Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Shkrirja e akujve tė Arktikut, befasuese

    Qendra Amerikane e tė Dhėnave pėr Dėborėn dhe Akujt, nė Boulder tė Kolorados, ėshtė njė nga 40 qendrat nė mbarė botėn qė vėzhgon dhe mbledh tė dhėna pėr ndryshimin e akujve nė pole. Shkencėtarėt thonė se kėtė verė shkrirja e akujve nė Arktik ka qenė befasuese.
    Nė kėto shtresa tė akullta, flokėt e borės vezullojnė si diamantė. Shkencėtarėt thonė se kėto vezullime janė gjurma qė i jep shpjegim pyetjes se pse njė zonė nė Veriperėndim pėrreth Arktikut, hapet dhe venbanimet e arinjėve polarė po zvogėlohen. Kur shkencėtarėt e mbledhin borėn, e shkrijnė, e derdhin diku e mė pas nxjerrin tė dhėna prej saj nėpėrmjet disa mikro filtrave specialė, ata vėnė re se pikėla tė zeza karboni. Kėto pikėla tė zeza karboni janė bloza e arktikut.
    Shkencėtarėt po vėzhgojnė burimet industriale qė e shkaktojnė kėtė blozė nė Amerikėn e Veriut, Europė, Rusi dhe nė masė tė madhe nė Azi. Shkencėtari Steven Warren shpjegon: “Karboni i zi grumbullon rezet e diellit, duke shkaktuar ngrohjen, pavarėsisht se karboni ėshtė nė atmosferė apo nė borėn qė ne studiojmė”. Pamjet e marra nga sateliti kėtė muaj, tregojnė se akulli nė Arktik ka rėnė nė nivelet mė tė ulta qė kur shkencėtarėt nisėn tė analizojnė tė dhėnat nė vitin 1979.
    Mark Serrez ka kohė qė merret me studime nė Qendrėn Amerikane tė tė Dhėnave pėr Borėn dhe Akujt. “Deri nė vitin 2006 , shkrirja e akullit ka qėnė pak mė tepėr se sa 9 pėr qind pėr ēdo dhjetvjeēar. Kjo ėshtė e barabartė me rreth 100 km katror nė vit, e qė nuk ėshtė shumė. Ajo qė ndodhi nė 2007, ėshtė befasuese”. Serrez krahason pamjet e Arktikut tė marra nga sateliti nė shtatorin e vitit tė kaluar, me pamjet e marra kėtė muaj. “Gjatė viteve ne kemi patur kėtė ulje tė pėrgjithshme. Pamjet nė tė djathtė tregojnė sipėrfaqen e detit tė akullit mė 9 shtator tė kėtij viti, dhe mendoj se ėshtė qartėsisht e krahasueshme me atė ēka shohim kėtu nė tė majtė, ndryshimet nga viti nė vit. Ėshtė befasues se sa shumė akull ėshtė shkrirė kėtė vit”. Studimet parashikuese klimatike e kanė theksuar vazhdimisht shkrirjen e akujve nė Arktik si pasojė e rritjes sė temperaturave globale. Serrez thotė se tė dhėnat tregojnė se shkrirja e akujve po ndodh 30 vjet mė herėt nga sa ėshtė parashikuar.

  2. #2
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anėtarėsuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Ishalla e permbyt :d
    Jufka ime ...

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ehe, por mos harro se nje pjese e Durresit, Golemit, Myzeqese e pjese te tjera te bregdetit do te jene nen uje pas disa vitesh. Do te na behen lagjet e Durresit si Venecia.

  4. #4
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    cuna mos e merrni me shaka kete teme por jepni menimet tuja.spese osht vertet nje shqetsim i modh per ne dhe per te gjith rruzullin toksor. Shkrirja e akujve po ndodh 30 vjet me heret nga se eshte parashikuar. pra po vazhdoje keshtu dhe nqs nuk gjehet ndonje zgjidhje atehere do ta shohim a do kemi me kurajo te tallemi me kto tema mbas 10 vjetesh apo jo????
    L'AMORE, L'UNICA COSA PER CUI VALE LA PENA SOFFRIRE !!!

  5. #5
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    ehe, por mos harro se nje pjese e Durresit, Golemit, Myzeqese e pjese te tjera te bregdetit do te jene nen uje pas disa vitesh. Do te na behen lagjet e Durresit si Venecia.

    si venecia????? per menimin tim duhet me u fut me polumbar ose me nendetse me gjet Durrsin apo Tironen mbas ca vitesh.
    L'AMORE, L'UNICA COSA PER CUI VALE LA PENA SOFFRIRE !!!

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Rilievi i tille qe ka Shqiperia mund te jete i tille qe pasojat e shkrirejs se akujve mund te mos lene aq pasoja sa ne disa vende te tjera te Botes (per nga pembytja)

    Por jane shume efecte te tjera dramatike qe shkrirja e akujve krijon per boten ne pergjithesi.

    Shkrirja e akujve qe dikur njehshin si te perhershem po ndikon qe tani mbi njerezit, boten bimore dhe kafshet rreth polit te veriut.Thyerja e struktures se akullit ben qe liqene me uje te embel (jo te kripur) te humbasin te tera ne oqean.Arinjte Polare, Balenat, Fokat dhe peshqit e tjere po e ndrishojne menyren e te ushqyerit dhe kursin e emigrimit te tyre.Dhe pergjate bregut te Arktikut fshatra te tera do braktisen per arsye se jane ne rrezik permbytjeje.

    A do ndikoje efekti i shkrirjes se Akujve pertej rajonit Polar?

    Sigurisht! Shkrirja e shtreses akullnajore ne polin e veriut ndikon drejtperdrejt si faktor ne ngrohjen globale.Akulli dhe debora ne polin e veriut formojne nje shtrese te ftohte mbrojtese mbi Pol.Kur kjo shtrese shkrihet, Toka terheq me teper rrezatime Diellore dhe ngrohet me teper.

    Shkrirja e Akujve statike kontribon gjithashtu ne ngritjen e nivelit te detrave duke kercenuar vendet e uleta anembane Globit,gjithashtu dhe ndotjen e burimeve te ujerave te pishme.Niveli i detrave nuk ka ndonje efekt nga shkrirja e Akullnajave qe jane ne levizje e siper ne Oqean.

    ************************************************** ***************

    Temperaturat mesatare ne rajonin Arktik po rritet dy here me shpejt nga c'po rritet ne rajonet e tjera te Botes duke bere qe shtresa e kupes akullnajore te hollohet gjithnje e me teper.Pershembull, blloku me i madh akullnajor i quajtur Ward Hunt Ice Shelf ka egzistuar i pandryshueshem per 3000 vitet e fundit deri 7 vite me pare kur ka filluar te krijoje plasaritjet e para.Vetem dy vite kane mjaftuar per tu percare e ndare komplet ne pjese te vogla te cilat largohen nga njera tjetra.

    Shtresa akullnajore Polare ne vetvete po zvogelohet gjithnje e me teper.Imazhet satelitore te NASA's tregojne se shkrirja e akujve behet ne nje shkalle prej rreth 9% c'do Dekate.Nese shkrirja do vazhdoje ne kete shkalle, ne fund te shekullit stina e veres do jete pa asnje cope akull ne rajonin e Arktikut.

    Illustrimi i NASA's.Qe nga viti 1997 permasat e shtreses akullnajore ne Arktikt jane zvogeluar rreth 20%.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •