Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 174
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe i lodhur

    Dhe i lodhur, ti me shlodh
    Sa m'i ndal buzet ne buze
    Per cudi, kaq me mjafton
    Te te sulem sic di une.

    Gurgullon ne trup gjaku
    Si rreke nga mali zbritur
    Thuaj sa te duash, "Ndalu!"
    Ai rrjedh per ku esht' nisur.

    Dhe i lodhur, ti me shlodh
    Sa m'i hedh krahet ne qafe
    Ndalu, moj, se s'duroj dot
    Se po ndodhi, dua prape!
    * * *(E.SH)

    Te dashuruar

    Nuk jemi te tepruar
    S'ka teprice dashuria
    Mbase jemi te vonuar
    Per ca vite nga rinia.

    S'kemi kohe per ankesa
    Cfare shpagimi do fitojme?
    Kemi nje vullkan me ndjenja
    Esht' gjynah mos t'i provojme.

    Dhe kur dita na largon
    Ndjejme zjerrjen e vullkanit
    Vec kur nata na bashkon
    Leme nam, e shkuar namit!

    Nuk jemi te tepruar
    S'ka teprice dashuria
    Jemi thjesht te dashuruar
    Dhe kjo i shpjegon te gjitha!
    * * *(E.SH)

  2. #62
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Mos u cudit e dashur...

    Mos u cudit e dashur, me epshin tim
    Me ikjen e viteve, kurre mos e mat
    I burgosur dikur, sot merr shpagim
    Mbi trupin tend, me shpirt djaloshar.

    Nu di nese prape me rikrijoi Zoti
    Nuk di nese sot jam 20 vjecar
    Mbaj mend qe ekzistoja qe moti
    Mes enderrash te ngrira ne zjarr.

    Ishte zjarri i mistikes dashuri
    I strukur ne prushin e shpirtit
    Qe moti ndalohej flaka e tij
    Ndaj mbetej thengjill brenda hirit.

    Mos u cudit e dashur, me epshin tim
    Metamorfoza e jetes, ne shpirt ka ndaluar
    Dashnor 20 vjecar do me kesh per dit'
    Ashtu si dikur, kur te kisha munguar.
    * * *(E.SH)
    S“ma do mendja te cuditet,
    mbase ty, te eshte dukur,
    vogelushe, mbetur ne shpirt,
    brenda teje, ngrohte strukur...

    Suksese, Mondi.
    Me poezite e tua, arrin t“i japesh te tjera ngjyra nje mengjesi (si kjo e djele sot).

    Pershendetje
    PAlma

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga *PaLmA* Lexo Postimin
    S“ma do mendja te cuditet,
    mbase ty, te eshte dukur,
    vogelushe, mbetur ne shpirt,
    brenda teje, ngrohte strukur...

    Suksese, Mondi.
    Me poezite e tua, arrin t“i japesh te tjera ngjyra nje mengjesi (si kjo e djele sot).

    Pershendetje
    PAlma
    Vertet PaLMA, kemi nevoje per ngjyra te gezueshme mengjesore, te djelave dhe cdo dite tjeter te javes. Por.....

    Pak!?

    Pak feste kerkoj
    Ne ditet pa feste
    Pak jete te jetoj
    Ne ditet pa jete.

    Pak drite kerkoj
    Ne ditet pa drite
    Pak nga pak-u kerkoj
    Mos vdes nga nje cike.

    Pak shprese enderroj
    Ne ditet pa shprese
    Por PAK nuk mjafton
    Per me shume NESER!
    * * *(E.SH)

    Deri sa...

    Shpirtra hibridesh te vetembarsur
    Qe pillni shterpesi deshtake
    Humneres mitrore te stergjakur
    Tjetersuar kurverisht ne piedestale.

    Mbetsha ende embrion i Kohes
    Mes plazmes parajsore krijuese
    Deri sa ju felliqesira te botes
    Te mbarseni perjetesisht me zhdukje!!!
    * * *(E.SH)

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ate kohe...

    Jetuam realitet ne enderrkthyer
    Shijuam ndjesi ne zemerrrahje
    Krijuam dashuri ne shpirtrrefyer
    Provuam cvirgjerim ne skuqjefaqe.

    Enderrkthyer, na harruan realitetin
    Zemerrrahje, ndjesine na burgosen
    Shpirtrrefyer, dashurine na e tretnin
    Faqeskuqur, virgjerine na e vodhen.
    * * *(E.SH)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jo prape!!!

    Ta shajme ate kohe
    Per ish Pashallaret
    Por jo pa zen' ne goje
    Te sotmit Vasalet!

    Ne forme pak ndryshe
    Me pak ne permbajtje
    Te njejtit ne bryle
    Pale ne llafe!

    Mungojne paradat?
    Bujrum, mitingje
    Pa fund pankartat
    Dhe zerat ne ngjirje!

    S'ka me Byro!?
    Byrocka me dhjetra
    Ti vec numuro
    Pas fundit, vjen tjetra!

    Ate kohe ta shajme
    Per Pashallaret e ikur
    Por jo prap' te mbajme
    Vasalet e shpifur!!!
    * * *(E.SH)

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Herezi.

    Buzethare rrija larg saj sot,
    hiē fatlum, por veē fatzi;
    Ta puthja doja e s'mundja dot
    ndaj dhe fyeva dreq e zot
    dhe mesyva te bej kerdi.

    Ne altar nuseron tradhetisht.
    Perkrah ka nje f'tyr-qyqar,
    qe ushqen dogmen mjerisht
    e pandeh te zgjedhe me gisht,
    duke u bere ai vete zagar.

    Prind't'e saj qofshin mallkuar,
    qe i shperfillen lutjet tona,
    qe sot kumtojne te plotesuar
    k'te herezi te perversuar,
    duke vrare dy zemra t'njoma.

    ...............................(Vazhdon)

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdim te mbare i nderuar Syku! Respekt mondishall

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kodi i shpetimit

    Prapakthimi-Budallallek!
    Paraecja-Cmenduri?
    Paraprapa nje hendek
    Hendekosur Nje Njeri.

    Ai, zbret ne ngjitje
    Ne zbritje, ngjitet
    Sizif ne dhimbje
    Rrokulliset...

    Majtasdjathtas tkurrur
    Djathtasmajtas bumyer
    Ne zbritje perkulur
    Ne ngjitje zhgenjyer.

    Budallallek-Prapakthimi!
    Cmenduri-Paraecja?
    Kodi i shpetimit
    Kycosur tek vetja!
    * * *
    -----------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 28-12-2007 mė 19:58

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me Pak-un

    Me pak-un embrionin na lidhen
    Oksigjenuar me frymen e pakte
    Me pak-un nje epoke na rriten
    "Sa e shumte kjo qenka!", thame.

    Zhdrejtesisht triumfale ecem
    Jeta na pakohej me pak
    Vec prape besnike te pak-ut mbetem
    C'ti bejme, embrionit te pafaj?
    * * *(E.SH)

  10. #70
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ka nje fryme folklorike ne vargjet e tua (dicka nga cilesia e kenges).
    Jane te shkrifeta si rere e zhuritur.
    Suksese ne krijimtari.
    R.

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Lodhet njėriu nga dashuria?
    Nga MiLaNiStE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 20:05
  3. Lodhja
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •