Mos u cudit e dashur...
Mos u cudit e dashur, me epshin tim
Me ikjen e viteve, kurre mos e mat
I burgosur dikur, sot merr shpagim
Mbi trupin tend, me shpirt djaloshar.
Nu di nese prape me rikrijoi Zoti
Nuk di nese sot jam 20 vjecar
Mbaj mend qe ekzistoja qe moti
Mes enderrash te ngrira ne zjarr.
Ishte zjarri i mistikes dashuri
I strukur ne prushin e shpirtit
Qe moti ndalohej flaka e tij
Ndaj mbetej thengjill brenda hirit.
Mos u cudit e dashur, me epshin tim
Metamorfoza e jetes, ne shpirt ka ndaluar
Dashnor 20 vjecar do me kesh per dit'
Ashtu si dikur, kur te kisha munguar.
* * *(E.SH)
Krijoni Kontakt