. Tha i Dėrguari i Allahut r: Ju me tė vėrtetė do ta shihni Zotin tuaj nė Ditėn e Kjametit ashtu siē e shihni hėnėn natėn kur ajo ėshtė e plotė. Nuk do tė shtyheni pėr ta parė Atė. E pra kuptimi ėshtė se nuk do tė dyshoni nė tė parit e Tij, ashtu siē nuk dyshoni nė tė parėt e hėnės kur ajo ėshtė e plotė e nė qiell nuk ka re qė ta pengojnė. Ata i mohuan kėto hadithe me mendjet e tyre. E pra ata as u bindėn e as besuan. Besimi i tyre qe i dobėt. Ky shembull ėshtė njė fakt se si kanė gabuar disa grupe (firka) nė tė kaluarėn dhe po tė njejtėn gjė po e bėjnė edhe sot e kėsaj dite havarixhėt e prej tyre grupi Ibadhijeh, i cili kohėt e fundit ėshtė bėrė aktiv nė dauan e tij tė humbur. Ata sot kanė publikime e predikime, me tė cilat po ringjallin shtrembėrimet e vjetra, nė tė cilat qėndronin havarixhėt e hershėm; prej tyre edhe kėtė qė pėrmendėm, pra shikimin e Allahut nė Xhenet.
Tani po ju jap njė tjetėr shembull aktual: kadjanistėt. Ndoshta keni dėgjuar pėr ta. Kėta njerėz thonė, siē themi edhe ne: Eshhedu el-la ilahe il-lall-llah ue eshhedu enne Muhammeder-Resulull-llah, falin pesė vaktet e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasė, kryejnė haxhin nė Mekė, nė pamje tė parė nuk sheh ndonjė dallim mes tyre e mes nesh. Ata duken si myslymanėt, por ata na kundėrshtojnė neve nė shumė pika tė akides, prej kėtyre pikave ėshtė edhe ajo se ata thonė qė profecisė nuk i ėshtė mbyllur dera e saj. Thonė se do tė vijnė profetė tė tjerė pas Muhammedit r dhe pretendojnė se ka ardhur njėri prej tyre nė Kadjan, qė ėshtė njė provincė e Indisė. Kush nuk beson nė kėtė profet, sipas tyre ėshtė kafir. Si mund ta thonė njė gjė tė tillė, kur ajeti i Kuranit ėshtė mjaft i qartė:
و لكن رسول الله و ختم النبّين
porse (Muhammedi ėshtė) i dėrguari i Allahut dhe vula e profetėve (Ahzabė 40)
Si e thanė njė gjė tė tillė, kur transmetohen kaq shumė hadithe tė sakta (muteuatir), ku thuhet: nuk ka profet pas meje? E pra ata e interpretuan Kuranin e Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siē e komentuan tė parėt e mirė (selef-u salih). Nė kėtė rrugė kanė ecur gjithmonė myslymanėt pa pasur asnjė lloj mosmarrveshjeje nė lidhje me kėtė pikė, derisa na erdhi ky mashtrues i humbur, qė quhej Mirza Gulam Ahmed el-Kadjani dhe pretendoi se ishte profet. Ky njeri ka njė histori tė gjatė, por vendi nuk na e lejon tė merremi me tė tani. Pas kėtij njeriu u vetmashtruan shumė prej atyre qė skishin dije pėr kėto tė vėrteta (Kurani, Sunneti dhe rruga e selefėve) qė janė pėr myslymanin pengesė pėr tė mos devijuar majtas e djathtas, siē devijuan kadjanistėt me atė dexhalin e tyre qė shpifte se, gjoja, ishte profet. Ēfarė bėnė me ajetin porse (Muhammedi ėshtė) i dėrguari i Allahut dhe vula e profetėve? Thanė se vula e profetėve nuk ka kuptimin se nuk ka profet pas tij, por kuptimi i saj ėshtė bukuria e profetėve, ashtu sikurse unaza ėshtė bukuria e gishtit5[5]. Po kėshtu edhe Muhammedi r ėshtė bukuria e profetėve. Pra ata nuk e mohuan ajetin, nuk thanė qė kėtė ajet nuk e ka zbritur Allahu nė zemrėn e Muhammedit r, por mohuan kuptimin e tij tė vėrtetė. Atėherė, pra, ēvlerė ka besimi tek fjalėt, pa i besuar kuptimet e vėrteta tė tyre? Nėse nė kėtė tė vėrtetė nuk ka pikė dyshimi, atėherė cila ėshtė rruga pėr tė arritur nė njohjen e kuptimeve tė vėrteta qė i pėrkasin Kuranit e Sunnetit? E njohėt, pra, rrugėn. Ajo nuk duhet tė mbėshtet vetėm tek njohuritė tona pėr gjuhėn dhe etikėn e saj e ta komentojmė Kuranin e Sunnetin sipas tekave tona, apo traditave e zakoneve tona, apo sipas mezhebeve qė kemi, porse, siē thuhet, dhe po i mbyll me kėtė edhe fajlėt e mia tė gjitha mirėsitė vijnė nga pasimi i tė parėve (selef) dhe tė gjitha tė kėqiat nga bidadet e tė mėpasmėve. Shpresoj qė tė gjitha kėto qė ju thamė tė pėrbėjnė njė rikujtesė pėr atė qė ka arsye, na dėgjoi me vėmendje dhe ėshtė dėshmitar pėr kėtė.
Krijoni Kontakt