Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 174
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Renkim.

    Sa kenge te ngjizura ne zemer
    nuk duan te zgjohen
    kur koha rendon ne njeren ane.
    Sa fjale kuptimplote rane e vdeken,
    kur te tjerat kumbojne
    e baze nuk kane.
    A nuk eshte koha te ngrejme shikimin
    te flakim tutje kete perbindesh plak?
    T’ia degjojme, shpirtit renkimin
    se nuk mbetet shume afat,
    ...
    para se te shuhet si flluske sapuni.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ahhh, merzitje!

    M'u hiq qafe, moj merzitje
    Mos me bej shaka me qejfin
    Mos kujto se do t'bej mike
    Nuk jam djall te dua dreqin!

    Mos m'u ngjit si mole, merzitje
    Nuik jam dru qe te me gryesh
    Nuk e pe sa here m'u ngjite
    Bisht nder shale ike zhgenjyer?

    Ahh, merzitje, e merzitur
    Antiqejf te lindi jeta
    Sa here prite te kam ngritur
    Ti vazhdon te tuat teka!
    * * *(E.SH)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 08-01-2008 mė 19:25

  3. #73
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ahhh.. merzitje..."Bisht nder shale ", dhe ne theqafje... ma le mondin rehat


    vec te te them se te shoh kur vjen tek Sh-Lodhja

    bili
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ate nate, pas nje mesazhi, mes nje teme, per nje mike mbi miket, DI ANEN, linden vargjet e meposhtme...

    Si burri-burrit

    Si burri-burrit po te flas, o Zot
    Kurre s'me ka pelqyer, si burri-priftit
    E di qe prane teje nuk arrij dot
    Le te flasim pra, si shpirti-shpirtit.

    Mos ma merr per keq, i paprekshmi Zot
    Sot une po guxoj te provoj prekjen
    Me priftin u zura, por me Ty s'besoj
    Ne dore me ke, lindjen edhe vdekjen.

    Keshtu na krijove, per hesap te kujt
    Te lindim se vdekuri, te vdesim se linduri?
    Po dhimbjes njerezore, cfare t'i bej un'?
    Si burri-burrit fol, mos me ler' se prituri!
    * * *(E.SH)

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk keni!!!

    Nuk keni c'te me merrni,
    vec idese se marrjes.
    Nuk keni c'te me vidhni,
    vec idese se vjedhjes.
    Nuk keni c'te me vrisni,
    vec idese se vrasjes.
    Nuk keni c'te me vdisni,
    vec idese se vdekjes!

    Nuk keni c'te me ngrohni,
    vec idese se ngrohjes.
    Nuk keni c'te me jepni,
    vec idese se dhenies.
    Nuk keni c'te me shlodhni,
    vec idese se shlodhjes.
    Nuk keni c'te me thoni,
    vec mashtrimit te thenies!
    * * *(E.SH)

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ky cast

    Pavetedije ne vetedijen vepruese
    Drejtimin e cdrejtuar mbart
    Ckomandim i ndergjegjes komanduese
    Sirena uleritese, "Ndal!"

    Dy kembe, nje trup, nje koke
    Ligji i policuar ne gjob'
    Pavetedija vetedijes i thote
    "C'u morre me mua sot!"

    Lutje ne qarjen e fatit
    Fat ne denimin e ikjes
    Purgator kuqesi e fanarit
    Ky cast i pavetedijes!
    * * *

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vetmia

    Akuzė vetmisė i bėra
    Dėnim tė pėrjetshėm, gjykata i dha
    Gjykova mėkatet e tėra
    Ky ishte i vetmi "mėkat".

    S'besoja kurrė nė fantazmat
    S'mė trembnin me to, historitė
    Kur pashė njė natė nga prapa
    Tė kthyer fantazmė, vetminė.

    "S'tė ndahem!", mė tha, duke thirrur
    "Kujtove se brenda mė mbylle?
    Nga mua dhe burgu ka lindur
    Veē unė s'kam hekura e murre!"

    Pėr natė vetmia-fantazmė
    Pendesėn nga mua e pret
    Mė kot perpelitet aty jashtė
    Dhe vetė kur jam, nuk jam vet'!
    * * *(E.SH)

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dytesuari njeri

    Ku hapat trupin e hedhin
    Ku truri mendjen le pas
    Ku enderrat jashte gjumit bredhin
    Ku vetja vetveten s'e qas....

    ....Aty i dytesuari njeri
    Truphijen e tij s'e merr vesh
    Kush valle ekziston brenda tij
    Kush jashte arratisur bredh.

    Aty eshte gjithshka e asgjese
    Asgjeja e gjithshkase gjithashtu
    As vete nuk e di eshte a s'eshte
    Gjysmuar ne ashtu dhe keshtu.

    Dhe ecen i paecuri njeri
    Dhe ndalen ne pandalesine e jetes
    Hije ne trup dhe trup ne hijesi
    I dytesuar jashtbrenda vetvetes.
    * * *(E.SH)

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O Skenderbe!

    Nuk te beme ne legjende
    Ne gojedhena e te shkruar
    Mangut mbetesh per cdo pene
    Madheshti e pambaruar.

    Nuk te beme ne hero
    Neper tituj, dekorata
    As qe ke nevoje per to
    Sa te ndrit ne dore shpata.

    Nuk te beme ne me emer
    Neper sheshe, monumente
    Kaleruar je Ti vete
    Historia pas te vete.

    Nuk po bejme sic na the
    Se vazhdojme me principata
    C'na mungon, o Skenderbe
    C'derdemene te ndoqen prapa!
    * * *(E.SH)

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Oaz vargjesh

    Duna mendimesh te thatesuara
    Oazin e njomjes kerkojne
    Germa e fjale te grimcuara
    Karvanin e shpreses krijojne.

    Me diellin puthitur ballin
    Grimcat ne grushte i mbledh
    Pik-pik bulza uji dalin
    Hap grushtat dhe derdhen rreke.

    Atehere njerin sy i shkel diellit
    Tjetrin sy shkretetires ja shkel
    Oaz vargjesh shkretetirash do me gjeni
    Edhe castin e vdekjes do ta vdes!
    * * *(E.SH)

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Lodhet njėriu nga dashuria?
    Nga MiLaNiStE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 20:05
  3. Lodhja
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •