Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 174
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shpirti shqiptar

    Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
    Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
    Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
    Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

    Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
    Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
    Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
    Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.

    Aty cdo materie nje fjale do te thote
    Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
    Aty cdo fjale e shperndare neper bote
    S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!
    * * *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 05-11-2007 mė 15:28

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Aah, maska!!!

    Kur e vure ne fytyrė
    Zė tė njėjtė prap' dėgjova
    Nuk tė morra pėr tė dytė
    Tė dallova, mor, tė dallova!

    Po kur shpirtit i vure maskė
    S'i besova surratit tėnd
    Ndryshe brenda e ndryshe jashtė
    Mbamė o Zot, mos luaj mendsh!
    * * *

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ēfarė!!??

    "U bė i kamur me djersėn e ballit"
    Me ēfarė llogarie e nxjerr, or mik
    Mos shtove gjė fuqinė e lapsit
    Apo veprimin e pestė matematik?

    "Kush diti e vėrtiti", mė thua
    Po ē'ėshtė or mik vėrtitja
    Kjo botė ėsht' pėr ty e pėr mua
    Na vėrtit tė gjithve, na takon e gjitha!
    * * *

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Diku....

    Nuk erdhėm nga asgjėkundi
    Nė asgjėkundi sigurisht s'do shkojmė
    Nga diku kemi ardhur sigurisht
    Sigurisht pėr diku vazhdojmė....
    * * *

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur mondush..
    gjithmon po na befason..

    me qe me ke thene te te bej ndonje kritike..

    fjala apo shprehja.. shqiptarlleku.. aty lart.. sikur ma vret veshin..
    shiko mo gjen ndonje sinonim mė poetiko-romantiko-kombetaroist.. per zevendesim..
    suksese..

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tejlodhje

    Kufijte i kam harruar
    Me nuk i njoh kufijte
    Nuk di ku fillon lodhja
    Dhe ku shteren fuqite.

    Njetrajtshmeri kudo
    Fillesa ne mbarese
    Mbaresa c'me mundon
    Fillesa c'me jep shprese!

    Kufijte si labirinthe
    Me labirinthojne trupin
    Nuk di kembet ku shpie
    O Zot, shpetome trurin!
    * * *

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Diku....

    Nuk erdhėm nga asgjėkundi
    Nė asgjėkundi sigurisht s'do shkojmė
    Nga diku kemi ardhur sigurisht
    Sigurisht pėr diku vazhdojmė....
    * * *
    Ashtu pa sforcime te rrjedhin poezite
    I vertit si do me te bukuren rime
    pershendetje Mondi
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit ajzberg!

    I dola botes

    I dola botes per se prapthi
    Se boll e pashe se mbari
    Se prapthi prape thuhej llafi
    Njelloj vazhdonte halli.

    Njelloj nga syte rrodhen lotet
    E qara prape njelloj
    Si mbare e prape qenkan botet
    Apo vec Toka jon'?

    I dola botes per se prapthi
    Mos ish aty e mbara
    Njelloj te lodhshem hodha hapin
    Njelloj te keqen shava!
    * * *

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Diku tjeter desha t'i hidhja vargjet e meposhtme, pasi aty u ngacmova, por me mire po i le ketu ne shtepizen time. Jane me shume se te castit, prandaj ju lutem mos i shikoni me syrin poetik. As titullin nuk arrita ta ve...

    Ishim mbyllur ne guacke
    Dhe nuk dinim c'ndodhte jashte
    C'na servirej ne cdo vaft
    Ne na bente me krenar!

    Se me shpirt ne mirbesuam
    Dhe kur vence e pesuam
    Thoshim, fajin e ka bota
    Jo Stalini dhe jo Hoxha!

    Jo mani e madheshtise
    Qe ne emer te Shqiprise
    Barazine e cbarazoi
    Ne kope njerzit bashkoi!

    Prape se prape, ne brohorisnim
    Per te mirat qe na prisnin
    Ulnim koke e trup bashke
    Ishim brenda ne guacke!

    Ne guacke te nje sistemi
    Bastarduar nga Enveri
    Nga klonimi i "nenes" Parti
    Qe krijoi "Njeriun e ri"!

    Aah, krijimet e klonimit
    C'u bene lanxhot e "shpetimit"
    Aah, krijesat gjysmegjinore
    Prape si deshet me kembore!

    Dhe vazhdojne avazin e vjeter
    Se nuk dine asgje tjeter
    Nuk e dine se guacka
    Tash ka mbetur nder perrallka!
    * * *
    --------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin


    I dola botes per se prapthi
    Mos ish aty e mbara
    Njelloj te lodhshem hodha hapin
    Njelloj te keqen shava!
    * * *
    mondo, komplimente...(kohet e fundit je bere meditativ )

    p.s
    degjo mua, ngado ti dalesh asaj "viraneje" , ligji i xhungles ha buke...

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Lodhet njėriu nga dashuria?
    Nga MiLaNiStE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 20:05
  3. Lodhja
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •