Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 174
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Per nje cike

    Per nje cike mend ju dhashe
    Pa e marre vesh as une
    Fjalen e burrit pas e lashe
    Tjeter fjale dridhej ne buze.

    O, bo, bo, c'po me afrohet
    C'force terheqese do kete gjetur
    Graviteti po zhvendoset
    Edhe pak me paska mbetur!

    Edhe pak, oh, sa pak
    S'ka as rroba per vonese
    Nga t'ja nis, e nga t'ja mbaj
    Lakuriq mbi kete krijese?

    Qenke ti moj zemra ime
    Kaq e humba une i shkreti?
    Po ti s'paske syte jeshile
    Vec per ta e rruaj qejfin!
    * * *(E.SH)

    Une e ti, ti e une

    Ti me prek e une dridhem
    Une dridhem, ti me ndjell
    Ti me ndjell e une sulem
    Une te sulem, ti me ndez.

    Ti me ndez e une s'duroj
    Une s'duroj, ti mezi pret
    Mezi pret e une renkoj
    Une renkoj, ti me therret.

    Me therret e une prape
    Une prape e ti si une
    Ti si une e une i zjarrte
    Une i zjarrte, ti me shume!
    * * *(E.SH)

    A e dinte Zoti valle?

    A e dinte Zoti valle
    Kur te solli prane meje
    Do te desha si me pare
    Do te rendja pas nje tjetre?

    Une besoj qe nuk e dinte
    Ndaj cuditet sot me veten
    Dhe pse iken kaqe vite
    Une ne tresh se ndava zemren.

    A e dinte valle Zoti
    Kur me solli prane teje
    Do me deshe mot pas moti
    Dhe s'do ndaheshe prej meje?

    Ti beson qe nuk e dinte
    Ndaj cuditet me ne sot
    Se dy zemrat qe po lidhte
    Djalli vete si ndau dot!
    * * *(E.SH)

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ne oaz te poezise
    I lodhur nga te tera u ula te pi
    Ne gjunje rashe ne te emblen poezi
    Vargu me dehu me eks e piva
    Shpirtin ma freskoi per nje cast
    ngriva................

    Mondi, te pershendes me keto vargje per poezine tende.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndrysho, o Zot..!

    Llaf i palare qe veshet m'i ndot
    Me plehra zanore te shpirtit te baltuar
    Nese vertet na ka krijuar nje Zot
    Akoma s'e gjej ne c'lloj shpirti ka gabuar.

    Mos valle dhe Zoti e pesoi si njeriu
    Qe bashke me krijimin dhe ckrijimin mbart?
    Mbetjet e krijeses nga hapesira s'i fshiu
    Dhe ato u ngjizen ne njeriun-balt.

    Ndrysho o Zot, ligjet e gjithesise
    Levizjet e universit mbase duhet te shpejtosh
    Te flaken jashte orbitave baltformat e njerezise
    Te mbetet perjete, NJERIU-NJEREZOR!
    * * *(E.SH)

  4. #84
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mendoj se me kohen po piqen dhe krijimet poetike. Me kane pelqyer vecanerisht cikli i 'bashkebisedimeve' ...

    "Keshtu na krijove, per hesap te kujt
    Te lindim se vdekuri, te vdesim se linduri?
    Po dhimbjes njerezore, cfare t'i bej un'?
    Si burri-burrit fol, mos me ler' se prituri!
    "

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Refreni im

    Le te zhgryhem, le te ndotem, i perzjere djerse e pluhur
    Te pengohem, te rrezohem, gjak koricka ne trup mbushur
    Nene dhe a permbi dhe, i llucuar, i baltuar
    Veshurzhveshur, mbathurzbathur, copra arnesh i arnuar!

    Ka burime Toka ime, te me laje e te me shplaje
    Ne mes pyjesh, ne mes malesh, te me ndeje e te me thaje
    Peshen e dheut te ma beje dhe te rende dhe te lehte
    Te me ngrohe ne te ftohte dhe freskoje ne te nxehte.

    Mos cenofsha, mos coptofsha, trupin e jetes-shpirtin tim
    Mos gabofsha dhe lendofsha, asnje qenie me qellim
    Mos gezofsha, u mallkofsha, nese shpirtin tjetersoj
    Ne parajse kurre mos shkofsha, veten ferrit ja dhuroj!

    S'ke c'e do nje trup te lare, qelbur brenda nga nje shpirt
    Per te qeshur, per te qare, ekzistent me keq se hic!
    * * *(E.SH)

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zemra jote, mik

    M'u ngaterua mendja sot
    Per permasat e kesaj bote
    Vec nje mase, ama, kuptoj
    C'madhesi ka zemra jote.

    Kaq e vogel dhe e nxene
    Cfare magjie mban te fshehur
    Jashte kurre s'me ka lene
    Esell hy dhe dal i dehur.
    * * *

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Zemra ime..........

    E mbaj te hapur zemren
    Per ju dhe tere boten
    Hyre pa trokitur
    Hyre e mbeshtet koken.............

    Mirmbrema Mondi
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ec e fli pastaj mes miqsh te tille. Po i thyej ligjet e gjumesise me duket, bashke me ju ajzberg gojeembli, por edhe me sa miq te tjere ketu. Mirembrema, pra, ne mirmesnate.

    Nuk e di, por shpirti i trazuar me hedh andej-ketej ne kohe e mendime, sa ndodhin perplasje te kundertash nga me te cuditshmet. E po, si t'ja vesh emrin kesaj gjendjeje, me thoni, kur porsa ben romance dashurie me vargjet, ndodhesh papritur ne boten e Dantes?

    Mos e ndiqni hijen!!!

    Asgjene e asgjese do te shkelni
    Boshesine e nje materieje boshe
    Trupesine e nje trupi pa trup
    Qe vec hije i beri kesaj bote.

    Aty gjigandoi permasat
    Me xhuxhmaxhuci i trurit njerezor
    Ai dhe hijen e vet ndoqi prapa
    Dhe pa te hija hije leshon.

    Mos ndiqni hijen e hijes
    Ajo shpirtin e ferrit ka
    Durimin kanibal te pritjes
    Qe dhe pjellen e vet e ha!
    * * *

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    As mua nuk me ngroi flaka e drurit ne hije
    Sikurse drita e diellit ne perendim kur bie
    Largohu hije e ftohte kallkan si vete ti
    Drita kur te dale ne diell do te rri..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Frymezuar nga ndjenja shoqerore e kesaj teme, shkrova kete poezi per ju, miqte e mi letrar!

    Ty, o miku im.

    Ty, o miku im,
    qe lexon permes fjaleve,
    permes shkronjave,
    permes vargjeve,
    shpirtin tim.

    Ty o miku im,
    te dua shpjegueshmerisht
    ne ēdo fjale,
    ne ēdo shkronje
    ne ēdo varg,
    krejtesisht.

    Ne udhekryqin tim
    me je drite,
    me je guxim,
    me je shenje,
    me je shpetim,
    te kam shok,
    shok besnik,
    shok e vlla,
    koleg e mik.

    Ty o miku im,
    ta fali syrin tim;
    te me qashe
    atje ku qahem,
    te me qeshesh
    atje ku qeshem,
    te me duash
    atje ku duhem
    e t’me lexosh
    atje ku shkruhem.

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Lodhet njėriu nga dashuria?
    Nga MiLaNiStE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 20:05
  3. Lodhja
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •