Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 174
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Sh-Lodhja ime

    Sh-Lodhja ime

    Kam dashur te shlodhem sa her
    Me lodhjen kontrate te beja
    Mes pikash s'u morrem kurre vesh
    "S'te le", me thosh, "te behet tendja!"

    Dhe timja kursesi nuk u be
    Kontrate me hileqare s'kam pare
    Gjekundi syri shlodhjen nuk te ze
    Me lodhjen nis-mbaron cdo fjale.

    As vete s'di si e firmosa
    As vete vulen s'di si e vura
    Me lodhjen mengjeset i zgjoja
    Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.

    Kam dashur te shlodhem nje dite
    E kote, se rastin nuk e gjeta
    Vendosa, do shlodhem njeher e mire
    Atehere kur te shlodhet vete jeta!
    * * *
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  2. #2
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    As vete s'di si e firmosa
    As vete vulen s'di si e vura
    Me lodhjen mengjeset i zgjoja
    Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.
    Pershendetje Mondi......
    si gjithmone shume te goditura keto vargje....

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ti e shkruan bukur vargun tradicional... stilistika qe ke zgjedhur dhe perdor ti, eshte me e veshtira... ndaj shpesh shumica e atyre qe perpiqen ta levrojne kete lloji poezie , behen te besdishem, te lodhshem, dhe nuk thone asgje vetem se rrjeshtojne rima ...) Ti je i vecante dhe me i miri (te pakten ne kete forum e them me bindje se je, absolutusht me i miri).
    Urime !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Me shkon jeta pa gjume ,pa pushuar,
    Me brenga , lodhje, mall shume.
    Kur te vije ai pushimi i detyruar,
    Mire se vjen , te kam pritur une.

    Pa pushim , jam duke rrugetuar,
    Pa gjume me mban e verteta.
    Se gjithe jeta me shkoi zgjuar,
    Dua ti them vdekjes tungjatjeta.


    Rikthim te kendshem Mondi...thash te te pershendes per vargjet e mira dhe te ta them menjehere se motivi eshte i castit momental dhe preteksti vargjet e tua qe lexova mos thuash me pastaj se te kam vjedhur dhe shtremberuar vargjet aman ....lol.... shpresoj se nuk do te "shlodhesh nje here e mire"..jo edhe per 50 vjet...

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 20-10-2007 mė 11:10

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Falenderimin tim per ju zhorzhi, do ta vazhdoj dhe gojarisht, porsa te vi s'afermi ne Korce.
    Po ju ku t'ju gjej macja blu, pas kaq hapesire ndarese qe ekziston mes vendndodhjeve tona? Keshtu qe me mbetet vetem ky vend forumist, per t'i dhene me shume shpirt dhe emocion, fjales absolute Faleminderit, qe percjell kete cast tek ju.
    Respekt mondishall

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    bili 99!
    Gjithmone s'me ndahesh i nderuar mik! Po per cudi, s'ditke te vjedhesh, qofte dhe nje varg! Tjeter eshte motivi, ideja, qe na ben "vjedhes" te njeri-tjetrit. Kjo eshte "vjedhja" me e pashmangshme dhe me e padenueshme, qe krijon lumenj vargjesh drejt detit poetik. Perqafime!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fshirja

    Vazhdon avaz i mocem i fshirjes
    Me fshesen e fshesarit ne rruge
    Dhe plehrat-rebele mblidhen
    Ne gojen e koves me ngut.

    Aty me kot bejne naze
    Kush eshte plehra me e bukur
    Aty jane corba me e madhe
    Ne stomakun e koves pertypur.

    Ne rreze trotuaresh ca plehra
    Shpetuar nga fshirja e fsheses
    Miss-pleher ju duket vetja
    Inatin shkarkojne ne njerez.

    "S'me deshen, se barkun e ngopen
    Me felat e majme te mishit
    Me shtypen, me vrane, me hodhen
    Me dhane vleren e hic-it!"

    "Po mua, ne fundin e pjates
    S'me ngjyen, s'me preken hic fare
    Ata qe ngriheshin mesnates
    Te shuanin urine e madhe!"

    "Me mua, c'paten, aman
    Cfare vendi ju zija ne veglat
    Vidhushke e vockel jam
    Pa mua roitin dhe nervat!"

    "C'te bejme tani ne ket' bote
    Askush s'na i var, s'na perfill
    Me mire me shoqet ne kove
    Se rreze trotuaresh-MISS!"
    * * *
    -------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hah sa mė pėlqeu ajo e 'Sh-lodhjes', ndėrthurje e pėrkryer e reales me poetiken ... ja vlen si kopertina e njė libri.

    Fiori

  9. #9
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anėtarėsuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Vargje shum te bukura .
    Jufka ime ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Fiori dhe KaLajsi per fjalet inkurajuese.

    Klonimi

    Sillmeni mikrocopra
    Nga gjarperi, peshkaqeni
    Nga me te egrat kafshe
    Qe ne bote do gjeni!

    Klonimin do bej
    Krijese te re do nxjerr
    Do permbledh ne nje
    Ate qe Zoti s'permbledh!

    Prisni, te paduruar
    Klonimi po ndodh
    Dicka ka krijuar
    Po fundi s'vjen dot!

    Amalgame qeniesh
    Ne harmoni dhe egersi
    Diku zgerdheshje dhembesh
    Diku dinakeri!

    Diku, s'po e marr vesh
    Me trurin c'po ndodh
    Eshte tru peshkaqen
    Apo tru oktapodh!?

    Diku c'u ngaterruan
    Gjymtyret e shumte
    Me thonj draperuar
    Me puter-mamuthe!

    Me ndalni, ju lutem
    Se s'mund te duroj
    Surratin s'i mbushet
    Me shqisat-ciklop!

    C'i hyra kesaj pune
    O Zot, pse me le
    Ne kondra natyre
    Dhe qeniesh mbi dhe?

    He, he, nenqesh Zoti
    Me tej, nje psheretime
    Ai, njeriun krijoi
    Njeriu-cmendurine!!!
    * * *
    ------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  2. Lodhet njėriu nga dashuria?
    Nga MiLaNiStE nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 20:05
  3. Lodhja
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •