Hadithet të cilat janë klasifikuar si të dobëta/shpikura nga Dijetari i nderuar Muhammed Nasiruddin el-Albani
1. Transmetohet nga Aishja [radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush i fal njëzet rekate pas akshamit, All-llahu do t’ia ndërtoj një shtëpi në Xhennet.”
Hadithin e transmeton Ibën Maxhe, shejh Albani thotë se hadithi është i shpikur. Shih ”Daif el-Xhami” (5662), ”Daif Tergib dhe Terhib”(2/435) dhe “Mishkat el-Mesabih”(1/1174).
2. Transmetohet nga Ebu Hurejre[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush i fal gjashtë rekate pas akshamit duke mos folur në mes tyre, është njëlloj si dymbëdhjetë vjet adhurim. ”
Hadithin e transmeton Ibën Maxhe, Ibën Huzejme dhe Tirmidhiu, shejh Albani thotë se hadithi është shumë i dobët, Shih”Daif el-Xhami”(5661), ”Daif Tergib dhe Terhib. ”
3. Transmetohet nga Ma’kil ibën Sinan se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush thotë kur të zgjohet ”Kërkoj mbrojtje prej All-llahut i cili dëgjon dhe sheh prej shejtanit të mallkuar” dhe i lexon tre ajetet e fundit të sures”el-Hashr”, All-llahu i detyron shtatëdhjetë mijë Melekë që të kërkojnë falje për të deri në mbrëmje, e nëse vdes atë ditë, do të vdesë si shehid gjithashtu nëse i thotë edhe në mbrëmje. ”
Hadithin e transmeton Tirmidhiu, shejh Albani thotë se hadithi është i dobët. Shih”Daif el-Xhami”(5732), ”Daif Tergib dhe Terhib”dhe “Xhami Tirmidhi”(5/2992).
4. Transmetohet nga Ebu Umame[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush e lexon suren “Jasin” natën e xhuma, i falen mëkatet. ”
Hadithin e transmeton Esbahani, shejh Albani thotë se hadithi është i shpikur. Shih”Daif Tergib dhe Terhib. ”
5. Transmetohet nga Ebu Hurejre[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush është i urritur apo nevojtar dhe e fsheh këtë nga njerëzit dhe ankohet tek All-llahu, All-llahu do t’ia caktojë ushqimin për një vit të plotë. ”
Hadithin e transmeton Taberani në “Eusat” dhe “Sagir”, shejh Albani thotë se hadithi është shumë i dobët. Shih”Daif Tergib dhe Terhib. ”
6. Transmetohet nga Aliu[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kur të vijë gjysma e muajit shaban, faluni dhe agjëroni atë ditë, ngaqë All-llahu[subhanehu ve teala] zbret në qiellin e kësaj bote pas perëndimit të diellit dhe thotë:”A kërkon dikush falje t’ia fal mëkatet, a kërkon begati ta begatoj, a ka ndonjë i cili është i sprovuar që ta shëroj, vazhdon kështu derisa të hyjë sabahu. ”
Hadithin e transmeton Ibën Maxhe, shejh Albani thotë se ky hadith është i shpikur. Shih”Daif el-Xhami”(652), ”Daif Tergib dhe Terhib”, ”Sunen Ibën Maxhe”(1/1388) dhe “Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”(5/2132).
7. Transmetohet nga Hatib[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush më viziton pas vdekjes, është njëlloj si të më kishte vizituar duke qenë gjallë. ”
Hadithin e transmeton Bejhakiu në “Kebir”, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif Tergib dhe Terhib”dhe “Difa’a an Suneti en-Nebij”, fq. 109.
8. Transmetohet nga Omeri[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush e viziton varrin tim apo më viziton mua, do të ndërmjetësoj për të Ditën e Kijameti dhe kush vdes në Meke apo Medine do të ringjallet i sigurtë. ”
Hadithin e transmeton Bejhakiu në “Kebir”, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif Tergib dhe Terhib”dhe “Mishkat el-Mesabih”(2/2759).
9. Transmetohet nga Enes ibn Malik [radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Ai i cili më viziton mua, do të jetë afër meje Ditën e Gjykimit. ”
Hadithin e transmeton Taberani në “Eusat”, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif Tergib dhe Terhib. ”
10. Transmetohet nga Enes ibn Malik [radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Çdo send ka zemër, zemra e Kur’anit është sureja “Jasin”, ndërsa kush e lexon suren”Jasin”, All-llahu[subhanehu ve teala] do ta shpërblej atë sikur ta kishte lexuar Kur’anin dhjetë herë”
Hadithin e transmeton Tirmidhiu, shejh Albani thotë se ky hadith është i shpikur. Shih”Daif el-Xhami”(1935) dhe “Daif Tergib dhe Terhib”.
11. Transmetohet nga Malik ibën Jesar [radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Çdo send ka zemër, zemra e Kur’anit është sureja “Jasin”, lexojeni për të vdekurit tuaj. ”
Hadithin e transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe Hakimi, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif el-Xhami”(5785) dhe “Daif Tergib dhe Terhib”.
12. Transmetohet nga Xhundubi [radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Kush e lexon suren “Jasin” gjatë natës duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut, i shlyen të gjitha mëkatet. ”
Hadithin e transmeton Imam Maliku, Ibën Suni dhe Ibën Hibani, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif el-Xhami”(5787) dhe “Daif Tergib dhe Terhib”.
13. Transmetohet nga Othmani[radiAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut[sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Gjumi pas namazit të sabahut e pengon furnizimin”
Hadithin e transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu, shejh Albani thotë se ky hadith është i dobët. Shih”Daif Tergib dhe Terhib”.
14. ”Mosmarëveshja midis ummetit tim është mëshirë. ”Shejh Albani e ka klasifikuar si të shpikur. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”(1/57).
15. ”Ademi[alejhi selam]e ka parë fjalën[ La ilahe il-lAll-llah Muhammedun Resulullah] të shkruar në Arsh(fronin e All-llahut)”. Muhadithi Albani e ka klasifikuar hadithin si të shpikur. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”(1/25).
16. ”Kush fle pas iqindisë dhe çmendet, mos e fajësoj askënd përveç vetes së tij. ” Shejh Albani e ka klasifikuar si të dobët. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
17. ”Kërkoni dituri qoftë edhe në Kinë. ” Muhadithi Albani e ka klasifikuar hadithin si të shpikur. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
18. ”Kush e lexon suren”Vakia” nuk e godet varfëria”. Shejh Albani e ka klasifikuar si të dobët. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
19. ”Pas abdestit duhet të lexohet surja”El-Kadr””. Hoxhë Albani e ka klasifikuar si të pabazë. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
20. ”Të fërkosh sytë kur të dëgjosh ezanin. . . ” Muhadithi Albani e ka klasifikuar hadithin si të shpikur. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
21. ”Namazi me imame(kapelë)është më i vlefshëm se shtatëdhjetë namaze pa Imame(kapelë). ” Muhadithi Albani e ka klasifikuar hadithin si të shpikur. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
22. ”Fillimi i muajit të Ramazanit është mëshirë, mesi(i muajit) falje, kurse fundi i tij është lirim nga zjarri. ” Hoxhë Albani e ka klasifikuar si Munker. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”.
23. ”Agjëroni që të shëroheni”. Transmeton et-Taberani, el-Evsat, 2/225/1/8477;Hadithi është i dobët, thotë hafidh el Iraki se senedi i këtij transmetimi është i dobët. [200]. Shejh Albani e ka klasifikuar hadithin si të dobët. Shih“Silsiletul ehadith ed-Daife uel Meudua”. 1/420.
24. ”Nëse dikush bën marëdhënie seksuale me gruan e tij, të mos e shikojë organin e saj, sepse kjo gjë trashëgon verbëri”. Hadithi është i dobët siç e ka përmendur dijetari i nderuar Albani në librin e tij“ Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”.
25. ”Kush i fal gjashtë rekate para se të flasë me dikë prej njerëzve, mes namazit të akshamit dhe të jacisë, i falen mëkatet e pesëdhjetë viteve”, kurse në një transmetim tjetër:”. . . është njëlloj sikur të kishte adhuruar all-llahun dymbëdhjetë vite të plota. ”
Hadithi është shumë i dobët siç e ka përmendur Albani në librin e tij“Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”.
26. ”Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem bënte tespih me gurë. ” Hadithi është i shpikur siç e ka përmendur Albani në librin e tij“Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”. vëllimi 3 hadithi nr. 1353.
27. ”Nuk u jepet grave selam dhe as ata nuk duhet të japin selam. ” Hadithi është Munker siç e ka përmendur Albani në librin e tij“Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”. vëllimi 3 hadithi nr. 1430.
28. ”Kur Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem erdhi në Medine, gratë dhe fëmijët po këndoninale al bedru alejna. . . ” Shejh Albani e ka klasifikuar hadithin si të dobët. Shih “Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”.
29. ”O xhaxhai im, po të ma vendosnin diellin në të djathtë dhe hënën në të majtë, që të hiqja dorë nga kjo çështje (islami), s’do ta bëja këtë(largimi nga Islami dhe thirrja në të)derisa All-llahu ta bëjë Islamin mbizotërues apo të zhduket në proces. ”Shejh Albani thotë se hadithi është i dobët. Shih” Silsiletul e hadith ed-Daife uel Meudua”.
30. ”. . . për hirë të Pejgamberit dhe të pejgamberëve të mëparshëm. . . ”Transmeton Taberani, 24/351-352, Hadithi është i dobët, transmetuesi Ravh b. Salah ka transmetuar hadithe munker.
31. Ademi alejhi selam pas bërjes së mëkatit, i cili ishte shkak që të nxirrej nga Xhenneti, kështu shprehet:”O Zot!Për hirë të Muhammedit, të lutem të më falësh!. . . ”All-llahu i Lartësuar e pyeti:”O Adem, e si e njohe ti Muhammedin, kur Unë atë s’e kam krijuar ende?!”Ademi a. s. iu përgjigj:”O Zot, kur më krijove mua me dorën Tënde të fuqisë hyjnore dhe më fryne shpirtin nga shpirti Yt, ngrita kokën dhe pashë të shkruar mes shtyllave qiellore fjalinë:”La ilahe il-lAll-llah Muhammeden Resulullah, Nuk ka Zot tjetër veç All-llahut, Muhammedi është i dërguari i All-llahut, ”dhe e kuptova se Ti e vë përkrah emrit Tënd vetëm emrin e krijesës më të dashur për Ty”
Atëher, Zoti i tha:”Drejt fole, O Adem!Ai është krijesa më e dashur për Mua!Kur të më lutesh, m’u lut vetëm për hirë të tij, sepse Unë të fala tani për hirë të tij!Dije se, po të mos ishte Muhammedi, s’do të të kisha krijuar!”. Transmeton Hakimi në mustedrekun e tij 2/615, Ibn Asakir 2/323, Bejhakiu delail-un nubuve 5/488. Hadithi është i shpikur.
Ibn Hibbani në lidhje me transmetuesin Abdurahman b Zejd b. Eslem thotë:është akuzuar për shpifje të haditheve, poashtu edhe Imam Dhehebiu transmetimin e tillë e ka vlerësuar si të kotë, dhe këtij mendimi i është bashkangjitur edhe Ibn Haxher el-Askalani. Shejh Albani ka thënë se hadithi është i shpikur.
32. Transmetohet nga Aliu radiAll-llahu anhu se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem të ketë thënë:”Sa ndjellës të mirë janë tespihët”. Hadithi është i shpikur.
Krijoni Kontakt