--------------------------------------------------------------------------------
Ashklat e levdatave
Gjithkush e ka qejf nje levdate
Te madhe a te vogel, s'ka rendesi
Skulptor fillon te behet ne imagjinate
Te ngreje piedestalin e tij.
Prapa as une nuk mbeta
Sa lehte zanat' i skulptorit
Levdata posh' e lart gjeta
Krijova piedestalin e Mondit.
Kaq ishte, i njohur u bera
E kam dhe une nje monument
Papritmas degjoj ca zera
"Ky s'qenka Mondi i vertet!"
Ju ktheva dhe njehere levdatave
Te shihja ku kisha gabuar
Ato ishin materie prej ashklave
Dhe jo nga brumi tim i gatuar.
E prisha ne cast Mondin tjeter
Dhe ndjeva vetveten perseri
Ashklat e levdatave u treten
Sic tretet madheshtia-mani!
* * *
-------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Krijoni Kontakt